Kur liria fetare viroset në shqetësim?

Shkrime relevante

Plagjiatori që m’i vjedh edhe fyerjet me të cilat e ofendoj

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Ka njerëz që vjedhin ide, ka të tjerë që...

Basil Schader, një figurë e shquar zvicerane e albanologjisë bashkëkohore

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë Në kujtim të Prof. Dr. Dr. Basil Schader...

Si qenka bota, poezi nga Arif Ejupi

SI QENKA BOTA (Kushtuar zgjedhjeve në Serbi, ku e kaluara ende rëndon...

Shpërndaj

Ajo që po ndodh rreth ceremonisë së bekimit të gurthemelit të kishës së re në Zogaj të Vushtrrisë është serioze dhe duhet të na shqetësojë të gjithëve, pavarësisht përkatësisë fetare.
Dioqeza Prizren–Prishtinë ka shprehur shqetësimin e saj të fortë pas vendimit të Policisë së Kosovës për të mos lejuar zhvillimin e ceremonisë së planifikuar për 18 gusht. Sipas Dioqezës, autoritetet ishin njoftuar me kohë dhe vendimi nuk është ndryshuar as pas ankesës zyrtare.
Kjo nuk duhet të shndërrohet në një përplasje mes komuniteteve fetare. Përkundrazi, duhet të jetë një moment ku institucionet e Kosovës të dëshmojnë se liria fetare, e drejta e pronës dhe ushtrimi paqësor i besimit vlejnë njësoj për çdo qytetar dhe çdo komunitet fetar.
Është e rëndësishme që edhe në situata të ndjeshme institucionet të veprojnë me transparencë, profesionalizëm dhe mbi bazën e ligjit. Nëse ka arsye konkrete të sigurisë, ato duhet të bëhen të qarta. Nëse jo, atëherë lind pyetja pse një ceremoni fetare paqësore nuk lejohet të zhvillohet.
E vlerësoj faktin që Dioqeza, përkundër shqetësimit, ka zgjedhur rrugën institucionale dhe ligjore dhe ka bërë thirrje për qetësi e dinjitet.
Kosova duhet të jetë shtet laik, demokratik dhe i barabartë për të gjithë.
Askush nuk duhet të ketë frikë ta ushtrojë besimin e vet.
Askush nuk duhet të diskriminohet për shkak të fesë.
Dhe askush nuk duhet të vendoset mbi ligjin.
Liria fetare nuk është privilegj i askujt. Është e drejtë e çdo qytetari.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu