ARKIVI:
7 Mars 2026

Kronika për shumë gabime që s’do të duhej t’i bënim

Shkrime relevante

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Shpërndaj

Nga: Gjergj Kabashi
___
Nëse do të isha dënuar, nuk dënohet gazetaria, por une…!
___
Gjithë jetën, prej ditëve të rinisë e deri tash kur po shkruaj, jam marrë me gazetari, duke i shkelë me këmbë vendet e ndryshme dhe duke biseduar me njerëz të ndryshëm.
Nëse gaboj e dënohem, dijeni se nuk dënohet gazetaria, por une…!
Une, si gazetar kritik nuk mund të fshihem mas profesionit e të them se nëse dënohem une, u dënua gazetaria…!
Apo të them se jam luftëtar i shquar i islamizimit antishqiptar të kombit a udhëheqes i portalit Drini.
Apo t’i lodhi njerezit për vlerësimet e çmimet që më janë dhënë rrugëve të profesionit, prej çmimit Gazetar i Vitit në Kosovë, të ndarë nga gazeta Rilindja në vitin 1996, apo deri tek vlerësimi “Guximi Intelektual” që mu dha muajin e kaluar nga Shoqata Kulturore “Jakova” e Gjakovës.
Të gjitha këto rrugë e të arritura, i kam ba me dëshirë dhe jo për t’i ba hije jetës së tjetrit !
Jo…!
Apo të fshihem pas bëmave të familjes; pas vuajtjeve, pësimeve dhe dergjes së babait si luftëtar i Mulla Zekë Berdynës dikur, të plagosur në Kaquber, afër Beranës, apo Shoqatës Kulturore “Migjeni” të Lubajnës.
Apo të keqtrajtuar mizorisht nga UDB-a, kur familjen e “Kaftorrve” të Tomocit ka kundërshtuar që ta dëbonin nga fshati e dërgonin në Srem të Vojvodinës. Kjo është familja e të parëve të Luigj Naser Shatrit, komandantit të njohur të UÇK-së.
Keqtrajtim që ndikoi që të vdiste relativisht i ri në shkurt të vitit 1962…!
Une shkruaj vazhdimisht, por nuk e lodhi askend me faktin e hidhur se jam dënuar prej “populli të udbizuar shqiptar”, që u prek për shkak se e ndihmova në situatat më të rënda për te, deri tek çsyziumi i tashëm islamik-antishqiptar.
Por, Une, kurrë nuk i lëshoj pe gabimit UDB-ash dhe UDB-ashit apo UDB-ashëve të patriotizuar…!
Pasi UDB e vërtetë i ka urdhëruar detyrimisht të kryenin detyra në favor të Serbisë, e jo të ishin patriotë shqiptar!
Nuk i lëshoj atë e as ata që më dënuan me varfërim, sikur të ishin serbomëdhenj…!
Nuk u lëshoj pe për asnjë milimetër Familjeve mendjefëlliqura e kriminele UDB-ashe…!
Se ato kanë qenë të programuara vetëm për krime të brendshme, asgjë tjetër !
UDB-ashin e patriotizuar nuk e lëshoj edhe nëse fshihen pas famëlartës UÇK…!
___
E marte, 18 nentor 2025, rreth ores 18-të, në shitoren Jambo të Albi Mall, në Prishtinë.
Një person që dëshiron të mbetët anonim, më tha:
Sa ka hyre në shitoren Jambo dhe ka pare gjërat e Krishtlindjes, ka dëgjuar se si fëmija që ishte aty me prindët e vet, ka deklaruar:
“Keto sende jane te qafirave, jo te muslimaneve!”
Kjo thënie e shqiptuar me sinqeritet dhe natyrshëm prej fëmiut që mbahej prej prindërve për dore, tregon se si fëmijët e të rinjt po i rrisim të izoluar dhe larg kulturës sonë Arbërore.
Kjo qasje antikombëtare e antishtetërore e krijon “Njeriun e Ri “arnaut”, si pjesë të interesave turkomëdha dhe të Islamit Botëror.
Edukimi i atij fëmije, prindërve të tij dhe mbarë rinisë në vend, u është lënë atyre që bëjnë propaganda të huaja religjioze në interesin e shteteve të tjera, jodashamirëse ndaj kombit shqiptar.
Fëmijët e tillë, prindërit e tyre dhe mbarë një komb iu është lënë shteteve të huaja, propagandave dhe luftës speciale të tyre.
“Kolona e pestë” brenda nesh, kryen punë për armiqtë e kombit duke u sjellë dhe vepruar sikurse do armiku.
Fëmijët e tillë, rinia e tillë, një popull i tillë nuk mbahet për kulturën dhe historinë e vet, por atë pushtuese që i duket “normale” dhe e “ëmbël”.

___

Kujdes…!

Keni kujdes të gjithë ju që bëni fotomontazhe të tilla apo që përpiqeni t’i shantazhoni të tjerët me “femnat tuja”.
Kujdes se dënoheni ju, femnat “tuaja”, sidomos ai shtisi i madh-serbomadh! Kujdes se del dikush dhe nuk e kqyrë dhe lypë aq shumë shantazhuesin e vogël, por shtisin e madh…!
Se ai që shpifë, fyen dhe përpiqet t’ia prishë imazhin tjetrit, kushdo qoftë ai, mund të jetë kriminel e madh i ndonjë partie apo ka bërë krime të rënda, vrasje apo çka jo tjetër dhe përpiqet t’i ndaloj e tremb ata që dijnë diçka për krimet me sajimin artificial të shantazhimeve.
Nëse nuk gjenden ata që bëjnë fotomontazhe të tilla për llogarinë ligaqe të cilësdo parti apo që përpiqen t’i shantazhojnë njerëzit, është tepër keq për vendin dhe shtetin ligjor.

___

Prej zhumër, në qetësi dhe një gabim që e bëra pavetëdijshëm

11 dhjetor 2025
Po i shikoj Lajmet dhe debatet që zhvillohen në tv-ët e këtushme.
Biseda të qeta dhe me argumente.
Pa e ngritë zërin fare.
Dje erdha prej Kosovës këtu dhe mund të them se “ende po me ndjek pas zhurna e madhe” që zhvillohet studiove televizive.
Tmerr vetëm me i pa se si çarten dhe shfytyrohen disa “kryepleq”, disa të ashtuquajtura figura publike atje. Po të kishte psikolog dhe psikiatër dashamirës ndaj tyre , do t’u ofroheshin e tu thonin se me shfaqjet e tyre publike e vrasin dhe turpërojnë vetën me imponimin e tillë artificial, që i shfaqë të sëmurë, me atë “sëmurje” që mund ta sëmurin publikun!
Qartësisht shihet se ata duan t’i imponojnë qëndrimet e veta, edhe kur u mungojnë argumentet.
Pasi zbrita prej aeroplanit Dje menjëherë e mora trenin për aty ku jetoj. Kisha hyrë gabimisht dhe pa e vërejtur në atë vagon treni që quhet “stillevogn”, që i bije vagoni i qetë ku ata që udhëtojnë ose lexojnë, rrijnë të qetë apo flejnë.
Për dreq me thirri gruaja ne telefon dhe une po flas me te zëshëm (pa zhurmë, kuptohet).
Një grua që ulej në karrige pa folë me mua fare por duke më shikuar, e ngriti fletën ku shkruante: “Stillevogn”.
E kuptova mesazhin dhe faktin se isha në vagonin ku nuk duhej bërë kurrfar zhurme!

___

Neootomani

E shikova një video ku kryeislamisti politik i Kosovës “e thëriste shtetin” që ta mbronte Islamin e kanosur.
Neootomanizmin-panislamizmin e tij!
Që ta mbronte Islamin Politik të “arnautllukut” , që Turqia neoosmane po ia meremeton dhe ndërton objketet e kultit për interesat e veta gjeostrategjike – turkomëdha.
Që njëherit janë edhe interesa gjeostrategjike të Serbisë dhe Federatës Ruse, që për sa mbahet në mend e kanë ruajtur Islami “për ne”, dmth., për interesat e veta !
Une që jam ujk i vetmuar në këtë çështje dhe si takoj asnjë organizimi të veçant për braktisjen e Islamit, as Lëvizjes së Deçanit, pasi do ta kisha dëgjuar kryeislamistin politik të Kosovës dhe gjuhën e tij të idhët e të çartur, të sertë e të idhët myslimane, kisha me thanë: Ik prej Islamit të tij…!
Ik prej aty ku është, ngërdhucet dhe kërcënon ai, se aty nuk duhet të rrihet , pos nëse je i lidhur me pranga në trup e shpirt…!
Jam tejet i lumtur që prej këtij Islami ika përgjithmonë kah fundi i korrikut 2008 duke u rikthyer në krishterizëm në Kishën Gjon Pagëzuesi të Zllakuqanit, krishtërizëm që familja ime ishte detyruar ta linte dikur.
Është zgjidhje imja e ndërgjegjshme, për të cilën nuk ka pse të mendoj dhe brengoset “shteti” i mendjes së kryeislamistit politik të Kosovës !
Ai “shtet” i mendjes së tij që, bazuar “në shumicën muslimane”, mendon se duhet t’ia ruaj rezultatet e investimeve të huaja religjioze – neootomanistë me “Njeriun e Ri “arnaut” dhe “Vëllazërinë Myslimane”, që rri tuj e ba “sallamadi” për “umetin e profetit” dhe duke menduar që “i riu arnaut” ta kapë pushken në dorë sa herë i kërcënohet Islami kudo në botë, për t’i mbrojtur Ujgurët në Kinë, Talebanët në Afganistan apo t’i bëhet krah HAMAS-it dhe HEZBOLLAH-ut në Lindjen e Mesme, kur u kërcënohen dhe shkelen të drejtat e palestinezëve !
___
Një analizë e thellë ngaLis Bukuroca.
___
Analiza e Lis Bukurocës Ambasadorët, ushtarakët, ata që i ruajnë kufijtë e Kosovës, kur pandërpre e dëgjojnë se “Liria ka emër”, mund të thonë: “A ndihmohet ky popull?!” – DRINI.us , nuk është kundër askujt, por e analizon keqpërdorimin e një slogani. Analiza e Lisit është një vështrim i thellë intelektual që nuk mirret fare me këta persona që janë në foto, e po gjykohen në Hagë.
Pavarësisht se slogani përdoret për ta.
Gjykata e Hagës është edhe e Kosovës, andaj kushdo që gjëndet i pafajshëm, do të lirohet.
Analiza flet kryesisht për gjuhën e turmës, për paditurinë, për një lavdomani të kotë, për një fodullëk dhe situata tragjikomike që mund ta dëmtojnë vendin.
Këtu nuk ka vend për përgjigje “patriotike”, por vetëm për analizë të ftoftë që i llogaritë vetëm të mirat për vendin.
As gazetaria, as partitë politike, as UÇK, nuk kanë mundësi të jenë “pronë” e askujt, andaj kujdes dhe vëmendje në përgjigje, se nëse kthehemi në kohë, atëherë ndeshemi me situatat kur Serbia gjakatare, që e kishte armatën e gjashtë për nga kapacitetet në Europë në atë kohë dhe e trashëgonte gjithë fuqinë ushtarake të ish-Jugosllavisë, nuk do të ishin më në Kosovë, apo në Kosovën e tërë, po të mos ishte NATO.
Pavarësisht kontributit historik të UÇK-së për vendin, është NATO që të gjithë neve e edhe këta që janë në këtë foto, pra mbarë një popull të dëbuar me dhunë e gjenocide serbomëdha, e ktheu në vendin e vet, në atë që qe quajtur “kthim biblik”!
Ai kthim biblik duhet të na kujtohet sa të jetë jeta jetë e të mos bijmë viktima të krekosësve që nuk kanë pasur mundësi ta bënin të lirë as mëhallen e vet.
Vetëm rrahagjoksit dhe UDB-ashët e pavetëdijshëm këtë e marrin si ligësi, kur dihet se asnjë komb i vogël nuk mund të lriohet vet dhe t’i gëzoj të mirat e Lirisë pa a pasur një fuqi të madhe ushtarake pas.
Dhe as nuk mund të mbijetojë pa e pasur atë fuqi ushtarake pas, prandaj Serbia me propagandat e saj edhe brenda nesh, e bënë të pamunduren që të na e krijoj bindjen e vetmjafueshmërisë dhe të ikjes nga vetvetja në Islam.
Se vetëm kështu ajo fiton e rikthehet kadaldale, duke i zhgënjyer ata që vërtetë na liruan, me ngulitjen e bindjes , se: “A ndihmohet ky popull?”
Rusia Cariste e zgjeroj Serbinë në territoret e huaja Dje, (kryesisht shqiptare) dhe Federata Ruse Sot vazhdimisht mundohet ta rikthej Serbinë në ato territore të pushtuara prej saj deri më 1999.
Andaj ne, të gjithë ne pa asnjë përjashtim, edhe UÇK-ja duhet të jemi mirënjohës të përjetshëm ndaj NATO-s, në mënyrë që asnjë i dehur pa pa pasur muskuj dhe forcë të mos mundet me thanë, qysh e rithekson bukur Lis Bukuroca për keqpërdorimin e sloganit “Liria ka emër”, se : “A ndihmohet ky popull?!”
Prandaj, kujdes maksimal në përdorimin e sloganeve, si të këtij që e analizon intelektuali i madh Lis Bukuroca, që është më i ditur, më atdhedashës dhe i kulturuar, që është shumë më largpamës se shumëkush që ka marrë pjesë në luftë.
Prandaj, ata që nuk kuptojnë, qofshin edhe “të afërm” që u kruhet aty ku nuk thuhet, duhet të rrijnë urtë e mos të shesin pallavra.
___
A janë serbët e Kosovës “lopë indase” , ndërsa Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Serbi “raje e mjerë”…?!
___
Ata që po ironizojnë me fitoren e udhëheqësve lokal serbë në pjesën veriore të Kosovës, e kanë gabim të madh dhe e shprehin një kënaqesi që nuk do të duhej të shprehej prej asnjë banori të Kosovës.
Prej ndonjë shqiptari – jo se jo…!
Askush nuk e ka ndonjë arsye të shqetësohe nga kthimi i udhëheqësve komunal serbë, bije fjala në pjesën e Mitrovicës andej Ibrit, në Leposaviq e gjetiu.
Serbët e asaj pjese të Kosovës me ndërhyrjen direkte të Serbisë, i patën lëshuar institucionet në atë pjesë të vendit, andaj kthimi i tyre duhet parë si shenjë e mirë për vendin.
Ajo që nuk duhet lejuar është rikthimi i politikës shtetërore të Serbisë në Kosovë.
E vërteta është se serbët e komunave që i udhëheqin tash, detyrimisht duhet t’i respektojnë institucionet e Kosovës, Kushtetuten e vendit, flamurin e Kosovës dhe në komunat që i udhëheqin të jetë në krye fotoja e Presidentes Vjosa Osmani.
Sikurse që shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës duhet ta respektojnë Kushtetuten dhe ligjet e Serbisë.
Dhe nëse kërkohet edhe të betohen para fotos së Aleksander Vuçiqit, sikurse serbët në Kosovë para fotos së Vjosa Osmanit !
Deshtëm a nuk deshtëm kështu duhet të ndodhë…!
Ata apo ato që e thonë se “serbët nuk i respektojnë ligjet e shtetit të Kosovës”, prape e kanë gabim se as shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës nuk i respektojnë “me ëndje” ligjet e shtetit të Serbisë.
Por, duhet t’i respektojnë !
Me rëndësi është që as serbëve në Kosovë e as Shqiptarëve në Serbi të mos u cenohen të drejtat por t’i kenë të gjitha të drejtat që u takojnë pakicave.
Lugina e Preshevës, domosdo duhet t’i ketë të gjitha të drejtat si të serbëve të Kosovës, pasi edhe ata janë njerëz sikurse serbët…!
Për të tjerat – as që duhet të mendohet…!
Dhe gjithmonë duhet të pyesim, se: A janë serbët e Kosovës “lopë indase” , ndërsa Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Serbi “raje e mjerë”…?!
___
“Shamia” në Zvicër e Nexhmije Mehmetajt…?!
___
Nexhmije Mehmetaj është një grua e kulturuar në mërgatën e Zvicrës, e cila si mësimdhënëse (e mësimit plotësues) ka bërë emër me punën dhe analizat e saj.
Nexhmija është autore shumë e nderuar e Drinit, e cila vlerësohet për angazhimet e mbara prej të gjithëve.
Ky shkrim është në vazhdën e shkrimeve të saj që prekun në thelbin e problemeve.
Kjo që e analizon Nexhmija ndërlidhet me integrimin e keq të fëmijëve dhe edhepse nuk thuhet, shteti zvicerian e ka kuptuar sherrin dhe platformën e “Vëllazërisë Myslimane” , frymëzueses së Al Kaedas, për të depërtuar nëpër shkolla dhe hapësirat e tjera publike e institucionale.
Kjo duhet të ndalohet në Zvicër, Kanada, Australi, SHBA-a apo në Kosovën e vogël.
Mos të na lodhë askush me “Savë Bataren”, se terrori i tij është bërë ndaj Arbnorëve e jo ndaj Muslimanëve.
Këto janë gjëra tepër serioze dhe ne nuk guxojmë ta pranojmë lojën me “savëbataren” e asaj kohe, kur shovenizmi serbomadh donte të na i merrete tokat, hapësirat e jetës sonë.
Mos të lodhemi me kësi propagande të ligë, se në fund të fundit kujtdo mund t’ia lëmë atë në fyt, pasi tash ndeshemi me sherret e depërtimit të Islamit Global, që synon të ecën përpara përmes xhamizimit-islamizimit dhe krijimit të “Njeriut të Ri “arnaut”, kidnapimit të fëmijëve – “që janë resurs për Islamin” pa i ba 18 vjet, etj.
E nga “tanët” sherret më të mëdha me ikjen nga vetja, janë duke i bërë Shqiptarët e Maqedonisë që duan t’i bëjnë të tjerë, meqenëse shteti maqedonas – pasi ua pati futur kryet nëpër xhami dhe i dehi keq me Islam, në fud po ua kërcet shqelma buthve dhe po i ndjek prej Maqedonisë në mërgatë, sidomos në Zvicër.
Por, mos të harrojmë se në vetvrasje nuk po ua len mangut as Kosova, që po kryen punë të madhe për islamizimin, sipas recetave turkomëdha, serbomëdha dhe rusomëdha.
Faik Konica, gjeniu i letrave shqipe, pati bërë një vërejtje të paharruar për podgoriqanët e shpërngulur në Shkodër, pasi i kishin dëbuar prej Crna Gores, që në vend se të mendonin të ktheheshin atje prej nga i kishin ndjekur me dhunë, i pati djegë malli për xhami.
Dhe xhamitë “i morën me vete” – në Shkodër…, por e lanë vendin e vet përgjithmonë!?
___
Ka filluar dhe po shkon mbarë gjithkah…, po vijnë ditë të zeza për “Vëllazërinë Myslimane” dhe ata që pa e ditur e shpiejnë përpara propagandën e saj panislamike!
___
“Vëllazëria Myslimane”, frymëzuesja kryesore e Al Kaedas së tmerrshme, organizatës më terroriste-islamike në botë, po mposhtet, se u zbulua me vonesë plani i saj për asimilimin dhe pushtimin me “Islamin Paqësor”.
Islami dhe secila fe tjetër…, duhet të mbahet aty ku i takon, në sferën private të individit, pa e lejuar që ta bëjë asnjë hap në sferën publike që na takon të gjithëve.
Ne shqiptarët kemi probleme të mëdha me pushtimin e brendshëm prej fashizmit islamik, që erdhi si “dhuratë danajsh” prej atyre që në shtetin e Kosovës (Dardani) , po i meremetojnë dhe ndërtojnë “fabrikat për prodhimin e turqve”, sikurse të investonin në “tokën e askujt” – lëndinat e dikurshme të Perandorisë Osmane.
Politikania iraniano-kanadeze Goldie Ghamari qysh para një viti thoshte se regjimi terrorist në Iran po shënon territorin islamik në këtë mënyrë, territoret po pushtohen me anë të lutjeve “paqësore” në hapësirën publike:
– Kjo është një shenjë pushtimi, një simbol i pushtetit. Është shumë e frikshme të shohësh se si ideologjia radikale islamofashiste po abuzon me idealet kanadeze të lirisë dhe Kartën e të Drejtave dhe Lirive, tha ajo në Sky News.
***
Ndërkaq, nëse ndonjë islamist i madh politik në “arnautlluk” flet për “islamofobi” dhe e përmend kriminelin Savë Batarja, pyetnie se a po të pengon kush , o Shqiptarofob , në praktikimin e religjionit tënd në sferën private?
Ai shkretan nuk do të ketë përgjigje të logjikshme se e din se askush se pengon, por do pushtimin e hapësirës publike me praktikime religjioze panislamike, pra don shënjimin e territorit të Islamit!
Sqarim
Savo Lazareviq i njohur si Sav Batarja (1849-1943), ishte kolonel malazez, hakmarrës i njohur serb që ndëshkoi pabesisht shqiptarët dhe ua ndërroj fenë me dhunë duke e bërë kend pati mundësi me dhunë e terror ortodoksë.
Ai person gjenocidal, që gabimisht përmendet tash nga kryeislamisti politik i Kosovës, është ndër ata që e shtypën me gjak kryengritjen shqiptare në vitin 1913.
Savo Lazareviq (Sav Batarja) mori pjesë si oficer në luftërat nga 1876 deri në 1878, si dhe në luftërat nga 1912 deri në 1918. Në fund të vitit 1915 ishte me “krilashët” e tij në mbrojtjen e ushtrisë serbe që po tërhiqej përmes Grykës së Rugovës, dhe në fillim të vitit 1916 “krilashët” e tij likuiduan në Podgoricë Isa Boletinin e disa të tjerë që e shoqëronin, udhëheqësin e lavdishëm të kryengritjeve shqiptare për liri e pavarësi.
Ai dhe të tjerë si ai e udhëhiqnin pushtimin e jashtëm të kombit shqiptar, ndërsa islamistët politik të “arnautllukut”, sot e udhëheqin pushtimin e brendshëm, në mënyrë që këtë komb t’ia bashkëngjesin thesit me m. të Islamit Botëror, mu atë për të cilin përpiqet “Vëllazëria Myslimane”, të cilën SHBA-të , disa vende të botës arabe etj, janë duke e shpallë organizatë terroriste.
___
Në krejt botën nisin të mbyllen…, në Kosovë hapen…!
___
Në krejt botën dhe Europën mbyllen “dhomat lutjeve”, apo “dhomat e namazit”, sikurse ajo që u hap në Albi Mall të Prishtinës kohëve të fundit, për njerëzit që vijnë për tregtim, hanë, pijnë dhe shetisin në këtë shtëpi tregtare…!
E ata u dashka të bajnë “namaz”, pasi të lodhen se u duhet të rrijnë shumë aty…?!
Apo si ajo që ishte hapur menjëherë pas përurimit të Aeroportit “Adem Jasharit” të Prishtinës dikur prej turqve.
A e vëreni se kshin e kanë qëllim të na bëjnë Mysliman – me zor…, me hirë apo pahir!
Krejt bota e kuptoj me në fund se depërtimet e tilla bëhen për zënje hapësire për islamizim, që është diktuar nga “Vëllazëria Myslimane”, e formuar nga mësuesi reformator i islamit Hasan al-Banna (më 1928, në Egjipt), organizatë shoveniste religjioze panislamike për t’i mbajtur të lidhur dhe të bashkuar gjithë muslimanët, nga e cila është frymëzuar edhe Al Kaeda e Osama bin Laden.
Ja mendimi i kryeminstres së Danimarkës për këtë vendim:
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen u ka bërë thirrje institucioneve arsimore të mbyllin dhomat e lutjes.
Argumenti është se ndarja gjinore dhe kontrolli negativ social mund të ndodhin në dhomat e lutjes midis studentëve. Me fjalë të tjera: Bëhet fjalë për Islamin, si zakonisht.

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. I respektuari Gjergj Kabashi, alias Bajram Gjergj Kabashi!

    Përshëndetje me pak vërejtje!

    Lexova shkrimin e juaj të mësipërm i cili më la përshtypje të thellë, ndaj vendosa të jap KOMENT, edhe “me e ditë që NUK do të publikoni, edhe me e ditë që KURRË nuk do t’i publikoni KOMENTET E MIA” e mora guximin t’ua dërgojë.
    Por do t’i bie shkurt dhe do të jam konkret!

    1. Ju shkruani me emër e mbiemër: Gjergj Kabashi – ndërsa në disa shkrime e paraqiteni si: Bajram Gjergj Kabashi. Nejse, është punë e jotja! Nga shkrimi juaj nënkuptohet se në vitin 2008 jeni KONVERTUAR prej muslimanit në të krishterë – katolik dhe keni ndërruar emrin (prej Bajram në Gjergj). Edhe kjo është punë e jotja!

    2. Fjalia e juaj, po citoj:
    “Apo të them se jam luftëtar i shquar i islamizimit antishqiptar të kombit a udhëheqes i portalit Drini.
    Apo t’i lodhi njerezit për vlerësimet e çmimet që më janë dhënë rrugëve të profesionit, prej çmimit Gazetar i Vitit në Kosovë, të ndarë nga gazeta Rilindja në vitin 1996, apo deri tek vlerësimi “Guximi Intelektual” që mu dha muajin e kaluar nga Shoqata Kulturore “Jakova” e Gjakovës.”
    Më sa kam dije unë, që të dyja këto çmime t’u kanë dhënë me emer e mbiemër: Bajram Kabashi.

    3. Në shkrimin e juaj merrni si shëmbuj pozitiv: z. Lis Bukuroca dhe znj Nexhmije Mehmetaj, por keni lënë mangu KOMENTET që iu janë dhënë!?

    4. Nuk shkruani asnjë fjalë për publikimet në RD e z. Shqiptar Shaljani alias Ahmet Musa, znj Majlinda Nikçi, z. Fatmir Gashi, znj Viktoria Fitore Malo, etj. dhe asnjë fjalë për KOMENTET ofenduese të z. Paul Tededschini etj.

    Nuk po e zgjati më tepër, duke shpresuar se edhe dikush tjetër do të jap KOMENT!

    Respekt,
    imh

    • Përshëndetje Ismet Hasani…Ti je komentues i rregull i shkrimeve që botohen në Drini, andaj e meriton respektin tim. Fakti që ti i përcjell e lexon të gjitha shkrimet dhe jep mendime për to, kjo është një meritë dhe vlerë intelektuale.Une shpesh kam menduar se a mos do të ishte më mirë të shkruaje shkrime autoriale që kisha me t’i botuar apo të harxhosh energji për vlerësimin e shkrimit të caktuar. Natyrisht nuk dua ta derangoj arsyen e komenteve tuaja. Ato janë gjithsesi të mirëseradhura.
      Ismet, ti e përmend edhe rikthimin tim në krishtenizmin e familjes, si një akt timin personal. Natyrisht se si indiferent fetar që isha nuk e shihja të arsyeshme të rrija e bëja “sehir” rreth rritjes dhe hasdisjes së islamit politik ndër ne, islam që pati nisur dhe vazhdon ta shkatërroj natyurën e kombit. Ky tashmë është panislamizëm dhe nuk e ka asnjë mundësi të kthehet më “si islam tradicional” në “shtratin e vet”. Ti ma përkujton e më qorton se vlerësimet më janë dhënë në bazë të emrin bajram Kabashi. Po. Kjo nuk e ka ndonjë arsye. Une tashmë nuk kam kohë ta ndërroj emrin “me letra” por shkruaj me emrin që ia kam ngjithë vetës: Gjergj Kabashi. Shpresoj që do t’ia nisësh të shkruash shkrime e jo të “harxhohesh” vetëm në komente.Të dëshiroj shëndet…!

  2. I respektuari z.Gjergj Kabashi!

    Të jam mirënjohës për publikimin e KOMENTIT.
    Të falëminderit për përgjigje dhe për këshilla që më janë të mirëseardhura – si prej MËSUESIT tim-
    Mendoj se një shkrim pa KOMENT-e përngjan në një gjellë pas kripë.
    Kam mësuar se mendimet (gadi si komentet) janë tri llojesh:
    1. Mendimi yt,
    2. Mendimi im, dhe
    3. MENDIMI I DUHUR
    Të mënçurit e zgjedhin të tretin.

    Nuk do të harxhojë enërgji për KOMENTE në shkrimet e të tjerëve.
    Posedoj shkrime – të cilat do të pasurojnë edhe më Revistën e Juaj, ndaj do t’ua dërgoj për publikim.

    Respekt të veçant’
    Ismeti

    • Nuk të dhash ndonjë mësim se ti e din mirë punën tënde, por të thash se është më me rëndësi që ti apo tjetri të shkruani shkrime. Sidoqoftë, komento sa të duash dhe ashtu qysh ti mendon për shkrimin e caktuar.

      Gjergji apo Bajrami. Krejt njësoj…Hahaaa!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu