ARKIVI:
11 Mars 2026

Ndërtimi i tunelit lidhës me Maqedoninë e Veriut, diskutohet fillimi i procedurave

Shkrime relevante

Iftaret e Korrupsionit dhe Anarkia e Besimit: Kur Feja Instrumentalizohet Kundër Shoqërisë

Edhe këngëtarja Edona Llalloshi, pjesë e "ifareve" politike...! Shkruan: Rrezart Kalaja Hyrje: Kur...

Brigadat e kuqe,  shkolla e jurisprudencës, “rugovizmi” dhe “Pejgamberja” e jonë me emër lumi!

Shefqet Gjocaj, Prishtinë Unë jam veteran i luftës së UÇK-së, por asnjëherë...

Gjashtë të vdekur pasi një burrë i vuri flakën vetes brenda një autobusi në Zvicër

Pjesët e djegura të autobusit. Foto: Alessandro della Valle/Keystone përmes AP/...

Shpërndaj

Nga: Arlinda Gjonaj

TIRANË, 31 janar/ATSH/ Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi zhvilloi sot një takim me drejtorin e Ndërmarrjeve Publike për Rrugë Shtetërore, në Maqedoninë e Veriut, Ejup Rrustemi.

Dy autoritetet diskutuan për fillimin e procedurave dhe implementimin e tunelit të përbashkët, i cili do të bëjë lidhjen e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut.

“Ky projekt do të sjellë lehtësimin e qarkullimit të mjeteve, shërbimeve dhe mallrave duke i dhënë zhvillim thelbësor ekonomisë së të dyja vendeve”, bëri të ditur kreu i ARRSH-së, Evis Berberi.

Punimet në segmentin e tretë të aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit të 8 po vijojnë. Gjatë Ky projekt do të finalizohet me një dalje të re në Maqedoninë e Veriut, përmes një tuneli me gjatësi afërsisht 5.8 km.

Korridori 8 është një nga projektet bërthamë të infrastrukturës, i cili ndërlidhet me tre rrjete të tjera të rëndësishme rrugore si dhe me Korridoret 4, 9 dhe Rrjetin Transeuropian.

Përfundimi i kësaj vepre do të shkurtojë gjithashtu distancën mes Tiranës dhe Tetovës në më pak se dy orë.

Korridori 8, një nyje rrugore dhe hekurudhore që nis në Brindisi në Itali, kalon nëpërmjet Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe përfundon në portet e Bullgarisë, që nga 1 dhjetor 2022 është pjesë e rrjetit strategjik të transportit Europian (TEN-T).

Agjencia Telegrafike Shqiptare – ATA 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu