Sikur të votoja unë:
Do ta kisha votuar Lumir Abdixhikun, por, meqenëse ai nuk ka pasur guxim të shkëputet nga tutori Mustafa, lë të nënkuptohet se do të vazhdojë të trajtojë shtetin mu si rrënuesi i LDK-së, që sot është kryetar nderi.
Ish-komunisti jugosllav dhe bashkëpunëtori i Rrahman Morinës. Ose me Rugovën, ose me Mustafën. Gjersa ishte gjallë Rugova, as që ka guxuar t’i afrohet LDK-së.
Prandaj, nuk do ta votoja Abdixhikun. I mungoi guximi. Parapëlqeu të mbetet nxënës i vogël i Mustafës, por jo të bëhet pasardhës i madh i Rugovës. Do të pendohet më 10.02.25.
Ose, do ta kisha votuar Hamzën, sikur të kishte pasur guxim të shkëputet nga PRONTO, por, meqenëse mburret me atë klan, lë të nënkuptohet se do të trajtojë shtetin mu si ata. Nuk premtoi shtet ligjor, por investime, ku mund të vidhet më shumë.
Prandaj, nuk do ta votoja kurrë. I mungon guximi. Po dëshmohet nxënës i zellshëm i PRONTO-s.
Ramushi dhe Lima nuk janë të votueshëm. Ndoshta do ta kuptojnë…
Pse jo ata të përmendur më sipër?
Sepse ata e shpërfytyruan Republikën e Kosovës mu siç i konvenonte Serbisë dhe e zhvatën shtetin deri në palcë. Si Serbia dje.
Pra, mbetet Kurti, duke shpresuar se do të gjejë një mënyrë, një rrugë, për të ndrequr raportet me SHBA-të. Nëse jo, Trump do ta rrëzojë përsëri. Ose do ta rrëzojë populli.
Mua më duhen edhe dy gëzime në këtë jetë: mënjanimi i Vuçiqit dhe largimi i Grenellit. Grenelli është më Lajçak se vetë Lajçaku. Ai flet dhe shkruan çfarë dëshiron të lexojë Vuçiqi.
Trump ia mohoi gjininë, ndoshta edhe e largon.
Kam një parandjenjë se do të ndodhë.
I lutem Nënë Terezës të ndikojë te Trumpi për ta larguar Grenellin nga Ballkani.
AMIN!
Ky është mendimi im. Ju e keni lirinë për të menduar dhe për të votuar si dëshironi ju, unë për të menduar si di unë dhe sa di unë.
Lirinë e mendimit nuk mund të ma ndalojë as zoti, as njeriu!
Fituesit të zgjedhjeve i dëshiroj fat! Cilido që të jetë!
Çfarëdo marrëveshje paqësore që të nënshkruajë ai me Serbinë, nga një pjesë e popullit do të quhet akt tradhtie…




Albini politiken e ben me inate. Ai edhe ne te ardhmen do te mbetet i tillë, inatcor, tamam si Rexhep Qosja.
Albin Kurti kurre me nuk do te jete ne gjendje qe t’i permiresoje raportet me SHBA-të. Demi u be dhe ai dem frikohem qe do te na kushtoje shume shtrenjte. E vetmja shprese mbetet qe ne zgjedhjet e 9 shkurtit te fiton opozita. As ata nuk jane ashtu sic kisha pasur deshire qe te jenë, por ama biles nuk do te na prishin me gjithe perendimin.
I gjithe ai mund qe u be ne vitet e nentedhjeta per te bere miq neper bote, humbi, u zhduk nga Sharlatani per nje kohe te shkurter. E sa pat hjekur i shkreti Rugovë derisa ja arriti qellimit.
Nuk po kuptoj . Ky shqiptar ,shtetas i Kosovës besoj , me shprehjen. , SIKUR a mos jeton në planet tjetër që ka atë titull dyshues , plot dilemë apo si një propagandë për ata që vendosin në minutën fundit se kë do të votojnë ? Deri të shtunën do të kemi thirrje dëshirore të tilla besoj . Nesje cdo njeri zgjedh ekstazën e tij për një vendim ,për një dëshirë .
Lis Bukuroca ( Naser Aliu) me prejardhje eshte nga Lugina por jeton ne Gjermani. Ai, mendoj une ne shkrimet e tij eshte konstruktiv. E vetmja e metë e tij eshte se ende nuk u vetedijesue dhe ta kuptoj qe Albini eshte e keqja me e madhe (tani per tani) per Kosoven. E pra Albini kishte aq shume gabime sa qe secili njeri duhej ta kuptonte.
Po , e dij se z. Lis B. banon në Gjermani se e shkruan në krye të artikullit ,madje ju z.Albert ja dini dhe emrin e vërtetë . Komentin tim të mësipërm e bëra e shtyrë nga titulli i cuditshëm me fjalën e cuditshme që e përsëriste shpesh , sikur . M.q.se nuk njoh mirë situatën politike në Kosovë nuk shpreh qartë mendimin tim .Vecse nga lajmet e faktet tronditëse të ^komandantëve ^ të UCK që sot janë në Hagë kam treguar mendimin tim e që është se ata duhet të rishkruhen në historinë e Kosovës me të metat , hilet , intrigat e dëmin që i bënë asaj ushtrije , atyreve të rinj që braktisën familjet nga cdo vend të botës ku ndodheshin për të cliruar Kosovën nga pushtimi shekullor sllav.Dhe partitë që u formuan nga këta të akuzuarit në Hagë duhet të riformohen , të distancohen nga shkatërruesit të imazhit të UCK – së e të punojnë për atdheun.Tash ,të vijë tek Albini që po të sjell ndër mend Albinin Majtist , agresiv të dikurshëm jo vetëm që s^kam simpati por thoja se nga doli ky njeri. Vitet , ndërhyrjet ndërkombëtare , e kanë ndryshuar Albinin . E ka kuptuar se politika kërkon vec zgjuarsi e dinakëri .Kundërshtar serjoz nuk ka për momentin që të kthejë atë masë të popullit e që nuk është e pakët ,madje shumicë , të mos votojë Albinin .Por të shohim të djelën se kush do të fitojë .M.q.se nuk votoj se nuk kam shtetësinë e Kosovës dhe më e llogjikshme të presim 3,4 ditë. Të hënën z.Albert vazhdojmë temën . Për ju të humbasë z.Albin për mua të fitojë më i miri ! Ju përshëndes !
Edhe tri ditë na ndajnë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Kosovë, një proces që do të përcaktojë drejtimin politik të vendit për vitet në vijim. Këto zgjedhje mbahen në një klimë të rënduar politike dhe diplomatike, ku Kosova ndodhet në një gjendje gjysmë-izolimi nga partnerët e saj strategjikë perëndimorë. Një situatë e paprecedentë për një shtet që u ndërtua mbi mbështetjen e tyre dhe që deri vonë ishte një shembull i suksesit të ndërhyrjes ndërkombëtare në Ballkan.
Qeveria Kurti e ka sfilitur vendin duke e futur në një shteg të ngushtë, pa dalje, ku mungojnë aleancat e dikurshme dhe ku ekonomia po përballet me sfida të mëdha. Sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian, si dhe qëndrimi i ftohtë i Shteteve të Bashkuara, janë tregues të qartë se raportet me Perëndimin kanë pësuar një tronditje të rëndë. Dikur, Kosova ishte një partner i privilegjuar i aleatëve të saj perëndimorë dhe Amerikan ndërsa sot, ajo përballet me neverinë dhe ndëshkimin e atyre që dikur i dhanë mbështetje për pavarësinë dhe konsolidimin e saj si shtet.
Në këto zgjedhje, qytetarët do të kenë mundësinë të vendosin nëse Kosova do të rikthehet në rrugën e saj tradicionale të bashkëpunimit me Perëndimin apo nëse do të vazhdojë në kursin e konfrontimit dhe izolimit. Përgjegjësia bie mbi secilin votues, sepse vota e 9 shkurtit nuk do të jetë thjesht një zgjedhje politike, por një vendim për orientimin strategjik të Kosovës në dekadën e ardhshme.
Dakort me cfarë shkruan zonja Arta por them se qëndrimet ndërkombëtare të shikohen më thellë se nga kush menaxhohen e drejtohen. Kam parasysh zbulimet e ditëve të fundit nga Amerika se USAID ,që i ka dhënë miljona Kosovës ,Shqipërisë e më tej ka marrë damkën organizatë terroriste . Me qëllim të vetëm ringritjen e politikës së Majtë e shkatërrimit të Opozitave . Një lajm shokues ku duhet që krejt Partitë të ndalin vrapin kolorsiak , të shikojnë vetveten e të mendojnë seriozisht për popullin .E jo se si të pasurohen . Shpresoj që qeveria e re ,kushdo që të jetë të mendojë së pari për populli brenda kufijve si dhe rregullimin e marrëdhënieve me ndërkombëtare ,,,POR jo me ata ndërkombëtarë ,si Sorrosi i Amerikës e BUFAT europjanë që heshtën për vite që më shumë përkrahën ( edhe heshtja është përkrahje ) agresorin sërb e Kosovën e shohin si tokë të askujt . Përpara një rreziku të tillë partitë politike duhet të jenë të bashkuar e një politikë të jashtme të njëllojtë . Opozitarizmi është keqkuptuar . Kundërshto , grindu për politikën e brendshme , përmiso e ngri standardin e jetës së popullit .Rikthimi i z.Tramp e zbulimi i misjonit ( Sorrosit ) duhet të tregojë se jo cdo konsultim ^ ndihmë ^ monetare nga ndërkombltarlt është e drejtë dhe pozitive .
Dakort me cfarë shkruan zonja Arta por them se qëndrimet ndërkombëtare të shikohen më thellë se nga kush menaxhohen e drejtohen. Kam parasysh zbulimet e ditëve të fundit nga Amerika se USAID ,që i ka dhënë miljona Kosovës ,Shqipërisë e më tej ka marrë damkën organizatë terroriste . Me qëllim të vetëm ringritjen e politikës së Majtë e shkatërrimit të Opozitave . Një lajm shokues ku duhet që krejt Partitë të ndalin vrapin kolorsiak , të shikojnë vetveten e të mendojnë seriozisht për popullin .E jo se si të pasurohen . Shpresoj që qeveria e re ,kushdo që të jetë të mendojë së pari për populli brenda kufijve si dhe rregullimin e marrëdhënieve me ndërkombëtare ,,,POR jo me ata ndërkombëtarë ,si Sorrosi i Amerikës e BUFAT europjanë që heshtën për vite që më shumë përkrahën ( edhe heshtja është përkrahje ) agresorin sërb e Kosovën e shohin si tokë të askujt . Përpara një rreziku të tillë partitë politike duhet të jenë të bashkuar e një politikë të jashtme të njëllojtë . Opozitarizmi është keqkuptuar . Kundërshto , grindu për politikën e brendshme , përmiso e ngri standardin e jetës së popullit .Rikthimi i z.Tramp e zbulimi i misjonit ( Sorrosit ) duhet të tregojë se jo cdo konsultim ^ ndihmë ^ monetare nga ndërkombltarlt është e drejtë dhe pozitive .
Po Raportet me Amerikën i ka shkatrrue bash Albin Kurti. Dhe tash të shpresojshë se ai i riparon; …hajt se po them utopi per mos me thënë budallaki totale.
Perkunder respektit qe kam per Ju,me duhet te them se me nje pjese te shkrimit tuaj nuk pajtohem.
Eshte e vertete qe profesoret Esat Mekuli, Hasan Mekuli dhe Idriz Ajeti ishin shqiptar te medhenj qe dhane nje kontribut te madh per shqiptarinë ne pergjithesi dhe Kosoven ne vecanti. Por keta nuk ishin te vetmit. Kemi edhe shume intelektuale te tjere nga trevat e Malit te Zi dhe Serbise qe kontribuan per Kosoven.
Gjate kohes sa isha student kisha rastin te njoftohesha me shume studente shqiptar nga Mali i Zi. Eshte e vertete se ata ne fillim nuk kishin njohuri te mjaftueshme per situaten politike ne Kosovë. Eshte e kuptueshme qe propaganda jugosllave te kete ndikuar nga pak edhe tek ata. Por pikepamjet e tyre ndryshuan kur ata me syte e tyre e pane realitetin. Eshte e vertete qe Kosova i ka pranue, i ka shkollue dhe i ka punesue. Ata per kete zemergjeresi te shqiptareve te Kosoves jane shume mirenjohes. Kontaktet e mia me studentet malesorë i mbaj edhe sot dhe ata gjithmone i jane shume mirenjohes popullit te Kosoves per perkrahjen.
Per Lis Bukurocen jam shprehur edhe me pare. Per mua ai eshte nje person shume i dashur. Shkrimet e tij i lexoj me shume dashuri. Te vetmen te metë qe e ka eshte perkrahja ( qe per mua eshte e pakuptimtë) per Albin Kurtin.
Ju pershendes.