U ktheva nga Norvegjia ku punoja si gazetar në televizionin publik norvegjez për të jetuar në Kosovë, por jo edhe për të heshtur!

Shkrime relevante

Aleksandar Vuçiq dhe “katastrofa humanitare në Kosovë”

Polici serb i "Kosmetit" - jolojal ndaj shtetit të Kosovës, pasi...

Aq shumë e deshën UÇK-në, saqë e mbushën me veteranë të rremë

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë ____ Aq shumë e deshën UÇK-në, saqë Organizatën e...

Hoxha i katër grave dhe livadhet që ujiste Qazimi

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani 25 shtator 2026 Tregim satirik Në atë shtëpi, fjala...

“Nisma e Deçanit” në Zvicër, ftesë për Kuvendin e 3-të të Rregullt Vjetor, që do të mbahet nesër në ora 18

Saim Tahiraj ____ “NISMA E DEÇANIT” – ZVICËR F T E S Ë PËR KUVENDIN...

Shpërndaj

U ktheva të jetoj në Kosovë. E bëra në një kohë kur askush nuk ma kërkoi. E lashë një jetë të mirë, kushte të mira, një profesion ku gëzoja respekt, status dhe ndikim. E lashë sigurinë, shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën dhe shumë gjëra të tjera që funksiononin larg më mirë. I lashë të gjitha dhe u ktheva këtu bashkë me gruan dhe vajzën dhjetë vjeq.
Kam qenë gazetar në televizionin publik norvegjez. Kam marrë çmimin si gazetari më i mirë i vitit dhe kam qenë disa herë i nominuar për çmime evropiane të gazetarisë. Në Norvegji, në një profesion të tillë, ke jo vetëm respekt, por edhe ndikim e një lloj pushteti. Edhe këtë e kam lënë pas. E kam lënë atë botë dhe jam kthyer këtu.
Si gazetar në Norvegji jam mësuar të jem kritik ndaj pushtetit. Dhe për këtë kam marrë edhe vlerësime e shpërblime. Kam detyruat institucione shtetërore dhe departamente të ndryshme të ndryshoin vendime të caktuara. Kam kontribuar në përmisimin e jetës së njerzve me halle.
Atje, kritika ndaj pushtetit shihet si pjesë e funksionimit të demokracisë, jo si kërcënim ndaj saj.
Shpesh njerëzit më pyesin se mos jam i krisur që jam kthyer. Ndoshta kanë të drejtë. Por unë e shoh ndryshe.
Ka ditë kur ndihem shumë mirë. Takoj njerëz të mirë, bisedoj me ta, qesh, dhe ndihem i lumtur që jam kthyer. Por ka edhe ditë kur ndalem dhe e pyes veten: Çfarë po bëj unë këtu? Çfarë po kërkoj këtu?
Jo sepse njerëzit janë të këqij. Përkundrazi. Por sepse ekziston një hendek i madh në zhvillim, në kulturën e punës dhe në mënyrën si i qasemi jetës së përditshme.
Këtu shpesh ndeshesh me një sistem aq të ngarkuar me procedura, aq të ngadalshëm dhe aq burokratik, sa njerëzit mësohen t’i lënë gjërat për nesër.
Sepse shkon në një institucion me krye një gjë të lehtë dhe pret. Shkon në një tjetër dhe pret përsëri.
Pret dhe të siellin para mbrapa krejt koti.
Shpesh ndihesh sikur dikush po ta nënvlerëson kohën, mundin dhe inteligjencën. Dhe kur kjo përsëritet vazhdimisht, fillon të të lodhë. Fillon të të pengojë edhe kur ke vullnet të veprosh.
Për mua, kjo nuk është thjesht çështje administrate. Është çështje kulture dhe përgjegjësie. Dashuria për vendin fillon te puna e kryer mirë, te respekti për qytetarin dhe te dëshira për ta bërë jetën më të lehtë për njëri-tjetrin.
Ajo që më vështirëson më shumë është një kontrast i çuditshëm,
në Norvegji, kritika profesionale ndaj pushtetit shihej si kontribut në demokraci, madje vlerësohej dhe shpërblehej kur sillte ndryshim. Ndërsa këtu, shpesh ke rrezik të etiketohesh edhe si poshtër dhe edhe tradhtar, si dikush që nuk do vendin e vet. Dhe kjo e bën më të rëndë debatin publik, sepse zhvendos fokusin nga problemi te personi që e ngre problemin.
Megjithatë, unë jam ende këtu.
Dhe nuk kam ndërmend të hesht. Nuk mund të bëj sikur nuk i shoh problemet. Nuk mund të mjaftohem vetëm duke vëzhguar.
Sepse kritika nuk është mungesë dashurie për vendin. Bile bile është forma më e sinqertë e saj.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu