ARKIVI:
23 Qershor 2026

Mërgata Shqiptare në Botë për protestat në Shqipëri

Shkrime relevante

Linjiti i Kosovës, pasuri kombëtare apo barrë për gjeneratat e ardhshme

Agim Vuniqi, Vashington Sa herë flitet për energjinë në Kosovë, dëgjojmë të...

Revolucioni Flamingo dhe Republika e Tretë, një shans i ri për ndërgjegjësim gjithëkombëtar

Prof.Dr. Fadil Maloku, Prishtinë Sociolog Lexuesi kureshtar, jam shumë i bindur që nga...

Mërgata Shqiptare në Botë për protestat në Shqipëri

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË , ME SELI NË NJU-JORK, SHBA DHE RRJETI I...

Ku shkojnë këta njerëz me xhepat plot gurë tek kalojnë me nxitim nëpër Çamëri dhe shpejt marrin udhët e botës ?

Luan Rama, Paris Gurët biblikë shtegtojnë nëpër natën e errët të Çamërisë ----- Si...

Marjana Koçeku letër Edi Ramës: “Nji pjesë e madhe e elitës politike nuk ka ma besim te ju”

Marjana Koçeku ShkodraWeb  “Nji pjesë e madhe e elitës politike nuk ka ma...

Shpërndaj

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË , ME SELI NË NJU-JORK, SHBA DHE RRJETI I INTELEKTUALËVE MBARËSHQIPTARË ME SELI NË TIRANË, SHQIPËRI

PAS 24 DITË PROTESTE NË SHQIPËRI

D E K L A R O J M Ë

Ne Mërgata Shqiptare në Botë dhe Rrjeti i Intelektualëve Mbarëshqiptarë, deklarohemi se:

Me interesim kemi përcjellur protestat në Shqipëri nga dita e parë. Protestat paqësore janë të drejta të mbahen për të treguar pakënaqësitë e tyre.

  • nëse protestat kanë qëllimin më të mirë për një Shqipëri të vërtetë e të drejtë për tërë qytetarët,
  • nëse në protesta nuk ka pjesëmarrës me ndërhyrje nga agjenturat e jashtme,
  • protesta të zhvillohet kundër të gjithë keqpërdoruesëve në vend,
  • nëse në protestë nuk ka infiltrime fetare e ideologjike,

Ne, Mërgtata Shqiptare në Botë dhe Rrjeti i Intelektualëve Mbarëshqiptarë, do i mbështesnim këto protesta, të parat e këtij lloji, me pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria, nga Mërgata, nga Çamëria, nga Kosova e nga Maqedonia e Veriut, si dhe nga të gjithë trojet tjera shqiptare anekënd globit.

Ne jemi për protesta paqësore, pa e prishur rendin publik. Që gjithsesi të jenë të hapur e të sinqertë me kërkesat e tyre.

Shqipëria po ndryshon.

Më në fund Shqiperia po hynë në një kohë “ Epokale” nëse këto protesta janë gjithëpopullore, jo partiake, jo ideologjike e jo fetare.

Nese është kështu, këto protesta duhet të përkrahen dhe të mbeshteten fuqishëm jo vetëm nga shqiptaret atje, por nga të gjithë shqiptaret edhe jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë.

Urojmë që këto protesta të jenë zëri i popullit, për ndryshime epokale.

Me kushtet që u thanë, ne mbështesim protestat e deritanishme, me urimin për suksese!

  • Nju-Jork e Tiranë,                                                               Për MSHNB:  Bahri Ramadani
  • Më 24. 6. 2026                                                                    Për RRIMSH: Frederik Ruçi

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu