ARKIVI:
6 Mars 2026

Kosova shtet me (vet) qeverisje lokale!

Shkrime relevante

Etihad Airways rifillon fluturimet nga Abu Dhabi, aftësia e Iranit për sulme është zvogëluar ndjeshëm

A displaced man with his family fleeing Israeli airstrikes in Beirut's...

Mbrojtja e identitetit nuk është urrejtje, është instinkt normal i çdo kombi që respekton veten

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Ta quash “banalitet” mbrojtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar...

“6 Marsi – Dita e Dëshmorëve” – të zyrtarizohet sa më parë…!

Bashkim Fazliu - "Migjeni", Ferizaj  Sot është Dita e Dëshmorëve në Kosovë...

Lufta e Jasharajve dhe ndikimi i saj

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së 28...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Kosova tetë muaj nga zgjedhjet parlamentare ende është pa Parlament të konstituar, pa Qeveri dhe pa institucione qendrore funksionale! Mbajtja e zgjedhjeve lokale pa institucione shtetërore funksionale dhe fuqiplote më shumë i gjason një shteti autonom me vetëqeverisje lokale sesa një shteti të pavarur dhe sovran!

Gjysëm shtet është vendi në të cilin nuk respektohen vendimet e institucioneve të pavarura shtetërore

Deri në këtë deregje shtetin e solli kjo klasë e papërgjegjshme politike, pa dallim pushtet dhe opozitë, që nuk po mund merren vesh për ndarjen e tallit të pushtetit në gjysëm shtet!

Pse gjysëm shtet?!

Sepse, nuk ka si të quhet ndryshe një vend, politikanët e të cilit nuk arrijnë të themelojnë institucionet e shtetit në përputhje me vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti!

Gjysëm shtet është ai vend, liderët e të cilit nuk kanë koordinim mes tyre as në planin e brendshëm dhe as në atë të jashtëm!

Gjysëm shtet është ai vend i cili mbetet peng i egove dhe inateve personale të liderëve partiakë!

Gjysëm shtet është vendi në të cilin nuk respektohen vendimet e institucioneve të pavarura shtetërore, duke filluar nga ato të gjykatave themelore e deri tek kushtetuesja si organi më i lartë juridik!

Edhe pak më pak se gjysëm shtet është ai vendi i cili mbetet mbi tetë muaj pa Parlament dhe pa Qeveri funksionale!

Këtë boshllëk instituaiconal është duke e shfrytëzuar presidenca, përkatësisht Presidentja e shtetit me kompetenca më shumë ceromoniale sesa vendimarrëse në vendin tonë shkaku i sistemit qeverisës (parlamentar) që e kemi.

Si pasojë e këtij boshllëku politik në shtetin që e përfaqëson, Presidentja në vend që të luaj rolin unifikues për bashkimin e subjekteve politike për formimin e institucioneve shtetërore, e ka zgjedhur rrugën e luksit dhe të kënaqësisë shpirtërore me vizitat e shpeshta dhe të stërgjatura në SHBA dhe gjithandej shteteve evro-perëndimore pa asnjë lloj dobie për shtetin!

Nëse i llogarisim vizitat e shumta të Presidentes së gjysëm shtetit më të vogël në botë brenda një mandati politik, atëherë Ajo ua kalon të gjithë homologëve botëror, anipse kompetencat dhe niveli i saj është dukshëm më inferior sesa i të gjithë liderëve të shteteve të rajonit!

Vizitat e shpeshta të Presidentes së shtetit pa institucione të kujtojnë atë thënjen e moçme popullore: “Fshati digjej, plaka krihej”! Thënë ndryshe, Presidentja nuk e ka hallin e shtetit dhe as të qytetarëve të varfër pa sigurime shëndetësore dhe pa përspektivë jetësore, por të egos së saj, se si të kënaqet me paratë e shtetit, të shtetit i cili dita-ditës po fundoset drejt greminës së pakthim!

Këtë e dëshmojnë vizitat ndaras të dy liderëve shtetëror në SHBA dhe aktivitetet diplomatike dhe private po ashtu ndaras janë pasqyrë e moskoordinimit të tyre. Vjosa në margjinat e tryezave ndërkombëtare, kurse Albini në “Vatra” me bashkatdhetarë paraqesin kontrastin më të keq të diplomacisë (inekzistenete) shtetërore të Kosovës!

Të paktën, pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit do të bëhemi me institucione të reja komunale apo me (vet) qeverisje lokale në shtetin më pak sovran dhe më shumë autonom të Kosovës! Fundja ka kohë që Kosovës i është vendosur fusnota* në vend të Republikës në takimet ndërkombëtare, gjë të cilën e kanë përfillur edhe liderët aktualë të shtetit tonë, Kosovo* pa Republikë!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. z. Florim!

    Dje, më 5 tetor 2025, po këtu lexova shkrimin e juaj me titull: NGA ZHGËNJIMI TEK KËNAQËSIA SHPIRTËRORE (gjatë qëndrimit tuaj – 3 mujor në Kosovë).
    Aty kam dhënë koment, por shkrimi dhe fotoja e jote me plis, u zhdukën?!
    Sot po shkruan krejt diçka tjetër për Kosovën. Tash me këtë shkrim pasraqitëni edhe si largëpamës, po citoj fjalinë e juaj: “pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit do të bëhemi me institucione të reja…”
    Nuk po din kush me të ra n’fiie:herë kështu – herë ashtu, Te burri PO-ja asht Po e jO-jas asht jO!
    Tung!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu