ARKIVI:
8 Mars 2026

Lavdi Hysen Gegës, Heroit tim

Shkrime relevante

Kur Presidetja pi ujë, shpërthem shovenizmi religjioz islamik

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Kur Presidentja pi ujë, shpërthen provincializmi Vjosa Osmani u pa...

Lufta në Lindjen e Mesme: Ish-ministri i jashtëm i Ukrainës paralajmëron se lufta mund të arrijë në Paris

Foto: HANDOUT / AFP / NTB Dmytro Kuleba mendon se barrierat psikologjike...

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Shpërndaj

LAVDI E PËRJETSHME HEROIT TIM – HYSEN GEGA
Dhe mirënjohjes që ia kthen zërin edhe pasi u nda nga kjo botë
E kam thënë sa herë që ishte gjallë, e po e them sot me zë më të fortë se kurrë:
Hysen Gega ishte heroi im.
Jo vetëm i imi – por i një brezi të tërë që u rrit, u kthye burrë dhe u kalit nëpër burgje e izolime të Jugosllavisë.
Kush nuk e ka përjetuar “Grupah pojačanih nadzora – IZOLIM” nuk e di ç’është terri i vërtetë i shpirtit njerëzor.
E ne ishim aty bashkë – 1981 deri më 1990.
Në atë errësirë ku vetëm zërat tanë i mbanin gjallë muret e Nishit, vetëm fryma jonë rezistonte, vetëm shpirti i Hysen Gegës na jepte forcë.
Ai ishte prej burrave që lindin një herë në shekuj:
i heshtur, i drejtë, i papërkulur.
Një shtyllë që mbante mbi supe jo vetëm dhimbjen e vet, por dhimbjen e krejt Kosovës.
Prandaj kjo Mirënjohje, amaneti që ai la, nuk është një letër.
Është një testament kombëtar.
Është zëri i një burri që edhe në vdekje kërkon vetëm dinjitet, flamur, këngë dhe kujtim të pastër.
Ai nuk lypi pasuri, nuk lypi tituj, nuk lypi dekorata.
Lypi vetëm një gjë:
“Mos ma pengoni popullit ceremoninë – se krejt jetën ia kam dhënë.”
Dhe ne ia kemi borxh këtë nder.
Sepse Hyseni nuk ishte veç një shok burgu.
Ishte një baba shpirtëror për ne të rinjtë që atëherë mësonim se ç’është Kosova e vërtetë: ajo e burgosur, e përndjekur, e torturuar, por kurrë e nënshtruar.
E sot, kur shoh këtë mirënjohje për Dr. Sali Sefën, më duket sikur edhe një herë Hyseni po del nga hija e burgjeve dhe po thotë:
“Unë jam këtu.
Nuk jam harruar.”
Jo, Hysen Gega nuk harrohet.
Jo sa të ketë shqiptarë që e ndjejnë djersën e lirisë në shpinë.
Unë, Sak Muji – smuji – e kalova rininë time me të.
Kalova vitet më të vështira të jetës sime me këtë burrë.
Në qeli, në izolim, në presion, në shpresë.
Dhe sot, me zemër të dridhur por krenare, e them:
Lavdi përjetësisht emrit tënd, Hysen Gega!
Lavdi jetës sate, betimit tënd, rrugës sate!
Lavdi shpirtit tënd që na u bë dritë në terr!
Populli le ta dijë –
në këtë tokë kemi pasur burra me zemër më të madhe se Kosova vetë.
Dhe Hyseni ishte një prej tyre.
smuji’25
Kan være et bilde av tekst som sier 'Salih Sefa 2h Një mirënjohje me peshë te veqantë! Vjen nga Amaneti i një burri madh e këtij Kombi! skermiouon jesesor. sakrificén dhe guximin atdhetar per Lirinë MIRỄNJOHJE Për: Sali Sefa Amaneti i Bace Kos Estckes amanes shokeve dhe familjes: varrimin ceTeTor kombetare dhe ditën varrimit mundesise: Ndue Shytin ose Fatmir KTeύι Ilir Shagirit, qofshin ato këngë pecriotike. Sipas mundesise me një këngë Magallares "UnE jam zot ne kete toke". kufora ime ju hyn nẽ eksperiment apo diçka tjetër pErdorin 公t花 penguar kush! Kam DE ခိင်း vdckuri, sadopak t'i ndihmoj Hysen Gegaj 17.2020 Stuttgart, Nentorë 2025 PAUTIGAET'

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu