ARKIVI:
26 Prill 2026

Maqedonia e historianit Jusuf Buxhovi, pjesë e trinomit mbretëror Pellazg-Ilir në antikitet

Shkrime relevante

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Vuçiç: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës

Gani I. Mehmeti (A.P / 25 April 2026 - 17:34, Kosova Sot...

Bllokim të deputetevë në Kuvend deri në zgjedhjen e Presidentit!

Florim Zeqa Në demokraci sovrani (populli) është forca mbrojtëse e shtetit dhe...

Palestra e “trurit të mbyllur”, Drenica e Sami Lushtakut !

Lirim Gashi, Prizren DRENICA E SUPËS POLITIKE TË SAMI LUSHTAKUT, ËSHTË PALESTËR...

Shpërndaj

Blerim Mato, Tiranë

o Jusuf Buxhovi: “Macedonia – from antiquity to uor time”, botoi “Jalifast Publishing”, Houston, 2021,faqe 667.

Botimi në anglisht i veprës voluminoze me 677 faqe, “MACEDONIA – FROM ANTIQUITY TO OUR TIME” nga botuesi amerikan “Jalifat Publishing” në përkthim të Avni Spahiu, krahas përkthimi në anglisht të “Kosovës” në tre vëllime, paraqet një tjetër të arritur historiografike në përballje me falsifikimet dhe gënjeshtrat e historiografisë serbe, si dhe me diskursin antishkencor sipas të cilit Mbretëria e Maqedonisë, në njërën anë (nga historiografia institucionale shqiptare) përjashtohet nga bota pellazge-ilire së cilës, sipas autorëve antikë, i ka takuar, dhe në tjetrën anën, nga historiografia greke dhe ajo europiane, shihet si pjesë e helenizmit grek. Duke u mbështetur mbi fakte historike, nga autorët atnikë, po edhe të studiusve të tjerë botërorë që këtë çështje e trajtojnë nga kjo dioptri, autori mbretërinë e Maqedonisë e sheh në kuadër të trinomit të mbretërive pellazge-ilire në antiktet: bashkë me mbretërinë e Dardanisë dhe të Epirit.
Përkthimi i librit në anglisht si dhe plasimi në qarqet shkencore dhe universitare amerikane me renome po edhe botërore në përgjithësi nga botuesi i njohur amerikan “Jalifat Publishing” nga Houstoni, është me interes të veçantë, ngaqë përhap të vërtetën rreth Maqedonisë si pjesë e botës pellazge nga antikiteti, të përvetësuar nga grekët, siç përhapë edhe të vërtetën se në shtetin e sotëm të quajtur Maqedoni e Veriut, në pjesën më të madhe të Dardanisë antike dhe më vonë në vilajetin e Kosovës, ndërlidhet identiteti historik, etnik, shpirtëror, kulturor dhe politik i shqiptarëve nga lashtësia i mohuar nga historiografia hegjemoniste serbe, ruse, bullgare dhe ajo e sajuara “maqedone” me ç’rast ata paraqiten “ardhacakë”, “pushtues”, “zullumqarë” të ardhur në këto hapësira nga shekulli XVIII e këndej me ndihmën e osmanëve!
Mbi këto platforma, nga Kriza Lindore e këtej, janë ndërtuar edhe hartat e reja të shteteve në pjesën evropiane të Perandorisë Osmane, ku hapësira etnike dhe ajo shpirtërore-kulturore e shqiptarëve është copëtuar nga shtetet fqinje (Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia). Këto platforma u kanë sherbyer edhe programeve antishqiptare nga shpërnguljet e deri te etnocidet dhe gjenocidet në vitin 1878, 1912, 1944 për të vazhduar edhe me konventat me Turqinë për shpërnguljen e tyre në vitin 1938 dhe 1958.
Prandaj, i konceptuar mbi këta faktorë dhe i mbështetur mbi burime të shumta historike, libri në anglisht përhapë të vërtetën për vendin dhe rolin e shqiptarëve në këtë shtet të krijuar politikisht në vitin 1944 nga Titoja. Fillimisht si pjesë e federatës jugosllave në përputhje me vendimet e AVNOJ-it të vitit 1943 dhe, në vitin 1992, shtet i pavarur. Në të dyja rastet, shqiptarët, do të diskriminohen: gjatë Jugosllavisë së Titos si “pakicë” dhe, në rrethanat e shpalljes së Maqedonisë shtet-komb, trajtohen si “etni e shkëputur”!
Duke marrë në shqyrtim edhe zhvillimet më të reja nga shpallja e shtetit të Maqedonisë, krahas kritikës që u bëhet politikave antishqiptare nga Shkupi dhe Beogradi, të cilat, në forma të ndryshme, vazhdojnë edhe në rrethanat e reja, duke shfrytëzuar në njërën anë faktorët gjeopolitikë rajonalë dhe në tjetrën anë dobësitë e mëdha të të shtetit shqiptar dhe atij të Kosovës në raport me injorimin e çështjes shqiptare në Maqedoni, në këtë vepër, me sy kritik, vlerësohet edhe roli i faktorit politik shqiptar në skenën politike maqedonase nga viti 1992 e këndej. Kritikat adresohen te mosgatishmëria për t’u mbrojtur pozicioni i referendumit të vitit 1992 për statusin e popullit shtetformues mbi konceptin e një shteti federal-konfederal të dy popujve të barabartë (shqiptarë dhe maqedonas). Në këtë aspekt, në mënyrë tepër kritik shikohet edhe mungesa e konsistencës së faktorit ushtarak shqiptar në kuadër të luftës UÇK-së të vitit 2001 në kërkesat politike, të filluara me ato për shtet federativ (shqiptar-maqedon), të cilat, brenda një kohe të shkurtër do të rrudhen deri te “shteti qytetar” , pra te korpusi i të drejtave njerëzore, për ç’gjë as që është deshtë të luftohet fare, meqe ato i garanton Karta e OKB-së në kuadër të të drejtave dhe liritë themelore kudo në botë! Ky degradim politik i luftës pasqyrohet më së miri me Marrëveshjen e Ohrit, me ç’rast, klasa politike që erdhi në pushtet “me meritat e luftës”, nuk bëri tjetër, pos, që duke e zëvendësuar idealin e lirisë, për ç’gjë u derdh edhe gjak, në atë të interesave personale dhe përfitime deri te ato meskine, kthehet në një instrument të politikës maqedonase, në një rajë bashkëkohore të farses parlamentare, që faktorin politik shqiptarë do ta shfrytëzojë për qëllimet e njohura shtetmëdha, ku me anën e ngatërrimit të barazisë kushtetuese të gjuhës shqipe si parakusht i barazisë shtetërore me atë të barazisë ligjore të gjuhës, bëhet vetëmashtrimi dhe margjinalizimi i shqiptarëve në pakicë numrash!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu