Kryeministri ynë Starmer nesër do të ketë një ditë të nxehtë në Parlament, për çështjen e ambasadorit në SHBA, Mandelson

Shkrime relevante

Në Strasburg, takova Ambasadorin Fitor Murati, dhurova librin tim për krimet serbe në Deçan dhe diskutova mundësinë e promovimit të tij

Foto nga Strasburg-u ____ Nga: Adem Lushaj  ____ Gjatë vizitës sime në Strasburg, së bashku...

At Gjergj Fishta dhe Shqipëria e sotme dhe paralajmërimi i tij për rrezikun nga brenda, kujtime në 155 vjetorin e lindjes

23 tetor 1871 – 23 tetor 2026 ____ Nga Frank Shkreli ____  “Shqyptarë! A vagabondat...

Rrëfimi i një futbollisti që e bëri realitetin premtim

Drilon A. Paçarizi, ish-qendërsulmues i shkëlqyer i skuadrave zvicerane FC Meyrin,...

Agim Ramadani, Vëllai i shpirtit, agimi që nuk perëndon kurrë !

Sak Muji, Zvicër - Rugovë PËRGJIGJE NGA ZEMRA PËR MOTRËN TIME TË...

Shpërndaj

Kryeministri ynë Starmer nesër do të ketë një ditë të nxehtë në Parlament.
Është çështja e ambasadorit në SHBA, Mandelson, i cili nuk e kishte kaluar verifikimin e sigurisë.
Pozita e ambasadorit në SHBA, për nga niveli i rëndësisë, gjithmonë ka qenë pothuajse në nivelin e ministrit të Jashtëm. Tradicionalisht, britanikët kanë dërguar politikanë eminentë në atë post.
Mandelson për një kohë të gjatë ka qenë një nga figurat dominante në partinë “Labour”.
Arsyet e moskalimit të verifikimit ishin dy:
1. Bizneset e tij private me Kinën, të cilat sipas organeve të sigurisë kanë qenë jo vetëm konflikt interesi, por edhe rrezik potencial për sekrete shtetërore që ai, si ambasador në SHBA, mund t’i kishte në dispozicion.
2. Përkundër faktit që Epstein ishte konfirmuar si pedofil, Mandelson e kishte vazhduar miqësinë me të.
Kryeministri Starmer, nga Parisi ku ishte në samitin ndërkombëtar për sigurinë dhe Hormuzin, deklaroi se “nuk e kishte ditur që organet e sigurisë nuk i kishin dhënë dritën jeshile Mandelsonit për pozitën e ambasadorit, sepse organet përkatëse nuk e kishin informuar, dhe se gjithçka do të shpjegohet nesër në Parlament”.
Nëse nisemi nga fakti se Boris Johnson dha dorëheqje, në vitin 2022, pasi plasi skandali i ahengjeve gjatë izolimit për COVID-19 (i njohur si “Partygate”), ky skandal është shumë më i madh, sepse dokumentet e dalura nga skandali Epstein e përfshijnë Mandelsonin në shumë çështje të përfolura.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu