ARKIVI:
8 Mars 2026

Mahmut Bakalli – themeluesi i sovranitetit linguistik të Kosovës!

Shkrime relevante

Rënja e “Monarkisë Osmani”!

Florim Zeqa Presidentja e Republikës së Kosovës Znj. Vjosa Osmani-Sadriu, në momentin...

8 Mars 2026 – Gruaja Shqiptare, Forca dhe Krenaria e Kombit

Luan Dibrani, Gjermani Sot, më 8 Mars 2026, nuk festojmë thjesht një...

Kur Presidetja pi ujë, shpërthem shovenizmi religjioz islamik

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Kur Presidentja pi ujë, shpërthen provincializmi Vjosa Osmani u pa...

Lufta në Lindjen e Mesme: Ish-ministri i jashtëm i Ukrainës paralajmëron se lufta mund të arrijë në Paris

Foto: HANDOUT / AFP / NTB Dmytro Kuleba mendon se barrierat psikologjike...

Shpërndaj

Mahmut Bakalli është në mes të fotos së përbashkët me Fadil Hoxhën dhe Xhavit Nimanin

Dijana Toska, Shkup

Sociolinguisti serb me renome ndërkombëtare, akademik Ranko Bugarski, në një studim të tij mbi shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, thekson se Kosova hodhi gurin themeltar të sovranitetit shpirtëror dhe politiko-shtetëror atëherë kur fitoi të drejtën që të quhej thjesht Kosovë.
Në vitet ’70, duke hequr emërtimin kolonial “Kosovë e Metohi” dhe duke njohur gjuhën standarde shqipe si të vetmen gjuhë zyrtare, u ngrit një digë e patejkalueshme ndaj përpjekjeve jugosllave për të imponuar shtetësinë e tyre mbi popullin shqiptar. Ky ishte, siç shënon Bugarski, hapi i madh me të cilin bota akademike e Kosovës, e mbledhur rreth Mahmut Bakallit, i dha një goditje të mençur establishmentit serb.
Sot, kur Kosova ka shtetin e saj të pavarur, kjo fitore historike duhet të mbetet frymëzim dhe obligim. Gjuhës shqipe i takon jo vetëm të jetë mjet komunikimi, por edhe simbol i sovranitetit, i kulturës dhe i identitetit kombëtar.
Çdo lëshim në këtë drejtim nuk është thjesht çështje teknike, por goditje ndaj vetë themelit mbi të cilin është ndërtuar shteti.
Brezi i Mahmut Bakallit e dëshmoi se përmes gjuhës mund të mbrohet dinjiteti politik.
Brezit të sotëm i takon që këtë trashëgimi ta ruajë dhe ta kultivojë me po aq përgjegjësi.
Vite më parë lidhur me këtë temë shkruante, publicisti Nijazi Muhamedi.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Znj. Dijanë, më pëlqeu opinioni juaj. Më beso se kudo qe e shoh ndonje shkrim qe ka firmen tënde e lexoj me deshirë.
    E tash dua te shtoj edhe une disa fjale per temen qe ti flet.
    Znj. Dijane eshte e vertete se kasta poltike e Fadil Hoxhes, Xhavit Nimanit e sidomos Mahmut Bakalli punuan shume per te drejtat e shqiotareve ne te gjitha fushat, edhe qe te kemi nje gjuhe zyrtare (letrare) kudo qe flitet gjuha shqipe, ne Tirane, Prishtine, Shkoder e Shkup.
    Kesaj, duhet falenderua profesoreve a atdhetareve te guximshem qe punonin ne gazeten e Rilindjes, revistave te shumta shkencore, institutit Alban. te Historise, Akademise se Shjencave dhe sidomos profesoreve te deges se Albanakogjise e Historise, prof Ajetit, Hadrit, Bokshit etj te cilet punuan qe nga viti 1968 kur ne Prishtine perkrahin pa rezerve koleget e tyre nga Tirana per mbajtjen e nje Kongresi (1972).
    Ketu dua te shtoj se deri sa Profesoret nga Prishtina perkrahnin konsultat e Tiranes, ata ende nuk e dinin a do te mbahet nje Kuvend apo Kongres?
    Ishin profesoret e Prishtines ata qe e nguten vitin 1972 sepse, serbet dhe serbosllavet thonin se shqiptaret e Kosoves kane ”shiptarski jezik” e ata te Shqiperise ”Albanski jezik”
    Faleminderit!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu