ARKIVI:
8 Mars 2026

Fjalimi i Shqipe Bytyҫit në aksionin e madh për faljen e gjaqeve, ndoshta është fjalimi i parë prej një vajze në “oden e burrave”

Shkrime relevante

28 vjet nga demostrata e madhe shqiptare në Vicenza të Italisë, e 21 marsit 1998

Nga: Gëzim Muçolli Kujtime për 28 vjetorin e demostratës së madhe shqiptare...

Rënja e “Monarkisë Osmani”!

Florim Zeqa Presidentja e Republikës së Kosovës Znj. Vjosa Osmani-Sadriu, në momentin...

8 Mars 2026 – Gruaja Shqiptare, Forca dhe Krenaria e Kombit

Luan Dibrani, Gjermani Sot, më 8 Mars 2026, nuk festojmë thjesht një...

Shpërndaj

Shqipe Bytyҫi, Zvicër
___
Ndoshta fjalimi i parë i një vajze (gruaje) shqiptare në odën ku burrat kultivonin patriarkalizmin.
Nuk dija për këtë premierë. Nuk e dija që poetja jonë ka qenë kaq e madhe, edhe kur ka qenë ende e vogël! E re, por largpamëse, e guximshme dhe me shpirt fisnike. (Lis Bukuroca, poet dhe eseist)
___
Falja e gjaqeve
Poezi
Falja e gjaqeve në Kosovë,
një domosdoshmëri,
një nevojë historike,
një akt qytetërimi përballë armikut të madh!
Aty kishte ndodhur një thyerje epoke.
Një fjalim, një akt teatral, një moment që mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë kolektive.
Një çast historik.
Ishte krenari të dëgjoje arsyetimin e Shqipes.
Ishte kënaqësi të shihje burrat me plisë, që dëgjonin kokulur,
plot respekt,
një vajzë!
Çfarë mrekullie,
sa dinjitozë ata burra,
sa shpresëdhënëse Shqipja.
Sa Motivuese!
Dhe aty, ajo tha me zë të qartë,
që kumbonte në atë odë burrash:
“Ju nuk e falët gjakun e djalit,
ju i falët gjaqet e Dukagjinit!”
Çfarë force, çfarë guximi!
***
Shqipe Bytyҫi, poetja jonë e madhe – zëri i ri që thyen muret e së vjetrës, guximi që përballon shekuj heshtjeje, fryma e re që ngre peshë shpirtrat e një kombi. Dhe, rikrijim i identitetit shqiptar!
Një emër që mbetet në histori jo vetëm me vargjet, por edhe me veprën dhe guximin intelektual…
(Imazhet gjeneruar me ChatGPT)
Ps.
(Ma dërgoi miku im, doktori nga Gjermania, Fadil Miftari, dhe e falënderoj përzemërsisht! 🙏)
Video në komentin e parë:
Shihni këto video për ta pa angazhimin e hershëm për AtMëmëdhe të poetes, arkitektes dhe aktivistes së hershme të ҫështjes kombëtare, gjakovares Shqipe Bytyҫi , bashkëpunëtores së ngusht të historianit Zekeria Cana:

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu