ARKIVI:
5 Mars 2026

Majlinda Grajçevci: Këta nuk janë analistë, janë zëra të programuar që se duan as shtetin e Kosovës, e as kombin shqiptar

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Është anti-shtetërore. Është e turpshme. Është virale. Është kancerogjene.
Futja e këtyre figurave – që vetëm në dukje i ngjajnë njerëzve – në hapësirën publike si “opinionistë”, është helm për formimin e ndërgjegjes sonë kolektive. Ata nuk janë analistë. Janë automatë. Janë zëra të programuar. Dhe në asnjë segment nuk e duan as shtetin e Kosovës, as atë shqiptar.
Mahsa Amini e vrarë në Iran para më shumë se dy vitesh nga ana e Policisë së Moralit Islamik, për shkak se e ndjera nuk e ka vendosur shaminë sipas rregullave të duhura islamike…!
Mbështesin hapur një regjim totalitar e diktatorial, që varros për së gjalli popullin e vet. Që burgos me mijëra. Që dënon vajza 13-vjeçare për një shami “të vendosur gabim”. Që vret njerëz vetëm pse kërkojnë fjalën e lirë – LIRINË.
Dhe çfarë bëjnë mediat tona?
I ftojnë. I promovojnë. U japin orë të tëra transmetim – në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut.
Këta megalomanë propagandojnë modele si ato të mullave iraniane, me një siguri artificiale, sikur po zbulojnë të vërteta madhore. Por kush i fton? Cilat janë këto media kaq të shitura, kaq pa shtyllë morale?
Edhe nëse moderatorët janë të paaftë, një grimë ndjenjë kombëtare duhet t’i prekë. Sepse në çdo fjali që nxjerrin këta, një copë frymë shqipe varroset. Çdo rrokje e tyre është një goditje e vogël ndaj shpirtit tonë kolektiv.

Ata nuk njohin as bazat e gjeopolitikës. Recitojnë si nxënës që kanë mësuar përmendësh një tekst të dhënë. Fjalë të sinkronizuara. Narrativë e gatshme. Program i instaluar.
Dhe mos u mashtroni: sot janë tre. Po sa janë pas tyre? Sa i imitojnë? Sa presin radhën?
Këta ciciërojnë si pika shiu – por çdo pikë është virus mbi mendjen e të rinjve. Dhe pikërisht aty përputhen me interesat e Serbisë, në plan afatshkurtër dhe afatgjatë. Sidomos në planin politik.
Pyetja është e thjeshtë:
Kush jeni ju, redaktorë e gazetarë, që i ktheni në autoritet këto fundërrina? Çfarë vlere kanë këto “analiza” përveçse përhapjes së një narrative të huaj?
Nëse ky popull nuk e ndien si problem këtë diskurs, nëse nuk e dallon propagandën nga interesi kombëtar, atëherë duhet ta pranojmë: diçka nuk është në rregull me ne. Me vetëdijen. Me shtyllën shpirtërore.
Sepse ka një sëmundje që futet pa plumb. Futet përmes fjalës. Përmes ekranit. Përmes normalizimit.
Dhe ajo sëmundje, nëse nuk ndalet, nuk asgjëson vetëm një debat. Asgjëson rrënjën: gjuhën, kulturën, flamurin.
Dhe përgjegjësia nuk është vetëm e tyre.
Është e atyre që i ftojnë. E atyre që i paguajnë. E atyre që ua japin mikrofonin.
Nëse nuk ka logjikë në këtë vend, atëherë duhet të ketë zë. Zë që flet në emër të popullit, jo në emër të propagandës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu