Pirro Prifti, Tiranë
Nuk është për tu habitur që figura te vjetra e te konsumuara nga dështimet dhe nga paaftësia e tyre kur ata ishin drejtimet e Partisë Socialiste, po ngrejnë zërat e ngjirur të tyre si ata gjelat pleq majë plehut, për të kritikuar dhe sharë Qeverisjen, dhe Kryeministrin Edi Rama? E për çfarë do thoni Ju?
Thjesht një hakmarrje Hatërmbeturish dhe Qejfprishurish, nga këto figura që i solli Ramiz Alia në PS, por që me budallallëkun e tyre, mendojnë se ata e krijuan Partinë. Harruan që gjysma e tyre ishte me dosje, dhe se përfituan maksimalisht por duke i dhënë vëndit asgjë, madje e çuan në luftë civile me pa-aftësinë e tyre. Tani Shajnë PS dhe Kryetarin sepse i ka larguar nga Partia, por harrojnë se ata i largoi pikërisht pa-aftësia e tyre dhe zullumet.
Protestat, me të cilat këta xhaketa të grisura nga koha, kërkojnë që ti turren Ramës dhe PS, sepse Protesta ishte e drejtë dhe Rama sipas tyre (në sinkron të plotë me lugatin nongratta) duhet të largohet, harrojnë se kjo protestë përveç kërkesës për rishikimin e ligjit për mbrojtjen e Mjedisit , nuk kishte asgjë të mirë, sepse ishte një proteste e financuar nga fqinjet, nga VV e Albin Kurtit, nga disa radikaliste anti izraelitë, por e financuar edhe nga lugati nongratta.
Kur u bë kjo protestë? Menjëherë pas Zvernecit, kur disa qarqe politike greke thane se Zvërneci është `toke greke,` dhe se tërheqja zvarre e nje minoritari do ta detyroje Greqinë që të bllokojë Anëtarësimin në BE. Atehere me sa u duk, zgjatja e protestës ishte dhe mbetet një mënyrë për të minuar integrimin e Shqipërisë, për të destabilizuar vëndin, për të kundërshtuar SHBA dhe Trump.
Kush nuk e kupton këtë, mbetet injorant ose e kupton por nuk e do Shqipëirnë. Mirë të huajt dhe VV, por më e çuditshmja po nadel se kundër Ramës dhe qeverisjes së tij e cila e ka stabilizuar vëndin dhe e ka bërë vëndin tonë atraktiv nga të huajt, po përpiqen ta dëmtojnë sigurisht më inatin dhe cmirën e tyre- karakteristike për të pa-aftët-dhe ish drejtuesit socialistë të së kaluarës të cilët u larguan pikërisht sepse nuk dinin të punonin.
E Shajnë Ramën me parrullën e konsumuar të lugatit nongratta (RAMA IK, RAMA DORËHIQU) po këta socialistë intatçinj, kryesisht se përse nuk i vuri edhe njëherë të bëheshin `dhëndurë` si drejtues të PS, që me pa-aftësine tyre në kohën kur drejtonin, madje e lanë Shqipëriën pa drita, pa ujë, me gjeneratorë së bashku me Nanon, dhe për këtë arësye emigruan me mijra vetë për shkak të papunësisë dhe varfësrisë. Kujtojnë këta se i ka harruar populli……
Çuditërisht tre ish ministra të punëve të jashtme akuzojnë Ramën për shumë gjara, por me sa duket Rama u a ka bërë shumë mirë që I ka hequr nga Posti i ministrit të jashtëm se pse jo vetëm ishin të pa aftë por bënin dallavere ne vendosjen e amabsadorëve dhe të tjerëve nëpër ambasada…
`Kurse e paafta tjetër znj. Dade e këshillon me sarkazmë që të mësojë gjermanishtten, Harroi kjo zonjë se nuk bëri asgje as kur ishte kryetare e grave socialiste dhe as kur ishte ministre e jashtme`… Iku bukuria, iku ministria…..
Kurse hatërmbeturi tjetër Ditmir filosofi e akuzon Ramën ….`se zemërimi popullor në bulevard buron nga problemet reale të vendit dhe jo nga narrativat me manipulime apo algoritme të huaja…` ? Po çfarë shkruan o Ditmir qefmbeturi. Për çfarë e mban vehten? U vendose Ministër se ishe i zoti profesionist apo se Partia të vuri që të zbatosh programin e Qeverisjes. Dhe ti ccfarë bëre? U bëre inkuizitor në vënd që të bëhesh ministër. Ky je ti. E ndriti Ditmiri kur ishte ministër i puneve të jashte
Mistrja e tretë e jashtme dhe më e hatër mbetura sepse e mban veten edhe për më të bukurën e Ministreshave socialiste Spiropali, e akuzon në mënyra filosofike duke filosofuar se hija e personit është më e shkurtër se sa personi (kur dielli është pingul) dhe hija bëhet më e gjatë se personi (kur dielli është në perëndim). Më saktë e kam shkruan në artikullin të disa kohve më parë për këtë problem ku shkruhet: `Me sa po kuptoj Spiropali të kujton thënien e një dijetari që thotë se: “ “Njerëzit me dy fytyra zakonisht harrojnë se cilën maskë po mbajnë në një moment të jetës së tyre.” (Anthony T. Hincks), sepse në kohën kur ishte drejtuese mbante maskën e Militantes intelektuale, dhe tani që e larguan nga postet vendos maskën Viktimës që filosofon për padrejtësinë që i qënka bërë…. E çfarë të thuash për Spiropalin që në vënd të ulë kokën e të kërkojë falej për budallallëkun që bëri kur ishte ministre e jashtme, vazhdon të filosofojë me një frymë tipike të Berishës që nuk pranon gabimin dhe që në mënyrë hipokrite shan kolegen e saj si të korruptuar (nëse është le ta vërtetojë Drejtësia), por harron vetë se si erdhi në PS.
E shajne gjithashtu edhe disa ish drejtues që bënin vrap nga liqeni kur sapo kishin ardhur nga tepelena me brekushe por nanua (të cilin e shanë edhe atë) i bëri drejtues dhe ashtu si kadeti i dhjerë Bigler filluan të fryhen e të krenoheshin dikur nëpër bulevardin ku sot mbahet protesta. Duke qënë komplet I paaftë dhe kokorroç Prof. Dr.Elmaz Sherifi e akuzoi Ramën duke shkruar ….“Ai shtoi me ironi se deputetët aktualë socialistë janë katandisur në një “ushtria e memecëve” që thjesht ulin kokën përpara gabimeve të liderit, dhe më pas vazhdon si hatërmbetur që është me …. `dhe mua më ftuat në vendin e gabuar për të festuar 35 vjetorin e partisë që dikur e quajte “bordello” dhe dje përdorët si filozof termin “proletariati i algoritmeve sociale”“. ç`janë këto budallallëqe o profesor, po të ç`bëre kur jeshe në krie?
Kurse z. Zela e akuzon….duke bërë thirrje për t’i thënë ndal pushtetit pa llogaridhënie, monopoleve mbytëse ekonomike dhe mungesës absolute të garës e debatit të brendshëm në parti. Harron se kur ishte ai nuk bëri asgjë sepse kishte frike nga Nano, madje deh nuk ndihmoi asnjë nga socialistët që u hoqën nga puna po nga drejtuesit socialist të asaj kohe…..
Sa për kritikat e Petro Koçit, jam pjesërisht dakort, por nuk mund të akuzosh Ramën se qeveria e ka lënë luftën kundër korrupsionit, duke harruar se Korrupsioni nuk luftohet nga qeverisja por nga Pushteti i Drejtesisë , të cilin po ky Edi Rama në bashkëpunim me SHBA realizoi SPAK , BKH, të cilat kanë vepruar dhe futur në burg me dhjetra shkelës të ligjit dhe të korruptuar. Këtë se mohon dot. Gjithashtu Petro Nuk duhet te mbroje as Spitopalin dhe as Mariana Kaçekun, sepse të dyja janë nga dy përfitueset më të mëdha të PS, duke marrë poste, mandate, favore, dhe në momentin që Spiropali ikën dhe Koçeku sfidon PS duke u bërë `e pavarur`, tregojnë edhe njëherë se sa të pa pjekura nga ana karakteriale dhe nga dinjiteti janë këto gra.
Po me këta lloj socialistësh të lodhur do ta drejtojë Edi Rama Shqipërinë? Hëngrët sa deshët ju o intelektuale ruralë që nuk dinit të drejtonit zonën tuaj dhe deshët të drejtonit Shqipërinë, madje e çuat në një luftë civile me paaftësinë tuaj.
Sigurisht Qeverisja e gjatë ka shkaktuar probleme por kandari anon nga gjërat e mira në raport me gabimet e bëra, dhe më kryesorja është se Shqipëria nuk është në krizë, në krizë është Opozita e cila jo vetëm nuk ka Lider por nuk ka as Projekte, as Programe më të mira se aktualet, dhe për të mbuluar kto gabime, si zakonisht lugati non-gratta ka mësuar servilët e tij të kundërtën- të zbatojnë metodën e Diktoatir Enver Hozha që `çdo faj tonin hidhjua të tjerëve`, `çdo gabim tonin akuzoni të tjerët`, `për çdo sukses të tyre- akuzoji për koruspion dhe vjedhje`????!!!!.
Epo kështu të nderuar edhe ju protestues të paguar, – po dëmtoni Shqipërinë me injorancën tuaj.
Sa për ju të nderuar ish drejtues Socalistë të hequr me meritë nga postet, rrini urtë dhe në vënd që të kritikoni e të shani, (qofshi dhe Profesorë me apo pameritë)- duhet të ulni kokën e të futeni 7 pashë nën dhe, ose shkoni në kishë apo xhami për të treguar pisllëqet, sepse ndryshe detyroheni të shkoni në SPAK.
priftipirro2017@gmail.com


