ARKIVI:
9 Mars 2026

Në një shoqëri ende të mbërthyer nga korrupsioni, refuzimi për t’u bërë pjesë e sistemit të vjetër shpesh ndëshkohet

Shkrime relevante

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi

Leonora Bruçaj - Keka _____ Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi _____ N’kët ditë...

Politika është mandat dhe jo vend për ata që nuk kanë bërë kurrë asgjë jashtë saj

Prof. Dr. Sabri Tahiri Në shoqëritë demokratike politika konsiderohet një formë e...

“Kopilhanja” pseudopolitike që iu hodh në qafë Albin Kurtit

Nga Sak Muji, Rugovë-Zvicër, i përndjekur politik (1981) 11 “KOPILËT” POLITIK QË...

Ky është udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei

Mojtaba Khamenei Foto: Zyra e Udhëheqësit të Lartë Iranian / Reuters...

Shpërndaj

PA GUXIM S’KA SHTET
___
Kur nuk bëhesh pjesë e krimit, të shpallin armik – kështu ndëshkohet ndershmëria në një shoqëri të kalbur nga korrupsioni.
Në një klimë ku shpesh heshtja është zgjedhja më e lehtë, Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla dhe Ministri Faton Peci po dëshmojnë se mbrojtja e shtetit kërkon guxim, integritet dhe vepra – jo kompromise me plaçkitësit e tij.
Ashtu siç bleta thumbon lulen më të bukur për t’i marrë nektarin, edhe në skenën politike të Kosovës shpesh sulmohen ata që guxojnë të jenë ndryshe – të pastër, të drejtë dhe të vendosur për të çrrënjosur padrejtësinë.
Në këtë kontekst, Lëvizja Guxo, e udhëhequr nga znj. Donika Gërvalla, ka dëshmuar me veprime konkrete se guximi politik nuk është vetëm slogan, por angazhim i përditshëm në mbrojtje të interesit publik.
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme ka ndërmarrë hapa të guximshëm për të çmontuar rrjetën e thellë të familjarizmit dhe nepotizmit në diplomacinë kosovare – një sistem i ndërtuar mbi lidhje farefisnore dhe përkatësi partiake, e jo mbi meritë.
Ajo ka larguar emërime të padrejta, që për vite të tëra përfaqësonin më shumë interesat private se sa ato shtetërore. Këto struktura, të trashëguara kryesisht nga qeverisjet e mëparshme të PDK-së dhe LDK-së, ishin shpesh edhe mjet për të heshtur zërat e pakëndshëm, si në rastin e emërimit të Gjergj Dedës në pozita të larta diplomatike për të shmangur dëshminë në Hagë.
Por guximi politik vjen me kosto. Në një shoqëri ende të mbërthyer nga korrupsioni, refuzimi për t’u bërë pjesë e sistemit të vjetër shpesh ndëshkohet. Një rast i qartë është ai i Ministrit të Bujqësisë, z. Faton Peci, i cili po përballet me akuza të ngritura nën një klimë dyshimi dhe presioni politik – jo për vepra korruptive, por për shkak të refuzimit për të bashkëpunuar me rrethin e vjetër të interesave të ngushta. Kur nuk bëhesh argat i hajnisë, të shpifin, të sulmojnë dhe të përpiqen të të varrosin politikisht.
Në një vend ku e drejta është deformuar, ndershmëria shpesh paraqitet si gabim, ndërsa krimi maskohet si normë. Por pavarësisht kësaj, ekzistojnë ende zëra që nuk heshtin dhe njerëz që veprojnë me guxim e parim. Dhe është pikërisht kjo frymë që i jep shpresë shtetit dhe qytetarëve të tij.
____

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu