ARKIVI:
6 Mars 2026

Në nderim të vëllait Mehmet Bala, brezit të 1981-shit dhe Musë Mehmetit të Bjeshkëve të Bekuara

Shkrime relevante

Djallëzor dhe mashtrues

Isuf   Bytyçi, Munih Dinakëritë janë për të marrë, kurse sinqeriteti dhe respekti...

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Shpërndaj

Nga: Sak Muji, Rugovë – Zvicër
___
Shkrim i Sak Mujit për botim në Portalin “DRINI”
Ka shkrime që nuk lexohen – por përjetohen.
Letra e Mehmet Balës ishte një prej tyre.
Në të ajo përzierje e rrallë midis kujtesës njerëzore dhe kujtesës historike vjen e plotë: e vërtetë, e hidhur, e drejtë dhe e paharrueshme. Ajo letër më ktheu jo vetëm në korridoret dhe konviktet e asaj pranvere të madhe të vitit 1981, por më vuri para syve edhe portretin burrëror të Musë Mehmetit, malësorit të Bjeshkëve të Bekuara, babait të tij – të cilin sot kam nderin ta paraqes me portret të punuar prej meje, Smuji’25.
Musë Mehmeti ishte prej atyre burrave që nuk flasin shumë, por lënë gjurmë të thella. Ai u bë bekim për familjen e tij, ashtu si vetë bjeshkët që pushtuesit i quanin “Prokletije”, por që për ne kanë qenë gjithmonë Bjeshkë të Bekuara. Prej tij dolën bij që nuk u përkulën, as kur koha ishte thikë dhe rreziku ishte ligj.
Dhoma 402 – Zemra e organizimit
Pranvera e 11–26 marsit 1981 nuk është një legjendë e vonuar; është histori e gjallë.
Në qendër të saj qëndronte Dhoma 402 e Konviktit të Studentëve, aty ku ishim pesë veta:
• Ali Lajçi
• Bajram Kosumi
• Riza Demaj
• Hamdi Hajdini
• dhe unë, Sylë Mujaj (Sak Muji)
Aty u përgatit çdo hap, çdo lëvizje, çdo koordinim. Aty merreshin vendimet e natës për ditën dhe të ditës për natën. Dhoma 402 ishte mendja, zemra dhe fryma e demonstratave që do të çonin drejt shpërthimit moral e politik të brezit tonë.
Në mbrojtjen tonë, krah nesh e për ne, qëndronin dy trima të armatosur – dy djem që e futën jetën në rrezik dhe sot janë dëshmorë të kombit:
• Abdullah Tahiri
• Ibrahim Nikçi
Asgjë nuk mund të shkruhet për atë kohë pa i përmendur ata me nderim të thellë.
Në ditën e 26 marsit 1981, pas demonstratës, u arrestuam katër prej nesh:
• Ali Lajçi
• Bajram Kosumi
• Riza Demaj
• dhe unë, Sylë Mujaj (Sak Muji)
Mbas Dates 29 mars kindapohet nfa ekipi i Selim Broshes Edge Hamdi Hajdini
Ky është fakt historik, pa zbukurim, pa shtrembërim, pa harrim.
Rrëfimi i Mehmet Balës – Saktësi, burrëri, vlerë
Letra e Mehmet Balës është gur i rëndë në mozaikun e asaj kohe. Ai sjell një pjesë të rëndësishme të organizimit në natën e 25 marsit, kur detyra për të mbyllur Konviktin nr. 4 i ishte besuar atij nga Abdullah Tahiri.
Dhe aty kontribuoj Mehmet Balaj me te tjerë saktëson me drejtësi se në atë konvikt, ne nes te 25 e 26 marsit 2981 ne mvmbyllje te konviktit nr.-IV-.
Në mbështetje të punës së tij, në ato orë të rënda e të ndërlikuara, qëndronin shokët:
• Hasan Lepaja – Podujevë
• Isuf Thaqi – Lluka
• Ali Malaj – Suharekë
• Avdyl Muçaj – Jabllanica e Pejës
• Adem Shala – Ruhot
• Tahir Kidaj – Cermjan, Gjakovë
• Xhevat Zekaj – Mojsir, Istog
Po ashtu, meritojnë kujtesë:
• Shukriu, portier i Konviktit nr. 4, i cili u paralizua prej frikës
• Avdyl Zymberaj, që hapi derën e Konviktit nr. 1 dhe u dënua padrejtësisht nga sigurimi jugosllav
Ky është brez i të vërtetës, jo i hijes.
Dhe Mehmet Bala na dha të gjithë këta emra me ndershmëri, pa pretendime dhe pa u vënë vetes kurorë.
Kjo është cilësia e burrave të malit.
Roli i secilit – pa lënduar askënd
Në historinë e një demonstrate bëhen shumë gjëra që nuk shihen dhe shumë emra që nuk dëgjohen.
Por në pranverën e 1981-shit, çdo njeri që mori një gur mbi supe e bëri pjesën e tij të lavdishme.
Roli yt, Mehmet Bala, dhe i shokëve që përmend, është pjesë e pandashme e organizimit.
Roli ynë në dhomën 402 ishte tjetër hallkë, por po aq vendimtare.
Roli i Abdullah Tahirit e Ibrahim Nikçit ishte mburoja.
Së bashku formuam atë që historia e quan sot:
Besëlidhja e 1981-shit.
Përmbyllje – Në emër të brezit tonë dhe të brezave që vijnë
Me këtë shkrim, dua të shpreh:
• nderimin tim për ty, Mehmet Bala
• respektin për shokët e tu
• falënderimin për saktësimet dhe ndershmërinë tënde
• dhe mirënjohjen për babain tënd, Musë Mehmetin, simbol i Bjeshkëve të Bekuara
• si dhe detyrimin moral për të përmendur të gjithë ata që dhanë energjinë, rininë, jetën dhe lirinë për pranverën shqiptare të vitit 1981.
Ky është shkrimi im për publik — për portalet, për historinë, për brezat që nuk e kanë jetuar atë kohë, por që duhet ta njohin.
Me respekt të thellë për të vërtetën, për shokët, për baballarët tanë,
dhe për Kosovën që na rriti:
Sak Muji

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Falënderim për Portalin DRINI – Zë i Kosovës Krenare

    Me nderimet më të larta ju drejtohem juve, stafit të çmuar të portalit DRINI, që me punën tuaj të palodhur mbani të gjallë informacionin, dinjitetin dhe vetëdijen qytetare të Kosovës sonë krenare.

    Ju falënderoj nga zemra për hapësirën, përkrahjen dhe respektin që i jepni çdo zëri që flet me ndershmëri për kombin.
    Roli juaj mbetet i paçmuar: ju jeni ura që lidhni të vërtetën me qytetarin, dhe rruga që çon drejt një shoqërie më të drejtë, më të qartë dhe më të përgjegjshme.

    Në emër të mirënjohjes kombëtare, ju shpreh respekt të veçantë për profesionalizmin, seriozitetin dhe guximin tuaj mediatik.

    Me krenari për Kosovën tonë,
    Sak Muji
    Malesori i Rugoves, nga Paradiso te Ju

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu