ARKIVI:
8 Mars 2026

Në mbrojtje të Prof. Blerim Latifit dhe kundër mercenarëve të islamit politik

Shkrime relevante

Kur Presidetja pi ujë, shpërthem shovenizmi religjioz islamik

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Kur Presidentja pi ujë, shpërthen provincializmi Vjosa Osmani u pa...

Lufta në Lindjen e Mesme: Ish-ministri i jashtëm i Ukrainës paralajmëron se lufta mund të arrijë në Paris

Foto: HANDOUT / AFP / NTB Dmytro Kuleba mendon se barrierat psikologjike...

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Shpërndaj

nga: Luan Dibrani, Gjermani 

Reagim publik

Kosova është e kërcënuar nga një rrezik i brendshëm që vjen nën petkun e fesë, por që në thelb është politikë, mercenari dhe shërbim ndaj interesave serbe…

Nuk është e rastësishme që në çdo sulm kundër figurave tona intelektuale, kombëtare dhe politike, gjurma e parë na çon te rrymat e ndyra të islamit politik. Këto forca, të maskuara me petkun e fesë, janë vetëm mercenarë të paguar, argatë të Serbisë dhe të qendrave të huaja që duan ta shkatërrojnë Kosovën nga brenda. Ata nuk janë as prijës shpirtërorë, as bartës të vlerave morale, por vetëm një tufë primitive, që përmes digjitalit, xhamive dhe propagandës, duan të kthejnë këtë vend në errësirën e mesjetës.

Në krye të këtij rreziku qëndrojnë hoxhollarë si Naim Tërnava dhe Shefqet Krasniqi, të cilët për vite me radhë e kanë helmuar opinionin me gjuhë urrejtjeje, me thirrje që e degradojnë rolin e gruas shqiptare, me fjalime që i shërbejnë Serbisë më shumë sesa Kosovës. Këta njerëz, në vend se të thërrasin për unitet kombëtar e për dinjitet shqiptar, kanë zgjedhur të përhapin një ideologji të huaj, të sëmurë dhe të rrezikshme, që e ndan popullin dhe e lë të pambrojtur përballë armiqve.

Sot, këta argatë kanë guxuar të sulmojnë një figurë të madhe: Profesor Blerim Latifin. Një intelektual i kalibrit evropian, një filozof i respektuar, një gazetar i guximshëm, një luftëtar i lirisë që ka qenë në vijën e parë në Koshare. Ai përfaqëson pikërisht atë që këta mercenarë urrejnë më shumë: shqiptarin e lirë, intelektualin e pavarur, mbrojtësin e kombit dhe zërin që nuk hesht përballë padrejtësisë.

Por fajtorë nuk janë vetëm ata. Fajtorë janë edhe institucionet e shtetit të Kosovës që prej vitesh mbyllin sytë, që lejojnë që këta të shfaqen në televizione, të mbajnë ligjërata publike, të përdorin fondet e huaja e të fusin propagandën e tyre në shkolla e universitete. Heshtja e institucioneve është tradhti. Është një heshtje që i jep oksigjen islamit politik dhe që rrezikon themelet e shtetit tonë. Kur shteti nuk i mbron intelektualët, kur shteti nuk reagon ndaj shpifjeve e kërcënimeve, atëherë shteti bëhet ortak me armiqtë.

Unë, Asllan Dibrani – Luani, u them hapur:

  • Ju jeni mercenarë të Serbisë, që për një grusht para jeni gati të shisni gjakun e dëshmorëve.
  • Ju jeni varrmihës të identitetit shqiptar, që doni ta mbuloni flamurin tonë me ferexhe të zeza.
  • Ju jeni turpi i këtij kombi, që në shekullin XXI ende thërrisni për robëri shpirtërore e nënshtrim ndaj ideologjive të huaja.

Por të dini një gjë: Kosova nuk do të bëhet Afganistan!
Kosova nuk do të udhëhiqet nga talibanë shqipfolës. Kosova është vend i Adem Jasharit, vend i Tahir Mehës, vend i Shaban Polluzhës, vend i bijve e bijave që derdhën gjakun për liri.

Prandaj:

  • Këta mercenarë do të demaskohen publikisht.
  • Çdo shpifje kundër Prof. Blerim Latifit do të kthehet në një dështim turpërues për ta.
  • Çdo tentim për ta baltosur Kosovën me ideologji mesjetare do të përplaset në murin e shumicës shqiptare që e do lirinë, dritën, arsimin dhe kulturën.

Unë i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës, në krye me Kryeministrin Albin Kurti: mbrojini intelektualët, mbrojini gazetarët, mbrojini figurat tona kombëtare nga këto banda primitive. Një shtet që nuk i mbron ata që mbrojnë lirinë është një shtet që bie në duart e armiqve. “Sot, më shumë se kurrë, ne duhet të qëndrojmë në krah të Prof. Blerim Latifit si simbol i rezistencës kundër islamit politik dhe mercenarëve të Serbisë.”

Lavdi Blerim Latifit dhe të gjithë intelektualëve që nuk heshtin!
Lavdi mbrojtësve të Kosovës!
Poshtë mercenarët e islamit politik dhe bashkëpunëtorët e Serbisë!

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Ky tekst i Asllan Dibranit – Luanit është një thirrje e fortë, që synon të demaskojë rrymat e islamit politik në Kosovë, duke i parë ato si rrezik serioz për lirinë, identitetin dhe të ardhmen e kombit tonë.
    Për prof Latifin është për të ardhur keq që iu kanë vërsulur qentë që lehin kunder kombit të vet, por e afirmoj për zotësin dhe trimërinë që ka.

  2. Ky tekst i Asllan Dibranit – Luanit është një thirrje e fortë, që synon të demaskojë rrymat e islamit politik në Kosovë, duke i parë ato si rrezik serioz për lirinë, identitetin dhe të ardhmen e vendit tonë.
    Për prof Latifin është për të ardhur keq që iu kanë vërsulur qentë që lehin natë e ditë kunder kombit të vet, por është për ta afirmuar për zotësinë dhe trimërinë që ka.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu