Ka një tragjedi të heshtur mes nesh: disa shqipfolës kanë humbur jo vetëm gjuhën e shpirtin, por edhe krenarinë.
Në vend që të mbrojnë figurat që na nderojnë, ata ngrihen t’i mohojnë.
Mohimi i Nënës Terezë, i Josif Bagerit dhe i Familjes Qiriazi nuk është thjesht padije, është humbje e nderit.
Nënë Tereza nuk u shpall shqiptare nga askush, ajo e kishte shqiptarinë në gjak, në familje, në fjalët që fliste fëmijë. Që bota e bëri të vetën, nuk e shlyen faktin se rrënjët i kishte këtu. Vetëm ata që nuk kanë rrënjë, përpiqen t’i presin rrënjët e të tjerëve.

Josif Bageri nuk shkroi shqip për t’u dukur. Ai e bëri nga dhimbja dhe dashuria për kombin. Mohimi i tij është mohimi i gjithë rilindjes sonë kombëtare.
Familja Qiriazi ngriti shkolla dhe përhapej dritë kur errësira e robërisë rëndonte mbi shqiptarët. Ata u sakrifikuan për të mbajtur gjallë gjuhën tonë. Sot, disa që flasin shqip por nuk e ndjejnë shqipen, guxojnë t’i mohojnë.
Këto nuk janë thjesht gabime të pafajshme. Janë plagë që i hapim vetes. Kush mohon figurat kombëtare, është si ai që pret degën ku rri ulur: bie poshtë bashkë me të.




Është koha të themi hapur: shqiptar nuk është vetëm ai që flet shqip, por ai që e mbron, e nderon dhe e trashëgon atë. Kush mohon Nënën Terezë, Bagerin apo Qiriazët, po mohon historinë dhe identitetin e vet. Dhe kjo është turpi më i madh.

Prandaj, kushdo që është nga Shkupi, Tetova, Manastiri, Struga, Kërçova, Kumanova, Ohri e Dibra, ka mbi vete një amanet: ta mbrojë me krenari kujtimin e këtyre figurave dhe të mos lejojë kurrë që historia jonë të shkruhet nga të tjerët.




Të dashur miq, nga Lëvizja për rikthim Gonxhe Bojaxhiu në shkup!
Portali Drini, kryeredaktor i të cilit është i nderuemi Bajram-Gjergj Kabashi gjithëherë publikon shkrime të cilat zgjojnë kërshërinë dhe kurreshtjën e lexuesit, jo vetëm për t’i lexuar, por edhe për të dhënë koment.
Leoxva me kujdes shkrim – reagimin e Juaj dhe më bëri përshtypje, ndaj po i them pak fjalë të cilast i kam mbajtur në mendje:
Me rastin e pranimit të ÇMIMIT NOBËL për bamirësi, në vitin 1979 në Stokholm të Norvegjisë Nana Tereze, i ka folë këto fjalë:
1. Me gjak jam shqiptare,
2. Me shtetësi jam Indiane,
3. Me profesion jam motër nderi
etj…..