ARKIVI:
8 Mars 2026

Në Rozhajë themelohet Shoqata Kulturore “Malësia e Rozhajës”

Shkrime relevante

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Shpërndaj

Dacaj, Rozhajë
Më 26.02.2025
THEMELOHET SHOQËRIA KULTURORE ARTISTIKE “ MALËSIA E ROZHAJËS” – PËR TË GJITHË SHQIPTARËT E ROZHAJËS
Të dashur bashkëvëndas,
Ju bashkëvëndas të ndëruar të fshatrave të Malësisë së Rozhajës dhe jo vetëm në : Dacaj, Bukel i Poshtëm, Bukel i Sipërm, Husaj, Buxhov, Peshkaj, Plluncaj, Ballotiq, Kolenë e Besnik, e kudo që ju jetoni e veproni, sot dua të ndaj me ju një lajm të mirë.
Më 25 shkurt 2025 mora vendimin aq të pritur, nr. 11322 nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Bashkëpunimit me Organizatat Joqeveritare, se më sukses është regjistruar Shoqëria Kulturore Artistike ” MALËSIA E ROZHAJËS” më seli në Dacaj të Rozhajës.
Pas shumë vitesh të heshtjes dhe erresirës kulturore, më në fund, Malësia e Rozhajës do të ketë Shoqërinë Kulturore Artistike e cila ka për qëllim kultivimin, ruajtjen dhe zhvillimin e jetës kulturore folklorike e artistike të melësorëve autokton të trevës sonë. SHKA “ Malësia e Rozhajës” si trashegimtare e denjë e Shoqërisë Kulturore “Dacaj” do të jetë pararojë e vlerave kulturore e artistike si dhe prezantuese e dinjitetshme e folklorit e kostumeve dhe traditës malësore të këtyre trojeve.
Nga sot, SHKA ” Malësia e Rozhajës” do të filloj intenzivisht të bashkoj të rinjë e të reja që vullnetarisht të anëtarësohen në shoqeri dhe fillimisht të kyqen në sesionin e valleve dhe më kohë në të gjitha fushat e folklorit burimor shqiptar të Malësisë së Rozhajës.
Ftohen ish anëtarët e Shoqërisë Kulturore “ Dacaj” që më përvojën e vet të kontribuojnë tek anëtarësia e re në kultivimin e valleve tradicionela, këngëve e lojrave atoktone të kësaj krahine.
Me respekt: Ali Daci, Rozhajë
Ju faleminderit!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu