
Selatin Retkoceri, Llugagji, Lipjan
Reagim ndaj pretendimeve të Refik Gerbeshi për “ndalimin e fesë” nga milicia serbe
Refik Gerbeshi po përpiqet të shesë një narrativë të rreme, sikur në kohën e komunizmit jugosllav milicia serbe i paska penguar shqiptarët të shkonin në xhami apo t’u prishte agjërimin.
Kjo është një shtrembërim i qëllimshëm i realitetit historik.
Le të jemi të qartë: sistemi ish komunist zyrtarisht ishte ateist. Kufizimet ndaj fesë nuk ishin të drejtuara vetëm ndaj myslimanëve, por ndaj të gjitha besimeve qoftë islame, katolike apo ortodokse.
Edhe në Shqipëri feja u ndalua krejtësisht në vitin 1967, si rrjedhim dhe detyrë e marrë prej Revolucionit Kulturor Kinez.
Pra, bëhet fjalë për ideologji shtetërore komuniste, jo për ndonjë “luftë të veçantë” kundër xhamive në Kosovë.
Në Kosovë, gjatë viteve ’70 dhe ’80, funksiononin xhami, zhvilloheshin rite fetare dhe askush nuk të ndalte fizikisht të hyje për namaz apo të agjëroje.
Po, kishte presion ideologjik kundër religjionit si koncept, sepse sistemi ishte komunist por të pretendosh se milicia “ruante xhamitë për të mos hyrë shqiptarët” është trillim i pastër dhe tendencë e autorit për ti mashtru të rinjët.
Madje, paradoksi është ky: gjatë kohës së , identitetit “mysliman” u njoh si kategori kombëtare në vitet ’60, gjë që ndikoi drejtpërdrejt në krijimin e identitetit të sotëm boshnjak në Bosnjë dhe jo vetëm. Kjo ishte politikë federative për menaxhimin e kombeve brenda Jugosllavisë jo ndonjë përndjekje e organizuar për t’ua ndaluar shqiptarëve fenë.
Të rishkruash historinë për të ushqyer viktimizim të rremë apo për të ndezur emocione fetare sot, është e papërgjegjshme.
Shqiptarët e Kosovës e dinë shumë mirë se represioni serb ka qenë politik dhe kombëtar sidomos në vitet ’90 – jo fetar.
Regjimi nuk na luftoi pse ishim myslimanë, por pse ishim shqiptarë. Historia është mjaftueshëm e dhimbshme sa të mos ketë nevojë për shtesa imagjinare. Kushdo që manipulon faktet për të fituar pikë ideologjike, po i bën dëm vetë të vërtetës dhe brezave që nuk e kanë jetuar atë kohë.
______
Shih videon për ta përforcuar me fakte analizën e Selatin Retkocerit:


