
Majlinda Nikçi
Shumë herë kemi parë mënyra si Bullgaria përpiqet të na rrëmbejë historinë e lashtë thrake dhe ta paraqesë si trashëgimi të tyre. Disa shembuj të qartë:
Seriali “Xena Warrior Princess”: Thrakët dhe Ksena portretizohen si bullgare, kori i grave këndon këngë tradicionale bullgare që i paraqesin si thrake.
Nestinarët që ecin mbi zjarr: një rit i lashtë thrak paraqitet si traditë bullgare.
Një fshat që pretendon se shiste vajzat e reja të gatshme për martesë “sipas zakoneve të thrakëve”.
Këngë dhe valle që paraqiten si thrakiane, por janë folklor bullgar.
Ekspozita dhe muze që lidhin qytete të lashta thrake me identitet bullgar.
Legjenda dhe mite (Orfeu, Persefona) që “përshtaten” si trashëgimi bullgare.
Festat dhe ritualet e shenjta që paraqiten si bullgare pa bazë historike.
Këto janë shembuj të revizionizmit kulturor: të tjerët përdorin trashëgiminë tonë për të forcuar identitetin e tyre kombëtar dhe për të na zhvendosur nga rrënjët tona historike. Nuk është vetëm histori: është përpjekje për të marrë legjitimitet mbi territorin kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve.
Shqiptarë, është koha të angazhohemi më shumë: dokumentoni, promovoni dhe mbrojeni trashëgiminë tonë antike! Mos lejoni që të tjerët të përcaktojnë historinë tonë. Folklori, muzika, ritualet, mitologjia jonë, janë tonat – dhe vetëm ne mund t’i ruajmë autentike.



Nuk me rrezulton qe ne arkivat apo ne muzeumet tona shtetrore, te kete prova materiale per ekzistencen e kultures iliro-thrake.
Per cka kam pas pà un vete ne muzeumin e Durresit, ato pak prova materiale te “kultures ilire” asht turp te quhet kulture ne nji kohe, qe popujt e tjere kan ne muzeumet e tyne KRYEVEPRA.