ARKIVI:
6 Mars 2026

Lule Gjeli nga New York thotë se LDK dhe PDK nuk janë më parti, janë strehimore paniku për politikanë të kapur

Shkrime relevante

Djallëzor dhe mashtrues

Isuf   Bytyçi, Munih Dinakëritë janë për të marrë, kurse sinqeriteti dhe respekti...

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Shpërndaj

Nightmare Alley politik: si LDK dhe PDK u bënë peng të gënjeshtrave të veta
Filmi i Hollywood-it “Nightmare Alley” është historia e një mashtruesi që e shkatërron veten duke besuar se gënjeshtra mund të jetë shtëpi e përhershme. Në Kosovë, ky nuk është film. Është realitet politik. Dhe ky realitet ka emra konkretë: LDK dhe PDK.
Këto nuk janë më parti. Janë strehimore paniku për politikanë të kapur nga e shkuara e tyre. Organizata që nuk prodhojnë ide, por alibi. Që nuk ofrojnë vizion, por justifikime. Që nuk kërkojnë besim, por harresë. Tërë ekzistenca e tyre sot reduktohet në një lutje të vetme: që gjyqet të zgjasin pafund dhe qytetari të lodhet.
LDK dhe PDK jetojnë nga një gënjeshtër qendrore: se janë viktima. Viktima të kujt? Të ligjit? Të fakteve? Të dokumenteve që mbajnë firma të tyre? Kjo nuk është viktimizim. Kjo është paturpësi politike e nivelit më të ulët.
Kur ke vjedhur, thua “po na sulmojnë politikisht”.
Kur ke abuzuar, thua “drejtësi selektive”.
Kur ke frikë nga burgu, mbështillesh me flamurin e demokracisë.
Kjo është formula e kalbur e LDK-së dhe PDK-së.
Këto parti nuk po luftojnë për Kosovën. Po luftojnë për mbijetesën personale të individëve që e kanë trajtuar shtetin si bankomat dhe qytetarin si statistikë. Kanë ndërtuar karriera mbi pandëshkueshmëri dhe tani po çirren sepse ajo po u rrëshqet nga duart.
Narrativat e tyre janë aq të rreme sa as vetë nuk u besojnë më. Por vazhdojnë t’i përsërisin, sepse nuk u ka mbetur asgjë tjetër. Janë si personazhi i Nightmare Alley që, në fund, nuk ka më as dinjitet për të mashtruar. Vetëm frikë. Vetëm rënie.
Kosova nuk po i persekuton. Qeveria nuk po i ndjek. Asnjë armik imagjinar nuk po u bën komplot. Po i ndjek e vërteta. Po i ndjek ligji. Po i ndjek ajo që për vite menduan se nuk do t’i arrinte kurrë.
LDK dhe PDK sot nuk janë alternativë. Janë pengesë. Janë barrë morale për një shoqëri që po përpiqet të dalë nga hija e tyre. Janë kujtesë e gjallë se si duket pushteti kur kalbet dhe refuzon të japë llogari.
Mund të bërtasin. Mund të viktimizohen. Mund të shpresojnë në zvarritje të pafund. Por çdo Nightmare Alley ka fund. Dhe fundi nuk është rehabilitim. Është zhveshje. Nga pushteti. Nga miti. Nga rrena. Dhe nga historia.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu