ARKIVI:
13 Mars 2026

Kryeministri Kurti takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajčák

Shkrime relevante

Mali i Zi ishte Shqiptar, identiteti malazez u krijua shumë vonë

KrajaPress Mali i Zi ishte i banuar me popullsi Iliro-Shqiptarë ,identiteti malazez...

Shqiptar Shaljani për thellësinë e depërtimit të Islamit Politik në Kosovë

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë _____ SA THELLË KA DEPËRTUAR ISLAMI POLITIK...

Krimet serbe të vitit 1912 , sipas Famullitarit Lazer Mjeda

E përgatiti: Fahri Xharra, Gjakovë ____ Lazër Mjeda ____ Zoti më i shquar,  ____ Besoj se po e ndihmoj...

Akull, poezi nga Bekim I. Blaku

AKULL Poezi Edhe shtresa e fundit e akullit të hollë në liqenin pranë ngadalë po shkrihet. Që nga ajo...

Plisi yt, o Babë, ende flet për lirinë

Luan Dibrani, Gjermani Kushtim Kjo poezi i kushtohet babait tim të ndjerë, Feti...

Shpërndaj

Paris, 11 nëntor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Francë për të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, para fillimit të forumit, u takua me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák.

Dinamizimi i dialogut Kosovë-Serbi, zbatimi i vendimit për targat ilegale, zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe çështje tjera aktuale ishin temat qendrore të takimit, ku morën pjesë  edhe Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe këshilltarët e Kryeministrit, Jeton Zulfaj dhe Fisnik Korenica.

Kryeministri Kurti theksoi elementet e kornizës së marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër, ndërsa tha se propozimi franko-gjerman, që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.

Forhåndsvisning av bilde

Duke biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit, Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka treguar vendosmërinë për sundimin e ligjit dhe përkushtimin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu