Luftëtarët e ISIS, të formuar nga “mësimet islame”, Kurani, hadhitet etj.

Nga: Bajram Gashi
BAZUAR NË SHPJEGIMIN ISLAM
Kur Allahu krijoi njeriun, u kërkoi melaqeve (engjëjve) t’i bien sexhde. Krye-engjëlli, të cilin myslimanët e quaj shejtan (dreq / djall), me arsyetimin se është i krijuar nga zjarri që ta djegë dheun, nuk iu bind Allahut, prandaj Allahu e dënoi me internim.
Shejtani (djalli / dreqi) iu drejtua Allahut se krijesa njeri që po e çmon kaq shumë, do ta tradhtonte.
Allahu iu përgjigj: provoje! Njeriun do ta shtoj shumë dhe cilët mund t’i marrësh qofshin tuajt!
Shejtani i mori Havën e Ademin dhe djemtë e tyre, Kanin dhe Abelin. Shejtani cyti Kainin ta vriste Abelin, për hir të seksist incestual me motrën e tyre, të cilën po e dashuronit. Abeli nuk la trashëgimtarë, ndërsa njerëzimi është pjellë e Kainit me motrën e tij. Që do të thotë, të gjithë njerëzit janë pasardhës të të rekrutuarit nga shejtani!
Sipas trillimit islam (i kopjuar nga trillimi hebraik), Adami/Ademi dhe Eva/Hava u dëbuan nga parajsa/xheneti, si dënim që ranë në grackën e shejtanit!
O NJERËZ, a nuk po e shihni kurthin fetar!?
Këtu nuk ka asgjë hyjnore por vetëm djallëzore. Në fakt, shpjegimi fetar padashur u thotë: njerëzia u dëbuan nga mbretëria e zotit në mbretërinë e shejtanit.
Prej atëherë njeriu jeton sipas udhëzimeve dhe rregullave të shejtanit, prandaj shejtanin e ka për Allah.



