ARKIVI:
26 Prill 2026

Mbulimi i permendores së Gjergj Kastriotit në Tiranë, në shtetin e njohur si laik, prej besimtarëve myslimanë

Shkrime relevante

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Vuçiç: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës

Gani I. Mehmeti (A.P / 25 April 2026 - 17:34, Kosova Sot...

Bllokim të deputetevë në Kuvend deri në zgjedhjen e Presidentit!

Florim Zeqa Në demokraci sovrani (populli) është forca mbrojtëse e shtetit dhe...

Palestra e “trurit të mbyllur”, Drenica e Sami Lushtakut !

Lirim Gashi, Prizren DRENICA E SUPËS POLITIKE TË SAMI LUSHTAKUT, ËSHTË PALESTËR...

Shpërndaj

Alma Lama, Prishtinë

Kja analizë nga autorja Alma Lama është bërë me 6 shtator 2017 dhe vazhdon të jetë aktuale edhe sot e kësaj dite.

Këto ditë pothuaj e gjithë shoqëria, së paku ajo që merr pjesë në epokën digjitale, u përfshi në një debat për figurën qendrore të histrorisë së kombi shqiptar, Skenderbeun. Në një akt të turpshëm dhe të pa precedent, monumenti i tij në sheshin kryesor të Tiranës, u mbulua në mënyrë që të mos e shihnin besimtaët që do luteshin para tij.  Veprimi  Bashkësisë Muslimane të Shqipërisë për të vendosur ekranë gjigandë, në mënyrë që të zinin pamjen ballore, erdhi si pasojë e disa fotove që qenë publikuar në bajramin e kaluar nëpërrrjetet sociale , ku besimtarët shiheshin të nënshtruar, ndaj monumentit dhe figurës së heroit; shiheshin kokëposhtë tek këmbët e tij. Dhe si duket kjo ka shërbyer se ide që këtë herë të mos e pranojnë një “nënshtrim” të tillë, apo një tallje që iu bë nëpër rrjete sociale.

Por jo vetëm kaq, veprimi i fundit nuk ishte vetëm një akt vetëmbrojtjeje. Ai ishte një akt agresiv dhe përçarës, të menduar mirë edhe për të provokuar, dhe kushdo që mendon që krerët e bashkësisë islame nuk do të ishin të vetëdijshëm për këtë, është thjeshtë naiv.

Do të numëroj disa arsye për këtë: së pari monumenti i Skenderbeut, është një statujë e palevizshme, dhe janë besimtarët që kanë shkruar te ai, te luten para tij, e jo e kundërta, pra monumenti ka shkuar tek besimtarët. Kjo do të thotë se liderët fetarë, fare mirë kanë mundur të shmangin interpretimin e papëlqyeshëm të fotove të kaluara, duke ndërruar vendin e faljes.  Tirana ka mjat hapësia publike.

Por e keqja është se vetë faljet e organizuara në hapësira publike, janë në vetvete provokative, janë një shoë që bëhet me qëllim imponimin e fesë në një shtet laik.  Janë xhamitë dhe kishat vendet ku duhet të falen besimtarët, jo sheshet te cilat iu përkasin të gjithë qytetarëve, pra si besimtarëve edhe jo besimtarëve, si katolikëve, e muslimanëve, si ateistëve edhe protestantëve ëtj. Pra sheshet publike janë të të gjithëve, në syët e shtetit dhe kushtetutës janë të qytetarëve. Sheshi Skenderbe nuk është as Piazza San Pietro e Vatikanit, as sheshi në Mekë, të dedikuara për besimtarët. Por është hapësirë e një shteti laik.

Së dyti kushdo që është besimtar i vërtetë e që nuk ka agjendë politike për të bërë shoë, nuk ka nevojë të bëjë me qindra kilometra për tu mbledhur në një vend. Objekte të kultit ka në cdo cep të Shqipërisë dhe secili mud të shkojë në ato objekte fetare.

Së treti, të mbulosh figurën e Skenderbeut, në kohën kur çështja e fesë dhe debati mbi identitetin është bërë kaq e ndjeshme në shoqërinë shqiptare, është pikërisht t’i hedhësh benzinë zjarrit. E kujt i intereson ky zjarr, e dinë ata që e ndezin.

Përgjigja ime është se ky zjarr i intereson të gjithë atyre që janë kundër identitetit dhe interesave të kombit shqiptar. Mohimi i historisë, identitetit të popullit shqiptar, janë mohim i lirisë dhe vetë ekzistencës sonë si komb.

Është fakt se agjenda të huaja kanë marrë hov në trojet shqiptare. Paratë e ardhura nga bota arabe e Turqia por edhe fonde të fshehta nga Serbia kanë bërë punën e tyre. Për shkak të oportunizmit të disa shqiptarëve, interesave të ngushta ekonomike, ia kanë dalë të depërtojnë dhe të realizojnë një trushpërlarje masive në të gjitha trojet shqiptare, të përhapin injorancën që mban vulën e shkretëtirave arabe të shekullit të VII tek pjesa më vitale e kombit tonë, tek rinia, dhe të nxisin përçarje ndërmjet brezash, grupesh shoqërore, grupeve fetare etj.

Dhe në të gjithë këtë pushtim inorance të mendjeve, kanë pasu partner klasën politike, e cila nëpërmjet heshtjes apo përkrahjes së hapur të agjendës islamike, i ka bërë vend, sidomos në Kosovë. Shikoni mjerimin inelektual në zgjedhjet e fundit. Kërkesat e islamistëve u shndërruan në premtime elektorale  në mënyrë të hapur. Kishte parti politike që iu bëjnë premtime në shkëmbim të votës. E kur kjo agjendë hyn në ciklin vicioz të politikës, premtim-votë, atëherë ai vend ka hyrë në një fazë regresi të pashmangshëm. Është ky proces që i ka ndodhur shumicës së vendeve të botës arabe dhe më gjërë për shkak të infiltrimit të vahabizmit dhe islamit politik që janë dy anë të së njejtës medalje, që sot po përjetojnë një erozion të tmerrshëm kulturor, krahasuar me disa dekada më parë, kur merrnin frymë si shumica e botës së qytetëruar. Irani, Afganstani, Egjipti, Tunizia, Algjeria, Libani etj.

Ne jo vetëm që do të duhej të nxirrnim mësime nga ta, por mbi të gjithë të jemi të vetëdijshëm për një ndryshim drastik me këtë shoqëri pasi ne jemi europianë dhe nuk iu përkasim atyre kulturave. Cfarë na duhet sot, në mijevjeçarin e tretë të kthejmë kokën andej nga ata popuj që po vuajnë tiraninë e ideologjive primitive.

Por si duket nuk kemi veteëdije të mjaftueshme. Populli thotë se qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë. Kjo fjalë e urtë është e vërtetë edhe për politikanët shqiptarë në të gjitha trojet, por në radhë të parë në Kosovë. Ata me paaftësinë e tyre për të dalë mbi egot dhe interesat personale, e kanë bërë islamin politik pjesë të politikës, pjesë të votës.

Shikoni psh se si asnjë politikan  nuk e nxori një fjalë të vetme për mbulimin e Skenderbeut. Shikoni si nuk e nxjerrin anjë fjalë kundër islamit politik dhe ndërhyrjve flagrante në kulturën dhe traditën tonë, shikoni ata deputetë të cilët kanë marrë dhjetëra mijëra vota ss si nuk janë prononcuar asnjëherë kundër fenomentit që po gërryen identitetin kombëtar; se si nuk janë prononcuar një herë për tendencën e imponimit të shamijave arabe te gratë e Kosovës?

Ku është zeri i …

Pse asnje fjalë deri më sot për këtë ceshtje?

A po flirtojnë me ta? Apo frikësohen për vota?  A kanë përgjegjesi ata që kanë marrë vota, për interesat e shtetit dhe kombit????

Sot nuk ëhstë kurrfarë trimërie me ngrit zërin kundër Serbisë, apo me sha partitë kundërshtare. Nuk duhet guxim për këë. Guxim duhet për tu përball me rrymat e errëta fetare që shtet demokratike e quajnë ekstremizëm të dhunshëm. Guxim ëhstë me vendos dorën mbi plagë se pse Kosova është numëri një në europë për pjesëmarrje në luftën e Sirisë, në krah të ISIS-it apo organizatave të tjera terroriste, për kokë banori. Tragjedia më e madhe është se këta janë shqiptarë, nuk janë arabë sic janë ata që ikin nga franca apo anglia apo vende të tjera.

Pra jo vetëm që nuk kemi qëndrim kundër këtyre fenomeneve, por kemi parti që përpiqen ti relativizojnë, madje  të mos e quajnë fare rrezik këtë fenomen qe po i kanoset Kosovës.

A mos e kemi harruar se shteti jonë është një kontratë më bashkësinë ndërkomëbtare, ku termat e saj janë: duhet të jetë shtet demokratik ku respektohen të gjitha liritë dhe të drejat e njeriut. E të këto liri dhe të drejta, hyn edhe e drejat e besimit por jo e imponimit që vjen nga ideologjitë fetare që në qendër të tyre kanë nënshtrimin e njeriut.

Por shteti i Kosovës mbi të gjitha  është edhe një kontratë me qytetarët e tij, të cilët janë përcaktuar që do të jetë demokratik e tolerant. Ne nuk na duhet intoleranca as përcarja, nuk na duhen armiqësitë brenda vetes, sepse kemi shumë armiqësi përreth me shtete që na mohojnë ekzistencën.

Një  gjë duhet të jetë e qartë për krejt shqiptarët, se kush përkrah apo edhe kush hesht për fenomentin e islamizimit të Kosovës, qoftë me rrymat radikale vahabiste, qoftë me  islamin politik, apo kush e përkrah neoosmanizmin, është duke bërë tradhëti kombëtare dhe vulën e tradhëtarëve do ta bartin përjetësisht.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu