ARKIVI:
8 Mars 2026

Në varrezat e Pejës u varros Anton Kolë Berisha, ish-ambasadori dhe ish-zëvendësministri i jashtëm i Kosovës

Shkrime relevante

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Shpërndaj

Sot, në varrezat e qytetit të Pejës me nderime të larta u përcoll për në banesën e fundit ish-ambasadori dhe ish-zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Anton Kolë Berisha
Bazuar në shumë deshmi dhe të dhënat zyrtare të Republikës së Kosovës, Anton Berisha, i kushtoi jetën përkushtimit ndaj atdheut. Ai, ishte një figurë karizmatike, e njohur për kontributet e tij të shumta në ndërtimin dhe forcimin e institucioneve të Kosovës. Që nga rinia e tij, ai u angazhua në Lëvizjen Kombëtare të viteve ’90, duke shërbyer si një nga të besuarit e Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova.
Puna e tij diplomatike ishte një shtyllë kyçe në procesin e shtetformimit dhe ndërkombëtarizimit të Kosovës. Në vitin 2009, Berisha u bë pjesë e brezit të parë të ambasadorëve të Kosovës së re. Si ambasador i parë i Kosovës në Slloveni, ai ndërtoi ura bashkëpunimi midis dy vendeve, duke avancuar marrëdhëniet bilaterale. Më vonë, ai shërbeu si Zëvendësministër i Punëve të Jashtme, Këshilltar Diplomatik i Kryeministrit dhe si përfaqësues diplomatik i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë në Vatikan. Një kontribut i gjithanshëm. Përveç angazhimeve diplomatike, Anton Berisha pati një karrierë të pasur në institucione të tjera. Nga viti 1996 deri në 2006, ai ishte këshilltar i ipeshkvit të ndjerë të Kosovës, Imzot Mark Sopi, një periudhë që dëshmon përkushtimin e tij ndaj çështjeve shpirtërore dhe shoqërore. Gjithashtu, ai shërbeu në OSBE dhe drejtoi me njē profesionalizëm Autoritetin Rregullator të Telekomunikacionit (ART) nga viti 2004 deri në 2009. Përvoja e tij përfshinte edhe poste të rëndësishme në kompani vendore dhe ndërkombëtare, ku la gjurmë të thella me profesionalizmin e tij.
Ndaj me një ndjenjë të thellë pikëllimi dhe respekti, qytetarë të shumtë politikanë, intelektualë, shkrimtarë nga Kosova e saja, sot, kanē bërë homazhe duke kujtuar, respektuar, nderuar jetën dhe veprën e intelektualit e ish-ambasadorit Anton Berisha.
Homazhet për të ndjerin Anton K. Berisha u zhvilluan në Kishën Katolike “Shën Katarina” në Pejë, ku mesha e shenjtë u bashkëcelebrua nga ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, dhe meshtarë të tjerë, përfshirë don Lenc Sopin, famullitar i Pejës, don Shan Zefin, Vikar i lartë i Dioçezës së Kosovës, don Marjan Uka-Sheqerin dhe don Lush Sopin, famullitar i Bishtazhinit. Pas meshës, ceremonia mortore vijoi në varrezat e qytetit, ku pjesëmarrësit e shumtë, përfshirë figura politike (si Ramush Haradinaj ish kryeministër i Kosovës etj. ) intelektual dhe qytetarë të zakonshëm, i dhanë lamtumirën e fundit.
Gjatë ceremonisë, don Lush Sopi lexoi një letër lamtumire prekëse, duke nënvizuar mirënjohjen për jetën dhe trashëgiminë e pasur të Anton Berishës. Po ashtu, don Lenc Sopi lexoi një telegram ngushëllimi nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke shprehur respektin institucional për kontributin e tij.
Vlen të potencohët se ish ambasadori, Anton Berisha mbetet një figurë model e figurë frymëzimi për brezat e ardhshëm intelektualë, diplomatë dhe atdhetarë. Kontributet e tij të gjithanshme dhe përkushtimi i pashoq ndaj Kosovës do të mbeten të gjalla në kujtesën kombëtare. Veprat e tij janë një testament i qartë i dashurisë për vendin dhe popullin.
E gëzoftë jetën e pasosur! Pushoftë në paqe!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu