ARKIVI:
25 Prill 2026

Maska bie: Tarik Ramadan, nipi i Hassan Al-Banna (themeluesit të Vëllazërisë Myslimane) dhe rrëfimi shpërthyes i një imazhi të rremë

Shkrime relevante

Elisa Spiropali e sjell letrën e Rexhep Qosjes në aktivitetin për 90-vjetorin e Ismail Kadaresë, pas vdekjes

Elisa Spiropali, ish-ministre e Jashtme e Shqipërisë, Tiranë  TË ZGJUARIT JANË BASHKË...

LVV fton PDK-në dhe LDK-në që të propozojnë tre emra, nga të cilët do të mund të zgjidhet Presidenti i ri

Sadri Ramabaja, Prishtinë Kur me një akt të urtë sjell dritën në...

Politikë pa parime

Rafuna Mevi, Londër Sikur Machiavelli të rikthehej në jetë, e të kishte...

The Evening Post (1936) / Historia e rrallë e koleksionistit të autografeve me Mbretin Zog

Burimi : Revista finlandeze “Eeva”, 1 janar 1936, faqe n°10 Nga Aurenc Bebja*,...

Rishikimi i trashëgimisë toponimike në hapësirën shqiptare

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Një domosdoshmëri shkencore, kulturore dhe institucionale për...

Shpërndaj

Maska bie: Tarik Ramadan dhe rrëfimi shpërthyes i një imazhi të rremë
Tarik Ramadan është dënuar në Paris me 18 vjet burg për përdhunimin e tre grave, në një proces me dyer të mbyllura dhe në mungesë të tij, një goditje e rëndë për imazhin e një figure publike me ndikim.
Gjykata, nën drejtimin e Corinne Goetzmann, hodhi poshtë çdo pretendim që “pëlqimi” mund të justifikojë dhunën seksuale, duke e cilësuar çështjen si një rast serioz me elemente të përsëritura abuzimi. Vendimi nxjerr në pah një kontrast të fortë mes rolit publik të Ramadanit dhe akteve për të cilat u shpall fajtor.
Masat shtesë, mbikëqyrje 8-vjeçare, ndalim kontakti me viktimat, kufizime në deklarime publike. Tarik Ramadanit, nipit të Hassan Al-Banna (themeluesit të Vëllazërisë Myslimane).i ndalohet përjetësisht hyrja në Francë. Kjo tregojnë nivelin e lartë të rrezikut që autoritetet i atribuojnë rastit, rrezikun nga një njeri që në prapavijë ka ideuar Islamin Politik në Evropë
Dënimi i mëparshëm në Zvicër për vepra të ngjashme e përforcon perceptimin se nuk kemi të bëjmë me një rast të izoluar, por me një sjellje të përsëritur. Duke qenë edhe pjesë e një familjeje me peshë historike, si nip i Hassan al-Banna, rasti merr përmasa edhe më të forta morale dhe publike, duke u perceptuar si një skandal që tejkalon individin dhe prek besueshmërinë e figurave me ndikim në shoqëri.
Tarik Ramadan
Po Kush është Tarik Ramadan, si ndërlidhet ai me Islamin Politik dhe si mund të dokumentohet kjo lidhje?
Fillet e Vëllazërisë Myslimane në Zvicër
Prania e Vëllazërisë Myslimane në Zvicër daton që nga vitet 1950–1960, periudhë gjatë së cilës autoritetet zvicerane u ofruan strehim anëtarëve të kësaj lëvizje, të përndjekur kryesisht nga Egjipti dhe Siria. Këta individë gjetën në Zvicër një ambient të favorshëm për organizim dhe zhvillim të aktiviteteve të tyre, përfshirë edhe menaxhimin e burimeve financiare.
Një figurë qendrore në këtë kontekst ishte Said Ramadan (babai i Tarik Ramadan), ish-sekretar dhe bashkëpunëtor i ngushtë i themeluesit të organizatës. Në vitin 1961, ai themeloi Qendrën Islamike në Gjenevë, e cila u bë një institucion kyç për zhvillimin e rrjeteve islamike në Evropë. Ky institucion më vonë u drejtua nga djali i tij, Hani Ramadan, vëllai i Tarik Ramadan.
Në të njëjtën periudhë, figura të tjera të rëndësishme si Yusuf Nada dhe Ghaleb Himat u vendosën në Zvicër, duke kontribuar në ndërtimin e një rrjeti të konsoliduar me lidhje ekonomike, familjare dhe ideologjike.
Një element i rëndësishëm i këtij rrjeti ishte aktiviteti financiar. Në këtë kuadër, u themelua Al Taqwa Bank në Lugano, e cila operonte në përputhje me parimet e financiare islame dhe shërbente si platformë për menaxhimin e kapitalit nga aktorë të ndryshëm, përfshirë donatorë nga vendet e Gjirit. Përveç kësaj, u krijuan edhe struktura offshore në juridiksione si Bahamas dhe Lihtenshtajn duke përfituar nga kushtet fiskale të favorshme.
Pas sulmit të 11 shtatorit , vëmendja ndërkombëtare ndaj rrjeteve financiare të lidhura me organizatat islamike u intensifikua. Në këtë kontekst, emri i Yusuf Nadës u përfshi në listat e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe asetet e tij u ngrinë. Megjithatë, pas një periudhe të gjatë hetimesh, ai u lirua nga akuzat rreth financimit të terrorizmit, në mungesë të provave të mjaftueshme.
Gjatë hetimeve, autoritetet zbuluan një dokument në gjuhën arabe me titull “Në rrugën drejt një strategjie globale për një politikë islame”, nga viti 1982. Ky dokument është interpretuar nga disa studiues si një tekst strategjik që përshkruan mënyra e ndikimit në shoqëritë perëndimore përmes mjeteve institucionale, ekonomike dhe kulturore. Interpretimi dhe rëndësia e tij mbeten objekt debatesh në qarqet akademike.
Rrjeti i lidhjeve të Yusuf Nada përfshin një gamë të gjerë figurash nga bota islame dhe politike, si Yusuf al-Qaradawi, Recep Tayyip Erdoğan dhe Rached Ghannouchi, përmes një bashkëpunimi ekonomik me aktorë ndërkombëtarë. Ai konsiderohet një ndër ndërmjetësit kryesorë në ndërlidhjen e rrjeteve islamike në Evropë me botën arabe. Dora e tyre ka prekur dhe trojet tona.
Lidhjet e familjes Ramadan me Yusuf Nadën
1. Pjesëtarë të Vëllazërisë Myslimane (lidhje institucionale dhe ideologjike)
Said Ramadan – Ish-sekretar i themeluesit të Vëllazërisë Myslimane, mentor i Yusuf Nadës. Themeloi Qendrën Islamike në Gjenevë në 1961.
Tariq Ramadan – Djali i Said Ramadan, akademik dhe aktivist; i lidhur ngushtë me Yusuf Nadën përmes rrjeteve ideologjike të Vëllazërisë Myslimane.
Hani Ramadan – Djali tjetër i Said Ramadan; udhëhoqi Qendrën Islamike në Gjenevë dhe ka pasur ndikim të madh në lidhjet e Vëllazërisë Myslimane në Zvicër.
Yusuf al-Qaradawi – Ideolog i Vëllazërisë Myslimane; lidhje me Yusuf Nadën përmes martesës së vajzës së tij.
2. Figura të rëndësishme nga bota arabe (lidhje strategjike dhe financiare)
Muammar Gaddafi – Udhëheqës i Libisë; lidhje të ngushta dhe investime të mëdha me Yusuf Nadën.
Ali Abdullah Saleh – Ish-president i Jemenit; marrëdhënie dhe mbështetje financiare.
Rached Ghannouchi – Lider i partisë Ennahda në Tunizi; lidhje ideologjike dhe strategjike me Yusuf Nadën.
Taip Erdogan – President turk; mbështetje për organizata islamike në Evropë dhe lidhje me Yusuf Nadën.
3. Figura të tjera të rëndësishme (bashkëpunim ekonomik dhe bankar)
Ghaleb Himat – Partner i Yusuf Nadës në Banka al-Taqwa; rol kyç në rrjetin financiar të Vëllazërisë Myslimane.
4. Organizata dhe grupe islamike (lidhje institucionale dhe financiare) satelitë të Vëllazërisë Myslimane
Qatar Charity – Financim dhe mbështetje për projekte të Vëllazërisë Myslimane; bashkëpunim me Yusuf Nadën.
Banka al-Taqwa – Themelohet nga Yusuf Nada dhe Ghaleb Himat; përdoret për kanalizimin e fondeve të lëvizjeve islamike dhe menaxhimin financiar sipas ligjit të sheriatit.
Lidhjet ideologjike dhe familjare të këtyre personaliteteve të shquara të Vëllazërisë Myslimane tregojnë qartë ndërlidhen e Tarik Ramadan me Islamin Politik. Demagogu i moderuar nga jashtë, që fliste për përshtatjen e islamit me vlerat demokratike, përfundon si dhunues seksual.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu