Kur shqiptari e mësoi serbishten, ndërsa serbi u tremb se do ta zbulonte sa budalla ishte

Shkrime relevante

SHBA-ja ne konflikt me Gjykatën Penale Ndërkombëtare !

Temsi Semi, Gjenevë ____ Cka po ndodhe me te ashtuquajturen Gjykate nderkombtare ,apo...

Kur shqiptari e mësoi serbishten, ndërsa serbi u tremb se do ta zbulonte sa budalla ishte

Hartë e vitit 1878, ku shqiptarët janë paraqitur me ngjyrë të...

Pal Canaj, profili i intelektualit bashkëkohor

Lekë Mrijaj, Klinë PROF. PAL CANAJ, PROFIL I FORMUAR INTELEKTUAL, PEDAGOGJIK...

Për Kishën e Shën Anës në fshatin Dunav të Epërm të Gjilanit

Qahil Halili, Zhegër, Gjilan ____ Në zemër të Grykës së Karadakut, në fshatin...

Historia përsëritet 2000 vjet më vonë, përsëri kundër Kishës?

Agustin M. Mirakaj ____ Dy mijë vjet më parë, në kohën e Perandorisë...

Shpërndaj

Hartë e vitit 1878, ku shqiptarët janë paraqitur me ngjyrë të gjelbërt dhe shihet qartë se popullojnë zonat deri në pragun jugor të Nishit.
____
(në shqip, serbisht, gjermanisht dhe anglisht)
Zonja Nada Zorić Licsandru, ju jeni vërtet një grua jashtëzakonisht e zgjuar — deri në kufijtë më të lartë të marrëzisë.
Ju talleni me faktin që ju drejtohem në një gjuhë serbe të përsosur, duke lënë të kuptohet se shqipja, gjoja, qenka një gjuhë krejtësisht e parëndësishme, ndërsa serbishtja, sipas jush, qenka gjuha më e rëndësishme në botë.
Kjo ma kujton një druvar serb të ndershëm, një burrë prej të cilit blija dru për ngrohje.
Ai jetonte me familjen e tij të mrekullueshme në një bjeshkë të bukur mbi komunën e Medvegjës, në mes të një pylli aq të dendur, saqë edhe derri i egër, para se të kalonte nga njëra anë e fshatit në tjetrën, duhej të merrte leje me shkrim nga pylltari i komunës.
Fshati quhej Retkocer. E njoha në mesin e viteve tetëdhjetë, në atë epokë “të lavdishme”, kur dinari jugosllav e humbiste vlerën me një shpejtësi të tillë, saqë, nëse do ta lije një kartëmonedhë mbi tavolinë në mëngjes, në mbrëmje duhej ta bindje shitësin se ajo copë letre ende ishte para.
Miku im druvar ishte një njeri i jashtëzakonshëm në çdo kuptim pozitiv të kësaj fjale.
Ishte serb, por shqipen e fliste pothuajse në mënyrë të përsosur. Nuk kishte makinë me të cilën të mund të zbriste rreth tridhjetë kilometra tatëpjetë deri në Medvegjë. Prandaj, shpesh ia blija ushqimet bazë në një nga dyqanet më të mëdha të qytetit dhe ia çoja, pa marrë prej tij as edhe një dinar të vetëm.
Ai nuk më shihte si pjesëtar të ndonjë “race tjetër, inferiore”, por thjesht si një njeri që kishte ardhur për të blerë dru.
Madje, ishte i vetmi që pranoi t’ia paguaja drutë me marka gjermane.
Të tjerët i refuzonin markat gjermane me një patriotizëm ekonomik aq prekës, saqë njeriut i vinte të qante.
Për ta, marka gjermane ishte ende marka e Hitlerit dhe, sipas të gjitha gjasave, ata besonin se ajo, edhe disa dekada pas Luftës së Dytë Botërore, vazhdonte t’i mbante mustaqet e tij qesharake.
Rezultati ishte madhështor.
Fqinjët e tij, të cilët i refuzonin markat gjermane, humbën shuma të mëdha parash dhe më vonë u detyruan të merrnin hua pikërisht nga miku im druvar, i cili i pranonte ato me mirënjohje.
Fqinjët e tij “të zgjuar” i ruanin dinarët nën jastëk, sikur të bëhej fjalë për pasurinë kombëtare të Serbisë.
Por, kur zbrisnin në qytet me thasë të tërë me para, zbulonin se ekonomia kishte bërë një përparim të jashtëzakonshëm: me një thes dinarësh mund të blinin vetëm një kilogram domate, gjysmë kilogrami speca dhe gjysmë kastraveci.
Në atë kohë, një thes me dinarë jugosllavë kishte përafërsisht të njëjtën vlerë praktike si një thes me patate, me ndryshimin se patatet, të paktën, nuk e humbnin vlerën e tyre ushqyese.
Ky druvar më mësoi diçka që politika fashiste serbe nuk kishte arritur t’ua mësonte serbëve si ju për dekada:
Njeriu që e njeh gjuhën tuaj nuk është domosdoshmërisht armiku juaj.
Përkundrazi, ai mund të jetë pikërisht njeriu që dëshiron t’ju kuptojë.
Dhe këtu arrijmë te problemi juaj me shqiptarët.
Për një kohë të gjatë, ju na trajtuat ne shqiptarët sikur të ishim “indianët e Ballkanit”.
Na shtypët, na sulmuat pa shkak, kryet kundër nesh disa gjenocide të njëpasnjëshme gjatë dyqind viteve të fundit, na dëbuat drejt Turqisë, na mohuat të drejtat elementare dhe, për më tepër, u përpoqët të na bindnit se nuk e kishim as aftësinë për të menduar me kokën tonë.
Pastaj erdhën amerikanët.
Dhe ndodhi një keqkuptim i vogël historik.
Ata zbuluan se “indianët” e Ballkanit dinin të mendonin me kokën e tyre, të flisnin disa gjuhë, të krijonin miq e mikesha në çdo cep të botës dhe ta kërkonin në mënyrë dinjitoze lirinë e tyre.
Por zbuluan edhe diçka tjetër, ndoshta edhe më interesante:
Se serbët, të cilët e quanin veten “rusët e Ballkanit”, ndaj shqiptarëve silleshin pikërisht ashtu siç ishin sjellë ata vetë, treqind vjet më parë, ndaj popujve autoktonë të Amerikës.
Prandaj më duket veçanërisht absurde kur një serb tallet me një shqiptar vetëm sepse e njeh mirë gjuhën e tij amtare.
Ai nuk e ka mësuar gjuhën amtare të serbit për t’ia pushtuar fshatin, për t’ia djegur kasollen, për t’ia përdhunuar gruan dhe për t’ia vrarë fëmijën në djep.
E ka mësuar për ta kuptuar.
Njeriu i mirë e vlerëson këtë.
Njeriu i keq sheh në të një kërcënim.
Ne shqiptarët kemi mësuar shumë gjuhë. Jo sepse kemi pasur ndonjë dëshirë të veçantë t’i mbledhim ato si pulla postare, por sepse historia na ka mësuar një rregull shumë të thjeshtë mbijetese:
Është më mirë ta kuptosh tjetrin sesa ta urresh pa e kuptuar fare.
Falë kësaj, kemi miq në mbarë botën.
Prandaj, kur një serb tallet me një shqiptar pse flet serbisht, pyetja ime është fare e thjeshtë:
A ju shqetëson vërtet fakti që ai e di gjuhën tuaj, apo ju shqetëson fakti se, pasi e ka mësuar gjuhën tuaj amtare, tani mund ta kuptojë shumë më mirë se sa budalla jeni?
Sepse ekziston një dallim i madh midis të moskuptuarit të dikujt dhe të mosdëshiruarit që dikush tjetër t’ju kuptojë.
E para është padije kronike.
E dyta është karakter i lig.
Dhe, duke gjykuar nga reagimi juaj, kam frikë se problemi nuk qëndron te fakti që ne shqiptarët kemi mësuar shumë gjuhë.
Problemi qëndron te fakti se ju, serbët e Vuçiqit, Sheshelit, Millosheviqit dhe Arkanit, e masakroni madje edhe gjuhën tuaj, njësoj siç i keni masakruar shqiptarët, boshnjakët, kroatët dhe ata serbë që nuk e kanë masakruar as gjuhën serbe, as popujt fqinjë.
Por problemi edhe më i madh është se ende nuk keni mësuar asgjë nga gabimet dhe mëkatet tuaja.
Përkundrazi, Vuçiqi ia ka dalë të arrijë atë që politika e marrë zakonisht e quan “sukses”: t’ju shndërrojë në zombie që mbyten në kënetën e tyre shekullore.
Dhe kjo është ndoshta ironia më e madhe e gjithë historisë:
Ju keni frikë se mos shqiptari e mëson gjuhën tuaj dhe kupton se sa të pandershëm, të këqij, dinakë dhe të prapambetur jeni.
Ndërkohë, do të ishte shumë më e dobishme sikur të mësonit të paktën diçka nga ajo që shqiptarët e kanë mësuar prej kohësh:
se të kuptuarit e tjetrit nuk të bën as më pak serb, as më pak shqiptar dhe as më pak njeri.
Të bën vetëm pak më pak budalla.
Sqarim:
Unë kam miq në Serbi, të cilët i respektoj pafundësisht.
Jo sepse janë serbë. Kur i krijoi Zoti i Plotfuqishëm, Ai nuk i pyeti se cilit komb dëshironin t’i përkisnin.
Thjesht i solli në këtë botë, pa ua dhënë mundësinë ta zgjidhnin gjuhën, vendin ku do të lindnin, apo flamurin nën të cilin do të rriteshin.
Por i respektoj pafundësisht sepse janë njerëz në kuptimin më fisnik të kësaj fjale.
Me ndihmën e tyre, jeta ma ka mësuar një të vërtetë të thjeshtë, por të madhe:
Nuk ekzistojnë kombe të mençura dhe kombe budallaqe. Ekzistojnë njerëz të mençur dhe njerëz budallenj.
Ekzistojnë njerëz të mirë dhe njerëz të këqij.
Ekzistojnë njerëz që ndërtojnë ura dhe njerëz që ndërtojnë mure dhe ndezin zjarre.
Nga budallenjtë luftënxitës të të gjitha kombeve mësojmë se si nuk duhet të jemi.
Ndërsa nga intelektualët e vërtetë paqedashës të të gjitha kombeve mësojmë se çfarë duhet të bëhemi.
Prandaj, kur e analizojmë së bashku historinë, nuk e pyesim njëri-tjetrin vetëm: “Kush ishte gjerman?”, “Kush ishte serb?”, “Kush ishte shqiptar?”, “Kush ishte rus?” apo “Kush ishte hebre?”
Njëri-tjetrit ia bëjmë një pyetje shumë më të rëndësishme:
Sa kanë mësuar këta popuj nga gabimet dhe mëkatet e politikanëve të tyre luftënxitës, grabitqarë, lakmitarë, hajdutë dhe oportunistë, të cilët krimet e kryera ndaj popujve të tyre i arsyetonin duke e zhvendosur fajin përtej kufijve të shteteve të tyre?
Ne, në të vërtetë, përpiqemi të mësojmë nga plagët e historisë, nga krimet e regjimeve nazifashiste dhe klerofashiste dhe nga çdo ideologji që e shndërroi njeriun në armik vetëm sepse kishte lindur në anën tjetër të kufirit.
Sepse nuk duam t’ua lëmë fëmijëve tanë në trashëgimi urrejtjen që të tjerët na e lanë.
Nuk duam t’u lëmë një botë në të cilën fëmijët mësojnë të kenë frikë nga fëmijët e tjerë vetëm sepse prindërit e tyre flasin një gjuhë tjetër.
Nuk duam t’u lëmë flamuj të lagur me gjakun e urrejtjes, histori të mbushura me hakmarrje dhe zemra të helmuara nga propaganda.
Duam t’ua lëmë një botë më paqësore, më të drejtë dhe më njerëzore.
Një botë në të cilën shqiptari mund ta respektojë serbin, pa pushuar së qeni shqiptar.
Në të cilën serbi mund ta respektojë shqiptarin, pa pushuar së qeni serb.
Në të cilën boshnjaku mund ta përqafojë shqiptarin dhe serbin, pa pasur nevojë t’i kërkojë falje askujt për këtë.
Sepse paqja nuk kërkon që ne të bëhemi të njëjtë. Ajo kërkon vetëm që të pranojmë se edhe tjetri ka zemër.
Ndoshta pikërisht ky është misioni më i shenjtë që mund t’ua lëmë brezave që vijnë:
Të mos ua lëmë fëmijëve tanë në trashëgimi armiqtë tanë.
T’ua lëmë në trashëgimi miqësinë tonë.
T’u lëmë në trashëgimi guximin për t’iu kundërvënë së keqes, pavarësisht se nga cili komb, fe apo ideologji vjen ajo.
Dhe kushdo që beson në këtë mision, kushdo që dëshiron të ecë drejt një bote të tillë, pa marrë parasysh nga vjen, çfarë gjuhe flet apo çfarë flamuri mban në shtëpi, është i mirëseardhur.
Sepse, në fund të fundit, para se të jemi shqiptarë, serbë, boshnjakë apo çfarëdo tjetër, ne jemi njerëz.
Dhe nëse një ditë arrijmë t’ua mësojmë këtë fëmijëve tanë, atëherë ndoshta, pas gjithë këtyre shekujve, njerëzimi më në fund do ta ketë bërë hapin e parë drejt pjekurisë.
____
KADA JE ALBANAC NAUČIO SRPSKI, A SRBIN SE UPLAŠIO DA ĆE OTKRITI KOLIKO JE GLUP
Autor: Lirim Gashi
Gospođo Nada Zorić Licsandru, Vi ste zaista izuzetno pametna žena — sve do najviših granica gluposti.
Podsmevate se činjenici da Vam se obraćam na savršenom srpskom jeziku, dajući pritom do znanja da je albanski, navodno, potpuno nevažan jezik, dok je srpski, po Vama, najvažniji jezik na svetu.
To me podseća na jednog poštenog srpskog drvoseču, čoveka od kojeg sam kupovao drva za ogrev.
Živeo je sa svojom divnom porodicom na jednoj prelepoj planini iznad opštine Medveđa, usred tako guste šume da je čak i divlja svinja, pre nego što bi prešla s jedne strane sela na drugu, morala da dobije pismenu dozvolu opštinskog šumara.
Selo se zvalo Retkocer. Upoznao sam ga sredinom osamdesetih, u onoj „slavnoj“ epohi kada je jugoslovenski dinar gubio vrednost takvom brzinom da biste, ako biste novčanicu ostavili na stolu ujutru, uveče morali da ubeđujete prodavca da je taj komad papira još uvek novac.
Moj prijatelj drvoseča bio je izuzetan čovek u svakom pozitivnom smislu te reči.
Bio je Srbin, ali je albanski govorio gotovo savršeno. Nije imao automobil kojim bi mogao da se spusti tridesetak kilometara nizbrdo do Medveđe. Zato sam mu često kupovao osnovne namirnice u jednoj od većih gradskih prodavnica i donosio mu ih, ne uzimajući od njega ni jedan jedini dinar.
Nije me posmatrao kao pripadnika neke „druge, inferiorne rase“, već jednostavno kao čoveka koji je došao da kupi drva.
Štaviše, bio je jedini koji je pristao da mu drva platim nemačkim markama.
Ostali su nemačke marke odbijali sa takvim dirljivim ekonomskim patriotizmom da je čoveku dolazilo da zaplače.
Za njih je nemačka marka još uvek bila Hitlerova marka i, po svemu sudeći, verovali su da ona, čak i nekoliko decenija posle Drugog Svetskog Rata, i dalje nosi njegove smešne brčiće.
Rezultat je bio veličanstven.
Njegove komšije, koje su odbijale nemačke marke, izgubile su ogromne količine novca i kasnije bile prinuđene da pozajmljuju novac upravo od mog prijatelja drvoseče, koji ih je prihvatao sa zahvalnošću.
Njegove „pametne“ komšije čuvale su dinare pod jastukom, kao da je reč o nacionalnom bogatstvu Srbije.
Ali kada bi se spuštali u grad sa čitavim džakovima novca, otkrivali bi da je ekonomija napravila ogroman napredak: jednim džakom dinara mogli su da kupe samo kilogram paradajza, pola kilograma paprika i pola krastavca.
U to vreme, džak jugoslovenskih dinara imao je približno istu praktičnu vrednost kao džak krompira, s tom razlikom što krompir, bar, nije gubio svoju hranljivu vrednost.
Ovaj drvoseča me je naučio nečemu čemu fašistička srpska politika decenijama nije uspela da nauči Srbe poput Vas:
Čovek koji poznaje Vaš jezik nije nužno Vaš neprijatelj.
Naprotiv, on može biti upravo čovek koji želi da Vas razume.
I tu dolazimo do Vašeg problema sa Albancima.
Dugo ste nas Albance tretirali kao da smo „Indijanci Balkana“.
Potiskivali ste nas, napadali bez razloga, počinili nad nama nekoliko uzastopnih genocida tokom poslednjih dvesta godina, proterivali nas u Tursku, uskraćivali nam osnovna prava i, povrh svega, pokušavali da nas ubedite da nemamo čak ni sposobnost da mislimo svojom glavom.
A onda su došli Amerikanci.
I dogodio se jedan mali istorijski nesporazum.
Otkrili su da „Indijanci“ Balkana umeju da misle svojom glavom, da govore više jezika, da stvaraju prijatelje i prijateljice u svakom kutku sveta i da na dostojanstven način zahtevaju svoju slobodu.
Ali otkrili su i nešto drugo, možda još zanimljivije:
da su se Srbi, koji su sebe nazivali „Rusima Balkana“, prema Albancima ponašali upravo onako kako su se oni sami, tri stotine godina ranije, ponašali prema starosedeocima Amerike.
Zato mi je posebno apsurdno kada se neki Srbin podsmeva Albancu samo zato što dobro poznaje njegov maternji jezik.
On nije naučio maternji jezik Srbina da bi mu osvojio selo, spalio kolibu, silovao ženu i ubio dete u kolevci.
Naučio ga je da bi ga razumeo.
Dobar čovek to ceni.
Loš čovek u tome vidi pretnju.
Mi Albanci smo naučili mnoge jezike. Ne zato što smo imali neku posebnu želju da ih sakupljamo kao poštanske marke, već zato što nas je istorija naučila jednom vrlo jednostavnom pravilu preživljavanja:
Bolje je razumeti drugoga nego ga mrzeti a da ga uopšte ne razumete.
Zahvaljujući tome, imamo prijatelje širom sveta.
Zato, kada se neki Srbin podsmeva Albancu zato što govori srpski, moje pitanje je sasvim jednostavno:
Da li Vas zaista uznemirava činjenica da on zna Vaš jezik, ili Vas uznemirava činjenica da, pošto je naučio Vaš maternji jezik, sada može mnogo bolje da razume koliko ste glupi?
Jer postoji velika razlika između toga da nekoga ne razumete i da ne želite da Vas neko drugi razume.
Prvo je hronično neznanje.
Drugo je zao karakter.
A sudeći po Vašoj reakciji, bojim se da problem nije u tome što smo mi Albanci naučili mnoge jezike.
Problem je u tome što Vi, Vučićevi, Šešeljevi, Miloševićevi i Arkanovi Srbi, masakrirate čak i sopstveni jezik, isto kao što ste masakrirali Albance, Bošnjake, Hrvate i one Srbe koji nisu masakrirali ni srpski jezik ni susedne narode.
Ali još veći problem je što još uvek ništa niste naučili iz svojih grešaka i svojih grehova.
Naprotiv, Vučić je uspeo da postigne ono što glupa politika obično naziva „uspehom“: pretvorio vas je u zombije koji se dave u sopstvenoj vekovnoj bari.
I to je možda najveća ironija cele priče:
Vi se plašite da Albanac nauči Vaš jezik i shvati koliko ste nepošteni, zli, lukavi i zaostali.
U međuvremenu, bilo bi mnogo korisnije kada biste naučili bar nešto od onoga što su Albanci odavno naučili:
da razumevanje drugoga ne čini čoveka ni manje Srbinom, ni manje Albancem, a ni manje čovekom.
Čini ga samo malo manje glupim.
Objašnjenje :
Ja imam prijatelje u Srbiji koje beskrajno poštujem.
Ne zato što su Srbi. Kada ih je Svemogući Bog stvarao, nije ih pitao kojoj naciji žele da pripadaju.
Jednostavno ih je doveo na ovaj svet, ne dajući im mogućnost da biraju jezik, mesto u kojem će se roditi ili zastavu pod kojom će odrastati.
Ali ih beskrajno poštujem zato što su ljudi u najplemenitijem smislu te reči.
Među njima su Nikola Sandulovic, Jovan Golubovic, Sonja Biserko, Drasko Stojković Republikanac, Tomislav Milenović Republikanac Nenad Čanak, Slaviša Šošić, Nada Strepacki, Bojana Vatić, Milojko Pantic, Rade Radovanović, Dejan Stojkovic, Čedomir Stojković, Snežana Vatić — i mnogi drugi. Lista je duga, od Prištine do Beograda.
Uz njihovu pomoć, život me je naučio jednoj jednostavnoj, ali velikoj istini:
Ne postoje mudri narodi i glupi narodi. Postoje mudri ljudi i budale.
Postoje dobri ljudi i loši ljudi.
Postoje ljudi koji grade mostove i ljudi koji grade zidove i pale vatre.
Od ratnohuškačkih budala svih naroda učimo kako ne treba da budemo.
A od istinskih mirotvornih intelektualaca svih naroda učimo kakvi treba da postanemo.
Zato, kada zajedno analiziramo istoriju, ne pitamo jedni druge samo: „Ko je bio Nemac?“, „Ko je bio Srbin?“, „Ko je bio Albanac?“, „Ko je bio Rus?“ ili „Ko je bio Jevrejin?“
Jedni drugima postavljamo jedno mnogo važnije pitanje:
Koliko su ti narodi naučili iz grešaka i grehova svojih ratnohuškačkih, grabljivih, pohlepnih, lopovskih i oportunističkih političara, koji su zločine počinjene nad njihovim narodima opravdavali tako što su krivicu prebacivali preko granica svojih država?
Mi se, zapravo, trudimo da učimo iz rana istorije, iz zločina nacifašističkih i klerofašističkih režima i iz svake ideologije koja je čoveka pretvarala u neprijatelja samo zato što je rođen s druge strane granice.
Jer ne želimo da svojoj deci ostavimo u nasleđe mržnju koju su nam drugi ostavili.
Ne želimo da im ostavimo svet u kojem deca uče da se plaše druge dece samo zato što njihovi roditelji govore drugim jezikom.
Ne želimo da im ostavimo zastave natopljene krvlju mržnje, istorije ispunjene osvetom i srca zatrovana propagandom.
Želimo da im ostavimo svet koji je mirniji, pravedniji i humaniji.
Svet u kojem Albanac može da poštuje Srbina, a da pritom ne prestane da bude Albanac.
U kojem Srbin može da poštuje Albanca, a da pritom ne prestane da bude Srbin.
U kojem Bošnjak može da zagrli Albanca i Srbina, a da zbog toga ne mora nikome da se izvinjava.
Jer mir ne zahteva da postanemo isti. On zahteva samo da prihvatimo da i onaj drugi ima srce.
Možda je upravo to najsvetija misija koju možemo ostaviti generacijama koje dolaze:
Da svojoj deci ne ostavimo u nasleđe svoje neprijatelje.
Da im u nasleđe ostavimo svoje prijateljstvo.
Da im u nasleđe ostavimo hrabrost da se suprotstave zlu, bez obzira na to iz kojeg naroda, vere ili ideologije ono dolazi.
I svako ko veruje u ovu misiju, svako ko želi da krene putem ka takvom svetu, bez obzira na to odakle dolazi, kojim jezikom govori ili koju zastavu nosi u svom domu, dobrodošao je.
Jer, na kraju krajeva, pre nego što smo Albanci, Srbi, Bošnjaci ili bilo šta drugo, mi smo ljudi.
I ako jednog dana uspemo da ovo naučimo svoju decu, onda će možda, posle svih ovih vekova, čovečanstvo konačno napraviti prvi korak ka zrelosti.
___
WENN DER ALBANER SERBISCH LERNTE, WÄHREND DER SERBE ANGST BEKAM, ER KÖNNE ENTDECKEN, WIE DUMM ER IST
Autor: Lirim Gashi
Frau Nada Zorić Licsandru, Sie sind tatsächlich eine außerordentlich intelligente Frau – bis an die höchsten Grenzen der Dummheit.
Sie machen sich darüber lustig, dass ich mich in perfektem Serbisch an Sie wende, und erwecken damit den Eindruck, als sei Albanisch angeblich eine völlig unbedeutende Sprache, während Serbisch Ihrer Auffassung nach die wichtigste Sprache der Welt sei.
Das erinnert mich an einen ehrlichen serbischen Holzfäller, einen Mann, bei dem ich Brennholz kaufte.
Er lebte mit seiner wunderbaren Familie auf einem schönen Berg oberhalb der Gemeinde Medveđa, mitten in einem so dichten Wald, dass selbst ein Wildschwein, bevor es von einer Seite des Dorfes zur anderen gelangen konnte, eine schriftliche Genehmigung des Gemeindeförsters hätte einholen müssen.
Das Dorf hieß Retkocer. Ich lernte ihn Mitte der achtziger Jahre kennen, in jener „ruhmreichen“ Epoche, in der der jugoslawische Dinar seinen Wert mit einer solchen Geschwindigkeit verlor, dass man, wenn man morgens einen Geldschein auf dem Tisch liegen ließ, abends den Verkäufer davon überzeugen musste, dass dieses Stück Papier tatsächlich noch Geld war.
Mein Freund, der Holzfäller, war in jeder positiven Bedeutung dieses Wortes ein außergewöhnlicher Mensch.
Er war Serbe, sprach aber Albanisch nahezu perfekt. Er besaß kein Auto, mit dem er die etwa dreißig Kilometer bergab nach Medveđa hätte fahren können. Deshalb kaufte ich ihm oft die wichtigsten Lebensmittel in einem der größeren Geschäfte der Stadt und brachte sie ihm, ohne auch nur einen einzigen Dinar von ihm anzunehmen.
Er betrachtete mich nicht als Angehörigen irgendeiner „anderen, minderwertigen Rasse“, sondern einfach als einen Menschen, der gekommen war, um Holz zu kaufen.
Er war sogar der Einzige, der sich damit einverstanden erklärte, dass ich das Holz mit deutschen Mark bezahlte.
Die anderen lehnten die deutsche Mark mit einem derart rührenden wirtschaftlichen Patriotismus ab, dass einem beinahe die Tränen kamen.
Für sie war die deutsche Mark immer noch Hitlers Mark, und allem Anschein nach glaubten sie, dass sie auch mehrere Jahrzehnte nach dem Zweiten Weltkrieg noch immer seinen lächerlichen kleinen Schnurrbart trug.
Das Ergebnis war großartig.
Seine Nachbarn, die die deutsche Mark ablehnten, verloren große Geldsummen und mussten später ausgerechnet bei meinem Holzfällerfreund Geld leihen, der die deutschen Mark dankbar angenommen hatte.
Seine „klugen“ Nachbarn bewahrten ihre Dinar unter dem Kopfkissen auf, als handele es sich um Serbiens nationales Vermögen.
Doch wenn sie mit ganzen Säcken voller Geld in die Stadt hinuntergingen, stellten sie fest, dass die Wirtschaft einen gewaltigen Fortschritt gemacht hatte: Mit einem Sack Dinar konnten sie gerade einmal ein Kilogramm Tomaten, ein halbes Kilogramm Paprika und eine halbe Gurke kaufen.
Damals hatte ein Sack jugoslawischer Dinar ungefähr denselben praktischen Wert wie ein Sack Kartoffeln – mit dem Unterschied, dass Kartoffeln wenigstens ihren Nährwert nicht verloren.
Dieser Holzfäller lehrte mich etwas, das die serbische faschistische Politik Serben wie Ihnen jahrzehntelang nicht beibringen konnte:
Ein Mensch, der Ihre Sprache kennt, ist nicht zwangsläufig Ihr Feind.
Im Gegenteil: Er kann gerade derjenige sein, der Sie verstehen möchte.
Und damit kommen wir zu Ihrem Problem mit den Albanern.
Lange Zeit behandelten Sie uns Albaner so, als wären wir die „Indianer des Balkans“.
Sie unterdrückten uns, griffen uns ohne Grund an, verübten in den vergangenen zweihundert Jahren mehrere aufeinanderfolgende Genozide an uns, vertrieben uns in Richtung Türkei, verweigerten uns elementare Rechte und versuchten darüber hinaus, uns davon zu überzeugen, dass wir nicht einmal die Fähigkeit besäßen, mit unserem eigenen Kopf zu denken.
Dann kamen die Amerikaner.
Und es kam zu einem kleinen historischen Missverständnis.
Sie stellten fest, dass die „Indianer“ des Balkans sehr wohl mit ihrem eigenen Kopf denken, mehrere Sprachen sprechen, in jedem Winkel der Welt Freundschaften schließen und ihre Freiheit auf würdige Weise fordern konnten.
Doch sie entdeckten noch etwas anderes, vielleicht sogar etwas noch Interessanteres:
Dass die Serben, die sich selbst „die Russen des Balkans“ nannten, sich gegenüber den Albanern genau so verhielten, wie sie selbst dreihundert Jahre zuvor gegenüber den indigenen Völkern Amerikas gehandelt hatten.
Deshalb erscheint es mir besonders absurd, wenn ein Serbe einen Albaner verspottet, nur weil dieser seine Muttersprache gut beherrscht.
Er hat die Muttersprache des Serben nicht gelernt, um dessen Dorf zu erobern, seine Hütte niederzubrennen, seine Frau zu vergewaltigen und sein Kind in der Wiege zu töten.
Er hat sie gelernt, um ihn zu verstehen.
Ein guter Mensch weiß das zu schätzen.
Ein schlechter Mensch sieht darin eine Bedrohung.
Wir Albaner haben viele Sprachen gelernt. Nicht weil wir einen besonderen Wunsch gehabt hätten, sie wie Briefmarken zu sammeln, sondern weil uns die Geschichte eine sehr einfache Überlebensregel beigebracht hat:
Es ist besser, den anderen zu verstehen, als ihn zu hassen, ohne ihn überhaupt zu verstehen.
Dank dessen haben wir Freunde auf der ganzen Welt.
Wenn also ein Serbe einen Albaner verspottet, weil er Serbisch spricht, ist meine Frage ganz einfach:
Stört es Sie wirklich, dass er Ihre Sprache kennt, oder stört Sie vielmehr die Tatsache, dass er, nachdem er Ihre Muttersprache gelernt hat, nun viel besser verstehen kann, wie dumm Sie sind?
Denn zwischen dem Nichtverstehen eines Menschen und dem Nichtwollen, dass jemand anderes Sie versteht, besteht ein großer Unterschied.
Das Erste ist chronische Unwissenheit.
Das Zweite ist ein schlechter Charakter.
Und nach Ihrer Reaktion zu urteilen, fürchte ich, dass das Problem nicht darin besteht, dass wir Albaner viele Sprachen gelernt haben.
Das Problem besteht darin, dass Sie, die Serben von Vučić, Šešelj, Milošević und Arkan, sogar Ihre eigene Sprache massakrieren – genauso, wie Sie Albaner, Bosniaken, Kroaten und jene Serben massakriert haben, die weder die serbische Sprache noch die benachbarten Völker massakriert haben.
Doch das noch größere Problem ist, dass Sie aus Ihren Fehlern und Sünden noch immer nichts gelernt haben.
Im Gegenteil: Vučić ist es gelungen, das zu erreichen, was die törichte Politik gewöhnlich als „Erfolg“ bezeichnet: Er hat Sie in Zombies verwandelt, die in ihrem eigenen jahrhundertealten Sumpf ertrinken.
Und das ist vielleicht die größte Ironie der ganzen Geschichte:
Sie haben Angst davor, dass ein Albaner Ihre Sprache lernt und entdeckt, wie unehrlich, böse, gerissen und rückständig Sie sind.
Dabei wäre es wesentlich nützlicher, wenn Sie wenigstens etwas von dem lernen würden, was die Albaner längst gelernt haben:
Dass das Verstehen des anderen Sie weder weniger serbisch noch weniger albanisch und schon gar nicht weniger menschlich macht.
Es macht Sie lediglich ein wenig weniger dumm.
Klarstellung:
Ich habe Freunde in Serbien, die ich unendlich respektiere.
Nicht, weil sie Serben sind. Als der allmächtige Gott sie erschuf, fragte Er sie nicht, welcher Nation sie angehören wollten.
Er brachte sie einfach in diese Welt, ohne ihnen die Möglichkeit zu geben, die Sprache zu wählen, die sie sprechen würden, den Ort, an dem sie geboren werden sollten, oder die Flagge, unter der sie aufwachsen würden.
Aber ich respektiere sie zutiefst, weil sie Menschen im edelsten Sinne dieses Wortes sind.
Zu ihnen gehören Nikola Sandulović, Jovan Golubović, Sonja Biserko, Draško Stojković Republikanac, Tomislav Milenović Republikanac, Nenad Čanak, Slaviša Šošić, Nada Strepacki, Bojana Vatić, Milojko Pantić, Rade Radovanović, Dejan Stojković, Čedomir Stojković, Snežana Vatić, Snežana Tatarević – und viele andere. Die Liste ist lang, von Prishtina bis Belgrad.
Mit ihrer Hilfe hat mich das Leben eine einfache, aber große Wahrheit gelehrt:
Es gibt keine klugen Nationen und keine dummen Nationen. Es gibt kluge Menschen und dumme Menschen.
Es gibt gute Menschen und böse Menschen.
Es gibt Menschen, die Brücken bauen, und Menschen, die Mauern errichten und Feuer legen.
Von den dummen Kriegstreibern aller Nationen lernen wir, wie wir nicht sein dürfen.
Und von den wahren, friedliebenden Intellektuellen aller Nationen lernen wir, was wir werden sollten.
Wenn wir deshalb gemeinsam die Geschichte betrachten, fragen wir einander nicht nur: „Wer war Deutscher?“, „Wer war Serbe?“, „Wer war Albaner?“, „Wer war Russe?“ oder „Wer war Jude?“
Wir stellen einander eine viel wichtigere Frage:
Wie viel haben diese Völker aus den Fehlern und Sünden ihrer kriegstreiberischen, räuberischen, gierigen, diebischen und opportunistischen Politiker gelernt, die die gegenüber ihren eigenen Völkern begangenen Verbrechen rechtfertigten, indem sie die Schuld jenseits der Grenzen ihrer eigenen Staaten suchten?
Wir versuchen in Wahrheit, aus den Wunden der Geschichte, aus den Verbrechen der nationalsozialistischen, faschistischen und klerofaschistischen Regime und aus jeder Ideologie zu lernen, die einen Menschen allein deshalb zum Feind machte, weil er auf der anderen Seite einer Grenze geboren wurde.
Denn wir wollen unseren Kindern nicht den Hass als Erbe hinterlassen, den andere uns hinterlassen haben.
Wir wollen ihnen keine Welt hinterlassen, in der Kinder lernen, Angst vor anderen Kindern zu haben, nur weil deren Eltern eine andere Sprache sprechen.
Wir wollen ihnen keine mit dem Blut des Hasses getränkten Fahnen, keine von Vergeltung erfüllten Geschichtsbücher und keine von Propaganda vergifteten Herzen hinterlassen.
Wir wollen ihnen eine friedlichere, gerechtere und menschlichere Welt hinterlassen.
Eine Welt, in der ein Albaner einen Serben respektieren kann, ohne aufzuhören, Albaner zu sein.
Eine Welt, in der ein Serbe einen Albaner respektieren kann, ohne aufzuhören, Serbe zu sein.
Eine Welt, in der ein Bosniake einen Albaner und einen Serben umarmen kann, ohne sich dafür bei irgendjemandem entschuldigen zu müssen.
Denn Frieden verlangt nicht, dass wir gleich werden. Er verlangt nur, dass wir anerkennen, dass auch der andere ein Herz hat.
Vielleicht ist genau dies die heiligste Aufgabe, die wir den kommenden Generationen hinterlassen können:
Unseren Kindern nicht unsere Feinde als Erbe zu hinterlassen.
Sondern ihnen unsere Freundschaft zu hinterlassen.
Ihnen den Mut zu hinterlassen, dem Bösen entgegenzutreten, ganz gleich, aus welcher Nation, Religion oder Ideologie es kommt.
Und jeder, der an diese Aufgabe glaubt, jeder, der in Richtung einer solchen Welt gehen möchte, ganz gleich, woher er kommt, welche Sprache er spricht oder welche Flagge er zu Hause trägt, ist willkommen.
Denn letztendlich sind wir, bevor wir Albaner, Serben, Bosniaken oder irgendetwas anderes sind, Menschen.
Und wenn wir eines Tages in der Lage sein werden, unseren Kindern genau das beizubringen, dann wird die Menschheit vielleicht nach all diesen Jahrhunderten endlich ihren ersten Schritt in Richtung Reife getan haben.
____
WHEN THE ALBANIAN LEARNED SERBIAN, WHILE THE SERB FEARED HE WOULD DISCOVER HOW STUPID HE WAS
Author: Lirim Gashi
Mrs. Nada Zorić Licsandru, you are truly an extraordinarily intelligent woman — right up to the highest limits of stupidity.
You mock the fact that I address you in flawless Serbian, implying that Albanian is supposedly a completely insignificant language, while Serbian, according to you, is supposedly the most important language in the world.
This reminds me of an honest Serbian woodcutter, a man from whom I used to buy firewood.
He lived with his wonderful family on a beautiful mountain above the municipality of Medveđa, in the middle of a forest so dense that even a wild boar, before crossing from one side of the village to the other, had to obtain written permission from the municipal forester.
The village was called Retkocer. I met him in the mid-1980s, during that “glorious” era when the Yugoslav dinar was losing its value so rapidly that, if you left a banknote on the table in the morning, by evening you had to convince the shopkeeper that the piece of paper was still money.
My friend, the woodcutter, was an extraordinary man in every positive sense of the word.
He was Serbian, but he spoke Albanian almost perfectly. He did not have a car with which he could make the roughly thirty-kilometre descent to Medveđa. So I would often buy his basic groceries at one of the larger shops in town and take them to him, without taking a single dinar from him.
He did not see me as a member of some “different, inferior race,” but simply as a man who had come to buy firewood.
In fact, he was the only one who agreed to let me pay for the firewood in German marks.
The others refused German marks with such touching economic patriotism that one almost felt like crying.
To them, the German mark was still Hitler’s mark and, judging by all appearances, they believed that even several decades after the Second World War it continued to wear his ridiculous little moustache.
The result was magnificent.
His neighbours, who refused German marks, lost enormous sums of money and later had to borrow money precisely from my woodcutter friend, who had accepted those marks gratefully.
His “clever” neighbours kept their dinars under their pillows as though they were safeguarding Serbia’s national wealth.
But when they went down to town carrying entire sacks of money, they discovered that the economy had made an extraordinary advance: with one sack of dinars they could buy only one kilogram of tomatoes, half a kilogram of peppers and half a cucumber.
At that time, a sack of Yugoslav dinars had approximately the same practical value as a sack of potatoes, with one difference: at least potatoes did not lose their nutritional value.
That woodcutter taught me something that Serbian fascist politics had failed to teach Serbs like you for decades:
A person who knows your language is not necessarily your enemy.
On the contrary, he may be precisely the person who wants to understand you.
And here we come to your problem with Albanians.
For a long time, you treated us Albanians as though we were the “Indians of the Balkans.”
You oppressed us, attacked us without cause, committed several successive genocides against us over the past two hundred years, drove us toward Turkey, denied us our elementary rights and, on top of everything else, tried to convince us that we did not even possess the ability to think for ourselves.
Then the Americans came.
And a small historical misunderstanding occurred.
They discovered that the “Indians” of the Balkans knew how to think for themselves, speak several languages, make friends and form friendships in every corner of the world, and seek their freedom with dignity.
But they discovered something else, perhaps even more interesting:
That the Serbs, who called themselves the “Russians of the Balkans,” behaved toward Albanians precisely as they themselves had behaved, three hundred years earlier, toward the indigenous peoples of America.
That is why it seems particularly absurd to me when a Serb mocks an Albanian simply because he knows his native language well.
He did not learn the Serb’s mother tongue in order to conquer his village, burn down his hut, rape his wife and kill his child in the cradle.
He learned it in order to understand him.
A good person appreciates that.
A bad person sees it as a threat.
We Albanians have learned many languages. Not because we had any particular desire to collect them like postage stamps, but because history taught us a very simple rule of survival:
It is better to understand the other person than to hate him without understanding him at all.
Thanks to this, we have friends all over the world.
Therefore, when a Serb mocks an Albanian for speaking Serbian, my question is very simple:
Does it really bother you that he knows your language, or does it bother you that, after learning your mother tongue, he can now understand much better just how stupid you are?
Because there is a great difference between not understanding someone and not wanting someone else to understand you.
The first is chronic ignorance.
The second is a bad character.
And, judging by your reaction, I am afraid the problem is not that we Albanians have learned many languages.
The problem is that you, Vučić’s, Šešelj’s, Milošević’s and Arkan’s Serbs, massacre even your own language, just as you massacred Albanians, Bosniaks, Croats and those Serbs who neither massacred the Serbian language nor the neighbouring peoples.
But the even greater problem is that you still have not learned anything from your mistakes and sins.
On the contrary, Vučić has managed to achieve what foolish politics usually calls “success”: to turn you into zombies drowning in your own centuries-old swamp.
And this is perhaps the greatest irony of the whole story:
You are afraid that an Albanian might learn your language and discover how dishonest, evil, cunning and backward you are.
Meanwhile, it would be far more useful if you learned at least something from what Albanians learned long ago:
that understanding another person does not make you any less Serbian, any less Albanian, or any less human.
It only makes you a little less stupid.
Clarification:
I have friends in Serbia whom I respect immensely.
Not because they are Serbian. When Almighty God created them, He did not ask them which nation they wanted to belong to.
He simply brought them into this world, without giving them the opportunity to choose the language they would speak, the place where they would be born, or the flag under which they would grow up.
But I respect them immensely because they are human beings in the noblest sense of the word.
Among them are Nikola Sandulović, Jovan Golubović, Sonja Biserko, Draško Stojković Republikanac, Tomislav Milenović Republikanac, Nenad Čanak, Slaviša Šošić, Nada Strepacki, Bojana Vatić, Milojko Pantić, Rade Radovanović, Dejan Stojković, Čedomir Stojković, Snežana Vatić, Snežana Tatarević — and many others. The list is long, from Prishtina to Belgrade.
With their help, life has taught me a simple but profound truth:
There are no wise nations and foolish nations. There are wise people and foolish people.
There are good people and bad people.
There are people who build bridges and people who build walls and set fires.
From the warmongering fools of every nation, we learn how we must not be.
And from the true peace-loving intellectuals of every nation, we learn what we should become.
Therefore, when we analyse history together, we do not ask one another only: “Who was German?”, “Who was Serbian?”, “Who was Albanian?”, “Who was Russian?” or “Who was Jewish?”
We ask one another a much more important question:
How much have these peoples learned from the mistakes and sins of their warmongering, predatory, greedy, thieving and opportunistic politicians, who justified crimes committed against their own peoples by shifting the blame beyond the borders of their own states?
In truth, we try to learn from the wounds of history, from the crimes of the Nazi-fascist and clerofascist regimes, and from every ideology that turned a human being into an enemy simply because he was born on the other side of a border.
Because we do not want to leave our children the hatred that others left us as an inheritance.
We do not want to leave them a world in which children are taught to fear other children simply because their parents speak another language.
We do not want to leave them flags soaked in the blood of hatred, histories filled with revenge, and hearts poisoned by propaganda.
We want to leave them a more peaceful, more just and more humane world.
A world in which an Albanian can respect a Serb without ceasing to be Albanian.
In which a Serb can respect an Albanian without ceasing to be Serbian.
In which a Bosniak can embrace an Albanian and a Serb without having to apologize to anyone for it.
Because peace does not require us to become the same. It requires only that we accept that the other person has a heart, too.
Perhaps this is precisely the holiest mission we can leave to the generations that come after us:
Not to leave our children our enemies as their inheritance.
But to leave them our friendship.
To leave them the courage to stand against evil, regardless of which nation, religion or ideology it comes from.
And whoever believes in this mission, whoever wishes to walk toward such a world, regardless of where they come from, what language they speak, or what flag they keep in their home, is welcome.
Because, in the end, before we are Albanians, Serbs, Bosniaks or anything else, we are human beings.
And if one day we manage to teach this to our children, then perhaps, after all these centuries, humanity will finally have taken its first step toward maturity.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu