ARKIVI:
8 Mars 2026

Kur të marrët dhe të pangopshmit e udhëheqin luftën dhe shtetin

Shkrime relevante

Kur Presidetja pi ujë, shpërthem shovenizmi religjioz islamik

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Kur Presidentja pi ujë, shpërthen provincializmi Vjosa Osmani u pa...

Lufta në Lindjen e Mesme: Ish-ministri i jashtëm i Ukrainës paralajmëron se lufta mund të arrijë në Paris

Foto: HANDOUT / AFP / NTB Dmytro Kuleba mendon se barrierat psikologjike...

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Shpërndaj

Në foto: Fatmir Lima (“Çeliku”)

Sinan Kastrati, Suedi

  • Kur luftën e udhëheqin budallenjët e shtetin, të pangopshmit … 

”Nëse keni luftuar për këtë tokë që gjithë jetën të merrni para, atëherë tregoni sa kushton kjo dashuri që t`ju paguajmë dhe merrni plaçkat e shkoni atje ku atdheu mund të blihet me para” (George Smith Patton)   

Vazhdon nga shkrimi im i kaluar me titull ”Fitorja e turpshme e partisë socialiste në Shqipëri dhe urimi i Hashim Thaçit, nga burgu për Edi Ramën”, publikuar në ”Drini.us”, dt. 14 maj dhe ”Fjala e lirë”, 15 maj 2025  

Pjesa e pestë (5) dhe e fundit  

Kisha mendua të flas për dy nga “luftëtarët” e krahinës time¸ Naser (Bislim) Krasniqin (Ftyra) dhe Naser Shalën (Bashkim Fina) por u zgjata. 

Por këta të dy nuk mund të ndahën nga Fatmir Limaj (Çeliku) dhe Nexhmi Krasniqi, nga një mëhallë në mes të Carrallukës dhe Tërpezës, ish shofer autobusi dhe ish dhëndërr i Bajës, vendlindjes së FatmiriLimës, Naser Krasniqit (Ftyra) e Naser Shalës.  

Kush është Naser Shala “Ftyra”?  

Për ”Ftyrën” *1), duhët shkruar Ftyrën”, por komandantët si “Ftyra”, kanë ditur të flasin vetëm me grykën e pushkës. Edh për “Ftyrën”, kam shkruajtur më shumë se dy herë, se si ai i ka keqtrajtua shqiptarët, bashkë me Naser Shalën (Bashkim Fina), Nexhmi Krasniqin dhe Fatmir Limaj, (Çeliku-n) në Lladroc.    

Naser Shala, që në luftë njihej si komandant “Ftyra”, ka qenë i akuzuar së bashku me Fatmir Limajn nga Prokuroria Speciale për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës në rastin “Kleçka …” 

Naser Shala ishte zgjedhur kryetar i Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës. Ai kishte marrë besimin nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për kryetar të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës. 

Lidhur me emërimin e tij, ka reaguar edhe ambasadori Amerikan në Kosovës, Philip Kosnett. Ai ka deklaruar se është thellë i dëshpëruar me refuzimin e deputetëve për të emëruar drejtues profesional në krye të Agjencisë për Verifikim të Pronës. 

Ambasadori britanik ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si Kryetar i Bordit të AKKVP. Letra e tij e dorëheqjes i është dërguar Përfaqësuesit Special të BE-së”, thuhet në reagim e ambasadës. 

“Deputetët treguan se më shumë vlerësojnë nepotizmin se sa të drejtat pronësore të qytetarëve të Kosovës”. 

Emri i Shalës ishte përfshirë edhe në një rast tjetër, nga Adem Grabovci për ta frikësuar atë kohë, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin. 

Grabovci, i ishte afruar Jakup Krasniqit tek foltorja e Kuvendit dhe i kishte thënë “e thirri, ‘Ftyrën’ vallahin, ta kanë lokën”. 

Naser Shala ”Ftyra”, bashkë me Naser Krasniqin e Fatmir Limën i kanë keqtratua, i kanë rrah dhe i kanë plaçkit *) mërgimtarët e katundeve të Malishevës që vinin nga kurbeti*). 

Naser Krasniqi (“Bashkim Fina”) dëshmon në Hagë (janar 2025)

Naser Krasniqi (Bashkim Fina), ish-pjesëtar i Policisë Ushtarake të UÇK-së, në kuadër të Brigadës 121, ishte si dëshmiar në Hagë. Ai tha se mërgimtarët janë obliguar të ndajnë mjete financiare për UÇK-në dhe se tarifa u zbatoheshin edhe automjeteve që qarkullonin në zonat e kontrolluara nga UÇK-ja. 

Ushtria Çlirimtare ka mbledhur taksa nga mërgimtarët, se cilat procedura janë ndjekur për ndalimin dhe arrestimin e të dyshuarve si bashkëpunëtorë, si dhe për qendrën e ndalimit në Kleçkë 

“Shuma e kontributeve ka qenë sipas shteteve. Kanë qenë të specifikuara në atë vendim dhe kjo varet nga shtetet dhe varionte nga 1.000 deri në 2.000 marka apo franga zvicerane”, ka thënë Krasniqi 

Ai e ka mohuar pretendimin e prokurores Vega Iodice se në Kleçkë janë keqtrajtuar të ndaluarit. 

 “Nuk ka qenë e vërtetë absolutisht sepse, së pari nuk e di që ka pasur keqtrajtime dhe, e dyta, nuk ka qenë në domenin tim që ta di. Do të thotë që për rrethanat që po flasim ka qenë e pamundur që ta di, duke shtuar që unë fillimisht nuk e di që kanë ndodhur ato gjëra”, ka thënë ai. 

Krasniqi ka qenë i akuzuar në rastin e njohur si “Kleçka”, bashkë me Fatmir Limajn dhe disa ushtarë të tjerë dhe janë shpallur të pafajshëm. 

Unë them se Naser Krasniqi, nuk e ka thënë të vërtetën në Hagë. 

Ai (”Bashkim Fina”) dhe ”Ftyra” e kanë rrahur Halil Azem Kastratin nga Damaneku deri në alivanosje dhe ia kanë marrë 3600 Dm ndërsa Brahim Jupë Kastratit, 3000 franga zvicerane. 

“Të ndaluarit në Kleçkë u goditën me shkopinj e u kërcënuan me vdekje”, në aktakuzë përmendet emri i Fatmir Limajt”, 

Dhomat e Specializuara pretendojnë se në mes të nëntorit të vitit 1998 dhe qershorit 1999, të ndaluarit në Kleçkë u mbajtën në bodrume me dysheme prej dheu, me mure me njolla gjaku, u goditën me shkopinj dhe u këcënuan me vdekje nga anëtarë të UÇK-së. 

Ftesa nga Shtabi i UÇK-së! *4) 

Më 24 janar 1999 posa mbërrita në shtëpi nga Italia, në Damanek, kanë ardhur dy policë ushtarakë të UÇK-së dhe ma kanë lënë një ”Ftesë”, thirrje për me u lajmërua në Shtabin e UÇK-së, në Lladroc. Më 25 janar 1999 bashkë me vëllain tim më të vogël se unë, Fatmir Azemin (është vrarë në Turjakë, në muajin maj të vitit 1999) dhe Isë Mazrekun nga Malisheva, miku i vëllait tim, më të voglit, të katërtit, Afrimit). Të tretë kemi shkuar në “Shtab” në Lladroc. Pasi u lajmërova dhe ia tregova “ftesën”, kanë dal nja 15-20 “ushtarë” si të çartur dhe janë afrua afër nesh. 

“Bashkim Fino” e “Ftyra”? 

Njëri nga “komandantët”, dukej si kallauz i Shtabit të UÇK-së, i njohur me pseudonimin ”Ftyra” ka pyet: 

-Cili prej jush është Halili?” 

-Unë! thashë dhe e ngrita dorën që të më dalloj më mirë. 

-Eja pas meje! Më skejoi pas shtëpisë afër muri dhe më pyeti: 

-A i ke pagua kontributet për fondin “Vendlindja …”? 

-Jo! 

-Pasaportën a e ke me vete? 

-Jo! 

-A e din se mi ke borxh 1.200 DM.? (borxh personal. Fjalën e kishte për 1.200 DM. që nuk ia kishim dhënë Bajram Krasniqit, avokat nga Tërpeza e ai e kishte lajmëruar Fatmir Limën). 

-Jo! 

Ishin disa nga pyetjet që mi bëri në shpejtësi dhe me nervozë. 

-Unë sot kam ardhur për shkak se kam marr thirrje, ftesë e për këto “punë private” unë do të merrem vesh me Bajramin më vonë. Kur i thash kështu ai u tërbua dhe filloi të më shaj në nënë e babë e më tha:  

“Plum kam me t`dhanë” (vr. aut.)! Pastaj filluan të më shajnë të gjithë dhe më sulmuan mua, Fatmirin (vëllain, përm. Imn) dhe Isë Mazrekun, mikun e vëllait nga Malisheva. 

Fatmir Limaj i urdhëroi … 

Fatmir Limaj dha urdhër që të më fusin në kerr, në një gjip kurse vëllait tim, Fatmirit i tha: 

-Ti shko në shtëpi e bjere pasaportën e Halilit dhe 5.000 DM, ndërsa ushtarëve iu drejtua: 

-Ju këtë të poshtër, këtë të ndytë çojeni e bajeni LLUM! Vëllait e mikut iu drejtua: 

-Hupni dhe iu ktheu automatikun në drejtim të tyre. Kur e pash se edhe vëllain dhe mikun tonë duan me i rreh, hyra në kerr “vullnetarisht”. 

– O ndaluni burra bre, se këta i kam miq! 

Kur filluan ushtarët të na sulmojnë, miku i shtëpisë që kishte ardhur me neve, Isë Mazreku nga Malisheva iu tha “ushtarëve”: 

– Ndaluni burra bre, këta i kam miq! Ata iu kthyen: 

-Ty ta bajmë edhe ma zi, hup he …! Përveç Fatmir Limës, ishte edhe Nexhmi Krasniqi (vozitës), ish shofer i autobusit Malishevë-Prishtinë-Malishevë, tash komandant i përgjithshëm i policisë për rrethin e Prizrenit në Prizren dhe “Bashkim Fino”, emri i të cilit ishte Naser Shala. 

Nexhmi Krasniqi, ish shefi i paprekshëm i policisë për rrethin e Prizrenit 

Gjatë rrugës më kanë sharë, më kanë fyer, më kanë kërcënuar me vrasje-pushkatim”, rrëfen Halili. (Vijon/ SHQIPTARI.EU). 

A nuk është e dhimshme kur dëgjon  

A nuk është e dhimshme kur ende dëgjohën këto histori nga lufta e bujqit e malsorët kur thonë: 

Tokat tona mbeten brënda Maqedonisë… 

e Rugovasit për zbritje të kufirit Kosovë-Mal i Zi 

”„Dihet ku o kone kufiri…O konë n´Qafë të Cakorrit, janë Moknat, është Hajla. E kufiri ash thy shumë thellë. E s´asht të tyre, dihet! Na tokën tonë kurrkujt nuk mundem me ia lanë!”-thotë Dervish Nikci, 70 vjeç nga Shkreli i Madh i Rugovës. 

Nga ana tjetër në Kullë, në pikës kufitare Kosovë – Mal i Zi, u vu ditë më parë pesë kilometra brenda territorit të Kosovës tabela me mbishkrimin “Mirëseerdhët në Malin e Zi”. 

Kjo falë ish komandantëve të vet¨shpallur deri në marshallë e liderve politikë e shtetërore, Kosova jo vetëm që ka mbetur peng i bisedimeve ”dialogut teknik” por rinia e Kosovës nuk dëshiron të jetoj në Kosovë. 

Kjo meritë i takon edhe ”Ftyrës”, Bashkim Finës” e Fatmir Limës, që nga ish bashkëpartiakët quhej edhe si ”komandant pamuki”. 

Ushtarë e komandantë

Më së miri gjendjen e mjerueshme do ta përshkruant Kimete Berisha: 

PDK-ja e ka shkatërruar Kosovën, në emër të UÇK-së; (unë do të thoja edhe partitë e tjera, AAK-ja, Nisma e Fatmirit, plot. imi) 

Janë bërë milionerë, në emër të UÇK; 

E kanë privatizuar tokën e nëntokën e Kosovës, në emër të UÇK-së; 

E kanë uzurpuar Drejtësinë, e kanë blerë pafajësinë, i kanë ‘përvetësuar’ masakrat dhe të vërtetat, në emër të UÇK-së; 

Në emër të UÇK-së, e kanë vjedhur UÇK-në; 

Ia kanë marrë Lirinë UÇK-së! 

Ia kanë fallsifikuar meritat UÇK-së! 

Në fund e kanë çuar UÇK-në në Hagë. 

E sot Kosova i paguan me miliona euro avokatët e tyre. 

UÇK-ja e çliroi Kosovën, por vet mbeti e pushtuar nga këta ‘çlirimtarë’ të rremë ose të çmendur pas luftës! …”  

*1) FYTYRË f. 

  1. Pjesa e përparme e kokës së njeriut, që përfshin ballin, faqet, mjekrën, gojën, hundën, sytë dhe veshët; pamja e jashtme e pjesës së përparme të kokës së njeriut; shprehja e jashtme e dikujt, që pasqyrohet në këtë pjesë të trupit. Fytyrë e mbushur (e dobët, e hequr, e thatë, e zbehtë). Me fytyrë të qeshur (të bukur, të ëmbël, të ngrysur, të vrarë, të vrenjtur). Tiparet (pjesët) e fytyrës. Muskujt e fytyrës. Laj (fshij) fytyrën. Kthej fytyrën nga ana tjetër. S’ia pa fytyrën. E njoh (duket) që në fytyrë. U prish në fytyrë. Nuk i qesh fytyra. Mori tjetër fytyrë.
  2. edhe fig. Tërësia e tipareve të jashtme të diçkaje, pamja e jashtme; faqe. Ndërroi fytyrë toka (vendi, fshati). Ia ndërruam fytyrën vendit.

*2) PLAÇKIT kal. 

I marr dikujt me dhunë diçka, e grabit; bëj plaçkë, vjedh. Shkelësit plaçkitën shtëpitë (fshatin, qytetin). Na plaçkitën ballistët.  

*3) KURBET m. vjet. 

Dheu i huaj; mërgim në dhe të huaj për bukën e gojës e të fëmijëve. Plagët e kurbetit. Shkoi (iku) në kurbet. E shkonin jetën (rronin) me kurbet. Nuk ia pa hairin kurbetit. E treti (e hëngri) kurbeti. I mbetën kockat në kurbet.  

*4) Ftesa nga Shtabi i UÇK-së!  

Para disa vjetëve kam shkruajt një fejton me më shumë se 17 vazhdimi me titull ”A kishte luftë çlirimtare në rrethin e Llapushës apo luftë për para, për pasuri e pushtet”.  

Fejtoni është botua në ”Shqiptari.eu”, ”Bota sot” e portale të tjera. Dy herë qesh i detyruar ta ndërpres nga shkaku se bandat e Fatmir Limaj-t i kërcënonin familjet e personave që shkruaja. 

Fola edhe për Jakup Kastratin, Cen Deskun, Halil Azem Kastratin disa nga viktimat në Çabiç të Klinës dhe në Drenoc të Zatriqit.  

Kopje e pagesës, faqja tjeter e shkruar nga Halil Kastrati, 26 janar 1999. P. S. Ne vend te Naser Binishit duhet te jet: Naser Shala qe mi muaren edhe edhe 1200 marka të tjera.

Literatura e pëdorur 

“Të ndaluarit në Kleçkë u goditën me shkopinj e u kërcënuan me vdekje”, në aktakuzë përmendet emri i Fatmir Limajt”, Sinjali.com, 07 Nëntor 2020 10:11 

https://sinjali.com/te-ndaluarit-ne-klecke-u-goditen-me-shkopinj-e-u-kercenuan-me-vdekje-ne-aktakuze-permendet-emri-i-fatmir-limajt/ 

Kopje e pagesës 2000 dm por ata i kanë marr 3600 Dm dhe vete i kanë nënshkrua edhe emrin tim, Halil Krasniqi ne vend të Halil Kastrati 

”Blerim Kuçi rikthehet në LDK pas 17 vitesh – pritet të zyrtarizohet sot”, May 16, 2025 

https://informim.net/2025/05/16/blerim-kuci-rikthehet-ne-ldk-pas-17-vitesh-pritet-te-zyrtarizohet-sot/ 

“Limaj për Blerim Kuçin: U intervistua nga UÇK-ja”, Para 14 vitesh 

https://telegrafi.com/limaj-per-blerim-kucin-u-intervistua-nga-uck-ja/  

”Ish pjesëtari i SHIK-ut dhe UÇK-së flet për “urinimin e ushtarëve” mbi Blerim Kuçin” 

  Agim Gashi Sun Sep 25, 2016 5:02 pm  

https://agim.albanianforum.net/t31118-ish-pjesetari-i-shik-ut-dhe-uck-se-flet-per-urinimin-e-ushtareve-mbi-blerim-kucin  

“Biznesi i vëllait të “Ftyrës” pjesë e tenderit për të cilin u arrestua drejtori i KEK-ut” 

Egzon Dahsyla, 26.4.2023 – 17:21 

https://kallxo.com/gjate/biznesi-i-vellait-te-ftyres-pjese-e-tenderit-per-te-cilin-u-arrestua-drejtori-i-kek-ut/  

Kush është “Ftyra” që frikësonte zyrtarët e shtetit, kundër emërimit të të cilit reaguan ambasadorët, Insajderi 6 vite më parë” 

https://insajderi.com/kush-eshte-ftyra-qe-frikesonte-zyrtaret-e-shtetit-kunder-emerimit-te-te-cilit-reaguan-ambasadoret/  

Komandant “Ftyra” rehatohet në një pozitë të rëndësishme”, Insajderi 6 vite më parë  

https://insajderi.com/komandant-ftyra-rehatohet-ne-nje-pozite-te-rendesishme/  

“Lajm i hidhur: Vdes njëri ndër ushtarët më të hershëm të Brigadës 121, Naser Shala – ‘Fytyra’“, April 28, 2025  

https://02press.com/lajm-i-hidhur-vdes-njeri-nder-ushtaret-me-te-hershem-te-brigades-121-naser-shala-fytyra/  

“Vdes ushtari i Brigadës 121 të UÇK-së, Naser Shala – i njohur si “Ftyra”,  28. 04. 2025 08:35 

https://www.drini.us/fitorja-e-turpshme-e-partise-socialiste-ne-shqiperi-dhe-marrja-urimi-e-hashim-thacit-nga-burgu-per-edi-ramen/  

“Vdekja e “Ftyrës” së UÇK-së, Limaj: Shala ishte njeri i zemrës së madhe, trim i lindur”, Gazeta Express, 28/04/2025 12:45 

https://www.gazetaexpress.com/vdekja-e-ftyres-se-uck-se-limaj-shala-ishte-njeri-i-zemres-se-madhe-trim-i-lindur/  

“Limaj për vdekjen e ushtarit Shala: Trim i lindur dhe shok i pathyeshëm”, 17 ditë më parë nga: G B 

https://gazetablic.com/limaj-per-vdekjen-e-ushtarit-shala-trim-i-lindur-dhe-shok-i-pathyeshem/  

“Kush është Naser Shala, kundër të cilit dolën ambasadori Britanik e Amerikan?”,, Insajderi 6 vite më parë  

https://insajderi.com/kush-eshte-naser-shala-kunder-te-cilit-doli-ambasadori-britanik/  

“Ndërron jetë Naser Shala, i njohur si komandant ‘Fytyra’”,  Sinjali.com 

28 Prill 2025 08:57 

https://sinjali.com/nderron-jete-naser-shala-i-njohur-si-komandant-fytyra/  

“Rruga e ‘Ftyrës’ deri te pushteti mbi tapitë”, Dorentina Kastrati, 06.3.2019 – 20:25 

https://kallxo.com/gjate/analize/rruga-e-ftyres-deri-te-pushteti-mbi-tapite/  

Djali i Fatmir Limajt reagon pas vdekjes së ish-luftëtarit të UÇK-së, Naser Shala“, 28 prill 2025| 10:34 

https://www.epokaere.com/djali-i-fatmir-limajt-reagon-pas-vdekjes-se-ish-luftetarit-te-uck-se-naser-shala/  

Tetaj: Sa herë ka ardhë Hashim Thaçi ne kemi pas pak probleme në kazermën e Prapaqanit”, September 3, 2024 

https://informim.net/2024/09/03/tetaj-sa-here-ka-ardhe-hashim-thaci-ne-kemi-pas-pak-probleme-ne-kazermen-e-prapaqanit/  

“Maloku: UÇK-ja ishte ushtri me baza vullnetare, kishte respekt për Shtabin e Përgjithshëm” 

https://www.koha.net/arberi/naim-maloku-nis-deshmine-ne-speciale  

“Rugova, kryekomandant i UÇK-së”: Maloku pyetet për deklaratën e tij, më 1999, dëshmon në Hagë” 

https://indeksonline.net/rugova-kryekomandant-i-uck-se-maloku-pyetet-per-deklaraten-e-tij-me-1999-deshmon-ne-hage/  

“Rugova, kryekomandant i UÇK-së”: Maloku pyetet për deklaratën e tij, më 1999, dëshmon në Hagë”, Posted on March 25, 2025 by rxitz 

https://kapelajmin.com/2025/03/25/rugova-kryekomandant-i-uck-se-maloku-pyetet-per-deklaraten-e-tij-me-1999-deshmon-ne-hage/  

”Maloku: UÇK-ja ishte ushtri me baza vullnetare, kishte respekt për Shtabin e Përgjithshëm” 

https://gazetablic.com/rugova-kryekomandant-i-uck-se-maloku-pyetet-per-deklaraten-e-tij-me-1999-deshmon-ne-hage/  

“Maloku: Jakup Krasniqi e ushtroi funksionin e zëvendëskomandantit të UÇK-së vetëm për dy muaj”, Raporton: Blendina VELIQI, 24 Mar, 2025, 17:27 

https://betimiperdrejtesi.com/maloku-jakup-krasniqi-e-ushtroi-funksionin-e-zevendeskomandantit-te-uck-se-vetem-per-dy-muaj/  

“Maloku pyetet për takimet me Thaçin” 

https://kosova.info/maloku-pyetet-per-takimet-me-thacin/  

“Mishetiq kundërshton pyetjet e ZPS-së: Të sqarojë nëse po i bën për rikujtim apo për ta vënë në dyshim besueshmërinë e dëshmitarit”, Gazeta Express, 25/03/2025 12:10 

https://www.gazetaexpress.com/mishetiq-kundershton-pyetjet-e-zps-se-te-sqaroje-nese-po-i-ben-per-rikujtim-apo-per-ta-vene-ne-dyshim-besueshmerine-e-deshmitarit/  

“Maloku: Vetëm një urdhër e kam marrë nga Shtabi i Përgjithshëm, struktura ka qenë nga poshtë-lartë”, Gazeta Express, 25/03/2025 14:34 

https://www.gazetaexpress.com/maloku-vetem-nje-urdher-e-kam-marre-nga-shtabi-i-pergjithshem-struktura-ka-qene-nga-poshte-larte/#:~:text=D%C3%ABshmitari%20Naim%20Maloku%20deklaroi%20t%C3%AB%20h%C3%ABn%C3%ABn%20n%C3%AB%20Hag%C3%AB,transferimin%20e%20tij%20n%C3%AB%20Zon%C3%ABn%20Operative%20t%C3%AB%20Dukagjinit.  

“Maloku për Thaçin: U emërua drejtor i Drejtorisë Politike në dhjetor të 1998-ës”,  Blendina VELIQI, Në 25 Mar, 2025, 16:31 

https://betimiperdrejtesi.com/maloku-thote-se-dhjetorin-e-1998-es-e-llogarite-si-periudhe-te-formimit-te-shtabi-te-pergjithshem/  

“Djali i Jakup Krasniqit: Harresa e shtetit ndaj çlirimtarëve, goditja më e rëndë ndaj shtetësisë”, 15 maj 2025| 23:41 

https://www.epokaere.com/djali-i-jakup-krasniqit-harresa-e-shtetit-ndaj-clirimtareve-goditja-me-e-rende-ndaj-shtetesise/  

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën 

https://kosova.info/vazhdon-deshmine-naser-krasniqi-tregon-per-shumat-qe-obligoheshin-te-paguanin-mergimtaret-per-uck-ne-dhe-luften/  

ZPS-dëshmitarit Krasniqi: Ju e keni ditur që po keqtrajtoheshin të ndaluarit në Kleçkë”, Blendina VELIQI”, 28 Jan, 2025, 16:20 

https://betimiperdrejtesi.com/zps-deshmitarit-krasniqi-ju-e-keni-ditur-qe-po-keqtrajtoheshin-te-ndaluarit-ne-klecke/ 

“Krasniqi konfirmon se kishte Gjykatë Ushtarake në UÇK, flet edhe për qendën e ndalimit në Kleçkë”, 28, 2025 Përditesimi i fundit: January 28, 2025 

https://rtv21.tv/krasniqi-konfirmon-se-kishte-gjykate-ushtarake-ne-uck-flet-edhe-per-qenden-e-ndalimit-ne-klecke/  

“Përfundon dëshminë Naser Krasniqi në rastin e ish-krerëve të UÇK-së”,  Blendina VELIQI, 29 Jan, 2025, 16:56 

https://betimiperdrejtesi.com/perfundon-deshmine-naser-krasniqi-ne-rastin-e-ish-krereve-te-uck-se/  

“PRESIDENTI THAÇI I “LAHET ME 124 PLEQ” IMER IMERIT SE NUK KA GISHT NË VRASJEN E VËLLAIT TË TIJ”, VEHBI KAJTAZI 4 vite më parë 

https://insajderi.com/presidenti-thaci-lahet-124-pleq-imer-imerit-se-nuk-ka-gisht-ne-vrasjen-e-vellait-te-tij/ 

(Për këte, e pata kujtuar edhe unë Imer Imerin për marren që pranoi që Hashimi e ”dekoroi”.)  

“Imer Imeri, u bëre gazi i dyjesë!”, Sinan Kastrati, 19 janar 2017 Në ora: 19:28 

https://www.botasot.info/opinione/642102/imer-imeri-u-bere-gazi-i-dyjese/  

Dështon plani i Hashim Thaçit për të shpëtuar nga Haga/ Analisti ia shuan shpresat: S’ka avokat që të shpëton!”, A.Morina Më: 21 maj 2021 Në ora: 22:56 

https://www.botasot.info/politika-lajme/1589204/deshton-plani-i-hashim-thacit-per-te-shpetuar-nga-haga-analisti-ia-shuan-shpresat-ska-avokat-qe-te-shpeton/  

“Jakup Kastrati: Jam i gatshëm të dëshmojë në Speciale për arrestimin tim nga individë të UÇK-së më vitin 1998”, fd, Jan 18, 2019 

http://www.faktiditor.ch/jakup-kastrati-jami-gatshem-te-deshmoje-ne-speciale-per-arrestimin-tim-nga-individe-te-uck-se-me-vitin-1998/  

”Debat Plus me Ermal Pandurin – RRËFIMI I CEN DESKUT” (25 811 visningar•Streamades live 4 maj 2021, që kishte 82 komente). 

https://www.youtube.com/watch?v=C1RkYKSqUmc  

Takimet e para me Jakup Kastratin e Cen Deskun dhe vizitën te Ibrahim Rugova 

https://revistadrini.info/takimet-e-para-me-jakup-kastratin-e-cen-deskun-dhe-viziten-te-ibrahim-rugova/  

“Hashimi gjithkah apo kush po ”i blen” dhe a po shiten lirë viktimat e dëshmitarët?”, Revista Drini -19 Janar 20200 

https://revistadrini.info/hashimi-gjithkah-apo-kush-po-i-blen-dhe-a-po-shiten-lire-viktimat-e-deshmitaret/  

”Ikja e Moisi Golemit”, kultplus, 23 MAJ, 2020 – 10:00 PM 

https://www.kultplus.com/poezi/ikja-e-moisi-golemit/  

”EULEX po heton “shtatorin e vitit 1998” – “ndalimin” e 13 zyrtarëve të LDK-së nga UÇK-ja”, telegrafi.com, 22.08.2014 • 09:57 

https://telegrafi.com/eulex-po-heton-shtatorin-e-vitit-1998-ndalimin-e-13-zyrtareve-te-ldk-se-nga-uck-ja/  

Veli Bytyqi i cili u emërua këshilltar i Presidentit Thaçi, ishte arrestuar nga UÇK-ja gjatë luftës”, PERISKOPI.COM 24 JANAR 2018, 18:19 

https://www.periskopi.com/veli-bytyqi-cili-u-emerua-keshilltar-presidentit-thaci-ishte-arrestuar-nga-uck-ja-gjate-luftes/#:~:text=Veli%20Bytyqi%20n%C3%AB%20vitin%201998%20ka%20qen%C3%AB%20n%C3%AB,Presidentin%20Tha%C3%A7i%2C%20si%20person%20qe%20i%20kishte%20ndalur.  

Ballina Pika e zeze “Agjenti i BIA’s bëhet këshilltar i presidentit Thaçi Agjenti i BIA’s bëhet këshilltar i presidentit Thaçi”, Mekuli Press, June 18, 2019 

https://www.mekulipress.com/agjenti-i-bias-behet-keshilltar-i-presidentit-thaci/  

Dikur nuk e njihte Thaçin president, tash është këshilltar i tij”, Bota Sot, 23 JANAR 2018 NË ORA: 20:23 

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/824641/dikur-nuk-e-njihte-thacin-president-tash-eshte-keshilltar-i-tij/  

Veli Bytyqi i AAK-së emërohet këshilltar i Presidentit Thaçi” (Dokument), E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonlin 

https://indeksonline.net/veli-bytyqi-i-aak-se-emerohet-keshilltar-i-presidentit-thaci-dokument/  

Nuk do ta besoni se sa këshilltar i ka presidenti Hashim Thaçi” Gazeta KNNN, Gazetë e studentëve të Fakultetit të Komunikimit, 12/02/2018 at 11:22 

https://aab-edu.net/media/gazetaknn/nuk-ta-besoni-se-sa-keshilltar-ka-presidenti-hashim-thaci/  

Avokatët u tërhoqën nga mbrojtja, vëllai i Hashim Thaçit: Reduktuam stafin për shkak të vështirësive financiare 

https://dosja.al/bota/avokatet-u-terhoqen-nga-mbrojtja-vellai-i-hashim-thacit-reduktuam-stafin-pe-i350104  

Tha, e kam idol”: I vëllai i Hashim Thaçit thotë se “u shqetësua” nga ‘i panjohuri’ që ia fotografonte shtëpinë”, 2 vjet më parë 

https://nacionale.com/politike/tha-e-kam-idol-i-vellai-i-hashim-thacit-thote-se-u-shqetesua-nga-i-panjohuri-qe-ia-fotografonte-shtepine  

Hashim Thaçi në Hagë po i ikin avokatët: S’jemi paguar! Reagon qeveria: U paguan 3.5 mln euro” 

https://shqiptarja.com/lajm/avokatet-e-ishpresidentit-hashim-thaci-terhiqen-nga-mbrojtja-e-tij-arsyeja-eshte-mospagesa  

Mavraj: Historianët e shkruajnë historinë, por Hashim Thaçi e krijoi atë”, 18 shkurt 2023| 10:54 

https://www.epokaere.com/mavraj-historianet-e-shkruajne-historine-por-hashim-thaci-e-krijoi-ate/  

“Mavraj: Haxhi Thaçi është njëri nga prindërit më të medhenj të kombit”, 17 mars 2025| 02:13 

https://www.epokaere.com/mavraj-haxhi-thaci-eshte-njeri-nga-prinderit-me-te-medhenj-te-kombit/  

“Mavraj: Ibrahim Rugova na tha se do të derdhej gjaku deri në gju (Video)” 

https://telegrafi.com/mavraj-ibrahim-rugova-na-tha-se-te-derdhej-gjaku-deri-ne-gju-video/  

(Muhamet Mavraj, organizator i protestave studentore të vitit 1997 po flet tash në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit. 

Si asnjëherë më parë ai ka treguar për mosmbështetjen e asokohe të liderit të kosovarëve Ibrahim Rugova.)  

Çka i tha Hashim Thaçi? Mavraj: E kish marrë malli shumë, ma ka thirrë emrin prej larg”, 03 tetor 2022| 22:43 

https://www.epokaere.com/cka-i-tha-hashim-thaci-mavraj-e-kish-marre-malli-shume-ma-ka-thirre-emrin-prej-larg/  

XHAFER SHATRI: “HASHIM THAҪI – MBI KUFOMA DERI NË KOLLTUKUN E PRESIDENTIT!“, 6 Tetor, 2016 

https://pashtriku.org/xhafer-shatri-hashim-thai-mbi-kufoma-deri-ne-kolltukun-e-presidentit/  

The Guardian” & “Le Monde”: Xhavit Haliti në shënjestër të trupave të NATO-s në Kosovë për krime dhe vrasjen e Ali Ukës”, January 26, 2011 

https://www.preshevajone.com/the-guardian-le-monde-xhavit-haliti-ne-shenjester-te-trupave-te-nato-s-ne-kosove-per-krime-dhe-vrasjen-e-ali-ukes/  

“Gjergj Dedaj ulet në gjunjë para arkivolit të babait të Thaçit”, 1 muaj më parë 

https://nacionale.com/drejtesi/gjergj-dedaj-ulet-ne-gjunje-para-arkivolit-te-babait-te-thacit  

Tërhiqet nga deklaratat e tij njeriu që akuzonte Thaçin për arrestim në luftë”, Reporteri, 04 Maj 2021 | 21:43  

(Cen Desku thotë se nuk është rrëmbyer nga Hashim Thaçi në muajin tetor të vitit 1998.) 

https://reporteri.net/lajme/terhiqet-nga-deklaratat-e-tij-njeriu-qe-akuzonte-thacin-per-arrestim-ne-lufte/  

“Gjergj Dedaj në Rubikon të KTV-së: Thaçi më torturoi“, 30 Jan, 22:33 

https://www.periskopi.com/gjergj-dedaj-ne-rubikon-te-ktv-se-thaci-torturoi/ 

Akuzoi Thaçin për ndalim të paligjshëm dhe tërhoqi dëshminë e tij” 

Burimi Ekonomiaonline.com -5 maj 2021 12:30  

Burimi: Ekonomi online (Teksti është përkthyer fillimisht nga shqipja, botimi i djeshëm) 

Cen Desk thotë se Hashim Thaçi nuk e ka rrëmbyer atë në tetor 1998. 

https://kossev.info/sq/optuzio-tacija-za-ilegalno-privodjenje-pa-povukao-svedocenje/  

Zyrapi thotë se nuk ka qenë në dijeni kur është arrestuar Cen Desku dhe Jakup Kastrati”, Blendina VELIQI, 10 Kor, 2024, 17:50 

https://betimiperdrejtesi.com/zyrapi-thote-se-nuk-ka-qene-ne-dijeni-kur-eshte-arrestuar-cen-desku-dhe-jakup-kastrati/  

“Dëshmitari: Nuk i kemi arrestuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin, as Thaçin s’e kemi parë atë ditë” 

(E përditësua në 12:20)- Dëshmitari Demush Krasniqi tha se nuk është e vërtetë që se ata e kanë arrestuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin, 23 shtator 2024 10:40 

https://www.koha.net/arberi/fillon-deshmine-demush-krasniqi-zps-ishte-i-pranishem-kur-u-liruan-cen-desku-e-jakup-kastrati  

Jaku Kastrati nga Turjaka e Cenë Desku nga Siqeva, nuk propaganduan për dorëzim të armëve në fshatrat e rrethit të Malishevës“, Nga admin -24 Tetor 20240 

Reagim kundër avokatëve të Hashim Thaçit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit 

Përm. duhet të jet Jakup Kastrati, jo Jaku, ka rënë shkronja “p”. 

https://fjala.info/jaku-kastrati-nga-turjaka-e-cene-desku-nga-siqeva-nuk-propaganduan-per-dorezim-te-armeve-ne-fshatrat-e-rrethit-te-malisheves/  

Jakup Kastrati nga Turjaka e Cenë Desku nga Siqeva, nuk propaganduan për dorëzim të armëve në fshatrat e rrethit të Malishevës”, Drini.us, 24 Tetor 2024 

https://www.drini.us/jakup-kastrati-nga-turjaka-e-cene-desku-nga-siqeva-nuk-propaganduan-per-dorezim-te-armeve-ne-fshatrat-e-rrethit-te-malisheves/  

Kosova çlirohet kur të ikin Komandantët e rrejshëm” – Nga Sinan Kastrati”, January 22, 2020 

https://www.voal.ch/kosova-clirohet-kur-te-ikin-komandantet-e-rrejshem-nga-sinan-kastrati/multimedia/press/  

Kur komandantët i shkelin çlirimtarët, mashtruesit bëhen heronj“, Agron Halitaj, Para 9 vitesh 

https://telegrafi.com/kur-komandantet-shkelin-clirimtaret-mashtruesit-behen-heronj/  

Kolaboracionistët” si Ramiz Hoxha ishin më atdhetarë se Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Fatmir Lima e Rexhep Selimi”, Nga admin -1 Tetor 20240 

https://fjala.info/kolaboracionistet-si-ramiz-hoxha-ishin-me-atdhetare-se-jakup-krasniqi-hashim-thaci-fatmir-lima-e-rexhep-selimi/  

Çlirimtarët”, Sinan Kastrati, 13.01.2018 12:21:45 

https://www.fokusi.org/sinan-kastrati-clirimtaret/  

”Kimete Berisha: PDK’ja e ka shkatërruar Kosovën në emër të UÇK’së”, Gazeta Express, 09/04/2021 23:42 

https://www.gazetaexpress.com/kimete-berisha-pdkja-e-ka-shkaterruar-kosoven-ne-emer-te-uckse/  

Sinan Kastrati: “Komandantë” e ju ”çlirimatarë”, thenie qafen …!, Drini.us, 20 Gusht 2021 

https://www.drini.us/komandante-e-ju-clirimatare-thenie-qafen/  

FUND  

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 15, 16, 17, 18 maj 2025
sinankastrati09@hotmail.com 

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I nderuari Sinan!

    Shkrimin e juaj mjaft të gjatë, por shumë përmbajtësor, të ilustruar edhe me foto, etj.
    e lexova me kujdes dhe durim, ngase fundi shkrimit ishte “larg”…
    Ju lumt mendja dhe ju lumt dora!
    I lumt edhe moderatorit – z- Bajram Gjergj Kabashi, për publikimin e shkrimit!

    Respekt,
    IMH
    E-mail: ekspertimh@hotmail.com
    P.S:
    Këtë shkrim e “gjeta” edhe në portalin “FJALA e LIRË”, ku, poashtu dhashë koment

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu