Ajo që ndodhi sot në Vushtrri është serioze dhe nuk duhet relativizuar. Nëse një ceremoni fetare paqësore e komunitetit katolik është penguar për shkak të presionit apo protestës së një grupi, atëherë kemi një precedent të rrezikshëm për Republikën e Kosovës.
Unë e mbroj shtetin laik pikërisht për këtë arsye: shteti nuk duhet të jetë as mysliman, as katolik, as i asnjë feje tjetër. Shteti duhet të jetë neutral dhe ligji duhet të vlejë njësoj për të gjithë.
Askush nuk ka të drejtë të vendosë se ku mund të ndërtohet kishë, xhami apo objekt tjetër fetar përmes presionit të rrugës. Nëse ka shkelje ligjore, le të vendosë ligji. Nëse nuk ka shkelje, askush nuk duhet të pengojë ushtrimin e lirë të besimit.
Islamit politik nuk i takon të diktojë rendin e Republikës së Kosovës. Por asnjë fe tjetër nuk e ka këtë të drejtë.
Sot mbroj lirinë fetare të katolikëve të Vushtrrisë sepse nesër duhet të jem në gjendje ta mbroj të njëjtën të drejtë për çdo qytetar tjetër.
Kosova është shtet laik. Jo shtet i shumicës fetare. Jo shtet i presionit fetar. Shtet i ligjit.
Nuk do të hesht për këtë



