ARKIVI:
17 Qershor 2026

Memorandumi me Emiratet Arabe: Tradhti ndaj shtetit laik dhe rrugë e hapur për islamizimin e Kosovës

Shkrime relevante

Sipas Fadil Malokut, profesorit të sociologjisë nga Prishtina, po i hapet rruga bashkimit të Kosovës me Shqipërinë

“Hapet rruga për bashkimin Kosovë-Shqipëri me trojet”- Maloku: Trekëndëshi që po...

Memorandumi me Emiratet Arabe: Tradhti ndaj shtetit laik dhe rrugë e hapur për islamizimin e Kosovës

Reagim i Organizatës Shqiptaria Organizata “Shqiptaria” shpreh indinjatën më të thellë dhe...

Ministrja skoceze i nënshtrohet islamit, duke vënë hijab në një moment qesharak

Jenny Gilruth, zv/kryeministrja e Skocisë, e veshur me një hijab shumëngjyrësh...

Shpërndaj

Organizata “Shqiptaria” shpreh indinjatën më të thellë dhe dënon me forcë nënshkrimin e Memorandumin Strategjik të Mirëkuptimit ndërmjet Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dhe Bankës Qendrore të Emirateve të Bashkuara Arabe (CBUAE). Ky akt nuk është thjesht një “bashkëpunim teknik” në fushën e financave dhe FinTech-it, por një hap i rrezikshëm, antikushtetues, ideologjikisht i motivuar dhe potencialisht korruptiv që cenon themelet e shtetit laik kosovar.
Duke përfshirë explicitisht “bankimin me parime islame” në fushat e bashkëpunimit, ky memorandum hap derën e gjerë për influencën e huaj arabe në sistemin financiar të Kosovës. Është e qartë se qeveria e Kosovës, nën pretekstin e “zhvillimit” dhe “standardeve ndërkombëtare”, po u hap rrugë investimeve masive nga vendet arabe dhe Turqia – investime që shpesh vijnë të shoqëruara me agjenda ideologjike dhe me dyshime të forta për ryshfete nën tavolinë. Kultura politike dhe biznesore e shumë vendeve të Lindjes është e njohur për korrupsion endemik, ku marrëveshjet zyrtare shpesh fshehin interesa të tjera, duke filluar nga përhapja e ideologjisë islame radikale deri te blerja e ndikimit politik.
Ky memorandum cenon rëndë:
• Parimin e shtetit laik të përcaktuar qartë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
• Rendin kushtetues duke futur elemente të një sistemi financiar që bazohet në fe (sharia), gjë që është në shërbim të islamizimit gradual të institucioneve shtetërore.
• Orientimin euro-atlantik të popullit të Kosovës, i cili ka zgjedhur qartë rrugën perëndimore, laike dhe demokratike, e jo atë të teokracive të pasura me naftë.
Nuk është rastësi që nënshkrimi u bë në Abu Dhabi dhe që palët flasin për “vizionin e lidershipit” të tyre. Kosova po kthehet në një terren pjellor për influencën e huaj islamike pikërisht në kohën kur vendi ka nevojë për forcim të identitetit kombëtar shqiptar dhe largim nga çdo formë varësie fetare apo kulturore që na tërheq prapa.
“Shqiptaria” i bën thirrje:
• Deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta shqyrtojnë menjëherë këtë memorandum dhe të marrin masa për ta bllokuar zbatimin e tij.
• Institucioneve të sigurisë dhe prokurorisë që të hetojnë çdo dyshim për korrupsion apo ndikim të huaj në këtë proces.
• Qytetarëve kosovarë që të reagojnë kundër islamizimit të fshehtë të shtetit nën maskën e “bashkëpunimit ekonomik”.
Kosova nuk është dhe nuk do të bëhet koloni e investimeve arabe me agjendë fetare. Identiteti ynë është shqiptar e europian, jo islamik lindor. Çdo tentativë për ta ndryshuar këtë orientim do të hasë në rezistencë të fortë nga të gjithë ata që besojnë në një Kosovë laike, sovrane dhe perëndimore.
Organizata “Shqiptaria”
Prishtinë, 17 Qershor 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu