LETËR PUBLIKE
Në emër të të burgosurve politikë, ushtarëve të lirisë dhe çdo shqiptari që ka derdhur mund e gjak për Kosovën.
Të nderuar qytetarë, përfaqësues institucionalë dhe ndërkombëtarë,
Të gjithë ju që e doni të ardhmen e këtij vendi,
Unë dhe shumë të tjerë që kemi qenë në ballë të luftës për liri dhe dinjitet kombëtar, ndjejmë detyrim moral dhe historik të ngremë zërin për gjendjen ku është katandisur sot Kosova.
Kosova është futur në një krizë të thellë politike dhe institucionale.
Fati i saj është lënë në duart e atyre që nuk kanë sakrifikuar asgjë për këtë vend. Ata që në kohët më të vështira nuk ua prishi gjumin askush – sot sillen me arrogancë dhe injorancë, pa ndjerë aspak përgjegjësi.
Ne nuk e pranojmë këtë padrejtësi historike!
Ne që mbajtëm burg, dhamë djersë, gjak dhe jetë, sot jemi të përjashtuar nga vendimmarrja për shtetin për të cilin u flijuam.
Kjo është fyerje për të gjithë ata që sakrifikuan për Kosovën.
Prandaj, kërkojmë:
– Ndërgjegjësim
– Maturim
– Përgjegjësi
Kosova nuk është plaçkë për t’u ndarë, as lojë për t’u keqpërdorur.
Çdo dëm i shkaktuar nga papërgjegjësia, është dëm historik – dhe për të, do të mbani përgjegjësi.
Ky është paralajmërimi ynë:
Ne e çliruam Kosovën – dhe nëse duhet, do ta mbrojmë sërish.
Nuk do të lejojmë që kushdo ta vërë në pikëpyetje fatin e saj.
Kjo letër nuk është kërcënim – është një këshillë e rëndë si historia vetë.
Mos luani me amanetin e dëshmorëve dhe me plagët e të gjallëve.
Me nder dhe përgjegjësi,

Nijazi Gashi



Nese dojne Fuqit e mdha, nese dojne, ju shpartallojne sikurse qe e kane shpartallu Jugosllavine. E ju luftoni ne mujshit. Por keni vemendje. Mos u bazoni ne kinse ndihmen e Shqiperise. Kurre mo mos u bazoni ne Shqiperi. Dij cka flas dhe pse flas keshtu.