Majlinda Grajçevci për Skandalin e Deçanit të Bashkim Ramosajt apo kur një kryetar komune cenon dinjitetin e qytetarëve të vet

Shkrime relevante

Integrimi i “gabuar” !

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Kur një popull fillon të integrohet...

“Shqiptar” si term: Shqiptarët në mendimin osman të shek. XVIII

Uğur Bayraktar , Turqi ____ Ky artikull shqyrton diskursin që burrështetasit dhe...

Në Shkodër, nën drejtimin e Ndue Sanajt, u zhvillua ceremonia e vendosjes së pllakës përkujtimore në vendin ku, në vitin 1859, Marie Mici, hapi...

Nikolle Loka, Shkodër ____ Shkodër – Sot, me angazhimin e Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”,...

Muslimanët kërcënojnë me grevë në Venedik pas refuzimit të projektit për xhami

Arnt Jensvoll, Document.no Muslimanët bangladeshas në Venecia kërcënojnë me grevë dhe protesta...

Njoftim për ceremoninë mortore të Dr. Daut Dautit më 6 shtator 2026

Familja Dauti njofton familjarët, miqtë, kolegët, bashkëpunëtorët dhe të gjithë dashamirët...

Shpërndaj

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë
____
Deklaratat e fundit të kryetarit të komunës së Deçanit kanë shkaktuar reagime të ashpra dhe zemërim të madh në opinionin publik. Të quash qytetarët e tu se nuk kanë as komb as fe nuk është vetëm e papranueshme por përbën një ofendim të rëndë ndaj dinjitetit njerëzor dhe identitetit kombëtar.
Situata bëhet edhe më e rëndë kur shihen veprimet e tij të ditëve të fundit. I njëjti kryetar ka organizuar iftare në emër të komunës duke përdorur buxhetin publik për aktivitete fetare dhe duke ndarë mirënjohje e dekorime për hoxhallarë përfshirë edhe Shefqet Krasniqi. Pas këtyre veprimeve ai del publikisht dhe ofendon një pjesë të qytetarëve të vet vetëm pse ata nuk janë myslimanë ose nuk ndjekin të njëjtin besim.
Fotot e publikuara e dëshmojnë më së miri këtë kontrast dhe e bëjnë edhe më të qartë arsyen pse këto deklarata kanë shkaktuar reagime të forta. Kur një zyrtar publik në njërën anë organizon aktivitete dhe nderon figura të caktuara ndërsa në anën tjetër fyen qytetarët që mendojnë ndryshe lind një pyetje thelbësore a po i përfaqëson ai të gjithë apo vetëm një grup të caktuar.
Një kryetar komune është zgjedhur për të përfaqësuar dhe bashkuar qytetarët jo për t’i ndarë dhe etiketuar ata mbi baza personale apo bindjesh. Në një shoqëri demokratike secili individ ka të drejtë të zgjedhë besimin e tij ose të mos ketë fare përkatësi fetare pa u gjykuar apo linçuar publikisht.
Ky nuk është më vetëm një debat politik por një çështje e respektit bazë ndaj njeriut. Askush aq më pak një zyrtar publik nuk ka të drejtë të vendosë se kush ka komb e kush jo apo të gjykojë identitetin e dikujt.
Kosova është ndërtuar mbi parimin e bashkëjetesës dhe respektit për dallimet. Deklarata dhe veprime të tilla jo vetëm që e dëmtojnë këtë frymë por rrezikojnë të nxisin përçarje ndërfetare urrejtje dhe mosdurim në shoqëri.
Një kryetar komune duhet të jetë shembull i unitetit maturisë dhe respektit. Në këtë rast ajo që pamë ishte e kundërta një sjellje që cenon rëndë dinjitetin e qytetarëve që ai vetë duhet t’i përfaqësojë. Reagimi i qytetarëve është i kuptueshëm sepse kur preket dinjiteti reagimi bëhet domosdoshmëri.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu