
Hasan S Zeneli, Fushë – Kosovë
Një Gladiator i vërtetë! Hysni Krasniqi,njeriu që ma shpëtoi jetën gjatë masakrës në burgun e Dubravës. Njeriu i cili më ndihmoi bashkë me Defrim Rifaj ,Njazi Kryeziun,Bilbil Durakun,Haqif Ilazin dhe Sherif Ilazin ta shkruaj fjalën H E L P , me lustërat e bardha të dritave të neonit nën fushën e futbollit për t’i treguar aeroplanit vëzhgues të NATOS se këtu bëhet masakër.
Menjëherë NATO ndërmori veprimet e veta dhe masakra u ndërpre. Në këtë masakër që ndodhi me 21-22,dhe 23 Maj 1999 nga forcat militare të njësisë FRENKI( Frenkievci) u vranë mbi 211 të burgosur dhe u palgosën mbi 400 të tjerë. Ju jam mirënjohës Hysniut Defrimit dhe djemve tjerë për trimëritë dhe heroizmat e tyre!
Lavditë rënëve në këtë masakër që lirisht mund ta quajmë : Masakra që i ngjanë Aushvicit !


