Dr. sc. Abedin Sutaj, Vjenë
1
Propaganda e Shqipërisë kundër Kosovës
(Kosova si trung historik, gjuhësor dhe gjenetik i shqiptarëve: propaganda, falsifikimi akademik dhe ligjërimi kundër kosovarit)
Është bërë tashmë tepër e dukshme propaganda antikosovare e asaj që zakonisht quhet “njeriu i Shqipërisë” – një figurë e prodhuar dhe e ushqyer nga gardhiqe enveriste, komunistë të vonuar, rusofilë dhe mugoshjanë të hapur e kundërkosovarë të përbetuar, provincialë, egocentrikë, që akuzojnë për egocentrizëm, trashëgimia ideologjike e të cilëve lidhet drejtpërdrejt me breza që kanë luftuar krah për krah me forcat serbe kundër Kosovës.
Propaganda kundër Kosovës nuk është fenomen i ri. Ajo zhvillohet prej më shumë se një shekulli dhe nis që nga periudha e luftërave kundër Perandorisë Osmane. Shqipëria, si entitet politik i konsoliduar, në ato përballje thuajse nuk mori pjesë, ndërkohë që fuqitë e mëdha ua dhuruan frytet e luftës shqiptare jashtë kufijve të saj atyre që kishin kontribuar më së paku në sakrificë. Kjo padrejtësi historike krijoi inate të thella, kryesisht krahinore, veçanërisht sa herë që përmendeshin bëmat e kosovarëve, luftërat dhe përpjekjet e tyre për liri.
Me termin “kosovarë” këtu nënkuptohet e gjithë hapësira shqiptare nën Jugosllavi, e lidhur organikisht me trungun dardan. Natyrisht, ky vetëdijësim nuk ekzistonte te qarqe të caktuara të të ashtuquajturave elita të Shqipërisë, por ishte i gjallë te shqiptarët e Veriut dhe te kosovarët, të cilët e ndienin veten një trup i vetëm historik dhe etnik.
Kjo skemë mendore dhe politike është përsëritur në vitet 1878, 1912, 1918, 1944, 1998 dhe, fatkeqësisht, vazhdon edhe sot. Nuk kemi të bëjmë thjesht me inat krahinor apo me keqkuptime kulturore, por me një elitë politike dhe intelektuale në Shqipëri që jo vetëm e ka urryer Kosovën dhe popullin e saj, por ka prodhuar sistematikisht rrena, thashetheme dhe përshkrime zhvlerësuese.

Kosovari është parë jo si subjekt historik, por si hapësirë për shfrytëzim, si send nga i cili duhet përfituar materialisht – një qasje që u shfaq hapur gjatë luftës së fundit dhe ndërhyrjes së NATO-s.
Nuk është rastësi që figura si Mujo Ulqinaku, një shqiptar me vetëdije të lartë kombëtare, do të ndizte topat kundër Italisë për t’i treguar botës se Shqipëria nuk dorëzohej vullnetarisht, por vetëm përmes dhunës. Ai ishte “i keq” sepse vinte nga Ulqini, ashtu siç ishin “të këqij” edhe shqiptarët e Çamërisë. Megjithatë, bashkëpunëtorët e pushtuesve nuk dolën nga këto hapësira, por nga qarqe të caktuara të politikës së Jugut të Shqipërisë, shpesh më të izoluar dhe më të mbyllur se vetë Veriu.
Ata, prej nga dolën komunistët si një besëlidhje e re me pushtuesit, nuk ishin “kryetrash”, sepse gjuha dhe kultura e tyre ishin thellësisht të ndikuara nga elemente bullgare dhe vllahe, larg gjuhës së thjeshtë, kumbueshme dhe të pastër të hapësirës dardane.
Krijimi i një tregimi të ri me frymë antikosovare u ndikua drejtpërdrejt nga orientimet politike të elitave të Shqipërisë, herë më të lidhura me Serbinë e herë me Rusinë. Përmes kësaj urrejtjeje krahinore, Kosova u zvogëlua simbolikisht, Veriu u minimizua, ndërsa gjuha e tij u paraqit si e panevojshme dhe periferike.
Nën petkun e thirrjeve për “mos përçarje”, u krye një tradhti e dyfishtë: u hoqën fjalë pa bazë shkencore, u rishkrua historia pa fakte dhe u falsifikua e shkuara e Kosovës, duke e paraqitur atë si hapësirë pa identitet, me njerëz “gjysmë turko-sllavë”, të përgatitur edhe për zhdukje fizike. Kjo ishte një projekt ideologjik i komunizmit shqiptar, një projekt që, fatkeqësisht, gjen ende mbështetje në një pjesë të shoqërisë së sotme.
Mohimi i shtetit të Kosovës në emër të një patriotizmi të rremë është një nga aktet më të rënda të tradhtisë politike dhe morale. Shteti i Kosovës u krijua me gjak dhe sakrificë, dhe çdo përpjekje për ta zhdukur simbolikisht përbën armiqësi të hapur ndaj popullit të saj.
Edhe në Kosovën (shenim; kur them Kosovart nenkuptoj krejt hapesira qe flasin guhen Shype ne Jugosllavi, duke filluar, nga Tivari deri ne Oher) e pasluftës, tentativat për të mohuar vuajtjet e rajoneve të caktuara dhe për ta centralizuar luftën në mënyrë të rreme shërbyen për të legjitimuar grabitjen, plaçkitjen dhe madje përpjekjet për ndryshime kufijsh – shpesh në koordinim me interesa nga Shqipëria dhe Serbia.
Në këtë kontekst duhen parë edhe shkrimet e Dritëro Agollit, veçanërisht koncepti i tij i “Shqipërisë së brendshme”. Ky koncept përkon me imponimin e një gjuhe “letrare” që ishte, në thelb, marrëveshje politike mes elitave komuniste të Jugut dhe strukturave jugosllave e serbe. Ndërkohë, Veriu dhe Kosova u lanë në gjak. “Shqipëria e jashtme” u paraqit si e prapambetur, duke u injoruar fakti se pikërisht ajo hapësirë krijoi, pas vitit 1960, letërsi, kritikë dhe studime historike të nivelit të lartë.
Poezitë e Agollit për Kosovën janë pjesë e një maskimi moral. Ai vazhdimisht përmend “Shqipërinë e jashtme” dhe “Shqipërinë e brendshme”, sidomos atë që shtrihej përfund Drinit dhe herë-herë përfund Shkumbinit, duke u ngujuar ngadalë në oborrin e tij të Devollit, ku studimet gjenetike shfaqin krejt diçka tjetër. Ai merret me tingullin, përkatësisht bashkëtingëlloren TH, si ardhje nga keltët, me arsyetimin se duhej të ishte Taqi e jo Thaqi —nje perjarge jermi, e urrejtjese qe vlon nga ndjenja provinciale, ku komunistet internacional, te shqiperise, me ndamje provinciale, krah perkrah me Dushan Mugoshen, e kishin perqit veten me mija here.

Dhe kete provinicalisem e ruanin vec brenda popullit te tyre, qe fatkeqesisht dhe per kobin e tij, i takonin. Pas një ligjërimi të gjatë armiqësor, vjen një vjershë sentimentale per deshiren e tij ta martoj nipin me nje vajze Kosovare (sidomos kur ajo eshte e ikur,, e perndjekur e vrare dhe natyrisht e pergjunjezuar, e ky, pra nipi i tij te jet si shpetimtare dhe mesuese i gjuhes, perkatesisht i te folmes se tij, qe ne thelb ne shqipe eshte shformim i rende gjuhesore) që nuk e shlyen dot mohimin e historisë, gjuhës/te folmes, pamjes dhe identitetit shqiptare te Kosovarit.
Dardant vazhdojnë të etiketohen si “të ardhur”, si “malokë” diku nga shpella e e Dragobis dhe ua morren Kosoven Ste tjereve me ndihmen e turqeve, pra, sikur Kosova të ishte koloni. Dhe nga kush akuzohen kosovarët?

Akuzohen pikërisht nga ata që janë një përzierje gjenetike dhe gjuhësore më e madhe në Evropë, e shprehur në përqindje, dhe që jetojnë në një hapësirë krejtësisht malore. Kjo rrenë e ulët përkon në mënyrë shqetësuese me ligjërimin më ekstrem serb.
Urrejtja ndaj kosovarit është shndërruar në garë propagandistike: kush shpif më shumë për gjakun, historinë dhe etnografinë e tij.


