ARKIVI:
6 Mars 2026

Mos i propagandoni rrenët e Jakup Krasniqit

Shkrime relevante

Djallëzor dhe mashtrues

Isuf   Bytyçi, Munih Dinakëritë janë për të marrë, kurse sinqeriteti dhe respekti...

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, Gjermani 

Edhe njëherë paralajmërim për ish-bashkëveprimtarët, shokët, miqtë: mos i propagandoni rrenët as të Jakup Krasniqit, e as të kujtdo që ka gënjyer për ndodhitë në UÇK e për UÇK, sepse, derisa të jem gjallë e të mund të shkruaj, do t’i demaskoj e diskreditoj!
Po ndihem i detyruar me reaguar kësaj radhe, sepse këto ditë shumë veta – po shpresoj me mendimin se po kontribuojnë për afirmim të UÇK-së – kanë shpërndarë një rrenë, të cilën e paska publikuar një gazetë (nga faksimili i shpërndarë nuk kuptohet cila gazetë), e cila paska thënë se “deklarata e zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, është dhënë për TVP-në, më 15 qershor”.
Në faksimil është edhe fjalia: “Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i mendimit se në këtë fazë të luftës pluralizmi politik është luks.”
Nëse vërtet kështu ka deklaruar Jakupi, atëherë rrenë është që është thirrur në emër të Shtabit të Përgjithshëm (SHP), sepse UÇK-ja nuk kishte as SHP të improvizuar në qershor 1998. Ai u improvizua vetëm nga mesi i nëntorit 1998, dhe mbledhjen e parë, të improvizuar, duhet ta ketë mbajtur nga mesi i dhjetorit 1998.
Këto zhvillime tashmë janë sqaruar gjatë procesit gjyqësor të Jakup Krasniqit & Co, që po mbahet në Hagë. Të akuzuarit po sfiliten për ta bindur trupin gjykues se të tilla gënjeshtra atëherë kanë qenë “propagandë motivuese e mobilizuese”.
Bile edhe buxhetit të Kosovës po i kushton goxha shtrenjtë ky shpërdorim, meqë të akuzuarit po angazhojnë ekipe avokatësh super të shtrenjtë për ta bindur trupin gjykues se nuk kishin qenë liderë e komandantë, se UÇK-ja nuk ka pasur hierarki klasike ushtarake, etj.
Për të qenë më konkret, po sjell fragment nga një deklaratë gjithashtu e gënjeshtërt, që mban numrin 3, lëshuar më 10 qershor 1998, në emër të SHP-së (inekzistent):
“(…) Lufta jonë për liri e çlirim ka hyrë në një fazë të re që e karakterizojnë: cilësia, masivizimi dhe shtrirja hapësinore. Kjo edhe e obligon Shtabin e Përgjithshëm që përmes zëdhënësit të tij të komunikojë më shpesh me opinionin e brendshëm e të jashtëm, përmes formave të ndryshme të paraqitjeve publike. Kjo bëhet edhe për t’i penguar paraqitjet e paautorizuara e të papërgjegjshme të individëve jokompetentë. Shtabi i Përgjithshëm ka vendosur që për zëdhënës të tij para opinionit të caktojë profesorin e historisë, të burgosurin politik që ka të kryera edhe studimet pasdiplomike – Jakup Krasniqin nga Drenica.
Prishtinë, 10.06.1998, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.”
[Huazuar nga “Epoka e re”, 20.06.2020]
Do të ishte me shumë dobi, nëse tekstshkruesi i kësaj “deklarate” do të kishte kurajë të paraqitej, që të mos lihet hapësirë për spekulime, hamendësime e dyshime – ashtu si për komunikatat, të cilave askush nuk po u del zot.
Qysh në fillim po e konkretizoj mendimin, se Jakupi duhet të ketë qenë dëm kolateral, i shpërdoruar nga kapot e bandës së Xhavit Halitit, Azem Sylës, Rexhep Selimit, Hashim Thaçit – bandë që duhet të ketë qenë kompiluar e komanduar nga RDB-ja (akronimi i UDB-së serbe gjatë viteve 1991–2002, tani BIA).
RDB-ja duhet të ketë qenë e informuar se Jakupi dhe Fehmi Lladrovci kishin pasur një zënkë, meqë Komandanti Fehmi kishte urdhëruar të mbyllej gjimnazi në Drenas, që të mos rrezikoheshin nxënësit nga kidnapimi nga forcat fashistoide të Serbisë, ndërsa drejtori Jakup kishte refuzuar, duke vazhduar të qëndronte në pozitat “pacifiste” të “presidentit” Ibrahim Rugova.
Prandaj RDB-ja duhet ta ketë urdhëruar marionetën Hashim Thaçi të hynte në fillim të qershorit 1998 në Kosovë (me ndihmën e DBK-së makedonase), për ta kapur shtabin në formim, të cilin po e formonin ushtarakët në krye me Bislim Zyrapin.
Hashimi e “koopton” kollaj Jakupin, duke e shpërdoruar hasmërinë e përbashkët që kishin ndaj Fehmiut me bashkëluftëtarë, dhe e urdhëron ta simulojë zëdhënësin e UÇK-së (i cili as kriterin fizik dhe oratorik nuk e përmbushte), duke ia trusur në duar “deklaratën nr. 3” – falsifikim ordiner.
Po më bie t’i përsëris rrëfimet për hir të atyre që nuk kanë pasur moshën dhe mundësinë për të qenë të informuar për zhvillimet e UÇK-së e në UÇK.
Edhe në tetor 1991, Lëvizja (atëherë LPRK), në Mbledhjen e 3-të të përgjithshme, të mbajtur në Ujmir të Klinës, kishte marrë vendim për të formuar guerilje çlirimtare. Për shkak të dezertimeve të Gani Sylës (kryetar), Hydajet Hysenit, Mehmet Hajrizit & Co (anëtar kryesie), të cilët i kishte zgjedhur ajo Mbledhje, dështoi jetësimi i atij vendimi. E praktikuan herë pas here vetëm ca militantë më të guximshëm. Behadin Allaqit me bashkëveprimtarë iu desh të përballej me vështirësitë e shkaktuara nga dezertimet.
Për ta tejkaluar atë situatë, u organizua Konsulta në Kollare të Kërçovës, në prill 1993. Aty ndodhi një thyerje e madhe: Hashim Thaçi, duke e akuzuar Behadin Allaqin si spiun të UDB-së, i bindi pjesëmarrësit dhe që aty e tutje RDB-ja na e katapulton Hashimin në nomenklaturën udhëheqëse të Lëvizjes.
Hashimi aty zë vendin e Behadinit, të cilin Konsulta sapo e kishte votuar të ishte anëtar në Grupin e Organizimit (GO) të Mbledhjes së 4-t të përgjithshme. Behadini, për shkak të asaj shpifjeje dhe mungesës së reagimit të pjesëmarrësve, jep dorëheqje nga GO. Sa mbaj mend, kryetar i GO-së duhet të jetë zgjedhur Adnan Asllani.
Mbledhja e 4-t e përgjithshme, e mbajtur në ilegalitet në Prishtinë më 26 e 27 shkurt 1993 (në shtëpi të prindërve të Fatmir Brajshorit/Tushit), rivendosi formimin e forcës guerile çlirimtare. Pasuan burgosje e përndjekje të mëdha, sepse RDB-ja duhet të ketë pasur informatorë të penetruar në Lëvizje (tashmë e riemërtuar në LPK).
Meqë sërish LPK-së në Kosovë i mungonte udhëheqja për të realizuar vendimet, roli udhëheqës kaloi në Degën e LPK-së në Emigracion, meqë ashtu e kishim sanksionuar në Statut për rastet kur Lëvizja pësonte goditje të mëdha në Kosovë.
Më 4 dhjetor 1993, Këshilli i Përgjithshëm (KP) i LPK-së / D.j.v. vendosi formimin e Komisionit të Rëndësisë së Veçantë (KRV), i cili do të merrej me koordinimin e formimit të gueriljes. Po për këtë qëllim u formua edhe Fondi “Vendlindja thërret”, për të grumbulluar ndihma financiare për gueriljen që do ta jetësonim. Kryetar të Fondit zgjodhëm Musa Xhaferin (i cili më vonë u zëvendësua me Jashar Salihun), ndërsa për tre anëtarët e KRV-së, për shkak të ndjeshmërisë, autorizuam Kryesinë e KP-së t’i caktonte.
Fatkeqësisht, Kryesia caktoi Ali Ahmetin, Azem Sylën dhe Xhavit Halitin. Aty e tutje, komandën e KRV-së e uzurpoi Xhavit Haliti, meqë Kryesia imponoi “centralizmin demokratik” – të gjitha ndihmat financiare t’i dorëzoheshin Xhavit Halitit, që ai t’ia përcillte gueriljes në Kosovë, e cila u emërtua më 17 nëntor 1994 “Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)”.
Nga vëzhgimet e mia, që i kam filluar me përkushtim në verë 1996, kur nga Kosova na erdhën ankesa se UÇK-ja nuk po ndihmohej me financa dhe nuk po furnizohej me armatim, rezulton se nga dhjetori 1993 deri në mars 1998 UÇK-së nuk i kanë shkuar as 5% e ndihmave që kemi dhënë e grumbulluar, qoftë si mjete financiare, qoftë si armatim e municion. 95% të mjeteve na i ka grabitur Xhavit Haliti (duke e shpërdorur edhe Azem Sylën). Këtë ia ka mundësuar Kryesia, që e besonte naivisht Xhavitin (nuk përjashtohet mundësia që ndonjëri nga Kryesia të ketë qenë marionetë e RDB-së).
Pastaj Kryesia miratoi improvizimin e Shtabit Qendror (SHQ), me “koordinator” Nait Hasanin (i kooptuar nga Xhaviti), me përbërje: Xheladin Gashi, Rexhep Selimi, Sokol Bashota (të kooptuar nga Azem Syla). Por edhe ai SHQ u defunksionalizua në janar 1997, kur u burgos Nait Hasani.
Epopeja (ploja) e Jasharëve në Prekaz, më 5 e 6 mars 1998, e gjeti UÇK-në pa ndonjë shtab dhe me guerilë të mbetur në mjegull, pa asnjë kapacitet për t’u dalë në ndihmë Jasharëve. Kryesia tashmë u detyrua të pranojë (vetë)mashtrimin, se UÇK-ja nuk kishte ndonjë komandë qendrore. Deri atëherë kishte besuar komplotistët Haliti dhe Syla, se UÇK-ja kishte SHQ. Prandaj Kryesia improvizoi vetë një shtab, deri sa të funksionalizohej SHQ. Me atë rast zhbëri KRV-në, dhe vendosi që ndihmat financiare të Fondit t’i dorëzoheshin vetëm Kryesisë. Selia e atij shtabi të improvizuar ishte ndërtesa e Lidhjes së Shkrimtarëve në Tiranë.
Këto vendime të Kryesisë shkaktuan armiqësimin e Xhavitit dhe Azemit ndaj shokëve të tyre – më saktë, ndaj bashkëkomplotistëve që deri atëherë glaconin në Kryesi. Merre me mend: Kryesia ishte katandisur deri në atë nivel, sa në komunikatat nr. 45 e 46, të lëshuara në emër të SHQ-së (inekzistent), me 9 e 15 mars 1998, nuk përmendet fare Epopeja e Jasharëve, sepse ata ishin bindur nga Xhaviti e Azemi që Adem Jashari & Co nuk ishin as ushtarë të UÇK-së!
Në pamundësi që Xhaviti t’i grabiste financat e UÇK-së si deri atëherë, ai në prill i kërcënoi shokët e tij në Kryesi të iknin nga Shqipëria, përndryshe do t’i burgoste kryeministri Fatos Nano (kuisling i Athinës, tërthorazi edhe i Beogradit). Rastisi të isha aty kur i kërcënoi. Ata frikacakë ikën ku sytë këmbët, duke e zhbërë funksionimin e Kryesisë…
Fati deshi që Vegjëlia çlirimtare e Kosovës të vetorganizohej nën akronimin e legjendarizuar të UÇK-së. Xhaviti & Co (nga fillimi i prillit 1998 RDB-ja duhet të ketë urdhëruar edhe Hashimin të ishte kuadër i bërthamës së asaj bande të përbashkët kriminale) u angazhuan për ta penguar e sabotuar shpërthimin e kryengritjes në Kosovë.
Ajo bandë (sh)përdori edhe Adem Demaçin, i cili panevojshëm shkoi deri në Oslo, që në “takimin” e 22 majit 1999, bashkë me Xhavitin, ta “përfaqësonin” UÇK-në në koordinim të komplotit kundër UÇK-së, në bashkëpunim me bandën e kolonelit Ahmet Krasniqi. Takimi u mbajt – ku tjetër, pos në zyrat e marionetës Fatmir Zymeri…
Kur UÇK-ja e vërtetë në Kosovë i thirri për ndihmë ushtarakët e Kosovës – Naim Maloku, Bislim Zyrapi, Agim Çela dhe të tjerë – ata u futën në Kosovë “krye në vete” dhe filluan me formimin e shtabit. Këtë e nuhati RDB-ja, prandaj komandoi hyrjen e Hashimit, ta komplotonte atë organizim e atë shtab, përmes Jakup Krasniqit dhe jakupëve të tjerë. Prandaj u lëshua edhe “deklarata nr. 3”, falsifikim i stilit të luftës speciale, diversioniste të RDB-së)…
Fatmirësisht UÇK-ja doli e fituar edhe ndaj komplotistëve!
[“Hetimet” vazhdojnë]

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. z. Ibrahim!

    Kur lexohet shkrimi juaj, del se titulli nuk përkon me përmbajtjën e tij.
    Mos jeni koritë me Mr. Jakup Krasniqin, i cili tash është në paraburgim në Hagë, i ka “telashet” vta!?
    Merreni me mend, sikur Ti të ishe në burg, e dikush nga jashtë “të të qes në gazetë”- a thue si do e ndiheshe veten!
    Mos u kënaq më fatkeqësinë e tjetrit!
    Né që jemi në Mërgim, DUHET TË DËRGOJMË “selome” të mira, e jo letra me fjalë me thumba!

    Tung!

  2. E kjo cka ke shkru ketu IBRAHIM KELMENDI, kjo emrohehet: Shperqendrimi i Vemendjes. Ngase nga fillimi, pra nga FILLIMI ke qene njeriu Kyq dhe Kryesor ne te gjitha proqese te ngitjes te Vemendjes dhe Vetedijesimit te tjereve, pra neve shqipetarve per Kosove dhe Resistences ndaj Serbise dhe Jugosllavise rezistences dhe te armatosur ne fund. Ne Gjeneve ishe KRYESORI 1990. Cka o kjo tash, cka?!! Po i lane durt si Ponci Pilati, Ibrahim Kelmendi?!!!! Nuk flasim ketu per ate qe USA, pra Amerika, dhe Lobby i Hebrenjve pararel kishte qellim te shperberjes te Jugosllavise sepse Josip Broz Tito e njifte shtetin Palestina e nuk e njifte shtetin e Israelit. Kuptohet se Shperberja e Jugosllavise kishte zanifilen ne USA. Por dikund shkojne keto dy Proqese me qellim te njejt, por me disa dekada dallim. Lobby i Hebrejve filloi kete proqes pas Luftes te Dyte Botrore. Por per Kosove ishte Demaci e nga burgu dhe TI Ibrahim Kelmendi qe i ke qu ne kemb shqipetaret e Kosoves. Ishe kryesori viteve nenedhjeta!Jo Xhavit Haliti POR TI. E cka o kjo tash?!! Cka o kjo tash?! Gishtin po drejton kah te gjithe tjeret e JO kah vehti. Tre here te kam pyt ne FB kush e pruni Hashim Thacin ne vend ku e pruni, e te jet kryesori ne ate Akt Historik ne Rambuje ku ai deshtoi tersisht. DESHTOI si amator, STERAMATOR! Dhe si pasoje mbyten ne menyre ma mizore HOROR mbyten gra, pleq dhe femij ne Kosove, mrenda 10 dite. E kush e pruni Hashim Thacin?! KUSH?!!! A do te ballafaqohesh me pergjegjesi dhe tenden Ibrahim Kelmendi apo do te vazhdosh te e drejtosh gishtin kah tjeret. Pa fjalen tende asgje nuk eshte bere, e as ardhja e Hashim Thaci ne krye te UCK_se, sidomos ne Rambuje. Ballafaqohu me fakte Ibrahim Kelmendi. Ke lujt lojen dhe te gjitha zhetona i ke qit te jugoret e Shqiperise, enverista kryesisht qe ne fund e tradhtojne Kosoven, e gjoker i tyne behet dhe Xhavit Haliti lidhur me armatim, qe as 10 % te atij armatimi NUK HYNI NE KOSOVE, pra ai i i njejti Xhavit Halliti, dora e djatht e jotja dhe ne Zvicer 1990., dhe ne Minhen 1997, ne banese te Ramiz Lladrovcit kur u zyrtarizu UCK te tradhton. Smundesh kete me dementu se dhe ne Gjeneve dhe ne Minhen isha dhe une. Armatimin me anije nga Kroacia e qon se pari Lulzim Krasniqi qe me vone vrahet pera baneses te vet ne mars 2006. Kur nuk eshte zbardh kjo vrasje por dihet jozyrtarisht se nentoka serbe e ka vra. Uniformat e para i kam qu une, sepse kur i bertiti Naimi nje oficeri qe te qohen uniforma ky OFICERI qajti si femiu pse i bertiti Naimi dhe o dasht une, femen, me i mledh ato uniforma, sepse ky oficeri veq qante dhe u humb si femiu pa nane.. Uniformat ka donui se pari Brigada 150-ta e ashtuquajtura Črnomerečka Brigada, dhe dy ore me vone me mu takohet nje oficer i larte i Ushtrise kroate dhe na jep me mijera uniforma qe shkuan me anije Šibenik- Durres. Te gjitha keto i din Ti, Ibrahim Kelmendi. e… nje gje..pykpetje?! Nga ku aq mllef i yti ndaj kolonelit Ahmet Krrasniqi, nga ku?!! Ate e zgjodhi Bujar Bukoshi dhe financim me ne fund jep Bujar Bukoshi, dh Krasniqi i BASHKON ATO PARE ME FONDIN “VENDLINDJA THRRET” dhe atehere e vrasin. ATEHERE!!! Te maskum shqipetaret me theks te Shqiperise, nje jave pasi qe e vrasin Azem Hajdarin. E Fatos Nano para qindra gazetarve te huaj kryesisht te huaj, jep 48 ore Sali Berishes te e leshon Shqiperine! Dhe ti Ibrahim Kelmendi tash po i lan durt nga te gjitha ngjarje dhe nga gjithekush…?!!! Rolin kryesor Tendin ne te gjitha ngjarje e ke shendru ne rol tersisht te parandesishem thu se ke qene shikues i ndonje filmi ne sallen e kinemase. CKA O KJO PASH BESEN E SHQIPETARIT, CKA O KJO?!!!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu