
Driton Tali, Londër
___
Lea Ypi paska ba jehonë me kritikën e saj ndaj intervenimit të Trampit në Venezuelë.
Siç po më thot një mik tirOnas: ma shumë se gjysma e kanë prej xhelozisë se edhe ata ashtu mendojnë.
Lean, kur e pata “akuzu” se ka bo kopje strukture të romanit “Wild Swans: Three Daughters of China”, të autores Jung Çang, të botuar në 1991, me të njëjtin mik e patëm një debat goxha të nxehtë por miqësor (për mos të thënë vëllazëror).
Për ata që nuk e kanë lexuar këtë vepër (por që e kanë lexuar “Free” të Ypit), vepra në fjalë rrëfen jetën e tre brezave të grave në Kinë: gjyshës, nënës dhe autores.
Pra historia personale përdoret për të treguar historinë e re të një shoqërie.
Ashtu siç bënë edhe Lea Ypi te vepra e saj “Free”, duke treguar historinë e Shqipërisë nëpërmes të historisë së gjyshërve, prindërve dhe vetë autores.
Tashti jashta kësaj, qasja e Leas ndaj intervenimit të Trampit duhet ta kuptojmë si një qasje të një intelektuale liberale me afinitet ndaj ideve të majta.
Ajo është akademike e cila në moshën 18 vjeçare ka emigruar në Itali, dhe e cila në vitin 2002 vie në Britani me bursën për studime nga Soros, në LSE.
LSE, ku ajo vazhdon jetën e saj akademike, edhe ashtu njihet si “institucion akademik i majtë”.
Pra kritika e saj nuk është aspak ndryshe nga kritika që e bëjnë intelektualët e krahut të majtë gjithandej.
I thash këto për t’ia tërhjek vërejtjen disa miqve që mos ta ngatërrojnë qasjen e Leas me të disa islamistëve tanë dhe të disa viktimave tjera të mediave të rajonit.
U morr vesh, islamistët, të cilët nga definicioni janë pro-rus sepse janë anti-perëndimor – me theks të veçantë anti-ShBA – për faktin se islami politik është në thelb anti-perëndimor d.m.th., pro-rus, ashtu siç është edhe nacionalizmi (bathizmi) arab anti-perëndimor dhe pro-rus. Natyrisht këto janë si pasoja të historisë dhe zhvillimeve në botën arabe
Dhe për këto viktimat e mediave të rajonit, të cilët akoma e akuzojnë “Zelenskin se e shkatërroi Ukrainën” (pra jo Putinin e Rusinë), mendoj se nuk nevoj për shpjegim të mëtutjeshëm.
E për neve (gërnaqave) që e kemi dertin e Kosovës, të cilët ëndrrat akoma i shohim me Kosovën, ne duhet t’i gëzohemi faktit që Rusia është dobësu aq shumë sa nuk është në gjendje t’i mbrojë pionët e saj — as Esetin e as Maduron!
Bile as Iranin!


