ARKIVI:
18 Maj 2024

Lufta për çlirim e liri dhe dashuria e një çobani me një kryeqytetase

Shkrime relevante

Nuk po më dhimet “deka e sodit”, por pabesia e zotit…!

Gani I. Mehmeti Këto janë dy vargjet e fundit në këngën e...

Shënohet Dita Nd’erkombëtare e Muzeve

Nga: Rezart Ekmekçiu TIRANË, 18 maj /ATSH/ Sot është Dita Ndërkombëtare e...

Vjosa Osmani në Bullgari me ftesën speciale në ngjarjen e Clinton Global Initiative të ish-sekretares amerikane Hillary Clinton

Me ftesë të ish-Sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton, Presidentja Osmani,...

Lideri i IS arrestohet nga autoritetet kurde në Irak

NTB /Document.no 17/05/2024 21:30 Një udhëheqës i IS-it, i cili ishte i...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi 

Arkiva ime (8), kujtime

“E ke ranue doren fort !”   

”Te protestojme për gjithçka e për asgje. Vendi po shitet, ne flasim për shiun !” Rexhep Shahu 

Kur ish-shokët e studimeve, ta kthejnë shpinën e ish-kolegu i punës, nuk të flet! 

… dhe a kemi shtyp të lirë ? 

Gjithmonë kam menduar se liria është mbi të gjitha, edhe kur flasim e shkruajmë por kur shkruajm duhet të shkruajm sipas rregullave dhe standardeve të gjuhës shqipe. Kjo na obligon të gjithë shqiptarëve, në Veri e në Jug të (Shqipërisë), në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, në Amerikë e në Australi. Të gjithë shqiptarët duhet ta shkruajmë shqipën drejt dhe pa gabime, ashtu qysh është vendosur në Kongresin e Drejtshkrimit të gjuhës shqipe që u mbajt në Tiranë, më 1972. 

Dje pasi e shkruajta dhe u publikua një shkrim për Adem Demaçin dhe Azem Sylën, në Bota Sot, me titull: “Një përvjetor i zymtë për Adem Demaqin dhe të ”bëmat” e pista të Azem Sylës!” (Sinan Kastrati, Bota sot,1 shkurt 2017 Në ora: 12:12) dhe në gazetën ”Lajm.co”, të njëjtin shkrim por me titull ndryshe, ”Muri e marrja dhe punësimet e të afërmëve të ”prijësve” të personaliteteve ”shtetërore” të Kosovës!” (Gazeta “Lajm.co, dat 1 shkurt 2017). në mbrëmje, ndërsa bëhesha gati me ra me fjet, telefoni më lajmëroi se ”posta” më erdhi. Menjëherë e hapa telefoni dhe pash se një shoku im i studimeve më kishte shkruajt në telefonin ”VIBER” një letër bukur ”të gjatë”, për telefonin tim të vogël:”I dashur “shok” po të duash, nëse te “pëlqen” të them “Zoteri”. Ti e di se une kam shpirt rrebelist dhe kam qene i “padëgjueshëm” dhe jam akoma i till, por jam per respektimin institucional dhe zgjedhjen e problemeve përmes këtyre institucioneve! Jam për njohjen e vlerave dhe të mundit “argatit” që çdo kush i ka bërë k`tij vendi (çoft edhe hajnave, kriminëlve, budallenjëve e të tjerëve….Mirpo me kryerjen e “argatit” kishte qenë mirë gjithkush me ja dit takatin vetit! Po kjo nuk ndodh kurkund dhe te asnjë komb se nuk ka kategori njerzish “të mençur dhe budallenj” sepse “te mençurit “ ”të cilët shumica e tyre nuk i kanë bërë kurr asnjë argat këtij vendi po dalin edhe me budallenjë se të tjerët!!! I nderuar shok, unë kam lexua “Romanin” e “Mandelës” ateher kur e ke lexu edhe ti dhe asgje ne te s’ka pas! Une edhe para lufte kam ra në kunderthënie të hapur me idet dhe me shokët e bacës! Bile u kam thënë (atherë) nëse e keni shok i thuani mos të folë se e …dh e ka qenë befasi për ta qysh … me fol ashtu!!! Po nejse janë tema të gjëra këto … I k`thehem shkrimit tënd….mos u kap për cikrrime o Shoqi jem…punsimet….po Kosova është e vogël o Sinan po edhe Ti me qenë qaty s`ki qare pa i punsua edhe do të njofshëm pastaj këtë punë e bëjnë të gjithë, parti dhe individë . Për nder Sinan edhe në Zvicer bëjnë gjëra të tilla … Mos u merr me shkrime të gazetarucve të Kosovës … kapu për gjëra më të mëdha …ndoshta bashk kishim bë gjëra më të mëdha ti e din, unë as atherë as tash nuk pajtohem me … edhe pse shpesh herë është i mirë …..unë nuk po kam kohë me shkrua. Ti bile po shfryhesh edhe pse je pak tepër i ngarkuar!…” 

Mora edhe dy letra të tjera, një nga një kusherirë dhe një tjetër nga një miku im i vjetër, poet e profesor fakulteti. 

Letra e kushërirës, poeteshës së ”re” ishte e thjeshtë. Ajo më bënte vrejtje për disa gabime gjuhësore, drejtëshkrimore që lidhen me shkronjën ”q” dhe ”ç”. Unë mendoj se kusherira ime kishte të drejtë. Thjesht, unë kisha gabuar. Ajo më shkruante: 

“Turp çfare po ndodh” dhe vazhdonte: “Verejtje: kujdes me  shkronjat ç dhe q. Ata gomart e gaz…. nuk i lektorojnë. Demaçi, hiç, shumevjeçar të duken cikërrime por lexuesi i vëmendshëm i shikon këto gjëra”. 

Kusherira ime më dëshiron edhe “Nate të qetë e të lumtë mendja kusho!”! 

Unë mundohëm të arsyetohem për këto “shkronja” por ajo i ka fjalët në maje të gjuhës dhe ma k`then përgjigjen menjëherë: “nuk kom as unë por në letërsi kështu njihet. Nejse më fal që të thash, natën e mirë ! “ 

Kusherira ime më fal! Unë nga pakujdesia i kisha shkruajt gabimisht fjalët, si “Demaqi”, “hiq”, “shumevjeqar”, e ato duhet të shkruhen: “Demaçi”, “hiç”, “shumevjeçar” dhe ndonjë fjalë tjetër që mund ta kem shkruajtur gabim. I kërkova falje kushërirës si dhe i kërkoj falje edhe Adem Demaçit e lexuesve për gabimet e mia. Por gabimin nuk ia fali vetit sepse kam librat në raftin tim të punës dhe nëse nuk jam i sigurt, duhet shfletuar ato, dhe patjetër duhet t‘iu bindemi atyre, si : “Drejshkrimi i gjuhës shqipe”, Tiranë, 1973, “Gjuha e sotme letrare shqipe dhe disa probleme themelore të drejtshkrimit te saj”, Prof. Androkli Kostallari, Tiranë, 1973, “Rregullat e pikësimit në gjuhën shqipe”, Tiranë, 2002,”Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe”, Tiranë, 1976… dhe “Fjalor i gjuhës së sotme shqipe”, Tiranë, 1980. Të gjitha kanë dalë nga duart e arta të akademikëve të Akademisë së Shencave të RP të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë. 

Është obligim moral e duhet të bëhet edhe obligim ligjor e kushtetues që gjuha shqipe të flitet e të shkruhet sipas rregullave që dalin nga konkluzat e Kongresit të Drejtshkrimit që është mbajtur në Tiranë më 1972. 

Letra tjetër, është biseda me mikun tim të vjetër në formë të dialogut: 

-O miku im ….pa te keq po te pyes si tu duk shkrimi im? 

-”I ranë vallahi. E ke ranue dorën fort”. 

-A i mungon fakti apo pse po thua ? 

-Jo, jo nuk e di për faktet, ama terminologjia 

është e rëndë”. 

-Po … unë e paraqita pasqyrën se ku i kam 

marr të dhënat, pse po thua nuk di për faktet ?. 

-”Une nuk i di, si lexues njeriu i lexon faktet e 

tjetrit, i beson ose nuk i beson, por vetë nuk i ka, sepse nuk e 

ka trajtuar vetë atë temë. Kjo është qasja ime në çdo rast, jo 

vetëm në këtë rast.” 

-Miku im … ato qe i kam thënë, p.sh., për Ademin e 

Azemin, jam shumë i sigurt ndërsa për punësimet në Bankën prej se ka ardhur ai … pas Rexhepit të Rahovecit, i kam gjet si 

dokument zyrtar, 54 veta janë punësuar në Bankë. Edhe miku i Hashimit është punësuar… edhe i Xhavitit …kam fakte e ato fakte i dërgova edhe në linkun që është në fund të shkrimit, si dokument zyrtar. Tregova edhe nga kush dhe ku i kam marrë. 

“E kuptoj plotësisht” 

-Unë nuk shpifi e as nuk rrej …! Për mua, nëse më mungon fakti nuk e marr lapsin me shkruajt. 

– “E di, e di. E kisha fjalën për tonin, terminologjineë Unë vete preferoj fjalë më të buta, është natyrë 

dhe stil imi. Secili e ka natyrën dhe stilin e vet natyrisht edhe 

përgjegjësinë e vet”. 

-Po, po ngutem. Nuk po mundem me u përmbajt. Miku im i di shume sende. Kjo po më mundon. Kemi dhënë shumë pare e ata po luajnë K… me paret tona që i kemi ndarë nga ndihmat sociale, e në kundërshtim me ligjet e vendit ku jetojmë. 

Natën e mirë ! 

-“Permbaju sa te mundesh se fjala publike mbetet . 

Naten e mirë e gjithë të mirat!” 

Një shoku im, bukur i mirë i kohës kur punonim si mesues më shkruajti dhe dëshiroi që të bëhemi ”shokë” në fb. Pasi ia dërgova disa nga shkrimet e mia për rrethin tonë dhe për liderët partiakë, e “ushtarakë”, ai më nuk më shkruajti. Unë nuk besoja se ai do të më ndërrojë mua për një ”kryetar” partie, komune apo post tjetër ministror. 

Ai më tregoi se ka punuar si drejtor shkolle afro 20 vjet e kjo sipas meje është se ai ishte ”lidhur” me ata që unë kisha shkruajtur, shumë pak në krahasim me ato që fliten e dihen për ata. 

Ai ish-kryetari i një qendre lokaliteti, tash kishte shkuar në kryeqytet. Por sa kishte “shërbye” atje, një mëhallë e kishte përzënë nga fshati ku jetonte. Të gjithëve iu kishte ndërtuar shtëpi të reja e trojet e tyre, i kishte bashkuar me truallin e vet. Sa mirë. Ai, me siguri, kështu ka me punua edhe për Kosovën. 

Dhe në fund, a kemi shtyp të lirë ? 

Shumë gazetarë e redaktorë shpesh m’i kanë hjekur fjalët e fjalitë edhe pse ato kanë qenë shumë të rëndësishme për mua, për vetë artikullin ose nuk ma kanë botuar shkrimin fare me të vetmen arësye se unë kam përmend emra e gazeta që ai nuk flet me ta. Nëse e kam marr një të dhënë nga një gazetë, gazeta tjetër ka kërkuar nga unë që ta heq emrin e gazetës ose të portalit se përndryshe nuk ta publikojmë shkrimin! Kështu më thonin redaktorët e gazetave në Prishtine. 

Kjo ma kujton një bisedë të një profesori të fakultetit, i cili na tregonte kur e ka dërguar një studim për Këngët e Lidhjes Sqiptare të Prizrenit, më 1978, me rastin e 100 vjetorit të L. ShSHP. kur Plavën, Gucinë, Tivarin … dhe Ulqinin i merr Mali i Zi. Ata në ”Rilindje” ia kanë hjek fjalën ”Lim”, në rreshtin e një strofe të këngës dhe në vend të saj e kanë shkruajt “Lunë”. ”Limi” është një lumë i njohur në Mal të Zi. 

E fillova me një fjalë të urtë të Rexhep Shahut dhe po e mbyll kët shkrim po me Rexhep Shahun 

”Krimi politik, atentati ndaj vendit nis me mbushjen e parlamentit me skllever” 

“Një përvjetor i zymtë për Adem Demaqin dhe të ”bëmat” e pista të Azem Sylës!” dhe me nëntitull: “ 

”Muri e marrja dhe punësimet e të afërmëve të ”prijësve” të personaliteteve ”shtetërore” të Kosovës!” 

Dashuria e pafat e turjakasit dhe tiranses 

Turjakasi e tiranasja në Tiranë e në “Turjakë ”Sier dhe Syla (Sulo) 

Të dy emrat, emri i gocës tiranase dhe djalit nga Kosova (kosovar) fillonin me shkronjën “S” dhe për habi të dytë kishin lindur e jetonin në qytetin dhe në katundin që fillonte me të njëjtën shkronjë, shkronjën ”T”,Tiranë dhe Turjakë që ishin edhe vendbanimet e tyre. 

Dashuri që zgjati zgjati dy ditë 

Dhe tash, duke e kujtuar at “histori” të dhimshme të para 70 vjetëve, si për çudi edhe unë jetoja në shtetin që fillonte me po të njëjtën shkronjë “S”, në Suedi, më dukej se po flisja e rrija edhe unë me ata burra të mençr e trima të çartur, në kullat me gurë të Ballit të Kershit e me tulla të kuqe (QERPIÇ m. Tullë prej balte e tharë në diell dhe jo e pjekur në furrë; plithar. Mur qerpiçi. Shtëpi me qerpiç. Bëjnë (presin qerpiçë) me dheun e te Llokma e Gradinës), të shhtruar me qilima e me cerga, edhe ta të thurrura në vek me drunj të Turjakës dhe lesh nga delet e dhitë e Turjakës. 

Po bëhen 27 vjet që kisha ardhur në Suedi, bashkë me familjen time. Ishte fundi i muajit qershor të vitit 1992. Pasi u mbajtën zgjedhjet presidenciale e parlamentare, një muaj më parë, më 22 Maj e ku edhe mua më kishin propozua për deputet për Kuvendin e Kosovës, mu kujtua krejt pa dashje, Ramë Bllaca dhe historia tragjike e Qazimit, djalit të Ramës. Edhe ai diku në fillim të viteve 1930 kishte qenë Deputet i Kuvendit të Sërbisë që pleqt i thonin “posllanik skupštne, në Beograd. E Rama, e kishte marrë me vehte Qazimin që të shkollohet … e pale mabasandej çka do të bëhet sepse Rama, nuk dinte të shkruante e lexonte. Kjo e mundonte Ramën, prandaj, kishte dëshirë që Qazimi të shkollohej, dëshirë që do ti plotësohej Ramës, po të rronte edhe disa vjet. 

Dhe në kokë më shkonin në mend lloj mendimesh e më kujtoheshin tregimet që dikur gjyshi dhe pleqtë nga Turjaka na tregonin dashuriqkat që kishin pasur kur kishin qenë të rinj si çobanë me dele, si bujq kur korrnin grunet me drapër, kur shkonin në mulli e kositnin livadhet por që nuk kishin pasur fat e nuk kishin guxua me i tregua askujt për jaraneshat e tyre. 

Ata nuk dinin të lexonin e as të shkruanin sepse nuk kishin qenë në shkollë e nuk kishin pasur libra me “sllova” (”shkronjave” i thonin sllova, nga sllav.) Pastaj, me shkua në shkollë, bâhesh shka (sllav), iu kishin thënë hoxhallarët. Prandaj, edhe gjyshi thonte: “Ma mirë âsht me ni (dëgjua) se me pa (shikua)” 

Dhe mendova, mendova e mendova e nuk më kujtoheshin emrat e asnjë “partizani” kosovarë që kisha dëgjua sa e sa herë të njëjtat ngarje e historitë e tyre të dhimshme. Së shpejti bëhen 30 vjet që jetoj në Suedi e edhe nja 15 vejt më parë, pra para 40 e më shumë vjetëve, kur isha fëmi  kisha dëgjuar këto “histori” të dhimshme nga pleqt që dikur edhe ata kishin qenë të rinj, po prap nuk më kujtoheshin emrat e atyre djemve që kishin mbetur “me gishta në gojë” e për ta shpëtuar kokën, kishin ikur bashkë me partizanët shqiptarë, në Shqipëri. 

Ndërsa mbaja mend “Vrasësin” e ujqëve, “Urën e mjerimeve”, “Folejën tragjike …” e …  “Lulja e kujtimit” por jo edhe at vajzën tiranse që nga tregimet që kisha dëgjuar, më dukej sikur po e shihja, si në pasqyre. Ajo më dilte para syve, kudo që shkoja. Natën nuk fleja duke u mundua ta kujtoj sa më mirë, ta shoh trupin e saj, rrobat e bukura që vishte e fjalët që nxirrte nga goja, si mjaltë. 

Kishte flokë kaqurrela e të gjata që kur ecte, nuk shihej pjesa e pasme e trupit të saj të bukur nga flokët. Dukej sikur të ishte një Zanë e Maleve të Turjakës e të Zatriqit. Flokët i mbante të lshuara pas shpine e ato ia shtonin edhe më shumë bukurinë e asaj vajze të hishme (e të “shishme”) tiranse. Dikur bërtita nga gëziimi : “SIER” dhe e pash se më doli gjumi e nga britma ime, u zgjova nga gjumi. Ferkova sytë dhe pash se kisha qenë në ëndërrr në krevatin e butë e jastakun me pendla guse. Vrapova në dhomën time të punës dhe shpejt e shpejt e shkruajta me një fletë të bardhë, tri herë, emrin SIER, SIER, SIER, sikur frigohesha se do të më ikte e mua më vinte keq për Sylën që s`e kisha takur kurrë. 

Oh sa kisha dashur të isha në ëndërr e ta dëgjoja nga goja e Reshit Imerit, Metë e Sali Xhemjlisë, Lil Dergutit, Sahit M`stafës, Din e Sefer Haxhisë e … babës Ukë ato që ata më kishin tregua për Qazim Ramën,  për Rifat Berishën, për Kapetan Rudin e Palushin dhe për Sylën. Isha në ëndër por ato që dëgjova për Sier-in e për Sulon ishin identike me ato që kisha dëgjuar nga gjyshi Imer Seferi, Adem Nishori, Islam Maliqi e të tjerë pleq nga krahinat e tjera, Hazir Prellovci e Hazir Xhaka, e Hazir Gariqi, Magjun Hajrullahi, Shaban Mrasori e Shaban Azemi, Halil Hamza i Kaznikut, Latif Reshiti, Veli Bajrami, Mulla Shaqa e shumë e shumë të tjerë, pleq nga Turjaka e Damaneki, Qypeva, Bubli e Panorci  

Eh more bir, fillonte ai më plaku bisedën, erdhën një grup partizanësh nga Shqipëria. Në odën e …. Smajl Zenelit, Ramadan Nezirit, të Metë Xhemajlisë, Hamid Tushës e të Imer Seferit. Në këto oda vinin mysafirët sepse ishin oda për miq e mysafirë e jo oda me “lule”, qysh iu thonin pleqt sobave të nuseve. Aty kishin ardhur edhe më herët krerët e katundeve e të krahinave tjera por jo partizanë nga Shqipëria. Kishte ardhur Shaban Palluzha e Ramë Bllaca, Mstafë Rahaveci e Mstafë Kruja, Bajram Begi e Azem Bejta. 

Dhe kështu, partizanët kishin dëgjua se në Turjakë e në Zatriq ka burra të zgedhun, pleq, trima e bukëdhënës. Ata madje dinin edhe për Bali Agën, Ali Agën, Dan Zatriqin e Zatriqit, për Avdullah e Brahim Agën dhe për Dan Zatriqin, Hajdar Agën, Halilin e Musën, Bajram Qaushin  e Turjakës… 

Një partizan, që nuk ishte më i vjetri në moshë por dukej se ishte “ma i madhi”, filloi të na flas për “besën” që kishin lidhur me vëllezërit jugosllavë. Një nga pleqt, më duket se kish qenë Sahit Mstafa apo Metë Xhemajlia, i thotë ati “kogjabashit”: 

-Na serbët nuk i kemi vllazen e as nuk iu besojmë sepse ata na kanë bâ bâtare sa herë kanë ardhur me ushtrinë e kralit këndej. Nuk ka më shumë se 20 vjet kur krejt Qypevën (katund afër Bublit, Damanekit e Turjakës), i kanë bâ batare të mashkujt. Veç ni fmi ka pshtu, Halili i Vogël. Edhe ai ish mshef në fletët e kun`gllit se edhe atij ia kishin hjek kryet. Edhe te Vakafi i Lubizdës, serbi i ka bâ batare, burrat ma t`zgedhun të Damanekit e të katundeve tjera, n`kohen e Azem Bejtës, tregonte Halil Hiseni, vëllai i gjyshës, Gjezide (nënes Didë). 

Pas kësaj bisede në odën plot tym duhani ra një një hshtje. 

-Mjaft ma more kok` ….   mos më fol edhe njëherë e fjalën nuk mundi ta kryej sepse e preku një ushtarak, që dikush i tha “Komandant Shpati apo Shati” me brryla, sikur donte ti thonte:  

-Mos u ngut se këta kanë të drejtë e i njohin më mirë e besa jemi në konaqe të tyre se këta nuk janë më pakë trima se sa ne! 

Ajo natë ishte nata e parë që partizanët shqiptarë (nga Shqipëria) kishin ardhur në Turjakë. Partizanët më nuk erdhën në Turjakë.  

Partizanët, shkonin në Damanek sepse atje kishin më shumë përkrahës të ”komunistëve”. Nuk besoj se burrat e Damanekit i kanë dashur ”komunistët” por këtë e kanë bërë nga padija dhe ”krenaria” që Turjaka nuk i donte partizanët shqiptarë me shkie.     

Syla (Sulo Çobani) shkoi me partizanët. Sulon më nuk e kishte parë askush. Thonë se Syla ka luftua me partizanët shqiptarë deri në Varazhdin (Banatë), Vojvodinë, duke e ndjekur gjermanin. 

Pasi mbaron lufta, Sylën e kishin caktua si udhëheqës komune në Prizren. Ai në zyrën e ndërtesës së Komunës ku punonte e kishte vendosur famurin shqiptar. Flamuri Shqiptar valonte në Prizren. 

Por nuk zgjati shumë e serbët nga friga se shqiptarët ”po fitojnë” lirinë dhe vetëvendosjen, filluan intrigat duke vrarë natën e ditën përhanin lajme të rreme se ”ballistët po i vrasin partizanët dhe ata që iu kanë dhënë bukë i kanë ndihmua partizanët”. Ballistët dhe nacionalistët shqiptarë, serbët filluan ti quajnë ”armiq të popullit” dhe shtetit të ri. 

Katundarët e Hasit, Suharekës e të Rahovecit në ç do të shtune dhe të mërkuere, kur bëhej Pazari në Prizren, shkonin te Syla e i tregoni dhe ankoheshin se “disa aradha partizane me shki të Shumadisë”, natën po i vrasin djemtë më të mirë të katundeve. Po na marrin drithin e miellin ne magje. Me fshsisë po na i fshijnë magjet 1*) që mos të mbetet as ”për ilaq” po na i lânë thatë! Besa edhe shkollat shipe qysh na patën premtu nuk pi hapin e “otkup” (në emër të tepricave të prodhimit ?. Kjo vlente vetëm për shqiptarët e Kosovës që sa më shumë të varfërohen e të shpërngulën për në Turqi) e pe na qesin sa ska më shumë. Dhitë “e kuqe” ni kanë marrë e “parezin” (tatimin) për dhen, e lesh, tlye e djath pa duhet me dorzu në komunë. Syla i dëgjonte e nuk fliste sespe e shihte që qenkan mashtruar. 

Nëpër zyrat e komunës i kanë shti n`punë veç shkiet, serbë e malazezë e ndonjë “naselenik” (serbë e malazezë ardhacak nga Shqipëria e Veriut), vazhdonte tjetri katundar e Syla mendonte e “qare vetit nuk i gjânte”.  

Syla i kishte dëgjua edhe nga të tjerët të njëjtat tregime dhe nuk dinte çka po ndodh e as ai çka mund të bëjë. Me Fadilin e as me Xhavitin e Xhevdetin nuk shihej. E mori vesh se Eminin e kishin vra diku te Gjilani. Ndërsa fliste me disa katundarë të Blacës, Bellenicës e të Banjës, sytë i shkuan në ballkon, te vendi ku e kishte vjerr flamurin shqiprtar që dikush e kishte largua natën. U afrua dhe dhe shikoi nga dritarja e nuk e pa Flamurin Shqiptar. Doli nga zyra e katundarët i harroi që kishin ardhur “me kajt naj dert” dhe ende pa zbritur, dëgjoi disa zëra serbisht. Qetnikët serbë me rroba partizane kishin hyrë edhe në Prizren. 

Tash rendin e kishte Syla, luftëtari besnik për çlirimin e Kosovës. Ai edhe pse i pa shkollë, kishte marrë “garanci” nga më të mëdhenjët se pasi ta largojmë gjermanin, do ti kemi të drejtat e barabarta me popujt e tjerë të Jugosllavisë e …. do të hapen shkolla edhe në gjuhën shqipe … Por tash po e sheh që nuk është ashtu, nuk po i dalin fjalët qysh i kanë pas besën që e kanë “lidhur”. 

Besa i shkoi mendja se edhe vrasjet e Abedinit e të Gnimetes, në Gjakovë, partizanët serbë i kishin qit në pritë. Edhe ballistët e Kosovës i kishin pushkatua pa gjyq ose siq e quanin atherë “Gjyq në emër të popullit” e i pushkatonin vetëm shqiptarët. 

Sylë, duke dashur të dalë në oborrin e  

Administrata komuale ishte vendosur një shtëpie dykatëse në qendër të qytetit, te Shadevani. Syla donte të dilte në oborrin e ndërtesë por dy djem të rinjë e trima shqiptarë nga Rahoveci, nuk e lënë me dalur jashtë Sylën. I tregojnë se nëse del do të arrestohet nga Policia Vullnetare me arsyetimin se është për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë e kundër “Vllaznim Bashkimit” e “Internacionalizmin proletar”. 

Dy djemtë nga Retia e Rahoveciy i prijnë Sylës dhe nga një derickë tjetër që ishte në podrumin e shtëpisë dalin në pjesën tjetër të oborrit. Syla në përcjelljen e atyre dy djemëve e lëshon Prizrenin. Pasi ia desh teshat e partizanëve dhe e heq kapuqin me yllin pesërremësh, vishet me do tesha si të çobanëve e rroba të podrimqakëv, që mos të hetohet kapërcejnë Drinin dhe natën e kalojnë kufirin e  për në Shqipëri. 

Atje Syla, më së pari shkon te një ish miku i tij, “Komandant Spati”në Tiranë, ish partizan dhe komandant i aradhave partizane nga Shqipëria që kishin luftua bashkë me briggadën e shtatë shqiptare që e kishin çlirua Prizrenin e Pejën dhe kishin shkua deri në Vishegrad të Bosnjës e Vojvodinë duke i ndjekur “fashistët” gjermanë. 

Syla i kishte thënë komandantit dhe komesarit politik që të ndalen në Kosovë e mos të shkojnë më larg por fjalët e tij jo vetëm që kishin shkua në vesh të shurdhët por edhe nuk ishin prit mirë nga ”komandantët” e ai ishte kritikua me vrejtje “çortim” nga partia. Ai e dinte se çka po ndodh sepse e informonin katundarët se si, na duke shkua pas gjermanëve, forcat serbe “partizane” po hyjnë në Kosovë. I kujtohet edhe Mixha Shaban që i kishte thënë, Sylë, unë nuk e kam ndërmend me shkua mas partizanëve se qetnikët serbe, bashkë ”partizanë” po i vrasin shqiptarët në Drenicë. Shabani 2*) e njihte Sylën se në Turjakë kishin ndejtur në dasmën e Salih Xhemajlisë e Syla ia kish marrë kalin e mixhës Shaban e  i kish qit taxhi, barë të Jaruvave dhe ia kishte kashagit (kreh) kalin.  

“Komandant Shpati” u gëzua kur e pa “Sulon”, kështu ata e quanin Sylën. Pastaj sikur donte ti tregonte vetëm Sulos e mos të dëgjonte kush, iu afrua Sulos sa më afër dhe gojën e ofroj afër veshit e i tha:  

-Sulo, nuk ke bërë mirë që ke ardhur këtu. Ne i kemi punët edhe më keq se ju atje. Mua më kanë “desh” dhe mi kanë marrë të gjitha gradat e meritat. Por nëse p`shtoj me kaq, unë jam i lumtur. 

Bisedën  ”Komandant Shpatit” dhe Sylës e ndrëpreu një vajzë e re me trup si pehrri që hyri në dhomën ku ishte babai e Sulo. Ishte vajza e komandantit, Sier-i. 

Ajo na pruri disa sheqerka dhe një kafe por sytë ia nguli Sylës sikur ta njihte qysh herët në fëmijëri. Ishte një gocë që veç Zoti kish ditur dhe e kish falur me të gjitha të mirat, siq thonë në Turjakë. Kishte një trup mesatar por të gdhendur. Gjokset veç sa nuk i pëlcisnin nga gjinjët. Kishte veshur një këmishë të bardhë e të pastër si bora e maleve. Këmishën nuk e kishte përthekua deri në qafë e i shihej krejt qafa e hollë dhe e gjatë, ”si gastare”. Qafa ia shtonte edhe më shumë bukurinë Sier-it. Belin e kishte të hollë që me dy duar munesha me ia përthekua e vithet e trasha por jo shumë. Nuk më kujtohet çka kishte të veshur poshtë por i dalloheshin kofshët e plota e muskuloze si atlete. 

 –Mirë se na keni ardhur Sulo!  

Syla ngriti kryet dhe e shikoi sikur nuk iu besoja syve të mi. Ajo ia dinte edhe emrin.  

– Baba na ka tregua për ty! Ai sa herë që flet për luftën, nuk e le pa e përmendur Kosovën dhe ty! 

Syla sikur u lehtësua dhe tha më vehte, a është e mundur që edhe Sier-i të dije për mua kush jam?  

Ndieu për herë të parë diçka që nuk disha çka është, “dashni”., 

Po a ndiente edhe Sier-i ate që ndiente Syla për te? 

Sier-i ia vrarë zemrën. Harroi për një moment të gjitha ato vuajtje gjatë luftës dhe rrugën përplot me rreziqe që kishte kaluar kufirin jugosllavo-shqiptar, ilegalisht. 

Mendonte vetëm për Sier-in. Oh sa do të donte të rrinte me te e të fliste. Donte edhe asaj ti tregonte për Turjakën, për nënen e babën e për delet e qenin e për çobanët e Turjakës e të Panorcit. Më shumë nuk “dont”. Ti tregoja Sier-it ato që kishte parë e dëgjuar …. nga babai i saj e për “Sier-in” (?). 

Ajo nuk kishte më shumë se 18-20 vjeç e Syla  2 javë para Shën gjergjit i kisha mbushur 22 vjet. 

Komandanti sikur e hetoi se Syla humba në mendime e “iku” në Kosovë,  në kohë të luftës. Ai doli jashtë e i la vetum dy të rinjët, Sylën, Sulo Ç obani e Turjakës dhe Sier-in, gocën nga Tirana. 

Ajo i tregoi se po vazhdon shkollimin në një kurs nate.  

-Ka shumë goca tiranase që vijnë në kurse nate por edhe aso që nuk i lënë prindërit me ardhur në shkolla kundër analfabetizmit dhe kurse tjera, profesioni. Syla frigohej se mos do ta pyest të ngratin  për shkollë, çobani që nuk kishte qenë në shkollë. Si partizan kishte mësuar alfabetin. Dinte të lexoje abetaren dhe të shkruaja emrin e ndonjë letër me pakë fjalë. Por letra “dashurie” nuk dinte të shkruaj. Ai krenohej që kishte qenë partizan e kisha  pasur  pushkë, mitraloz e martinë në krah por më shumë donte që të ishte çoban e të ruante delet. Të pushonte në hijet e drunjëve të bungit e të frashërve qinda vjeçar në Fund të zabeleve, në ledina e të pinte ujë në krojet e Garaqevës e Kalenicat te Guri i Madh. 

Po ai, nuk ishte puna se nuk dashuronte por nuk kishte kohë. Atdheu kërkonte nga ai që ta çlirojmë Kosovën. E donte atdheun të çliruar e të përparuar me dije e me shkolla të nalta. Tash e kishte radhën edhe dashuria duhej gjetur një nuse me ”bâ me shtëpinë me zot  e oxhakun me tym” 

Këto tregime, pjesë të shkëputura për Sylën, unë i “vesha” me petk letrar e artistik pasi që pleqt nuk flisnin për dashurinë nepër oda e ndeja tjera. Ishte marre, thonin ata me na dëgjua të rinjët se iu prishet mendja. Ata as nuk e dinin fjalën “dashuri”. Në vend të fjalës “dashni/ore”, thonin “jarani, jaran e jaraneshë” e fjalën “dashni” më tepër e zienin në gojë se si “i ka desht“ gjyshja e gjyshi, baba e nëna, hallat e tezet, djalin e vajzën e nipat e mbesat. 

Dha pa dashur mu kujtua “Martin Eden” e Jack London-it, një hamall … që s`kishte parë civilizim e nuk dinte çka është jeta luksi e poezia. Prandaj, Syla, nuk “dëshironte” të flas por vetëm ta dëgjoj Sier-in e cila i fliste për jetën e re në Tiranë, për shkollën, për shoqet e për rrobat por edhe për një film dashurie të një partizani nga Kosova me një tiranase nga Shqipëria që e kishte shikua në kinamanë e qytetit të Tiranës. 

Syla nuk kishte parë asnjë film “dashurie”. Po ku kishte me parë filma dashurine në Turjakën e bukur që ishte si një botë në vete e shkëputur nga “Bota e civilizuar”? Ai në Prizren kishte parë një film me partizanë që ishte shfaqur diku në një rrugë të Prizrenit. Në muret e një shtëpie kishin vendosur një bez të bardhë dhe qytetarët shikonin luftën e partizanëve të Titos në Sutjeskë e në … në gjuhën serbishte. 

Syla kishte parë edhe një film për Qentë çobanë të Sharit, qentë se si luftonin kundër ujqërve, për me i ruajt tufën e deleve. 

Por tash Syla ishte në Tiranë ballë për ballë me një gocë tiranse që as në ânerr (ëndërr) s`kishte parë- Sier-in. Një ish çoban e partizan si “Partizani Meko”, nga Turjaka fliste me një vajzë qytetare nga Tirana, vajzë e shkolluar që dinte shumë më shumë se Syla. Ajo kishte lexua libra e kishte parë filma. Syla e dëgjonte Sierin e nganjëherë vjedhurazi ia shikonte qafën e gjokse, këmbët e kofshët. Nganjëherë ndonjë fjalë qytetare tiranse Syla nuk e kuptonte por bëhej sikur asgjë nuk po ik. 

Vazhdon me letrat e Sier-it, vajzës tiranase që ia kishte dërgua Sylës, djalit turjakas, nga numri i kaluar me titull: “Dashuria e pafat e turjakasit dhe tiranses” “Dashuri që zgjati vetëm dy ditë” Turjakasi e tiranasja në Tiranë e në “Turjakë”, Sier dhe Syla (Sulo) 

Tregim në veten e tretë   

A po të kullosin o çaban ! 

Çobanët e Turjakës, me delet e veta shpesh takoheshin edhe me çobanët e Panorcit te Zabeli i Hasan Cufës, Livadhi i Durakut, te Kershi i Sylymanit, te Ledina e Sylë Rexhepit, Fusha e Kualve e në Garaqeva. Nuk bisedonin shumë. 

Po çobanët e Turjakës shiheshin edhe edhe me çobanet e tjerë të katundeve Bubël e Damanek, kur kositeshin Livadhet e Poshtme. Delet shpesh bashkoheshin me delet e katundeve të tjera dhe kur vinte koha me i kthye për në shtëpi, çobanët e hiqnin të zitë e ullirit deri sa i ndanin delet e desht të cilët vriteshin se kush do të marrë për “grua” delen më të mirë. Deshët i thenin edhe brirët e qileshin në gjakë vetëm për dashnoret që kishin për delet, ani pse një dash kishte më shumë 40 dele. 

Syla që njihej si një nga çobanët më të urtë, e kishte tufën e deleleve pakëz më larg, në një livadh që sapo ish kositur. Nuk donte të shkonte aty ku kish shumë çobanë. I pëlqente të ishte vetëm. Ishte afruar dhe shikonte një Vig mbi lumin Mirusha që mund të dilej matan livadheve, te Shelgjet Ren. Shelgjet Ren, ishin në livadhi i Kadri e Halit Minushit e pakëz më larg ishin disa shtëpi me gurë e me qerpiç të pjekur (tulla) dhe të mbuluara me qeramidhe (tjegulla) të kuqe. Shtëpitë ishin të renditura rend e rend e të gjithat ishin ndërtua njësoj. Sylës i pëlqenin ato shtëpi dhe mendonte sikur edhe ai të kishte një shtëpi sikur ato e të martohej, kur baba të ia gjen një mik nuse te mik i mirë. Ai shkoi aq larg në mendime sa sikur mos ta kishte ndërprerë një burrë gogja në moshë, syla kishte humbur në mendime. 

 -A po të kullosin o çaban, ishte zëri i bujkut. 

–Po hanë nga pakë, e ti a je lodhur? 

-I kujna je o çaban, e pyeti bujku i fshati tjetër? 

-Nuk jam nga nga Damaneki, o axhë! 

-Po, po, pe di që ti s`je i Damanekit as i Qypevës, po mas je i Turjakës? 

-Po, tha shkurt Syla sikur donte ti thonte burrit të huaj se nuk ishte i interesuar të flas me njerëz të huaj. Ai sa e kishte ngarkua kerrin e drunjtë mer rota të hekurta, me sanen që e kishte kositur para disa ditëve dhe i kishte mbetur edhe një kerr tjetër me sanë për nesër. Pasi e kishte kositur livadhin, kishin ardhur burri i huaj me dy vajzat dhe e kishin rrotullua barin që të teret e pastaj, edhe një herë, pasdreke e rrotullonin dhe para se me i mbulua terri livadhet, e tubonin sanën në kabza dhe shkonin në shtëpi. Livadhet ishin të mbushura me kabëza sane e otave që nga Vakafi i Lubizhdës e deri te Mullini e Ura e Bublit, në të dy anët e Mirushës. 

Kabzat e sanës e livadheve të Turjakës, iu ngjanin “kasolleve” apo kalibave të bastanit e të vneshtave të rrushit që i ruanim natën … 

Syla nuk iu besonte syve kur pa dhe dy vajza bukuroshe të moshës së tij që po tubonin fijet e sanës afër kerrit. Edhe ato e quan kryen përpjetë por pa i folur fare, njëra prej tyre e shikoj më ndryshe ndërsa fshehurazi shikoj nga motra tjetër, që dukej pakë më madhe mos e shikon e në fytyrë u bë “all” e kuqe. 

Motra e vogël u largua nga motra e madhe dhe u bë se deshi të pije ujë në një krua që ishte te Vigu, aty ku Syla qëndronte në këmbë e ishte mbështetur në shtagën e gjatë e të fortë që e kishte prerë për qefi në bjeshkët e Turjakës, mu te Gropa e Gatë (e gjatë). E kishte shtagë për qefi. Me at shtagë, Syla nuk iu m`shonte deleve por e mbante si një lloj “trofeu” dhe shtaga mund ti shërbente edhe si “armë” kur qeni i Sylës rrokej me ujq, ai e ndihmonte qenin e vetë. Po ndodhte që edhe çobanët ziheshin në mes vete dhe rriheshin me shtaga për hiç gjë … 

Vajza “piu” ujë por shikimin e mendjen e kishte te Syla. I pëlqeu djali turjakas. Po kush nuk i pëlqen turjakasit? Syla kishte një qeleshe (plis) të bardhë mbi kokë e pantallona të zhgunit e në dorë mbante një gjurdi, pallto e madhe, edhe ajo ishte e zhgunit. Vajza e burrit të panjohur, kishte harrua që është duke “pirë” ujë kur këmba i rrëshqiti e ra në ujë. Lumi Mirusha ishte i thellë saqë çobanët kur laheshin i mbulonte. I ngritnin ata duart përpjetë, por nuk shiheshin. Pra Mirusha kishte më shumë ujë në ato Livadhe, afro dy metra të thella. E uji ishte i qetë saqë dukej sikur nuk ecte fare e pakë më larg laheshin edhe buallicat e disa dhi të Imer Mullamuqëve të Turjakës pinin ujë. 

Vajza u frigua se po mbytej pasi ajo nuk dinte not e Syla kur e pa se vajza u mbyt në ujë k`ceu ashtu qysh ishte vetëm me e ndihmua vajzën. Ai i tha vajzës, vetëm rri qysh je e vetë u shyt në lum e ngadalë e kapi vajzën për belin e hollë e “padashur” i shkuan duart në gjoksin e saj që sapo kishin filluar ti rriten cicat. I kishte sa të mollave të Tetovës. Syla e largoi dorën shpejt dhe e qiti vajzën në breg. Motra më e madhe erdhi dhe si me inat e shikoj motrën e pakujdeshme që kishte ra në Mirushë. Babai i tyre tashmë veç ishte larguar me kerrin me sanë e vajzat ende tubonin sanën që kishte mbetur për nesër… 

Ato e falenderuan Sylën dhe i dhanë pakë ushqim që iu kishte mbetur dhe vetëm sa nuk i thanë Sylës që ti ndihmoi pakëz për me tubua sanën. Syla e kuptoi dhe as që priti më shumë. Filloi ti ndihmoi ato. 

-Vera, po shkoi edhe unë po pi pakëz ujë e … Syla mbeti vetëm me Verën. Nuk guxonte të fliste por vajza i tha: 

-Qysh ta thonë emrin ty? 

–Sylë!, tha ai pa e shikur Verën fare. 

-Je çoban? 

 –Po tha Syla. Edhe ne kemi dele por sot unë erdha me e ndihmua babën e motrën e nesër do të shkoj me dele. 

-Po kah i qon delet ti, e pyeti Syla? 

 -Po ketej e andej, në Malin e Madh dhe nesër, nëse nuk vjen vëllai im i vogël, unë do ti mrizoj delet mu atje, dhe i shikoj Shelgjet Ren. E trupi i Sylës filloi të dridhej sikur ta kishte kapur korenti e fytyra i qitëte flakë. Syla u përshëndet me Verën pa guxuar me ia dhënë dorën apo ti afrohej dhe kapërceu Vigun e doli te dhentë e veta. Ato kullosnin kokë më kokë e vetëm kumonat e ogiçëve e prishinn qetësinë e asaj mbrëmje përrallore pranë Mirushës. Lumi dukej sikur flente e qeni iu afrua çobanit sikur donte ti thonte diçka:  

-Pse më ke lënë vetë? 

Syla i fishkëlloi dy tri herë deleve dhe iu bërtiti deshëve ogiç 

– Hajde, fishkëlloi dhe delet shkuan te Vai i Stanit pinë ujë dhe u rendisen sikur krushqit rrugës për te Gregsi i Pagarushëve të Damanekit, Mrizeve të mëdha, Malishta dhe hynë në tarishtën e oborrit. 

Nëna e Sylës, Sanija shkoi i mjeli delet e pastaj i l`shuan kingjat. Edhe ata pinë pjesën e tyre të tamlit sepse Sanija gjitmonë iu linte nga dy cica të deleve kingjave e nga dy i mile për vete. Kingjat pinin tamlin e nënave duke e lëvrit bishtin me sa fuqi që kishin, me krye iu mëshonin nënave në bark, nga gëzimi e dukej sikur donin me i rrëxua nënat e tyre por ato vetëm përtypeshin e nuk mërziteshin fare. Nganjëherë e këtheni kryet dhe shikonin të birin a bijën dhe i “lëpinin” kingjat mu te bishti. 

– Sylë, sot më mirë kanë qit tamel delet, kah i ke pas? Djali si i turpëruar i tha: 

 -Nân`, para dreke e kam pas në bjeshkë e manej i kam kthye nëpër dushkaja e kah Ulica e Breshancit, kam dalur në Livadhe. I kam mrizua te Kregsi i Pagarushëve e pasdreke kam shkua kah livadhi i Avdyl Fejzullahit të Dragabilit, te Vigi … dhe iu kujtua Sylës Vera. Syla iku me vrap për në odë. 

Atë natë nuk “shtini gjumë në sy” Syla. 

Në mëngjes u zgjua më herët dhe pasi nëna e Sylës i kishte mjelur dhetë, e thirri Sylën që të hajë pakë kaftjall. Syla nuk hëngri mëngjes. Nëna e Sylës e kishte vlua një kusi me tamel në oxhak por Sylës nuk i hahej e pihej as tamli sot. 

Atherë nëna ia mbushi çanten (jangjiki) e Sylës me djath të shishëm dhe një copë të madhe hethenik, pite me hitha e të përziera me kepë e me mazë që ta knaqte shpirtin e nuk dihet të ngihej njeriu e një blud më shllinë e speca turrshi. Në qantë ia kishte shti edhe një copë me bukë për qenin. Po Syla gjithnjë e ndante bukën me qenin e vetë. Ate që hante Syla, gjysmën ia ndante qenit. E qeni, e shikonte me ata sy të mirë që kishte e një palë grepa të hekurt rreth e rreth qafës që kur të iu bjen ujku deleve, qeni lufton me ujkun por kur ujki don me e kafshua në qafë, i thehen dhëmbët dhe kështu qeni i Sylës, kur ishte Syla afër ai fluturonte nga gëzimi. Bukën që ia jepte Syla, qeni e merrte bukën e largohej jo fortë larg deleve se edhe ato i afroheshin e donin me ia marrë bukën qenit. 

Ishte dita kur Syla mendonte:  

-A do të dilte Vera me dele te Shelgjet Ren?  

Syla, i lshoi delet dhe u nis për në bjeshkë se në mëngjes delet kanë qef të kullosin gjethe të shkozave, të frashërit, e bumgut, e … nga degët e lisave që preknin deri në tokë. Vrella e Dylybashëve ishte vendi i parë që fillonte pastaj, jo larg ishte bjeshka e ai i ngjitej bjeshkës përpjet, bashkë me delet e qenin besnik. Te Balli i Kershit, pushonte pakë e pastaj iu ndërronte drejtimin deleve për te Gropa e Llozeve e Qafa e Gradinës, Lugit të Hamidëve e Llokma, zbritëtë në livadhe. 

Qe nga larg, andej lumit, e pau Verën me dele. Vera kishte marrë një lamsh me pej e maronte meste të qëndisura për vëllain e vogël e babën. Kush e din. Shikoi sikur turpërohej dhe vërtet i vinte turp të shkonte të një vajzë që e kishte parë vetëm një herë. Kishte dëgjuar se është nga Shqipëria dhe nuk ia merrte mendja që ajo e fliste aq mirë gjuhën sikur të ishte edhe ajo e Turjakës. 

Flitej se malazezët që i kishte pru krali i Serbisë, shumica kishin qenë qenë nxënës të Ndre Mjedës e shokë klase e nxënës të Migjenit. Disa kanë qenë edhe nxënës të Migjenit, në rrethin e Shkodrës aty ku kishte punua Migjeni. Kështu kam dëguar dhe unë vetë, autori i kësaj romace e i kam takua disa nga ata, Bogdanin,ka qenë shef i Zyrës së vendit në Lubizhdë, Živa, shitës, ka punuar në gernap (shitore) e  Llabudi, ishte shef në Mrojtjen popullore në Rahovec dhe babain e Milloradit, që e kisha pasur shokë banke, Millutini nga Damaneki që Damaneki e kishin konvertua në Islam. Thuhej se edhe ishin bâ synet sikur tash.   

Syla e bâni zemrën guri dhe kapërceu Vigun e shkoi te Vera por u bâ sikur po kërkonte diçka afër bregut e priste që Vera ta th`ras. 

 –Sylë, hajde këtu se kam pakë pite e dua ta ham bashkë e Sylës nuk iu prit dhe shkoi e ul në bari, afër Verës. Dhe e ndiente erën e Verës e erën e luleve të livadheve, erën e sanës e të barit të njom dhe mendja i fluturonte e zemra i rrihte më shpejtë se zakonishte e …  mendjen e kishte të turbulluar. 

–Sylë, e thirri Vera dhe ia ndërpreu mendimet në gjysmë. 

–Po edhe unë kam pakë pite dhe e nxori piten nga çanta, Hithenikun që ia kishte pshtjellur nëna me disa fletë të kungujve e të lakrave. Kishte djath të shishëm Turjake e një bludë (enë e gdhendur nga druri, në formë të një ene) me shllinë. Filluan të flisnin ngdalë, me zë të ultë fjalët iu mungonin të dyve, nën hiejen e Shqelgjeve. Delet e Verës kullotnin afër tyre e nganjëherë ndonjëra afrohej sikur donte të hante me Sylën e Verën. Vera, i kishte tregoi se i kishte vdekur nëna para tre vjetëve. Ajo me motrën e madhe kujdeseshin për punët e shtëpisë, për vellain e vogël e për babain. Ato i milnin delet e dy lopë … gatuanin e i lanin teshat. 

Syla e kishte dëgjuar me vëmendje por nuk i kishte thënë as edhe një fjale “qele gurë gojën”. Muzika e gjinkallave i shoqëronte, bashkë me kumonat e ogiçëve e blegërimën e deleve. 

Flitej se Syla ishte takuar fshehurazi disa herë me Verën afër shtëpise së saj që edhe po të rrinte një javë aty kush nuk do ti hetonte se kishte bagrema apo bagrema dhe thuhej se ata i kishin mbjellë e tash ata shtoheshin si kinezët dhe pastaj, Vera, vajza e burrit nga Shqipëria kishte mbetur shtatzënë me Sylën dhe kishte lindur një djalë e nuk i kishte treguar babës se kush është babai i djalit e prej nga është ai djalë. Burri nga Shqipëria e kishte rrahur disa herë dhe ia kishte ndalua Verës që të shkoi me dele e as ta ndihmoj babën në fushë, livadh, mulli e mal. Ajo nuk guxonte të dilte jash dyerve të oborrit. 

Lufta kishte fillua e Syla kishte shkua me partizanë por Verën nuk e kishte harrua ama askujt s`i kishte tregua dhe askush nuk e dinte të vërtetën e asaj dashurie të asaj vere, me Verën, që kishte zgjatur vetëm tri javë e tri ditë. 

Po këto mund të jenë edhe fjalë hallki që në Turjakë thonin “Fjal`t e hallkit e birat e gardhit, nuk m`shilen”! 

Syla gjindej dikund në Shqipëri?. Dikush kishte thënë se e kanë parë në Tiranë e të tjerët thonin, e kanë vrarë në kufi. Të tretët, e kanë burgosur në Shqipëri se iu paska thënë se Ju, na latë nën sundimin serb … 

E vërteta nuk dihej, as ku ishte Syla e as për “Kopilin” e Verës, qysh e quanin çobanët e të tri katundeve, të Bublit, Damanekut e të Turjakës. Babai i Verës kishte vdekur nga mëzia e inati që s`kishte f`tyrë me dalë jasht pragut të shtëpisë e motra e Verës ishte martuar me një malazez të Shkodrës, që kishin ardhur nga Shkodra, bashkë me familjen e Verës në Livadhet e Turjakës, Garaqevat e Panorcit, Bublit, Qypevës e në Damanek e Lubizhdë. 

Vera jetonte bashkë me vëllain e vogël e djalin. Çobanët djalit të Verës i thonin Sylë e ai shkonte duke qarë te nëna e i tregonte nënes ato që i thonin të tjerët, fëmijët edhe çobanët. Por nëna nuk i tregonte asgjë se “Syla” ishte i vogël. Ajo ia vetëm ia lëmonte flokët, e afronte afër vetes dhe e shtrëngnte me aq forcë që kishte, e puthte në faqe, në ballë e në qafë e i dukej sikur po e puth Sylën. Djali nuk duronte kur nëna e puthte në qafë sepse gudulisej e fillonte të qeshte pastaj pinte pakë ujë e dilte me luajt. Harronte ato që ia kishin thënë fëmijët e mahallës.  

Askush, anipse kishin kaluar disa vjetë nuk dinte e as nuk kishin marrë vesh për Sylën. Flitej se Syla nuk ka dalur “në mal” me partizanët pse ka dashur ta luftoi gjermanin por pse nuk ka guxua ti tregoi babës se e donte një qikë të një malazezi. E dinte se baba i Sylës nuk do të pranonte të bëhej miq me “naselenik”. Ai donte një mik shtëpie, shtëpi “hun e dun”. Syla kishte dëgjua se baba po i lyp nuse në Obri, te Familja e Xhemajl Obrisë. 

Flitej e çka nuk flitej. 

Këtu po e ndërpres romancën e baladën, quajeni për Sylën e Verën dhe Sier-in e Sulon për ta vazhduar ndonjëherë tjetër.. 

Letrat e lexuesve 

Dje pasi e kishin lexua “tregimin” tim mora disa letra. 

Një lexuese nga Gjakova (Sh. Kr.) më shkruante: 

”E lexova në mengjes dhe më pëlqeu. 

E lexova me perkushtim…. Ju falemnderit qe e keni postua në fb…Po i presme padurim letrat e Sierit dhe Sulos… Vazhdim te mbare!” 

Ndërsa një tiranse që pretendon se është mbesa e Sierit, më kishte shkruajt disa letra por për hirë të privatësisë, nuk do ti publokoj tani edhe pse paralajmërova se sot do ti botoj. 

Gjatë ketyre viteve kur kam shkruajtur për personalitete të ndryshme, kam marrë letra të shumta falenderimi por edhe më kanë ndihmua e më kanë dërgua marjale e të dhëna të tjera. I tilë ishte Shpetim Rudi nga Gjakova, nipi i Kapeteni Hysni Muharrem Rudit. Ai më shkruante: 

” Mirëdita zotri Sinan, si je a je mirë? Unë jam djali i Shani Rudit nga Gjakova. Faleminderit shumë zotri Sinan e të falenderoj nga zemra qe ke shkruar dhe e ke nderuar e respektuar këtë trim të madh legjendar, axhen Hysni. 

Vertet kemi nje histori te dhimbshme por jemi krenar qe kemi pas kesi burra dhe trima te mëdhaj” 

Me keqardhje, dhimbje e mallë që kisha për Sylen e Siers-sin, u detyrova  ta ndërprej fejtonin që paralajmërova, për shkaqe shëndetësore, për turjakasin e tiransen. 

Pres ditë më të mira e deri atherë, përshëndes ”Sylën”, djalin e Verës që flitej se ishte djali i Syles (Sulos) dhe një tjetër vajze tiranse, që pretendon se është vajza e Sier-sit. 

Ajo, madje kishte ardhur në Kosovë, pas vitit 1991 dhe e kishte kërkuar ”vëllain” (?) e vetë, ”Sylën (Sulon) 

E kanë parë në Qypevë atë vajzë. Kështu më kanë thënë mua dhe mënyra se si e kanë përshkrua, duhet të jetë ajo, vajza e Sier-sit, me flokë të gjatë, deri te vithet e këmbet, trup mesatar e … me veshje të thjeshtë qytetare. Krenare, si nëna. Për Sier-sin flitej se është në gjendje të rëndë shëndetësore, pas pushkatimit të babës, ”Komandant Shpatit” që kishte luftuar në Kosovë e humbjes së Sulos, pa ”shejë e pa dok”.  

Dhe para se të mbyll edhe këtë pjesë shikova edhe njëherë letrat që ia kish marrë me vete  në Turjakë ”vajza e Sier-it” (?) Për çudinë edhe më të madhe timen, disa letra i kishte shlye (të gjithat), pse ? 

Do të mundohem ta gjej shkasin dhe shkaqet, sigurisht më vonë. 

Për ”fund” 

  1. S. Gabimet e mundshme, janë si rrjedhoje e kohës.

Ngjarja është e vërtetë por jo e personazhet jo. Ata, janë pjellë e imagjinatës së autorit, emra të trilluar. Shpesh kam n¨derhye se ndryshe, nuk do të dilte po mos  ”ta përkrahja” shpesh  Sylen e Siers-in, për simpatinë që kisha për ”heronjët e heroinat e mia” e i ndihmoja  sepse Syla kishte gojë e s`kishte gojë e Sieri edhe djallin mund ta fuste në shishe. 

Disa nga letrat e ”vajzës” së Sier-it 

”Kjo është kënga ime për ty”! 

”Shkruaj një hyrje tjetër”! 

”E pafat ose e pamundur! 

”Qe ky do të jetë një personazh” 

“Ngutu, pot ë pres”! 

“Kurse unë do e kuroj veten dalëngadalë nga ”virusi” yt… 

Gjeta disa nga titujt e letrave të ”vajzës” së Sier-it i mi kishte marrë në Turjakë e ato do ti publikoj pas një kohe e në një të ardhme të afërt. Besoj. 

Une e mbaj, po ti, a e mban fjalën? 

Vizita e papritur e vajzës së Sierit në Qypevë, e kishte qu në këmbë Turjakën. Gjithë pleqt e plakat rrinin “me krah në vesh”, qysh është e mundur me ardhur ajo vajzë kryeqytetase në Qypevë? 

E plakat, posa i kryenin punët e zakonnshme të shtëpisë, delnin te gardhi e folnin dalngadalë e me zë të ultë, që mos ti dëgjoj askush. 

– Eh moj motra jeme, edhe atherë paska pas ks`o punë e shyqyr që burrat s`e kanë dit se ishin bâ belatë. 

– Shka s`kish bâ vaki, maj inxha Sadber. 

-Pa thonë se paska ardhur në Qypevë qika e Sylës nga Tirana a qysh pi thojnë ni shehrit t`madh atje në Shypni. 

E kështu gratë e Turjakës flisnin për qikylës sikur ajo të kishte ardhur nga një planet tjetër. 

-Pa thojnë se aja qylës e paska emnin Sani. Vetë nana (Sieri, vr.e aut.) ia paska lâ emnin e qikes, ”Sani”. Ia kish përtri emnin e nanës së Syl, ”Sani”. 

-Eh e shketa Sani, shyqyr që nuk âsht gjallë e nuk i nin k`to fjalë. 

Sanija, nëna e Sylës kish pas vdekur nga merzia e djalit, kur Syla kish pas ik me partizanët, njëherë në mal e mandaj për Shqipëri. Tjetër f`mi nuk kish pasur. Sylën e kish rrit qysh kish pas qef ajo. Kur ish bâ Syla me shku çoban e me i ru dhetë (delet). Kur Syla i lëshonte delet në mëngjes, Sanija e përcillte deri te dyert e oborrit e mandej k`thehej e dilte te gardhi dhe e shikonte Sylën deri sa nuk shihej më Syla e i hupte nga sytë, si nëna e shkretë. 

Edhe kur i binte delet në aksham, Sanija posa i dëgjonte kumonat e  deshëve ogiç, dilte me vrap e iu qilte dyert e oborrit e derën e deleve e Sylën e kapte për qafe dhe e mbyste me të puthura. Si nëna për djalë. E ajo kishte më shumë të drejtë se gratë e tjera që e donte Sylën, se nuk kishte tjetër djalë e as qikë. Djalë hasreti. Dhe ai i kishte lindur me vonesë pas disa vjetë martesë. Kur Sanija e kish humb ymydin, kish dasht Zoti e ja kish falë djalin. Nuk kish lënë vend pa shkua, te hoxha me shkruajt hajmali, te sheh Medini i Rahavecit e deri në Kishë të Zaqishtit kish qenë. Ish shkue edhe në Breznicë te një falltore që shkrin plum por pa sukses. 

Po Syla ishte djalë se jo mahi, djalë dylber. Djalë më të hishëm nuk kishte në mahallë. Ishte për shtatë gjaqe mos me ja hangër hakin e ishte shejtar i mirë kur gjuanin me gurë e rrasa çobanët, “gjak në vet`lla merrte”! 

Kështu flisnin gratë e plakat e katundit Turjakë, sa herë që takoheshin dhe për një kohë të gjatë. 

Njëra, nga plakat më llafazane, që ishte si “Havadyzet e Gjakovës”, sa herë që shihte ndonjë grua vraponte e pa e pyetur fare i thonte: 

-A njeve moj?  

-Ajo qika e Sylës pa dojka me ardh` edhe në Turjakë, he kuku për neve. Paska marrë edhe ni kerr letra e syreta të Sylës e të nanës saj, qysh pi thojshin, Syret (Sier). 

– Uh faqezeza, don me na prish edhe katunin tonë. 

– Ishalla nuk nin qikat e katunit shka i paska bâ vaki Sylës. 

Po edhe qika e Havizes e kish pas jaran Sylën. E kish pas marr vesh baba i saj e menihere e kish qu nuse se ish tut që po ja merr f`tyrën. Për qata e kish pas dhân për vejan e burrë plak. 

-Uh rraspihja, qi tan e kimi dit per qikë t`mirë, Fetinë e ajo ish pas dalë çdo ditë në fund të Qukës, qatje te Zabelet kishe pi qes vjetat me kullot e kish bâ t`tana t`zezat me Sylën. 

Qishtu m`tha Sala qi e kish pa vetë tuj ja bâ me mafes (MAFES m. 

Shami koke prej pëlhure a prej mëndafshi. Mafes i bardhë (me ngjyra). Lidhë mafesin.)  Sylës. 

Flitej e çka nuk flitej për Sylën, tash pas pas 30 vjtëtëve, kur Syla ish shkua në Shqipëri. 

Katundi e kishin harrua Sylën por qe, ajo qika e Shqipërisë paska ardhur dhe paska qef me e gjet “vëllain” e vetë dhe me marrë vesh, a ka lënë dikund Syla. 

Thuhej se ajo ka me ardhur edhe në Turjakë e me nejt disa ditë. Kështu e paska parasit nana e saj që e paska pas jaran Sylën. 

-Zoti ja marrt f`tyren asaj faqezeze! 

-Ani qikë hoxhe se! 

-Bre Zoti ja nxift f`yren! 

-Po ajo f`tyrë nuk ka, ia priste gruaja tjetër. 

Dhe kështu, ardhja e qikës së Sierit në Qypevë kishte shkaktua një tërmet. Gratë e katundit flisnin e për ato që diheshin e nuk diheshin. 

E Syla, nuk dihej a është gjallë a ka vdekur. Baba e nëna, Sylës i kishin vdekur e shtëpia kishte fillua të rrëxohej. Kulmi kish ra në temel e oxhaku i shtëpisë ende rrinte kryepërpjetë sikur donte të thoshte: Unë po e pres të Zotin e shtëpisë. Oborri ishte mbushur me therra e thuhej se askush nuk guxonte të hyjë në oborrin e Sylës se kishin pa shumë gjarpërinj te Qafës së Brenezhit. 

Eh sa shtëpi të mirë kishte Syla. Babai i Sylës, Miftari e kishte ndërtua edhe një odë te dyert e oborrit. E oda ishte vetëm për burra. Aty as Sanija nuk shkonte me ndejtur se nuk e lejonte baba i Sylës, Miftari ose qysh i thonte Sanija, “Aj njeri”. 

-Jo birë, oda âsht për burra!   

-Kâm (këmbë) grue s`ka me shti kâmen k`tu sa të me rreh mue ni delli n`qafë. 

Dhe kështu, Syla në heshtje e dëgjonte babën e nuk fliste asnjë fjalë. Por, tash kur shpia e Sylës ishte mbyll me shul e oxhaki nuk tymonte, ardha e asaj qike, sikur ndillte kob në Turjakë. 

-Jo, more jo, qe besa nuk ka me ardh ajo qikë k`tu se te na hala kullen burrat e pula qi knon, njell kob e na ja hjekum kryet kish pas thân ma plaku, axha i Sylës, vëllai i Miftarit, Gania që edhe pse i kish kalua të nëntëdhjetat, ende mbahej i fortë. 

Vdekja e vëllait e humbja pa shejë e pa dokë e djalit të vëllait, Ganiun e kishin kthye edhe njëherë në vitet e 1950 e të 60 kur Syla ishte në hyqymet. 

Të gjithë e prisnin Sylën kur do të martohet e të bënte një dasëm të madhe që kur të shkojnë me e marrë nusën, vargu i krushqëve të mbërrijë deri në Damanek e Lubizhdë e të dihet se kush po martohet. 

Plaku i ngratë, e kujtonte se si do të vijnë miqt me atllarë me tupanat e Gores, tarabukat e Rahavecit, defatoret e Pejës e shahirat e Drenofcit. Vetë do të shkonte te miqt e ai bashkë me vëllain do ta zbrisnin nusen nga kerri. Në mbrëmje, do ta shtin dhânrrin qysh ka thân Zoti e do të gjuajnë me pushkë, si dikur. 

Tymin e cigares me duhan Panorci nuk e shymte mixha Gani. E kujtonte kohën kur në at kullë të vëllait dikur kishin qenë burrat ma n`zâ, Mixha Shaban e Ramë Aga (Shaban Polluzha e Ramë Bllaca), Merseli i Ahmet Delisë … bajraktarë e beglerë. 

E tash, shtëpia e vëllait tim u bâ strokull i korbave e varr i qyqeve, ku nuk dëgjon tjetër pos vajit të kukuvajkave, qyqeve e “këngës së Isufit e të Istrefit”. 

E tash na paska ardhur edhe ni qikë prej Tiranës e pe lypka vëllain e vetë. Po çfarë vëllai more, kur nipi jem, Syla nuk a kân as i martum? 

Dever dyja dhe kështu plaku folte vetë me vehte e me naj njeri kohanik të vetin e duhanin e kafen nuk i ndalte sikur ato ia lehtësonin dhimbjen për vËllain e nipin e mendimet i përziheshin bashkë me tymin e dahanit kaçak e i përpinte me hrrrrpen e kafes së Jemenit. 

Dhe ditët e javët kalonin e bashkë me to shtohej edhe mërzia te familjarët e kusherinjët e Sylës e rriteshin fjalët si “Mullza” në Pranverë. 

Ata nuk mundeshin me u pajtua se Syla ka lân djalë me qikë crnagore e as ka pas naj jaraneshë n`katun. Këto janë punë të flliqta e kabilja jonë nuk a mârrë me këto punë. 

Flitej se sheherlikja (vajza e Sierit, vr. e aut.) i paska lân edhe do syreta e letra të Syles në Qypevë. 

-Po Syla nuk ka pas mejtep, ku u msu ai me ato shkrola?  

Dhe vërtetë “Sanija” i paska lënë disa letra që nëna e saj (Sieri) i paska thënë Sanijes shko edhe në Turjakë e jepju këto fotografi e letra. 

Ato letra i paska marrë një djalë, që po thojnë se po dika me shkruajt dhe don me i qit n`gazetë. 

-Haj mozamakeq, haj! Po edhe kjo e zezë pa dojka me na gjetë neve a ? 

-Boll na hupi djali e tash edhe n`gazetë për faqe t`zezë pa dojnë me na qit. 

 ……. 

E një nga nipat e plakut kishte lexua në gazetë për letrat e asaj tiranases që ia kishte dërgua Sylës në Shqipëri. 

Ato letra tash ishin shkep e krejt katundi e kishin marrë vesh, veç plakut, mixhës Gani vëllait të babës së Sylës që nuk i kishin tregua. Ai nuk e dinte asgjë. 

Sipas letrave, Syla duhet të jetë gjallë por nuk dihet ku. Gazetat shkruanin. Kështu kishte thënë një nip i plakut. 

Unë do ti tregoj disa nga ato letra që ia kishte shkrua tiransja, turjakasit. 

Ndoshta ai jeton në Australi. Ndoshta e kur ti sheh letrat n`gazetë, nashta k`thehet në Turjakë 

Disa nga letrat: 

-E lexova letrën tënde në mengjes dhe më pelqeu! 

– Faleminderit tiranse po zemra e vogël, mbi të madhen, e kujt është? 

-Po ate nuk e dime por jane dy 

– Kush e ka zemrën më të madhe …Nuk e di, mendoj se unë e kam zemrën më të madhe se tënden. 

– Nuk e besoj. Qysh mund ta provojmë dhe a vemi bast? 

– Keto gjëra duan kohë …Basti i veshtirë pak, se duhet me mbajt fjalën 

– Unë e mbaj, po ti, a e mban? 

 – Pse me u mbytur? 

– Po çfare te bejme ?       

-Athere, nëse je … trego! Sa mirë që je larg… Hahahaha 

– A dëshiron të … me mua në Tirane ose në Prishtinë? 

– Shkruaj …foljen. Të… çfarë ? 

– Thuaje Ti! 

– Jo se …scripta manent …Më mire të fshehur çfarë deshire kam. Dhe asnjëherë nuk do të         isha e para 

Çka është ” Jo se …scripta manent …”??    

 

– Verba volant. Scripta manent (Fjalet e thëna fluturojnë, të shkruarat mbeten” latinisht). 

– Ishte nje bisede interesante , beme mire qe folem. Kam konsdiderate për ty. 

ti je Yll i zjarrte i zemrës sime! 

-Naten e mire ! 

– Mos fli , se mbetëm vetëm…Mua nuk më merr gjumi kur të mendoj … ! Ose fli i qete se po të mendoj … 

– Oh … ! 

 

Nga bieda e tiranses dhe e turjakasit, gjegjësisht, Sylës dhe Sierit, 

kuptojmë se Syla jeton.Ai është gjallë dhe gjindet dikund jashtë Shqipërisë. Nga letrat, që kanë këmbyer tiransja e turjakasi, e kuptojmë gjithashtu se Syla ka kryer shkollë dhe ka mësuar edhe gjuhë të huaja. 

“Dashuri që zgjati vetëm dy ditë”     

Nga letrat dhe bisedat e Sierit e Sylës  

Ardhja e Sanijes, vajzës së Sierit dhe e Sylës në vendlindjen e babës, në Kosovë,, në Qypevë e në Turjakë, nga katundarët turjakas ishte pritur me habi si një ngarje e jashtëzakonshme që kurrë nuk kishte ndodhur e as nuk ishte dëgjuar diçka e tillë, kurse qypevasve nuk iu kishte bërë kurrfarë përshtypje. 

Këso ngjarje, shumë rrallë tregoheshin nëpër katundet e krahinat tjera të Kososovës, por jo në Turjakë. Rasti i humbjës pa gjurmë i Sylës i kishte  bërë të gjithë të flasin me shpresë, dyshime e sipas dëshirës për Sylën. Askush nuk dinte a është i gjallë Syla dhe ku jeton apo ka vdekur në Shqipëri, në burg apo në ndonjë vend në tjetër ku korbat ia kanë nxjerrë sytë e mishin ia kanë ngrënë? 

Syla ishte bërë “legjendë” e “mit”. Më me dëshirë fëmijët dëgjonin një “përrallë” për Sylën se sa ato për dragonjtë , kuçedrat, shrigat, zhuganat e qerosat. 

Flitej se në një fshat të Qyqavicës kur paska shkua një djalë i ri ushtar i turkut, nuk paska dërgua asnjë letër në shtëpi. Kishte lënë gruan me dy fëmi, vëllezërit, babën e nënen. Kur djali e kryen ushtrinë, pas 12 vjetëve niset me ardhur në shtëpi. Rrugën deri në Kosovë e bënë për 3 muaj këmbë. Kur afrohet afër katundit ndalet dhe pushon pakëz. I kujtohet se si e kishte lënë katundin para 12 vjetëve.   

Para se me hy në fshat, ushtari tebdil 3*) i sheh disa djem që kishin qenë duke i kullotur delet. Afrohet dhe i pyet: 

 – O çobanë, a po ju kullosin …? A keni dëgjuar për një ushtar nga katundi “S” që para 12 vjetëve ka shkua ushtar në Turqi, si bedel 4*) 

–Po, përgjigjen çobanët!  ”   

-A dini  gjë, a ka lënë kund gjallë ai tash ? 

 –Po i thonë çobanët. Ai ka lënë gruan dhe dy djem. Ka edhe babën gjallë dhe dy vëllezër. 

-Po gruaja a mos është martua? 

–Jo! Ajo i ka ruajt fëmijët. Kur bindet ”ushtari” se është ashtu, dmth gruaja nuk ishte martua, atherë ai niset dhe shkon në shtëpi. Hyn në oborr por askush nuk e njeh përveç, qenit që atherë e kishte lënë klysh por që i kishin ruajt bashkë lopët një verë në Qyqavicë. 

…… 

Shumë ushtarë që kishin shkua në Persi, Mesapotomi, në Qyrtistan e në Siri, në Bagdat e në Misir si ushtar të Babes Davlet” në Turqi, kishin vdekur ose ishin vrarë në luftë. Kemi plot këngë që iu këndohen ushtarëve e mërgimtarëve se si korbi iu ka nxjerrë sytë e ballit nëpër shkretëtira e Anadollit e gratë e veja, nuset e tyre kanë pritur te dyert e oborrit, mbrëmjeve të vona e mëngjeseve të hershme a mos po cakat dikush në dyer e, a po e bjen kush ndonjë haber *5) të burrave të tyre nizam 6*) për nuset e reja që plakeshin e ashtu të kërrusura i ruanin e i rritnin fëmijët që shpesh ishin “Vaji i Sokakut” e ato gra që dikur kishin qenë nuse, ishin të detyruara të martohen me një të afërm ose me kunatin, vëllain e burrit vetëm e vetëm që mos ti lënë fëmijët jetim, pa babë dhe pa nënë pa dëshirën e tyre vetëm që mos të largohen nga fëmijët e ata të kenë në mbrojtje e të  kenë një “baba”, burrin i nënes. 

Jo pakë kishte raste kur gruan e vejë e martonin për një plak ose djalë të ri, në familjen e burrit me moshë deri në 30 vjet më të vjetër ose më te ri. Prandaj edhe ushtari nga katundi i “S”, i cili pas 12 vjetëve ushtarë, këthehej në katund nga friga se mos gruaja iu ka martua me ndonjë të afërm ose vëlla të tij, nuk shkon në shtëpi para se ta marrë vesh a iu ka martua gruaja apo e ka pritur. Nëse do ti thonin çobanët se gruaja tu ka martua me vëlla, ai do te të k`thehej përsëri “kah themrat, gishtat e këmbëve” … 

E nuset e reja kur vinte behari, i luteshin qyqeve që të këndojnë mbi kryet e tyre e vitet vinin e shkonin por burrat nuk ktheheshin e “shtruni” me pajen e nuses prishej e nuset plakeshin …. 

Edhe në një fshat të Rekës së Keqe, në malësinë e Gjakovës,në Hereq kur kish vdekur një djalë i ri, e kish pas lënë nënen plakë, nusen e re dhe një djalë, dy muajsh. 

Vjehrra pajtohet që nusja të martohet për djalë të kunatit e mos të k`thehet në gjini te baba vetëm e vetëm që nipi të rritet me nënë, afër gjyshës. Gjyshja, në çdo mëmngjes, e milte lopën i qonte tamël djalit dhe kujdeset që nipi të rritet i shëndetshëm e të burrnohet para kohe. 

 Deri më 1998, kam dëgjua se ai djalë a burrnua e pas ati viti nuk kam dëgjua gjë më por do të dëshiroja që ai ketë pasur fat më të mirë se baba e nëna në familje e të ketë shumë fëmijë. 

Po rasti i Sylës ishte krejt ndryshe. Për Sylën flitej kudo dhe nga të gjithë në Turjakë por askush nuk dinte se a ishte Syla babë i djalit  me malazezën, me Verën? 

Turjaka e kishte “harrua” Sylën, kur ja tash erdhi një vajzë tjetër, e “Vajza e Sylës”, Sanija (?) 

Ajo, thonin plakat kishte disa syreta dhe do letra të Sylës që ia paska dërgua Sierit në Tiranë, por askush nuk dinte me tregua a kishte qenë Syla në burg në Shqipëri apo kishte ikur nga Shqipëria e jetonte dikund larg Shqipërisë? 

Po pse atherë, Syla nuk i shkruajti asnjë letër babës e nënes që vdiqën atherë kur mendonin se do të gëzoheshin me nipërat e mbesat e Sylës duke i mbajtur në prehër, këndua kënge e kallxue përralla ? 

Nëna e Sylës dilte çdo mbrëmje kur dilte hëna i lutej hënes duke i ngritur duart përpjetë që ti kthehej djali e pastaj i lidhte të duart në gjoks e dukej sikur mërmëronte e i lutej Zotit…..Këndonte ndonjë dovë. Ndodhte që e ziente gjumi në shtëpinë e zjemit …. 

Baba i Sylës, si burrë që ishte, nuk jipej. Ai rrinte në odë të burrave. Cigaret me duhan nga kutia që ia kishte falur gjyshi, i pshtillte ngadalë e me tereqillak, “sahat e dakik”. 

Nga oda nuk dilte e nuk shkonte askund përveç te vëllai. As te miqt nuk shkonte,vetëm kur kishte ndonjë dekë. Po as nëna e Sylës nuk shkonte as te nëna e baba dhe e dinte se ata e kanë “një kam e kamë në dhe e një mbi dhe”. Priste mos po vjen Syla e donte që ajo të çel derën e ta marrë në ngryk e te bërtas nga gëzimi sa mundet:  

-O më erdhi djali more e të dalë baba i Sylës e ti ….. 

Syla kishte lënë babën e nënen në Turjakë. E vëllai i babës së Sylës kishte 7 djem e dy qika. Edhe ai mërzitej për vëllain që s`i fali Zoti tjetër djalë po kështu qenka shkrua atje nelt, thonte xhaxhai i Sylës 

Por kur Syla iku në Shqipëri, baba e nëna nuk patën “ymer” (jetë) më shumë. Vdiqën nga mëzia e malli për djalin e vetëm. 

Dhetë e ogiqët i kishte pas shitur baba i Sylës në Pazarin e Rahahvecit, në një të shtune. Kumonat e dhenëve nuk i kishte shitur. Kur ishte kthyer në shtëpi, gruaja dhe qeni i Sylës i kishin dalur përpara. Nëna kishte qajtur e qeni kishte lehur, sikur vajtonte kur i dëgjon kumonat e dhenëve. Vrapon sikur dikur kur i kishte pasur dhentë te ahuri por as aty nuk i gjen dhentë dhe shkon në torishtën ku verës flenin dhetë dhe bjen “më fjet” e nuk qohet më. Të nesërmen e gjejnë qenin të ngordhur. As bukën e gjellën që ia kishte qit nëna e Sylës nuk e kishte hëngër. 

Tregime për qen të çobanëve të Turjakës e të Panorcit kisha dëgjuar edhe më parë por kjo për Sylën më kishte mbetur në kujtesë e nuk më largohej nga mendja ndoshta pse edhe unë isha turjakas. Ndoshta. 

Gjyshi, Imer Seferi tregonte kur Tita (J. B. Tito, ish kryetari jugosllav) kishte dhënë urdhër me i hjek dhitë, shumë familje që kishin pasur deri në 100 copa dhi, i kishin qua në stacionin trenit të Ujmirit e prej atje, me dhitë e kuqe shqiptare, vagonat e shumtë të trenave ishin nisur për Beograde. Mandej askush nuk e dinte se ku i kanë qua dhite. Thonin se iu kanë dhënë dhitë tona rusëve se nuk kishin shka me hangër.. 

E kur ktheheshin nga Ujmiri, me kumonat e dhive, qentë nga gëzimi apo nga mëzia, kur i kanë dëgjua kumonat, kanë cof (cof, ngordh, thuhet për kafshë, kurse për njerëz thuhet, ka vdekur). 

Dilema  më e madhe për mua ishte, a janë krejt të vërteta ato që fliteshin për Sylën? 

Pse askush nga hyqymeti nuk ishte interesua për Sylën, kur Ranković 7*) nuk ishte më në pushtet. A do të thot kjo se edhe pas Rankoviqit, kishte ende Aleksandar Ranković ? 

Dyshimet se a është gjallë apo i vdekur dhe aferat me gra, me malazezen që flitej se ka lindur një djalë jashtë martese me Sylën e një tiranase, që paskan një vajzë, i bëjnë me dyshua se ai nuk ishte Syla që e kishin njohur në Turjakë. Po atherë kush është dhe ku është Syla? 

Disa nga letrat, na bëjne të shpresojmë se ai është gjallë dhe jeton shëndosh e mirë por një ditë do të kthehet në Turjakë. Këto shpresa i gjejmë te disa nga letrat që i paska sjellur vajza e Sierit, Sanija  nga Tirana. 

Nga letrat, të cilat unë, autori i këtyre shkrimeve i pash, kuptova se Syla e Sieri, përveç dashurisë që kanë pasur njëri me tjetrin, ata edhe janë nxënë shpesh në mes veti e nuk kanë folur disa dite, javë e muaj. Letrat janë edhe si ditar sikur Sieri të ketë mbajtur shënime. 

Disa pjesë të shkëputaura nga letrat e Sierit dhe Sylës, ose tiranses e turjakasit u mundova ti paraqes, ashtu qysh janë por kishte edhe letra tepër private, ato nuk do ti publikoj. 

Letrat nuk janë të plota dhe unë zgjedha disa pjesë nga to kjo edhe nga shkaku se një miku im më shkruante: ”Urime i nderuar Sinan, “Ngutu po te pres” ky tregim ka mundesi me u dramatizu dhe kishte me dal nje drame shqiptare… suksese të metejme i nderuar. Zoti të ndihmoft, të prift e mbara, të punoft shëndeti dhe mendja ty dhe familjes! 

Eh, mendova, do të ishte me vend, sikur të zgjidhja pjesë nga letrat e dy të rinjëve të pafat e ti “dramatizoja”, të shkruaja një dramë të vockël për turjakasin e humbur, unë turjakasi në mërgim. 

Çfarë mbrëmje …ngjyra rozë e përsosur e horizontit. 

Se patriot jeni ne zemer.  

-Unë po dëgjoj një kënge qytetare, ”Bubullin te shkami Kavajes”- Fitnete Rexha. 

-I ombel është zëri i kësaj që i këndon fukarasë, tironse puro. 

-Te perqafoj ! 

-Naten e mire 

– E … miirë mengjes! Sapo u zgjova. 

– Une kam fjetur pakë por të kam menduar … shumë Ty. 

-Edhe une… kam fjetur pakë dhe kam menduar  shumë.  …. Oh sa bukur. 

Nga dritarja e dhomes shikoj nje pjesë të oborrit dhe Detin . 

– Mrekulli. Për një mengjes si ky që keni ti atje. Po te isha tani, aty me ty …do falja gjithçka.   

– Nuk po më pritet …. kur do të të shoh Ty 

– Une nuk e mendoj ate. Më merzit se mund të mos shihemi por më lumturon ideja. Ku i dihet jetes??? 

Po kjo ishte nata me e bukur per ne…Po ngrihem te behem gati. Realiteti i shemtuar krahasuar me endrren per ty… 

Të puth..! 

– Fantastike! Shume bukur! Si i bëjnë këto shtëpi të bukaura? Kanë shumë para? 

– Unë po pi kafe në verande para detit. 

-Jo ..por nuk kam besim dhe nuk i bej keto lloj mardheniesh dot. E verteta e shkretë. I thash vetvehtes: Nuk e ka qef asnjeri. (sigurisht shikon ndonjë foto të qytetit e detit apo të oqeanit): fare pamje e mrekullueshme ! Kënaqu atje se qenka si parajse ! 

Ishte nje ” lidhje e shkurter” E verteta del në këtë formë. 

-Por nuk më dhe kohë, afat me të tregua, me të tregua te vërtetën. 

– Nuk më duhen fjalët. Do lexoj fjalët e tua që shkruan e do shikoj fotot e tua . 

– Eh Sulo! Po ne nuk e pime as kafen. Ti shikoj fotot. Eshte fantazi puro. As që mund te përgjigjem seriozisht po nuk të mbajta erë të paktën për mua 

-Sier, te …! 

– Edhe une … ! Me intereson shumë sinqeriteti. Është i shtrenjtë për mua. Por nuk jam ekstremiste 

Sulo, nuk besoj se kjo është aq dramatike. Ti mua më pëlqen. ”Muajin e mjaltit” ku do ta presim? 

-Të sillemi si të rritur. Më duket humbje. Por nuk dua as të bëj ate që thua ti! 

A eshte e vërtetë se ne do …? 

– Me mënyren time, të dua. Kam nevoje për miqësinë tënde 

…. 

– Jo se unë nuk ndahem ligjërisht nga burri im. Gjëra qe nuk i bëj vetë, nuk të kërkoj ty! 

Por ka plot gjëra të tjera, të mira e të qenësishme. Çfare ndodhi i dashur ??? 

-Jo, unë me nuk mundem. Ta dërgoj numrin e telefonit ? 

– Po!   

-Nëse nuk të shoh ty nuk dua asgjë në …. ! 

– Po hajde të më shoh¨ssh! 

Do të të gelltis që të të kem në bark e të të nxjerrë kur të dua. Unë dua vetëm të mos gënjesh për asgjë. 

– Sier, nr i telef tim eshte ky :  …………………… Cila është fjal jote e fundit për mua? 

– Të kam xhan. 

1*) MAGJE f. 

  1. Enë e drunjtë si govatë, ku ngjishet e punohet brumi për të bërë bukë; sasia e brumit sa nxë kjo enë; bukët që dalin nga ky brumë. Magjja e bukës. Një magje bukë. Zë brumë (gatuaj) në magje. Laj (gërryej) magjen.
  2. Govatë prej druri të njëjtë për të larë rrobat. Magje rrobash. Lanin në magje.
  3. Pjesë e mullirit të blojës, e dërstilës etj., që është si arkë a si govatë prej druri e ku bie mielli, dërstilet shajaku etj. Magjja e mullirit. Magje dërstile.
  4. vjet. Lundër.

E ka zënë magjja e kanë mbytur hallet e shtëpisë, ka barrën e shtëpisë mbi vete. I ka zënë magjja kokën është në hall të madh, është shumë ngushtë, e ka punën keq. 

2*) Shaban Polluzha  

Shaban Mustafë Kastrati i njohur më së shumti si Shaban Polluzha (Polluzhë, 1871 – Tërstenik, 21 shkurt 1945) ka qenë një prijës ushtarak shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, veprues në trevën e Drenicës.[1] Pas pushtimit italian të Shqipërisë dhe bashkimit me një pjesë të viseve të Kosovës shërbeu me njësitë Vullnetare, pas kapitullimit italian u radhit me Ballin Kombëtar. U vra duke luftuar me partizanët serbë. 

U lind (1871) në mëhallën e Kastratit të Polluzhës të Drenicës i biri i Mustafë Rexhepit dhe Hamides nga Sallçi. Çifti u trashëgua me dy djem, Shabanin dhe Dervishin. 

Ka vdekurshtë vrarë) më 21 Shkurt 1945 në Tërstenik të Drenicë, ish Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, (sot Kosova). 

Është shpallur pas vdekjes “Hero i Popullit” (Nga Wikipedia në shqip). 

3*) TEBDIL ndajf. bised. 

Krejt ndryshe në veshje, në fytyrë, me pamje tjetër a me rroba të tjera për të mos u njohur. I veshur tebdil. U bë tebdil. Kishte dalë (bredhte) tebdil) 

4* Bedel m.sh. – 

  1. hist. Ai që shkonte në vend të një tjetri në ushtri ose në punë të detyruar kundrejt një pagese. Bedel në ushtri. Dërgoi (vuri, pagoi) bedel. Shkoi (hyri) bedel. La bedel. Punoi bedel.
  2. keq. Ai që bën një punë në vend të një tjetri, i cili e ka për detyrë; ai që bën a pëson diçka në vend të një tjetri kur nuk duhet. S`bëhem bedel i tjetrit. Nuk pranon bedel. S`ka bedel sot.
  3. hist. Taksë që paguhej në kohën e pushtimit turk nga meshkujt myslimanë për të zëvendësuar shërbimin ushtarak, asqerie; pagesë që jepej në vend të punës së detyrueshme. Bedeli i rrugës. Të hollat e bedelit. Paguanin bedelin.
  4. përd. ndajf. Kot, për dhjamë qeni. Shkoi (vajti, u vra) bedel.

(Qyqavicë , Vargmale që ndajnë Drenicën me Artakollin) 

5* HABER m. bised 

Lajm; njoftim. Haber i mirë (i keq, i lig). Erdhi haberi. I solli haberin. Çoj (pres) haber. I jap (marr) haber. Bëj haber lajmëroj 

S’ka haber për diçka ose nga diçka nuk di gjë fare për diçka, s’di ta bëjë fare një punë, nuk e njeh fare, s’merr erë. S’merr haber nuk kupton; s’merr vesh për çka i thua. 

6* NIZAM m. hist. 

Ushtar i shërbimit të detyrueshëm në kohën e Turqisë; rekrut. Merrnin djemtë nizamë. Nuk pranonin të shkonin nizamë. Këngët e nizamit. folk. 

7*) (Aleksandar Ranković, ka lindur më 28 nëntor 1909 në Drazevac, Serbi dhe ka vdekur më 20 gusht 1983 në Dubrovnik, Kroaci. Rankovi? ka qenë një komunist jugoslav, i komunitetit serb dhe llogaritete ishte personi i tretë pas për nga fuqia pas Josip Broz Titos och Edvard Kardel. Ka qenë ministër Punëve të brendshme dhe gjatë asj koha ka ushtrua dhunë të madhe kundër shqiptarëve në Kosovë (Historia 

Literatura e përdorur: 

“E ke ranue doren fort”, Bota Sot, 2 SHKURT 2017 NË ORA: 11:5 

https://www.botasot.info/opinione/649046/e-ke-ranue-doren-fort/ 

“E ke ranue doren fort !”, fokusi, 02.02.2017  

https://www.fokusi.org/e-ke-ranue-doren-fort/ 

”Një përvjetor i zymtë për Adem Demaqin dhe të ”bëmat” e pista të Azem Sylës!” Bota Sot,1 SHKURT 2017 NË ORA: 12:12 

https://www.botasot.info/opinione/648585/nje-pervjetor-i-zymte-per-adem-demaqin-dhe-te-bemat-pista-te-azem-syles/

”Dashuria e pafat e turjakasit dhe tiranses”, Bota Sot, 11 MAJ 2018 NË ORA: 12:58 

https://www.botasot.info/opinione/887136/dashuria-e-pafat-e-turjakasit-dhe-tiranses/ 

“Ngutu, po të pres”!, Bota Sot, 12 MAJ 2018 NË ORA: 10:37 

https://www.botasot.info/opinione/887627/ngutu-po-te-pres/ 

”Une e mbaj, po ti, a e mban fjalën?”, Bota Sot, 13 MAJ 2018 NË ORA: 19:44 

https://www.botasot.info/opinione/888400/une-e-mbaj-po-ti-a-e-mban-fjalen/ 

“Dashuri që zgjati vetëm dy ditë”, Bota Sot, 16 MAJ 2018 NË ORA: 12:16 

https://www.botasot.info/opinione/889713/dashuri-qe-zgjati-vetem-dy-dite/ 

Vazhdon  

Sinan Kastrati, Suedi 

Malmö, 7 maj 2022 

sinan.kastrati@hotmail.com

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu