ARKIVI:
8 Mars 2026

Ne kemi kujtimet tona, ato nuk do të vdesin kurrë

Shkrime relevante

Kur Presidetja pi ujë, shpërthem shovenizmi religjioz islamik

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Kur Presidentja pi ujë, shpërthen provincializmi Vjosa Osmani u pa...

Lufta në Lindjen e Mesme: Ish-ministri i jashtëm i Ukrainës paralajmëron se lufta mund të arrijë në Paris

Foto: HANDOUT / AFP / NTB Dmytro Kuleba mendon se barrierat psikologjike...

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Shpërndaj

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Njerëzit janë të vetmet krijesa tek të cilat emocionet janë të lidhura me kujtimet. Kujtimet janë jeta, të terrorizuarit dhe të  zhdukurit e pafajshëm i takojnë historisë dhe zemrave të dëshmitarëve okular, familjarëve dhe dashamirëve!

***

Me frazën “kujtimet janë jeta” kam theksuar se sa të rëndësishme janë kujtimet në formësimin e përvojës sonë të jetës. Ajo sugjeron që kujtimet nuk janë vetëm përvoja të ruajtura në mënyrë pasive, por se ato kontribuojnë në mënyrë aktive në ndjenjën tonë të identitetit, kuptimit dhe vazhdimësisë. Pa kujtime, do të humbnim një pjesë të rëndësishme të vetes dhe të kuptimit tonë për botën. Secili prej nesh ka kujtime për një anëtar të familjes ose të afërm, miq, shokë, kolegë që nuk janë më me ne. Fati është i njëjtë, sot jemi gjallë por jeta ka një fund. Kemi kujtime për ata që nuk janë më me ne, por edhe pasardhësit tanë do të kenë kujtime për ne kur të jemi në botën tjetër. Prandaj, tema në fjalë është e përgjithshme, kujtimet janë jetë, pavarësisht faktit se ka disa mënyra për ta interpretuar frazën:

  • Kujtimet përcaktojnë se kush jemi:

Përvojat tona, si pozitive ashtu edhe negative, formojnë vlerat, qëndrimet dhe reagimet tona. Ato janë themeli i personalitetit tonë dhe i vetë-kuptimit tonë.

  • Kujtimet japin kuptim:

Duke kujtuar ngjarjet e kaluara, ne mund të shohim modele, të mësojmë nga gabimet tona dhe të vlerësojmë kohërat e mira. Kjo i jep kuptim jetës sonë dhe na ndihmon të orientohemi drejt së ardhmes (të lundrojmë në të ardhmen).

  • Kujtimet krijojnë vazhdimësi:

Kujtimet janë ura lidhëse midis të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes. Ato na japin një ndjenjë lidhjeje dhe vazhdimësie, edhe kur përballemi me sfida ose ndryshime.

  • Kujtimet janë një burim:

Në kohë të vështira, kujtimet e përvojave të mira mund të na japin ngushëllim, shpresë dhe motivim. Ato gjithashtu mund të përdoren si një burim në terapi dhe në punën me kujtesën për të përpunuar traumën ose për të promovuar shëndetin mendor. Ato gjithashtu mund të përdoren si burim në terapi dhe punën e kujtimeve për të përpunuar traumën ose për të promovuar shëndetin mendor.

  • Kujtimet janë të gjalla:

Kujtimet nuk janë statike. Ato mund të ndryshojnë dhe të ndikohen nga përvoja dhe perspektiva të reja. Kjo i bën ato një pjesë dinamike dhe të rëndësishme të përvojës sonë të jetuar.

Në praktikë, mund të lehtësohet krijimi dhe ruajtja e kujtimeve të mira përmes masave të ndryshme, të tilla si dokumentimi i ngjarjeve (foto, video, ditarë), ndarja e kujtimeve me të tjerët dhe pjesëmarrja në aktivitete që ofrojnë përvoja pozitive. Në kujdesin për demencën, puna e kujtesës përdoret në mënyrë aktive për të ndihmuar njerëzit me demencë të mbajnë kontaktin me të kaluarën e tyre dhe të ruajnë identitetin e tyre.

***

Koha kalon. Kujtimet kthehen. Së bashku me prindërit e mi vizituam atdheun e paraardhësve tanë, Shqipërinë.

Shkodër. Po binte shi. Varret e prindërve të gjyshit i nderuam me buqeta me lule. Një varrezë në shi ishte gjëja më e trishtueshme për të parë, sepse shiu na bëni të mendojmë për lotët. Ndërsa dielli i ngroh fushat, ndërsa lisi fryn, varri fsheh të vdekurin, ndërsa zemra e gjallë i rreh! E tash e fsheh dheu i zi, dhe bari i blertë i mbuloi varrin. Atdheu ynë i bukur, o tokë e dashur heroike, lavdia e vjetër e gjyshit, që të jetë gjithmonë i lumtur! Edhe në jetën pas vdekjes…

                                                          ***

Disa kujtime të trishtueshme nga fëmijëria ime që më motivuan të përfshihesha në kauzën e popullit shqiptar që është në prag të zhdukjes

PS: Më poshtë po postoj sërish disa fragmente të një letre të mëparshme. Një ndodhi nga kujtimet e mia të fëmijërisë së hershme, ku pashë me sytë e mi terrorin e policisë serbe ndaj një djali të mitur, i vetmi “faj” i të cilit ishte: se ishte shqiptar. Artikulli është publikuar nga disa portale (gazeta) që janë vërtet kombëtare:

Atdheu im ka shpirtin e vet, dhe njerëzit që e zbukurojnë atë:

Gjyshi im (ish oficer), ka shkruar për mallëngjimin, humbjen, ikjen (nën presion), dhe mërgimin e pavullnetshëm prej Shqipërie në Amerikë (1943), në moshën 18 vjeçare. Historia e jetës së tij, është një prej rasteve të shumta të tragjedisë sonë kombëtare, brenda dhe jashtë kufirit të imponuar nga të huajt, dashakeqëve të Shqipërisë. Tani (…), megjithatë letrat dhe poezitë e tij manifestojnë dëshirën e zjarrtë dhe vuajtjet masive që pulsojnë në të gjitha zemrat mërgimtare.
***
Mars 1981, viti i demonstratave studentore në Kosovë kundër pushtuesve serbo-jugosllav. Në muajin gusht të atij viti, gjyshi dhe prindërit e mi dëshironin ta vizitojnë farefisin në Shqipëri (veçanërisht prindërit e moshuar të gjyshit), por organet e shtetit enverist nuk u dhanë leje dhe siguri hyrjeje. Në pamundësi për këtë, kanë udhëtuar për në ish Jugosllavi (mua më morën me vete) të paktën të takohen me shqiptarët e trojeve të copëtuara: Kosovës, “Maqedonisë”, Malit të Zi, Kosovës Lindore. Por edhe me arbëresh të Zarës (Kroaci) me prejardhje nga rrethi i Shkodrës, sidomos profesorin Aleksandër Stipçeviq. Në atë kohë isha 4 vjet e 9 muaj, prandaj më kujtohen vetëm 3 momente edhe atë si në mjegulli, ashtu që detajet plotësuese i kam marrë nga ditari i prindërve dhe rrëfimet e gjyshit.

***

Në periferi të Zarës takuam duke hëngër drekë 3 shqiptarë (djem të rinj) nga “Maqedonia”. Kishin shtruar në peshqir 2 bukë, 2 konserva të vogla peshqish dhe një shishe me ujë. Përndryshe, gërmihnin kanale të thella me kazma e lopata, 7 ditë në javë, 12 orë në ditë, për paga të pasigurta dhe minimale.

***

Mali Zi, Budva. Në plazhin e Beçiç-it, vetëm disa metra nga uji, ishte pushimorja “Ganimete Tërbeshi” për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore të Kosovës. Afër saj, një pushimore për nxënësit serb, ndoshta nga Vojvodina. Fëmijët shqiptarë, shumë më të dobët me trup se moshatarët serb. Mbetëm disa ditë në Beçiç, rreziteshim përherë afër asaj pushimore. Një vajzë 15 vjeçare nga Kosova u ndihmonte arsimtarëve që kishin përgjegjësi për nxënësit tjerë. Kalonte shumë kohë me mua, e dinte pak anglishten dhe “kuptoheshim”. Pasi prindërit ia kishin vrarë serbo-sllavët, një vit më pas (1982) prindërit e mi i mundësuan emigrimin në Amerikë. Deri në moshën 21 vjeçare u ndihmua ekonomikisht, u shkollua dhe banoi falas në shtëpinë tonë. Nga mosha 8 vjeçare zonjusha Teuta filloi të ma mëson abetaren (gjuhën) shqipe, mua dhe vëllait, pastaj edhe motrës së vogël.

***

Gjyshi donte të takonte z Veli Deva që kishte një shtëpi verore në Beçiç, jo aq larg plazhit “tonë”. Zotëria në fjalë ka kontribuar shumë në mirëvajtjen e kombinatit gjigand metalurgjik Trepça dhe autonomisë së gjerë të Kosovës (1974).

***

Për në Amerikë do t`u ktheheshim prej një aeroporti të Gjermanisë. Ku, njëherësh gjyshi do të takonte ish korrespodentin e javores gjermane Der Spiegel në Jugosllavi, z Hans-Peter Rullman, i njohur për “That was Yugoslavia – Information and facts”.

Me autobus, për në Beograd. Gjatë rrugës 2 policë serb e ndalën autobusin. Njëri prej tyre hyri brenda, i kontrolloi dokumentet e udhëtarëve dhe i nxori prej autobusi 6-7 persona (të gjithë shqiptarë, gra e burra), i rreshtuan me fytyrë nga autobusi, maltretim i vrazhdë. Udhëtarët tjerë (të gjithë sllav) dhe ne mbetëm brenda. Shikonim nga dritarja. Njëri prej policëve, e tërhoqi pas barakës së vogël policore djaloshin 16-17 vjeçar nga Kosova, kurse ai polici më i moshuar i ruante ata tjerët. Papritmas dëgjuam klithmat e fuqishme të djaloshit, u përpoq të ikë prej policit i cili vrapoi pas tij me shkopin e gomës në dorë. Nuk i ndalte goditjet. U trishtova shumë duke parë trupin e mbuluar me gjak prej kokës e deri në thembër, nga klithmat e hatashme të dhimbjes që nxirrte nga goja e përgjakur, me dhëmbë të thyer. I ra të fikët, u shtri për toke. Polici i lëshoi një kovë me ujë në kokë që të vije në vete dhe t`ia lajë pak gjakun. Gjyshi dhe babai im dolën prej autobusit. U llafosën me policët. I ndihmuan djaloshit të hyj brenda në autobus. Koka dhe fytyra e tij ishte e dëmtuar rëndë, mbuluar me gjak, sërish i humbi ndjenjat…
Kujtimet janë jeta, të terrorizuarit dhe të  zhdukurit e pafajshëm i takojnë historisë dhe zemrave të dëshmitarëve okular, familjarëve dhe dashamirëve!
Aurel Dasareti – oficer ushtrie

 

02.07.2025

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu