ARKIVI:
6 Mars 2026

Letër zyrtare e Lidhjes Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm me seli në Bruksesl, drejtuar Ambasadorit të Arabisë Saudite në Tiranë

Shkrime relevante

Mbrojtja e identitetit nuk është urrejtje, është instinkt normal i çdo kombi që respekton veten

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Ta quash “banalitet” mbrojtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar...

“6 Marsi – Dita e Dëshmorëve” – të zyrtarizohet sa më parë…!

Bashkim Fazliu - "Migjeni", Ferizaj  Sot është Dita e Dëshmorëve në Kosovë...

Lufta e Jasharajve dhe ndikimi i saj

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së 28...

Djallëzor dhe mashtrues

Isuf Bytyçi, Munih Dinakëritë janë për të marrë, kurse sinqeriteti dhe...

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Shpërndaj

Letër zyrtare drejtuar Ambasadorit të Arabisë Saudite në Tiranë
I nderuar z. Ambasador,
Në emërin tim dhe në emër të Lidhjes shqiptare për rikthim në katolicizëm, ndjejmë detyrimin qytetar dhe kombëtar t’ju drejtohemi me këtë letër, për t’ju shprehur indinjatën dhe shqetësimin tonë të thellë lidhur me një zhvillim që rrezikon të trazojë ndjenjat e qytetarëve shqiptarë të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë Veriore, Malit të Zi, Luginës së Preshevës, dhe mbarë diasporës.
Prej datës 2 deri më 10 maj 2025, në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, është vendosur një ekspozitë me emrin “Urat”, që ka për qëllim promovimin e kulturës së Arabisë Saudite. Në vetvete, çdo përpjekje për shkëmbim kulturor është e mirëseardhur, për aq kohë sa ajo nuk cenon simbolet dhe ndjeshmëritë historike të popullit pritës.
Mirëpo, më 6 maj 2025, në të njëjtin vend, zhvillohet ceremonia e paralajmëruar nga Organizata SHQIPTARIA që nga 20 janari 2025, për kremtimin e 620-vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, heroit tonë kombëtar dhe simboli i rezistencës ndaj Perandorisë Osmane. Ekspozita në fjalë, me tendën e saj që zë një pjesë të konsiderueshme të sheshit, e bën pothuajse të pamundur organizimin normal të kësaj feste.
Kjo mbivendosje kohore dhe hapësinore përbën një provokim të panevojshëm dhe një mungesë të theksuar respekti ndaj historisë shqiptare, veçanërisht në një ditë kaq të ndjeshme për popullin tonë. Është absurde që, në vendin ku do të nderohet figura që mbrojti identitetin tonë europian nga pushtimi osman, të zhvillohet një ekspozitë që evokon kulturën e një shteti që shpesh glorifikon trashëgiminë osmane.
Për më tepër, ndjejmë detyrimin të kujtojmë se çdo incident apo përshkallëzim i situatës më 6 maj do të ketë edhe implikime morale dhe diplomatike për Ambasadën që ju drejtoni, e cila është njoftuar zyrtarisht për këtë konflikt të mundshëm. Përgjegjësia juaj nuk mund të shmanget.
Nëse zhvendosja fizike e tendës nuk është më e mundur, atëherë ju kërkojmë publikisht që ekspozita të mbyllet për një ditë, më 6 maj, në shenjë respekti për popullin që ju pret dhe për figurën që simbolizon lirinë dhe dinjitetin tonë kombëtar.
Gjithashtu, ju ftojmë të mos i besoni retorikave të rrejshme që përpiqen të manipulojnë historinë tonë. Një ndër figurat më të diskredituara në këtë drejtim është Naim Tërnava, i cili guxoi të deklarojë se “Perandoria Osmane paska çliruar tokat shqiptare”, duke fyer gjakun dhe kujtimin e qindra mijëra shqiptarëve të vrarë, konvertuar me dhunë, apo të përzënë nga trojet e tyre. Naim Tërnava nuk përfaqëson muslimanët shqiptarë, të cilët, në shumicën dërrmuese, janë të ndershëm, patriotë dhe besnikë ndaj kombit të tyre.
I nderuar Ambasador,
Ne shqiptarët e kemi dëshmuar gjithnjë mikpritjen dhe respektin për të huajt. Por kjo mikpritje nuk guxon të keqpërdoret si mungesë vetëdijeje historike apo lëshim ndaj simboleve tona kombëtare. Ceremonia e 6 majit nuk është ngjarje politike, por një ditë nderimi kombëtar. Prania paralele e një ekspozite të tillë është, në minimumin e saj, një mungesë e rëndë takti.
Ju bëjmë thirrje të rishqyrtoni pozicionin tuaj dhe të kontribuoni në ruajtjen e qetësisë publike dhe të respektit të ndërsjellë midis popujve tanë.
Me respekt,
Në emër të Lidhjes Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm,
Prof. Belisar JEZERCI, kryetar
Bruksel,
03.05.2025
___
P.S.: Kjo letër i është drejtuar për informacion edhe ambasadorëve të shteteve të Quint-it (Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia) si dhe zonjës Presidente Vjosa Osmani, z. Kryeministër Albin Kurti, dhe Kryetarit të Prishtinës, z. Përparim Rama
Mund të jetë një imazh i teksti

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu