ARKIVI:
6 Korrik 2026

Kur flamuri kombëtar shqiptar relativizohet, duke u njejtësuar me simbole të huaja, si me shenjat identifikuese palestineze

Shkrime relevante

Shoqëritë paralele vazhdojnë në vdekje: Myslimanët nuk duan të varrosen pranë të krishterëve “të pistë”

Varreza myslimane në Fez, Marok. Foto: Arnt Jensvoll Arnt Jensvo/ Document.no  Në disa...

Etiketimi nuk është argument, sulmet ndaj veprimtarëve nuk i shërbejnë dialogut!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë  Artikulli i publikuar në portalin "Observatori...

Kur natyra proteston kundër paditurisë, pabarazisë dhe lakmisë

Lirim Gashi, Prizren ____ Teksa rrinim ulur në një kafene aq të mbytur...

Historia nuk arrestohet – liria e besimit nuk është çështje policore

Nga Prof. Ahmet Musa (Shqiptar Shaljani) ____ Deklarata e Hoxhë Dr. Besfort Maxhunit,...

Shpërndaj

Luan Dibrani, Prevallë

Kjo pamje, në shikim të parë, mund të duket e pafajshme: dy fëmijë të buzëqeshur, njëri me simbolin shqiptar, tjetri me flamurin palestinez. Por pas kësaj pamjeje fshihet një problem i madh politik, kulturor dhe kombëtar.

Fëmijët nuk janë problemi. Ata janë të pafajshëm. Problemi është mesazhi që dikush përpiqet ta fusë përmes tyre: barazimi i çështjes shqiptare me agjenda të huaja, me konflikte të huaja dhe me flamuj që nuk kanë lidhje me historinë tonë kombëtare.

Kombi shqiptar ka flamurin e vet, gjakun e vet, historinë e vet, martirët e vet dhe rrugën e vet perëndimore. Flamuri kuqezi nuk ka nevojë të vendoset në një nivel me asnjë flamur tjetër për t’u ndjerë i vlefshëm. Ai që e vendos identitetin shqiptar në shërbim të kauzave të huaja, e dobëson vetëdijen kombëtare dhe e ngatërron orientimin historik të shqiptarëve.

Ne mund të kemi humanizëm për çdo popull. Mund të kemi ndjeshmëri për çdo vuajtje njerëzore. Por humanizmi nuk duhet të kthehet në propagandë ideologjike. Shqiptarët nuk duhet të përdoren si dekor për projekte islamike, arabe, iraniane apo anti-perëndimore. Kjo nuk është dashuri për drejtësinë; kjo është instrumentalizim i ndjenjës kombëtare.

Shqiptari duhet ta dijë qartë: mbi çdo kauzë të huaj qëndron kauza shqiptare. Mbi çdo flamur tjetër qëndron flamuri kuqezi. Mbi çdo ideologji të importuar qëndron atdheu, gjuha, historia dhe gjaku i të parëve tanë.

Është e rrezikshme kur simbolet kombëtare përdoren për ta krijuar përshtypjen se kombi shqiptar është pjesë e një fronti fetar apo lindor. Shqiptarët nuk janë komb i shkretëtirës ideologjike. Shqiptarët janë komb evropian, me orientim perëndimor, me aleanca strategjike me Amerikën, Evropën dhe botën demokratike.

Imamit të pensionuar të BIK-ut, Mazllam Mazllamit, flamuri kombëtar shqiptar i duket si “leckë”, “harren”…! 

Prandaj, kjo pamje nuk duhet parë thjesht si vizatim. Duhet parë si mesazh. Dhe mesazhi duhet kundërshtuar me kulturë, me arsye dhe me vendosmëri.

Fëmijët le të mbeten fëmijë. Mos i përdorni për propagandë.
Flamuri shqiptar le të mbetet flamur i shqiptarëve. Mos e vendosni në shërbim të agjendave të huaja.

Atdheu nuk nivelizohet. Flamuri nuk relativizohet. Kombi nuk përdoret si shtojcë e askujt.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu