Deklaratë e Lëvizjes për Rikthim
Lëvizja për Rikthim, duke konstatuar se radikalizmi fetar islamik ka marrë përmasa të kobshme ndaj shtetit dhe kombit tonë, gjë që u rikonfirmua edhe këto ditë përmes mijëra komenteve fyese, denigruese e kërcënuese ndaj Presidentes së Republikës për një gotë ujë të pirë, i drejtohet asaj me këtë thirrje kombëtare.
Me seriozitetin dhe sinqeritetin më të lartë njerëzor e patriotik, ne e ftojmë publikisht Presidenten Vjosa Osmani, së bashku me bashkëshortin e saj, në aktin e shenjtë të pagëzimit.
Këtë ftesë e bëjmë me bindjen e palëkundur se ky hap i shërben mirëqenies së saj, të ardhmes së fëmijëve të saj, të Kosovës dhe dinjitetit të kombit shqiptar.
Gjithashtu, i bëjmë thirrje që duke u shkëputur nga mbiemri i pushtuesit “Osmani”, ajo ti rikthehet rrënjëve tona t’pashkëputshme, duke u emëruar Vjosa Iliriku.
Ky akt do ta gdhendte emrin e saj në histori si një pasardhëse e denjë e Mbretëreshës Teutë, duke mbetur përjetë simbol i qëndresës dhe identitetit tonë burimor.


