ARKIVI:
6 Mars 2026

Misioni i Ilir Mirenës dhe Valon Sylës është që ta harrojmë gjenocidin e bërë nga Serbia

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

MISIONI I ILIR MIRENËS DHE VALON SYLËS NË SHËRBIM TË HARRESËS SË GJENOCIDIT SERB
Autor: Lirim Gashi
Ka krime që nuk kryhen me thikë e as me armë – por me fjalë.
Dhe ka vrastarë që nuk derdhin gjak, por derdhin dyshime në vetëdijen e një kombi.
Janë më të rrezikshëm se plumbat, sepse godasin jo trupin, por të vërtetën. Dhe kur e vërteta vritet, vdes edhe Zoti në shpirtin e njerëzve.
Në rrugicat e errëta të ndërgjegjes shqiptare, ku drita s’përton më të hyjë, shfaqen dy figura të çakërdisura dhe të përkulura përpara pasqyrës së djallit – Ilir Mirena dhe Valon Syla.
Me penën që pikon helm dhe me buzët që psherëtijnë gënjeshtrën e padronit, këta njerëz nuk flasin për të kujtuar – por për ta shlyer kujtesën kolektive.
Ata nuk janë të marrë. Jo. Ata janë të vetëdijshëm. Çdo fjali e tyre është peshore që rëndon në anën e xhelatit dhe që e përbuz plagën e viktimës. E pikërisht kjo i bën të rrezikshëm. Të mallkuar.
1. KUJTESA E VRARË ËSHTË SHPIRTI I SHITUR
Një burrë me sy të ftohtë dhe shpirt të thatë – Ilir Mirena – a e ka parë vallë trupin e copëtuar të Besartes në Prekaz?
A i ka dëgjuar ulërimat e nënës shqiptare që kërkonte fëmijën e saj nëpër baltë, nën krismën e granatave?
Valon Syla – ky kronist i harresës – a ka parë dhimbjen e Mejës, të Reçakut, të Krushës së Madhe, të Suharekës, apo vetëm i ka lexuar nga dosjet që i fshiu përmes buzëqeshjes cinike ?
Jo, nuk janë injorantë. Janë përmbysës të historisë. Janë njerëz që nuk mund ta durojnë të vërtetën sepse ajo ua shemb projektin – një projekt që ka për patron një hije të vjetër: shefin e shërbimit sekret serb, atij që shkruan narrativën e re të Ballkanit me dorën e viktimës.
Pamje nga kujtimi i përvitshëm i Masakrës së Reçakut
2. SERBIA: ARKITEKTJA E GJENOCIDIT, JO REAGUESJA NDAJ PROVOKIMIT TË UÇK-së
Ah, çfarë mashtrimi i bukur dhe djallëzor: ta quash çlirimtarin provokator, dhe kasapin – të provokuar! Millosheviqi do të ishte krenar për nxënësit e tij shqiptarë.
Në asnjë kapitull të historisë njerëzore – as në Bibël, as në Kuran, as në Nibelungët – nuk gjendet një popull që ka provokuar vrasjen e fëmijëve të vet. Një çlirimtar lind si një britmë shpirti, jo si një plan gjenocidi.
UÇK-ja është dhimbja që u kthye në qëndresë. Ajo ishte muri i fundit i ndërgjegjes që nuk la kombin të zhdukej në errësirën e harresës. Të fajësosh UÇK-në, është si të fajësosh një vajzë që përdhunohet për mënyrën se si ecë.
3. Analistët që e manipulojnë kujtesën kolektive
Mirena dhe Syla nuk janë thjesht komentues – ata janë kirurgët e shpirtit kombëtar që operojnë pa anestezi, duke prerë fijet që lidhin dhimbjen me të vërtetën. Ata nuk kërkojnë drejtësi, por drejtim. Dhe drejtimi i tyre është Beogradi.
Ata janë urdhëruesit e një krimi metafizik: vrasjes së ndjeshmërisë kolektive. Janë dy varrmihës që, me mikrofon në dorë, e mbulojnë trupin e historisë me dheun e dyshimit.
Në një vend ku drejtësia ka ende fytyrë, kjo quhet tradhti.
4. KUJTESA E MANIPULUAR – KUR SERBIA ENDE S’KA KËRKUAR FALJE
Në Berlin, çdo gur flet për Holokaustin. Në Beograd, çdo flamur e nderon kriminelin e luftës.
E ndërkohë në Prishtinë, Mirena dhe Syla thonë: “E ka fajin UÇK-ja.”
Kujt i shërbejnë këta njerëz?
Sigurisht, shtetit që paguan miliona euro për të fshehur të kaluarën gjenocidale, që e mohon çdo masakër, dhe që e sheh të vërtetën si armik.
Apo i shërbejnë zbrazëtisë së tyre, urrejtjes për idealin që vetë nuk e patën kurrë?
5. APELI I FUNDIT: MOS E NJOLLOS VIKTIMËN ME KATRAHURËN TËNDE
Nëse shpëtove veten duke mohuar varrin e tjetrit, dije se shpirti yt ka vdekur përpara trupit.
Të varrosurit e Masakrës së mejës nga ushtria e policia e Serbisë
Ju, z. Mirena dhe z. Syla, mund të jetoni nëpër studio, mund të blini klikime, mund të përtypni paratë e turpit. Por mos harroni: populli mund të vonohet në dënim, por kujtesa ka një dorë më të gjatë se harresa.
UÇK-ja nuk është mit. Është plagë. Është psherëtimë. Është dhimbja që u bë mburojë. Nëse e përbuzni këtë dhimbje, mos u çudisni kur një ditë ta ndjeni në kurrizin tuaj.
Sepse ai që e mohon të vërtetën e kombit të vet, nuk është thjesht tradhtar – por është vrasës metafizik: ka vrarë trupin e historisë dhe shpresën e ardhmërisë.
“Kush ia shuan dritën një kombi, do ta kalojë gjithë jetën nën hijen e turpit historik .”

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu