Lopa në Xhami, rugovasi pa dalje – e “hoxha” që e dinte rrugën për Siri!

Shkrime relevante

Një propozim debil që Justina Pula Shiroka t’i vizitoj katër të dënuarit në Hagë

Reshat Sahitaj, Prishtinë ____ NJË PROPOZIM DEBIL- QË JUSTINA SHIROKA PULA T’I VIZITOJË...

Biser Mehmeti, poeti që nuk mund të arratisej nga gjërat e rëndomta

Biser Mehmeti, “SPIRALJA E FRIKËS”, poezi, botoi N.B. “BUZUKU”, Prishtinë, 2023,...

Protesta pro dhe kundër Shqipërisë!

Florim Zeqa Ngjarjet e vitit 1997 mbetën një nga më të dhimbshmet...

Lopa në Xhami, rugovasi pa dalje – e “hoxha” që e dinte rrugën për Siri!

Sak Muji, Zvicër - Rugovë Satirë për Portalin DRINI Nga Sak Muji...

Presidentja duhet të trokasë në Vatikan: njohja e Kosovës si akt paqeje

Agim Vuniqi,Vashington ____ Presidentja e Kosovës duhet të kërkojë një audiencë me Papa...

Shpërndaj

Sak Muji, Zvicër – Rugovë

Satirë për Portalin DRINI Nga Sak Muji Haaaaaaa breeee! Hyri lopa e Rugovasit në xhami. Hoxha u çua i tërbuar: — “O Rugovas, qysh s’t’vjen marre me e lanë lopën me hy këtu? Nxirre jashtë!” Rugovasi e kruajti kokën, shikoi majtas, djathtas, kah minberi, kah dera, e tha: — “O hoxhë, pasha tokë e qiell, pasha hënë e diell… unë s’di as kah me dalë vetë! A m’ke pa najherë n’xhami?” 😂😂😂 Lopa veç e tundi bishtin. Po aty diku, në qoshe, një “predikues” i zjarrtë po ua tregonte disa të rinjve hartën: — “Siri kah kjo anë… xhenneti kah ajo anë…” Rugovasi u kthye kah ai: — “Aiiii breeee! Ti po ditke me ua gjetë çikave e djelmoshave rrugën deri në Siri, e mu s’po ma gjen derën e xhamisë?!” 🤣🤣🤣 Haaaaaaa! Edhe lopa sikur e ngriti kokën: — “Muuu! Ky po ditka rrugën për 3,000 kilometra larg, po jo derën që e ka tri metra përpara!” Rugovasi: — “Pasha tokë e qiell, hënë e diell, këtu diçka po kundërmon ma shumë se stalla ime!” 😂 E “predikuesi”: — “Jo, jo, vëlla, duhet sakrificë…” Rugovasi: — “Mirë bre, po pse gjithmonë sakrifica qenka çika e tjetrit, djali i tjetrit, familja e tjetrit? Ti pse s’po nisesh i pari?” Aty ra heshtje. Lopa prapë: — “Muuuu…” Që në gjuhën rugovase përkthehet: “E kapa edhe unë!” 😂🐄 Rugovasi vazhdoi: — “O hoxhë, unë i shkreti s’kam hy kurrë në xhami e s’di kah dilet. Po ky tjetri paska GPS për Siri, koordinata për xhennet dhe biletën gjithmonë ia pren dikujt tjetër!” Haaaaaaa breeee! Dhe aty del morali i humorit: Lopa hyri gabimisht në xhami. Rugovasi s’dinte kah të dilte. Por më i humburi qenka ai që ua tregonte të tjerëve ‘rrugën e shpëtimit’, ndërsa vetë rrinte rehat në shtëpi! Në fund Rugovasi e kapi lopën për litari dhe tha: — “Hajde moj lopë, se na të dyja paskemi hy gabimisht. Veç dallimi është se ti s’po i çon fëmijët e askujt në luftë!” Haaaaaaa! 😂😂😂

Pasha tokë e qiell, hënë e diell — feja është për me e ngritë njeriun, jo për me ia paketuar fëmijën dikujt tjetër si ‘kurban’ për ideologji të çmendura. Sak Muji — për Portalin DRINI Satira thumbon propaganduesit dhe rekrutuesit e ekstremizmit, jo fenë islame, imamët në përgjithësi apo besimtarët.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu