Basri Beka, Prishtinë
___
Milazim, ju jeni problemi: deformues të identitetit, jo mbrojtës të kombit
Milazim, kjo që ke shkruar nuk është analizë. Është donkishotizëm klasik. Ti ke mbi 20 vjet që e ushqen narrativën e luftës hibride antishqiptare, duke i hedhur benzinë islamit politik dhe duke e shitur si “mbrojtje të shumicës”. Në fakt, ti dhe lloji yt keni qenë motorët e presionit kulturor që e shtyu një pjesë të shqiptarëve të kërkojnë kthim te rrënja, te civilizimi perëndimor, te identiteti kulturor që na ka mbajtur gjallë.
“Lëvizja e Deçanit” dhe çdo lëvizje tjetër që doli nga tubimi i 20 tetorit 2023 nuk janë komplot. Janë reagim i drejtpërdrejtë ndaj deformimit identitar që e keni ushqyer për dy dekada me radhë.
Po, është fakt i njohur: një pjesë e shqiptarëve sot e preferojnë traditën katolike si rrugë më të qartë dhe më dinjitoze historike. Jo sepse është “fe kombëtare”, por sepse shqiptarët kanë qenë në trungun e kësaj kishe që nga antikiteti, dhe sepse kjo traditë u shndërrua në shtyllë të rezistencës kombëtare – nga Konstantini, te Skënderbeu, te Bogdani, te Gjeçovi, e deri te Presidenti Rugova, i cili Vatikanin e pa si shpresë reale për liri. Ti atë linjë e tradhtove në vitin 2000, siç e ke tradhtuar çdo parim kombëtar sa herë t’i është kërkuar interesi personal.
Shqiptarët e dinë mirë çfarë ka bërë Kisha Katolike për ta. E kanë provuar strehën, ngrohtësinë dhe mbështetjen pa kushte në vitet ’90, kur nuk ju kërkua as gjuhë e re, as fe, as nënshtrim. Prandaj insinuata jote se barazimi katolicizëm–shqiptari “është mashtrim” është thjesht hipokrizi. Askush s’po kërkon fesë të bëhet komb. Po flitet për përvojën historike të shqiptarëve me këtë traditë, e cila ka qenë shpëtimtare për kulturën, gjuhën dhe vazhdimësinë etnike.
Argumenti yt për liturgjinë latine thjesht të nxjerr të paditur. Meshët latine nuk e bënë askënd “më pak shqiptar”. Përkundrazi, Kanuni i Lekë Dukagjinit — kod shqiptar dhe njëkohësisht i ngjizur në kulturën e krishterë — u bë mburoja e gjuhës, nderit dhe identitetit tonë gjatë terrorit osman. Ti ose nuk e di këtë, ose e injoron qëllimisht.
Dhe të mos harrojmë vijimësinë historike që ti e shmang qëllimisht: UÇK-ja nuk ishte vetëm rezistencë ushtarake. Ishte pikërisht vijimësia logjike e traditës sonë të lirisë, nga Skënderbeu te Bogdani, nga rilindasit te Rugova. Dhe luftën e saj nuk e fitoi islamizmi politik, por aleanca me Perëndimin, me botën e krishterë, me NATO-n, me qytetërimin ku shqiptarët për shekuj e kanë parë veten. UÇK-ja ishte shprehja më e qartë e vullnetit të kombit shqiptar për të qenë pjesë e kulturës perëndimore, jo satelit i Lindjes.
Kjo vijë është e drejtë, koherente dhe historikisht e pandashme. Dhe pikërisht këtë vijimësi po përpiqesh ta dëmtohesh ti sot, duke ia rikthyer debatit të njëjtin narrativë që ke shtyrë prej 20 vitesh: identitetin fetar para identitetit kombëtar, dhe kulturën e huaj para kulturës sonë.
Të quash “Lëvizjen e Deçanit” hibride, ndërkohë që ti vetë je aktor i një projekti të vjetër islamo-politik që ka tentuar ta deformojë identitetin shqiptar, është cinizëm i pastër. Lëvizjet që ti akuzon nuk e dobësojnë shqiptarizmin — përkundrazi, e shpëtojnë nga manipulimi që keni bërë ju, duke e mbyllur kombin brenda skemave fetare që s’kanë lidhje me thelbin tonë historik.
E vërteta është e thjeshtë:
– Lëvizja e Deçanit nuk ka lidhje me konvertime me dhunë.
– Nuk është projekt i Vatikanit.
– Nuk ka lidhje me Rekonkuistën, e aq më pak me Serbinë.
– Është reagim civilizues ndaj deformimit që ke ushqyer ti dhe të ngjashmit.
– Po, barazimi i traditës katolike me shqiptarizmin ka bazë historike, kulturore dhe empirike – jo teologjike, dhe pikërisht këtë e ke frikë.
– UÇK-ja e mbylli kapitullin e orientimit të kombit: shqiptarët janë kulturë perëndimore dhe pikë.



PERGEZOJ ZOTNI Basri Beka PER KETE RREAGIM TE DREJTE DHE TE ARGUMENTUEM MIRE.
Por Zotni Basri Beka, problemi Melazimit nuk asht se ai nuk kupton dhe paska nevoje me ia spjegu punen e Levizjes se Decanit.
Milazimi asht ANTISHQIPTAR, asht ne sherbim kjofte te turqve dhe kjofte te serbve, sepse si turq si serb kur asht puna kundra shqiptarve menjihere bahen aleat.
z. Basri!
Kryeredaktori i RD – z. Bajram Gjergj Kabashi publikon shkrime të mirëfillëta dhe, poashtu publikon edhe KOMENTE të cilat nuk përmbajnë fjalë fyese, ofenduese, nënçmuese, aspo aso që dallohen në baza fetare, ndaj unë i jam shumë mirënjohës, nga se i publikon të gjitha KOMENTET e mia.
z. Basri,
lexova shkrimin – REAGIMIN e juaj ndaj prof.dr. Milazim Krasniqit dhe, thënë të vërtetën, NUK më pëlqeu, ngase është KOPJE e reagimit- akademik, të Shqiptar Shaljanit, alias Ahmet Musa, siç shprehet ky: “zëdhënës i Levizjës se Deçanit – dega në Mitrovicë”. Thuaja se të gjithë të LËVIZJËS SE DEÇANIT” janë KONVERTUAR…
*
Nuk po e zgjati më shumë komentin, por po e përfundoj më fjalët (vargjet) nga kënga “N’ÇIFTELI KUR KËNDOHET KANGA” ,të cilën e kanë kënduar rapsodet: Barjush Doda, Marash Krasniqi, Augustin Uka etj.;
… SE KURGJÂ SE KEM¨ASNJONIN,
AS RROMËN, AS STAMBOLLIN,
PO NONË E FIS E KEM’ KOMBIN
NONË TEUTËN E BABË AGRONIN,
JEM’ T’NJOJ GJAKU, JEM T’NJOJ FISI,
JEM’ SIKUR DEGËT QË JANË TË NJOJ LISI!
Respekt,
për juve, dhe
për z. Bajram Gjergj Kabashi
PS! Komenti i z. Paul Tedeschini është- i pa kuptimt
Nuk pritet më mirë prej Milazim Krasniqit, vëllai i Shefqet Krasniqit!
Artë, Milazim Krasniqi eshte nga Breznica ndersa Shefqeti eshte nga Sibofci. Milazimi e Shefqeti përvec mbiemrit Krasniqi, qe eshte gjysma e Kosoves Krasniq, nuk kane asnje gje te perbashket.
Arte e nderuar, Milazimin e njoh qe nga dita e pare kur i kemi fillua studimet (tetor 1975).
Sa i perket besimit islam qe eshte bere shume zhurme, here duke e quajtur tradicional e here politik, ai qe e ka lexua Kuranin, nuk ka nevoje te mirret se çka flet e mendon psh Milazimi. Eshte krejt private por rregullat jane diçka tjeter. Ato jane te njejta ne librat e doracaket fetare psh Namazi, Haxhi, Ramazani etj.
Faleminderit!
Te gjithe e dimë qe prof Milazimi ka kontribuar goxha shume ne shoqerine tone . Ai ka merita per te arriturat e shtetit tonë. Keto nuk mund te ja mohojë askush.
E lexova shkrimin e M. Krasniqit. Ta them te drejten nuk u befasova shume nga shkrimi i tij. Ka kohe qe ai eshte pozicionuar ne anen e gabuar. Nuk e kam shume te qarte aresyen e ketij pozicionimi. Ne shkrimin e tij ai i thot disa te verteta, por nganjehere nuk ngurron edhe te mashtroj. Mashtrimet ( pasi qe eshte i ditur) i ben me shumë finesë (mjeshteri) . Para se te akuzojë te tjeret , mendoj se ai do te duhej t’i bente pyetje vehtes se perse dhe si lindi “Levizja e Deçanit”. A lindi shpejt e shpejt kjo Levizje apo lindi pas shume viteve ku ne menyre te drejteperdrejte u mohua dhe fye cdo gje qe ishte shqiptare. A thua z. Krasniqi nuk brengoset nga nje studim i “Kipred” ku del qe 37% e te anketuarve me shume ndihem myslimanë se sa shqiptarë. A mos e pamë Milazimin duke shkruar (kritikuar) per keto deformime apo ndoshta per te keto nuk jane brengosese?
Arta & albert!
Për të vlerësuar “dikë” nevojitet të posedosh NJI NIVEL ME TË LARTË TË SHKOLLIMIT SE AI.
Si z. Milazimi, ashtu dhe z. Shefqeti kanë tituj kademikë – janë prof. dr.
Respekt,
znj Arta,
z. albert
z. Sinan, dhe
Kryeredaktori i RD z. Bajram Kabashi
Z. Hasani!
Ka shume njerez qe kane tituj te akademikut por qe nuk kane njerzillek, edukatë, nuk e duan kombin dhe jane percares. I tillë eshte prof. dr. Shefqeti.
albert,
Ti e ke mendimin tënd të lirë dhe unë çdo mendim të tjetrit e konsiderojë personal (vetanak), por të vlerësosh një prof.dr. e ta quajsh të paedukatë, të panjerëzishëm, nuk e do kombin, përçarës…është PËRGJECGJËSI E JOTJA. Ndaj po ta thëm një urti të mendimtarit Naim Frashëri: “O NJERI! MENDO MIRË, SI NË RAST KUR E LAVDËRON NJËRIN, POR EDHE NË RAST KUR E PËRÇMON TJETRIN, PËR TË DYJA TI E MBAN PËRGJGJËSINË!”
Mendoj se jam më në moshë (më plak) sesa ti, por KREJT E KAM ME QËLLIM TË MIRË, andaj të lutëm për MIRËKUPTIM-
prsh,
IMH
Dihet qe Shefqet Krasniqi, e ka fyer Nënë Tereze, për mendimin tim titulli Dr. S’ ka asnjë vlerë.
E respektuara znj Arta!
Se çfarë vlere ka titulli prof. dr., ti nuk mundesh me e vlerësuar, meqë para teje e kanë vlerësuar ata prof. dr. të cilët ia kanë dhënë atë titull.
Për të vlerësuar DIKË duhet të posedosh një shkallë (nivel) më të lartë sa AI, ose se paku të njejtin nivel…!
Ti mundësh me vlerësuar vetëm ata që kanë nivel MË TË ULËT SE TI.