ARKIVI:
27 Prill 2026

Ukshin Hoti , ishte kundër mashtrimit islamik

Shkrime relevante

Ditëlindja e shkrimtarit Mikel Gojani, një jubile i denjë për një emër të respektuar e të spikatur të letrave shqipe

Lekë Mrijaj, Klinë Të shkruash për shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, prof. Mikel...

Sejid Kutub , njeriu nga i cili më së shumti u frymëzua Osama bin Laden dhe Ajman El Zauahiri, por edhe tjerë

Driton Tali, Londër Ky është Sejid Kutub baba i islamit politik. Njeriu...

Lufta dhe njeriu i brendshëm: midis dehjes, dhunës dhe ndërgjegjës

Jeton Kelmendi, Prishtinë ____ Vepra “Lufta e fshehur, Anteu” e Jusuf Buxhovi paraqet...

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Shpërndaj

Nga: Ardian Jezerci
____
Prof. Ukshin Hoti kundër mashtrimit islamik
___
Që në agimin e rinisë sime, fati më ngarkoi me një mision që ndoshta kapërcente moshën time: u bëra zëri i prindit tim Belisar Jezerci Shërbeva si përkthyes i tij, duke u dhënë formë letrave, lutjeve, memorandumeve drejtuar institucioneve evropiane dhe ndërkombëtare, në ato vite të rënda e vendimtare para dhe gjatë luftës së Kosovës. U kujtonim historinë tonë të lashtë, i informonim për masakrat e Serbisë fashiste, kërkonim drejtësi.
Mes atyre shkresave që peshonin sa fati i një kombi, nuk do ta harroj kurrë letrën që hartuam për Amnesty International mbi zhdukjen e Prof. Ukshin Hotit në vitin 1999. Isha vetëm 13-14 vjeç. Në atë moshë, me një ndjenjë pothuajse naive, por të zjarrtë, i vura vetes një qëllim: të lexoja veprën e tij “Filozofia politike e çështjes shqiptare”. Atëbotë, dendësia e mendimit dhe kompleksiteti i vizionit të tij ishin një mal që nuk e ngjitja dot; u dorëzova pas 10-15 faqeve të para. U riktheva tek ai libër vite më vonë, gjatë studimeve në fakultetin juridik. Ndonëse isha i armatosur me ligjërata akademike, sërish nuk e kuptova plotësisht.
Vetëm në leximin e tretë, para një jave, arrita të depërtoj në thelbin e mendimit të tij. Vetëm atëherë e kuptova se Ukshin Hoti nuk shkruante thjesht teori, por zbërthente kodin gjenetik të lirisë sonë.
Dhe sot, po ndaj me ju një fragment të shkurtër nga kryevepra e tij:
“Krahas shumicës së tij islamike, populli shqiptar kurrë nuk ka qenë dhe as që do të jetë ndonjëherë popull aziatik. Ndonëse edhe islamizmi nuk ka me të ndonjëfarë lidhje, t’i imponosh popullit shqiptar vlera që janë në kundërshtim me frymën e tij praktike, nuk do të thotë vetëm moskuptim dhe keqinterpretim i tij, por edhe dhunim të dinjitetit të tij, domethënë të një populli të lashtë evropian.” – Ukshin Hoti, Filozofia politike e çështjes shqiptare
Lexojeni edhe një herë ngadalë.
Ky postulat i Prof. Ukshin Hotit nuk është thjesht një konstatim sociologjik, por një analizë e thellë e substancës sonë historike, një dëshmi ontologjike që rishpall integritetin e qenies sonë kombëtare. Kur Prof. Hoti flet për frymën praktike të shqiptarëve, ai dëshmon se islami, edhe pse shumicë, është rezultat i një aksidenti historik, një shtresë sipërfaqësore që nuk e ka prekur bërthamën e qytetërimit tonë evropian.
Mohimi i këtij realiteti (imponimi i vlerave që janë në kundërshtim me këtë frymë praktike) është dhunim i dinjitetit të kombit shqiptar, thotë Prof. Ukshin Hoti.
Pra, filozofia që duhet të na udhëheqë është ajo e laicizmit ekzistencial. Besimi është një e drejtë private, por çdo tentativë për t’i imponuar popullit tonë vlera “aziatike” nuk është thjesht një gabim politik, por një dhunim i dinjitetit tonë.
Mbrojtja e këtij identiteti duhet të vendoset në të njëjtin nivel me mbrojtjen e sovranitetit territorial të shtetit, i cili duhet të jetë pasqyra e këtij realiteti pa asnjë kompleks. Duhet të marrim vendime të prera për një dekolonizim mendor:
– Jo vetëm që duhet të ndëshkohet penalisht çdo tentativë për ta falsifikuar historinë, por gjithashtu duhet të refuzohet narrativi se shqiptarët janë “ura mes Lindjes dhe Perëndimit”. Ne nuk jemi ura, ne jemi Vetë Evropa !
– Politika e jashtme duhet të shkëputet nga çdo flirt me pan-islamizmin. Integrimi në familjen evropiane nuk është një lëmoshë për një jetë më të mirë, por një kthim i natyrshëm në shtëpinë tonë!
– Shteti duhet të ndalojë me ligj përdorimin e fesë si mjet gjeopolitik nga fuqitë e huaja që synojnë devijimin e kursit tonë kombëtar.
Në rrafshin individual, për çdo qytetar, mendimi i Hotit kërkon një disiplinë intelektuale:
– Duhen refuzuar kodet socio-kulturore që bien ndesh me traditën tonë të hapur dhe evropiane (veshjet arabe, martesa me të afërmit e gjakut, përdorimi i gjuhës arabe, etj.).
– Sanksionimi i politikanëve: Qytetari duhet të ndëshkojë me votë çdo politikan që “flirton” me radikalizmin fetar për interesa elektorale. Kushdo që shet identitetin kombëtar për vota nuk e meriton besimin e popullit dhe duhet të largohet nga skena politike!
Ukshin Hoti na ka paralajmëruar: sa herë që pranojmë të identifikohemi si “myslimanë” para se të identifikohemi si shqiptarë e “evropianë”, ne marrim pjesë në dehumanizimin tonë politik dhe e rrezikojmë ardhmërinë tonë të përbashkët.
Evropianiteti nuk është një meritë që fitohet vetëm duke plotësuar kushtet e BE-së, por është një e drejtë lindjeje që duhet mbrojtur.
Çdo gjë që na largon nga ky aks është një patologji historike që shërohet vetëm me qartësi politiko-filozofike dhe me qëndresë kulturore.
Në këtë kontekst, dhe duke marrë parasysh se si po sulmohet me një egërsi të paprecedentë çdo gjë shqiptare, jo vetëm nga hoxhallarët (haxhiqamilët e kohëve moderne), por edhe nga politikanët, zgjidhja e vetme është braktisja masive e islamit dhe rikthimi në rrënjët tona autentike katolike!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu