ARKIVI:
7 Mars 2026

Mbledhje e Bordit të Drejtorëve të AKP-së, mirren vendime të rëndësishme

Shkrime relevante

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Shpërndaj

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, mbajti sot mbledhjen e tij të rregullt, ku u informua nga menaxhmenti i AKP-së lidhur me gjendjen e privatizimit dhe likuidimit.

Bordi i Drejtorëve në këtë takim diskutoi edhe mbi kompensimet e anëtarëve të Bordit. Me këtë rast mori vendim që kompensimi për anëtarë të Bordit të zvogëlohet në mënyrë lineare për 30%, si dhe vendosi që kompensimi për anëtarët e Bordit të Drejtorëve të bëhet mujor (fiks) duke eliminuar pagesat për takime, që efektivisht pothuajse përgjysmon kompensimin e anëtarëve të Bordit, shkruan “Drini”.

Bordi i Drejtorëve e udhëzoi Menaxhmentin që në kuadër të strukturës së re organizative dhe në përputhje me aktivitetin në ulje të AKP-së, të përgatis Rregulloren e re të pagave e cila do të reflektoj ulje të buxhetit pagave prej 30% për zyrtarët e lartë dhe stafin e AKP-së.

Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dokumentet të cilat do të shërbejnë si bazë për përgatitjen e draft strategjisë për finalizimin e procesit të privatizimit duke konkluduar që deri në aprovimin e këtij drafti të vazhdoj pezullimi i shitjeve sipas kërkesës së Qeverisë, ndërkaq udhëzoi menaxhmentin që të vazhdohet me qiradhënie të rregullt të aseteve shoqërore sipas rregullores në fuqi për periudha 1 vjeçare me mundësi vazhdimi.

Pas shqyrtimit dhe diskutimit mbi buxhetin e AKP-së për 2021, Bordi i Drejtorëve paraqiti vërejtjet e tij dhe kërkoi sqarime shtesë lidhur me disa zëra buxhetor pas të cilave do të shqyrtoj dhe aprovoj buxhetin në mbledhjen e radhës.

Bordi miratoi unanimisht transferimin e fondeve të mbetura për 3 N.Sh., në shumën prej rreth 39 mijë euro, në Fondin e Konsoliduar të Republikës së Kosovës. Tutje Bordi i Drejtorëve miratoi Marrëveshjet e Mirëkuptimit në mes MPBAP dhe AKP për pagesën e shpronësimit për: Pronat e objekteve “Pallati i Mediave-Rilindja dhe Toka e N.Sh. “Drithnaja” (Zhitopormet); Objekti “Ish Banka e Lubjanës” (N.Sh. Banka e Lubjanës dhe N.Sh. Metal Holding); dhe Objekti “Barnatorja e Qytetit” Prishtinë. Veç kësaj, pas shqyrtimit Bordi i Drejtorëve miratoi rritjen e buxhetit për Ndërmarrjen në likuidim “Prishtina”.

Në këtë takim Bordi vendosi që të themelojë Komitetin e Auditimit si dhe Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Menaxhmentit për vitin 2020. Menaxhmenti e informoi Bordin lidhur edhe me dy me rastet e Arbitrazhit. Bordi i Drejtorëve shprehi mirënjohje për stafin e angazhuar në rastin e fituar në Gjykatën e Arbitrazhit ku palë ishin MiM Golesh kundër AKP-së.

Në këtë takim, Drejtori Menaxhues i AKP-së, Valon Tolaj, ia paraqiti dorëheqjen Bordit të Drejtorëve të AKP-së, duke e falënderuar Bordin e Drejtorëve për bashkëpunimin e deritanishëm. Bordi i Drejtorëve e pranoi dorëheqjen duke e falënderuar Drejtorin Menaxhues për kontributin e dhënë në punën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu