Aleksandar Vuçiq dhe “katastrofa humanitare në Kosovë”

Shkrime relevante

Aleksandar Vuçiq dhe “katastrofa humanitare në Kosovë”

Polici serb i "Kosmetit" - jolojal ndaj shtetit të Kosovës, pasi...

Aq shumë e deshën UÇK-në, saqë e mbushën me veteranë të rremë

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë ____ Aq shumë e deshën UÇK-në, saqë Organizatën e...

Hoxha i katër grave dhe livadhet që ujiste Qazimi

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani 25 shtator 2026 Tregim satirik Në atë shtëpi, fjala...

“Nisma e Deçanit” në Zvicër, ftesë për Kuvendin e 3-të të Rregullt Vjetor, që do të mbahet nesër në ora 18

Saim Tahiraj ____ “NISMA E DEÇANIT” – ZVICËR F T E S Ë PËR KUVENDIN...

Shpërndaj

Polici serb i “Kosmetit” – jolojal ndaj shtetit të Kosovës, pasi me policët e tjerë jolojalë serbë të Kosovës e braktisën Policinë e Kosovës me urdhërin serbomadh të Vuçiqit. Presiedenti i Serbisë menjëherë e dekoroi me medaljen më të njohur të shtetit të Serbisë, siç shihet në këtë foto. Thuhet se Gjuriq – gjë që duhet vërtetuar, ka marrë pjesë në masakren ndaj familjes së Adem Jasharit.

Gani I. Mehmeti

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka shfrytëzuar fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 24 shtator 2026,  për t’iu rikthyer luftës së Kosovës dhe ndërhyrjes së NATO-s më 1999, duke bërë një deklaratë që bie ndesh me dokumentacionin e organizatave ndërkombëtare dhe me gjetjet e Tribunalit të Hagës për krimet e kryera në Kosovë.

Për Vuçiqin nuk do të ishte katastrofë humanitare, sikur të vriteshin të gjithë shqiptarët e Republikës së Kosovës, prandaj ai nuk e pranon katastrofën humanitare në Kosovë.

Nuk çuditem nga fjalët t tij, çuditem nga ata, që i besojnë fjalës së tij, nëse dikush i beson ende.

Dhe, është mjaft interesante se si, ai çohet e thotë të kundërtën e të gjithë atyre që kishin parë me sytë e tyre, kundër NATO-s, UNHCR-së dhe Hagës, që është hera e parë që e thonë të vërtetën në luftën e Serbisë çetnike ndaj shqiptarëve në Kosovë, sepse deri kësaj radhe, vazhdimisht kanë qenë në krahun e Serbisë.

Por, krejt këta kanë parë me sytë e tyre këtë katastrofë humanitare të shkaktuar  e zhvilluar nga sulmet serbe kundër shqiptarëve, veçanërisht gjatë viteve 1998 dhe 1999.

Me fillimin e bombardimeve të caqeve ushtarake e policore serbe nga NATO, ushtarë e paraushtarakë serbë, në shenj hakmarrjeje, u vërsulën mbi popullatën e pafajshme shqiptare dhe po shkaktonte gjenocid, duke ndjekur shtëpi për shtëpi shqiptarët nga shtëpitë e tyre. Ata që nuk po i lëshonin shtëpitë e tyre, po i vrisnin. Shtëpi dhe objkete tjera banimi dhe ekonomike, po i digjnin pa hezitim. Dhe, jo vetëm kaq, por edhe në kolona, duke ikur për në male e kah mundnin, serbët shkaktuan masakra të shumta kudo që deshën. Për këtë flasin shumë, me qindra masakra, nisur me familjen e komandantit legjendar Adem Jashari në  vitin 1998 e më pastaj gjatë gjithë kohës së bombardimeve të NATO-s nga 24 marsi e deri më 20 qershor 1999, pra për tre muaj.

Si nuk kishte katastrofë humanitare, kur rreth gjysma e popullit shqiptar ishte ndjekur për në Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi, ndlërsa gjysma tjetër e popullsisë shqipatre e Kosovës ishte detyruar të mirrte malet  e bjeshkët me pleq, plaka, fëmijë e të sëmurë, disa prej të cilëve kishin gjetur vdekjen edhe nga sëmundjet edhe nga kushtet e vështira të jetesës, si nga uria, nga të ftohtit dhe nga mungesa e mjekëve dhe barërave për të sëmurët dhe për fëmijë.

Përveç shtëpive dhe objekteve tjera ndihmëse, kanë qenë djegur edhe një mori shkollash nga revolta e bombardimeve të NTO-s, për shpëtimin e popullsisë shqiptare, ku nga shqiptarët mbetën rreth 13 mijë të vrarë prej serbëve, në mesin e të cilëve kishte edhe pleq 90-vjeçarë e deri në fëmijë të posalindur, të cilët assesi nuk kishin mundur të ishin pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por vetëm pse ishin shqiptarë, serbët po shfrynin urrejtjen e tyre mbi ta, duke i vrarë dhe duke i lënë pa ushqim, në të ftohtë maleve në borë e në shi.

Pra, e them me plot gojën se, për Vuçiqin nuk do të quhej katastrofë humanitare edhe sikur të mos mbetej asnjë shqiptar i gjallë në Kosovë. Kjo vjen si rrjedhojë e urrejtjes aq të madhe e tij ndaj shqipotarëve, sa, sikur të kishte mundësi, do i zhdukte përnjëherë,

 

 

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu