ARKIVI:
6 Mars 2026

Letër vëllazërore për dy ish-shokë burgu: Bardhyl Mahmutin dhe Kadri Kryeziun dhe shih zenkat e tyre sot ?!?

Shkrime relevante

Etihad Airways rifillon fluturimet nga Abu Dhabi, aftësia e Iranit për sulme është zvogëluar ndjeshëm

A displaced man with his family fleeing Israeli airstrikes in Beirut's...

Mbrojtja e identitetit nuk është urrejtje, është instinkt normal i çdo kombi që respekton veten

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Ta quash “banalitet” mbrojtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar...

“6 Marsi – Dita e Dëshmorëve” – të zyrtarizohet sa më parë…!

Bashkim Fazliu - "Migjeni", Ferizaj  Sot është Dita e Dëshmorëve në Kosovë...

Lufta e Jasharajve dhe ndikimi i saj

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së 28...

Shpërndaj

Nga Sak Muji , Rugovë-Zvicër
(Sylë Mujaj)
___
Bardhyl, e lexova me kujdes reagimin tënd.
Unë, si pjesëtar i grupit të caktuar nga ish-pushtetet që na futën në burg, i mbaj mend mirë ato vite.
Fillimisht ishim katër veta, pastaj u bëmë shtatë, nga shtatë në nëntë, nga nëntë në njëzet e dy, e në fund na duhej të ishim njëzet e një — numra që s’kanë rëndësi për statistika, por për kujtesë e dhimbje.
Sa për Kadri Kryeziun, në jetën time e kam takuar vetëm tri herë:
Së pari, në gjyqin e Prishtinës, kur na dënuan.
Së dyti, pas luftës, në ditët e kthimit të refugjatëve nga Shqipëria, kur me një grup të KFOR-it italian e gjerman shkuam në zyrën e tij si kryetar komune në Prizren.
  Bardhyl Mahmuti
E mbaj mend mirë atë paradite — shkuam në këmbë nga Shatërvani deri në komunë.
M’u duk se e gjeta për të mirë dhe pashë se KFOR-i e ndihmonte konkretisht.
Së treti, në një takim rasti përsëri në Prizren, gjatë një manifestimi të Institutit Albanologjik, ku unë paraqita kumtesën time për Aleksandër Moisiun.
Pas përfundimit të seminarit, e takova rastësisht në një lokal.
Dhe kaq.
Në gjithë jetën time, për Kadriun s’dija më asgjë tjetër — as ç’kishte bërë, as ku ishte, as me kë.
S’kisha dëgjuar as për “goblenat”, as për vizitat e lira, e as për martesën gjatë kohës së burgut.
Unë kam pasur halle të tjera — ato të katër marrëveshjeve të tradhtisë
Qe tri ish-pushtetet, të Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt, ia bënë shtetit dhe popullit tonë, ndërkohë që edhe ish-shokët tanë të burgut, si juristi Kadri Kryeziu, heshtën si shumë të tjerë.
Po i përmend shkurt:
I. Shitja e mbi 8 900 km² tokë shqiptare në veri, në zonën e Rugovës e Dëllbedesë…
II. Heqja e ligjit për gjenocidin serb mbi shqiptarët, nënshkruar nga Hashimi, Arsim Bajrami, Hajredin Kuçi — dhe, siç thuhet, edhe Kadriu e Enver Hasani.
III. Dy marrëveshjet për ndërrim territoresh, më 2013 dhe 2015, që i çuan në nënshkrim Thaçi, Isa e pastaj edhe Ramushi.
IV. Mbi 82 deputetë që nënshkruan për “Gjykatën Speciale” – serbo-ruse në thelb as se si kombetare as shteterore e Kidovrs
– në kohën kur të gjithë ne, me Albin Kurtin e Rexhep Selimin në krye, ishim kundër.
Nuk e di ç’qëndrim keni pasur atëherë, as ti Bardhyl, as Kadriu.
Por di që unë kam reaguar edhe kur lexova librin e Bajram Kosumit, e kur mr dytle e mi e veshtë e mij e degjova ku Kadri Kryeziu përkrahte këto marrëveshje.
Sot, kur pas 25 vitesh shpërthen krimi në Banjskë e kur lista serbe mbron vrasësit, ndërkohë që krimineli Radoiçiç lirohet nga prokurori Blerim Jusufi, kur Xhavit Haliti, Memli Krasniqi, Vlora e Ramushi dalin në mbrojtje të kriminelëve – është e dhimbshme ta shohësh edhe Kadri Kryeziun, juristin e kushtetueses, që del si “mbrojtës i interesit kombëtar”.
Atëherë, po – le të hapen biografitë e secilit, le të kujtohet kush ku ishte dhe si jetoi në burg.
Ne të tjerët, mbi 500 veta, ishim në burgun e Nishit – në sistemin famëkeq të “Grupah Pojacanih Nadzora”, izolim i plotë për vite të tëra.
Nga 10 vite burg, 7 ose 8 i kaluam në errësirë, pa vizita, pa leje, pa “goblenë”, pa martesa.
Në çdo moment kërciste gazi lotsjellës, dhe të rinjtë shqiptarë, të dresuar nga administrata e burgut, përdoroheshin kundër nesh.
Secili prej nesh mbeti me fraktura e plagë në trup – por pa tradhti.
Përjashto ndonjë rast të izoluar, si ai i Rexhep Maqedoncit, që u kthye pastaj “prokuror” në Prishtinë.
 Kadri Kryeziu
Por shumica prej nesh, ashtu siç e di edhe ti Bardhyl, kemi qëndruar me dinjitet.
Prandaj, unë e përkraha Kadri Kryeziun kur doli kundër kriminelëve të listës serbe, dhe u gëzova kur kritikoi Enver Hasanin e Blerim Jusufin.
M’u duk sikur ishte përmirësuar.
Tash pres që edhe ti, Bardhyl, të ngrihesh e të thuash fjalën tënde për katër marrëveshjet e tradhtisë.
E kujtoj mirë 26 marsin 1981, ditën kur ti, unë, Azem Vllaqi e pesë të tjerë, me psherëtima e me djersë, hodhëm parullat që tronditën Prishtinën:
“Trepça punon e Beogradi ndërton!”
“Republikë, Kushtetutë – ja me hatër, ja me luftë!”
“Poshtë borgjezia!”
“Lironi shokët nga burgu!”
“Kush s’bashkohet është tradhtar!”
“Unitet”
Ishte dita e madhe e pranverës sonë shqiptare.
Disa nga ata djem sot janë dëshmorë – Ibrahim Nikçi e Abdullsh Tahiri.
Në çdo përvjetor, shoh me dhimbje si politikanët e tri ish-pushteteve festojnë në qendër të studentëve, por kurrë s’e përmendin organizimin e atyre 6 vetave që ndezën zjarrin e lirisë.
Pas 45 vitesh, le të dalin në dritë të larat e të palarat e secilit prej nesh.
Por të mos harrojmë: sot, në televizione pro-serbe, po dalin ish-inspektorët e UDB-së, ish-përkrahësit e sistemit jugosllav, dhe bashkë me ta shfaqen politikanët e pasluftës – oligarkë, servilë, njerëz që kanë shitur shpirtin për para e poste.
Kjo është arsyeja pse unë besoj se Kosovës i duhet më shumë se kurrë: Lustrifikim, Drejtësi dhe Ligj!
Askush prej nesh s’është i pagabueshëm.
Çdo familje ka të mirat e të këqijat e veta.
Por, ju lutem, si dikur në burg, mbani mend një fjalë të thjeshtë shqiptare:
“Jashtëqitjet nuk nxirren në sallon, por në tualet.”
Dhe me këtë mendim dua ta mbyll letrën time:
Me kujtim, respekt e mall për të kaluarën,
me dëshirën që e vërteta të na bashkojë, jo të na ndajë.
Sak Muji (Sylë Mujaj)
I burgosur politik i viteve 1981–1990
Autor i librave “NUMËR – I” dhe “TË VETËVËNDOSURIT E VETËVENDOSJES”

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. I respektuari Sak Muji!

    Ai që ndërmetëson në pajtimin e dy të “çarturve” ndermjet veti bën vepër të mirë.
    Letrat e B. Mahmuit dhe K. Kryezit NUK janë të rrezikshme- E rrezikshme ka qenë KOHA kur ata të dy kanë qenë në burg – por edhe ti me ta.
    Mendoj se tri gjëraa NUK kanë kthim prapa:
    1. Fjala e folur
    2. Plumbi (fisheku) i dalë nga gryka e armës
    3. KOHA (e kaluar, e humbur)

    respekt,
    IMH

  2. Përgjigje vëllazërore për mikun e nderuar Ismet M. Hasani (Suedi)

    I dashur vëlla Ismet,
    me respekt e falënderim për fjalën tënde të matur dhe plot urtësi.
    E vërtetë – ai që ndërmjetëson për paqe dhe mirëkuptim mes dy të çarturve,
    bën një vepër që ngroh zemrën e Zotit dhe të njerëzve.
    Koha që na përplasi dikur në burgje dhe errësira ishte e rëndë,
    por ajo na mësoi edhe diçka më të thellë se liria:
    se fjala duhet të jetë urë, jo thikë.

    Po, as fjala e thënë, as plumbi i lëshuar, as koha e kaluar s’kthehen më —
    por ndjesa dhe kujtesa mund t’i japin kuptim atyre.
    Nuk pajtoj vetëm njerëz, por edhe ndërgjegje të thyera nga padrejtësia.
    Prandaj e çmoj shumë mesazhin tënd,
    sepse vjen nga një burrë që e njeh dhimbjen dhe e do pajtimin.

    Në këtë botë ku fjala shpesh vret më shumë se arma,
    le ta ruajmë fjalën si ilaç, jo si plagë.

    Respekt e vëllazëri nga zemra,
    — Sak Muji (Sylë Mujaj)

  3. Alba e nderuar,
    këtu s’ka kurrfarë lidhjeje me leninizëm, marksizëm, enverizëm apo titizëm —
    këtu bëhet fjalë vetëm për interesa klanesh, sherre partiake e mllef personal.

    Stalinizmin e kanë hedhur në kosh edhe fiset primitive të Zuluve,
    e kurdët sot s’ushqehen më me “proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni” —
    hahaaaaaaa!

    Këtu, fatkeqësisht, s’po përplasen ideologjitë, por njerëzit.

    Nuk është luftë klasash — është mungesë klase.

    E ne që e kemi parë burgun, dimë mirë:
    ideali nuk vret kurrë — vetëm egoja pa drejtësi e shndërron fjalën në sherr.

    — Sak Muji (Sylë Mujaj)

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu