ARKIVI:
23 Qershor 2026

Me nxënësit shqiptarë nga Selaniku nëpër Kosovë

Shkrime relevante

Simboli i UÇK-së nuk e ka vendin në protestën e Tiranës

Bardhyl Mahmuti, Zvicër ____ Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan...

Nue Zalli – Shembull i përkushtimit humanitar në Lucern

Tom Pergjoka, Gjermani Në mesin e veprimtarëve shqiptarë në Zvicër që kanë...

Dritan Goxhaj dhe hija e një fryme antishqiptare, antiamerikane dhe antiperëndimore

Luan Dibrani, Durrës Kur protesta qytetare rrezikon të rrëmbehet nga agjenda të...

Gara e të pangopshmëve

Gara e të pangopshmëve Poezi Armatosen. Vrasin. Pushtojnë. Djegin, shkatërrojnë — rrugë që vetëm në varre çojnë. U...

Modeli i mundshëm për Sistemin Shëndetësor Digjital të Kosovës

Agim Vuniqi, Vashington Ky ilustrim paraqet një model të mundshëm të Sistemit...

Shpërndaj

E përgatiti: Gani Mehmeti

E DUA KOSOVËN

Mësuesja e Gjuhës shqipe në Greqi dhe kryetarja e Shoqatës “Progresi”, në bashkëpunim me prindërit dhe mësimdhënësit e nxënësve shqiptarë në Greqi, dhe, në mbështetje të Ministrisë së Ponëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, organizuan një ekskursion treditor nëpër Kosovë, ku u njohën me figura heronjsh, vende historike e natyrë shqiptare nga Kosova.

Shkrimi vjen nga Eva Paloka, faleminderit e suksese dhe vizita të tjera në Kosovën Martire!

Një shkrim, me më shumë fotografi sesa me fjalë, nëpër Kosovë. 

E dua Kosovën për historinë e saj të vjetër dhe të re, për rrugëtimin e saj të vështirë drejt lirisë. E dua Kosovën për viset, natyrën e bukur dhe njerëzit e saj atdhetarë. E dua Kosovën, sepse kam shumë miq të nderuar, të cilët janë dhe kolegë të mrekullueshëm.

Udhëtimi drejt gjysmës së atdheut me nxënës, mësues dhe prindër të kursit të mësimit plotësues së gjuhës shqipe ”Progresi ” Selanik, Greqi, këtë kishte si qëllim – Të përcillej kjo dashuri ! – sado pak .

Nuk mësohet historia e Dardanisë vetëm nga teksti mësimor (i cunguar për mua). Ajo mësohet nga mënyra si flitet për të, si emocionohesh, çfarë thekson, si i lidh vendet me historinë dhe me ndjenjat… Dhe, nëse fëmijët nuk e shprehin menjëherë , diçka ka për t’u mbetur  – një kujtim, një kuriozitet.

Dashuria për atdheun nuk imponohet, ajo ”ndizet” ngadalë. Dhe, ne bëmë atë që duhet: krijuam një mundësi- pamë, prekëm, kërcyem,  qeshëm, shijuam tradicionalen, fotografuam, u lidhëm më shumë me njëri-tjetrin dhe shprehëm dëshirën të rikthehemi përsëri, për t’i parë edhe njëherë ato vende, për të mos i harruar kurrë, sepse dashuria për atdheun tënd shpesh fillon pikërisht kështu: jo nga librat, por nga kujtimet e bukura, nga ndjenja e përkatësisë që lind pa u sforcuar

BACE U KRY!

Për këtë udhëtim të paharrueshëm, më lejoni të falënderoj pa rezerva ata njerëz që ndihmuan, përkrahen dhe mbështetën, duke dhënë kohë e energji nga koha e tyre

Barbana Sekiraqa Dobra dhe z. Elis Badalli -Ministria e Jashtme dhe e Diasporës- të cilët përgatitën deri në hollësi krejt ekskursionin, që prej agjendes dhe deri tek sponsorizimi.

Thodhori Miho– thonë qe është i palodhur – e kanë gabim – lodhet shum, por kurrë nuk e shpreh dhe e tregon, por të jep zemër e guxim të ecësh përpara.

Profesor Ragip Kciku– enciklopedinë tonë të vyer e të rrallë.

Profesor Isuf Sadriu – mikun e nderuar, profesorin e Gjuhës shqipe nga Podujeva.

Petrit A. Kelmendi – me interesimin e tij, një surprizë e re na pret, dhe sigurisht, nuk mund të lësh pa përmendur koleget e nderuara Keti Toromani, Suela Sofia , Nertila Meka, ku me përkujdesje dhe dashuri i dhanë mbështetje dhe siguri krejt grupit, sidomos nxënësve (të vegjël e të rritur).

Dhe falënderimi i fundit shkon tek ata fëmijë që lodhjen e madhe për shkak të kilometrave të shumtë e perballuan me qetësi, durim dhe humor.

Prindër të shtrenjtë, ju faleminderit që na mbështesni, ju faleminderit që po rrisni fëmijë të edukuar dhe atdhetarë! Pa përkrahjen tuaj do ishte e vështirë të realizonim ekskursione dhe aktivitete shkollore, do ishte e vështirë të mbanim hapur klasat ku mesohet gjuha dhe historia jonë.

Prishtina

Kompleksi i Adem Jasharit

Shpella e Gadimes

Katedralja e Shen Terezes

Prizreni dhe muzeu – Lidhja e Prizrenit si dhe pak nga

Shkupi ishin vizitat qe u kryen në ekskursionin mesimor edukativ –

E dua Kosovën – me nxënës të kursit ”Progresi”, 17- 19 Prill 2026.

QËLLIMI: Të nxiten sa më shumë ekskursione e vizita në Republikën e Kosovës për njohje të dretjpërdrejtë vëllazërore.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu